pengjet izraelite Archives - Albeu.com

Rriten indinjata dhe ndasitë politike në Izrael, mes thirrjeve për lirimin e pengjeve
Të afërmit e pengjeve izraelite që mbahen nga militantët e Hamasit në Gazë protestuan para shtëpisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu të shtunën, duke kërkuar nga qeveria e tij të ndërmarrë hapa vendimtarë për të siguruar lirimin e të dashurve të tyre, ndërkohë që thellohen ndasitë mbi drejtimin e luftës brenda kabinetit izraelit.

Anëtarët e një grupi që përfaqëson familjet e pengjeve thanë se “ishin lutur për 105 ditë” dhe tani kërkojnë nga qeveria të ndërmarrë hapa të guximshëm për të liruar pengjet.

Ish-shefi i ushtrisë izraelite Gadi Eisenkot, anëtar i Kabinetit të Luftës së Izraelit, ka thënë se armëpushimi është mënyra e vetme për të siguruar lirimin e tyre, një koment që nënkupton kritika ndaj strategjisë aktuale të Izraelit për të mos hequr dorë nga lufta kundër militantëve të Hamasit deri sa ajo organizatë të shkatërrohet.

Protesta para shtëpisë së kryeministrit dhe komenti i zotit Eisenkot janë shenja të mosmarrëveshjeve në rritje në Izrael mbi drejtimin e luftës, që është në muajin e katërt.

Udhëheqja e Izraelit përballet me presione nga disa drejtime. Nga njëra anë, zoti Netanyahu përballet me anëtarët e krahut të djathtë të koalicionit të tij qeverisës që duan intensifikimin e luftën kundër Hamasit. Nga ana tjetër ai po has thirrje për përmbajtje nga aleati i vet, SHBA dhe familjet e pengjeve, të cilët kanë frikë se përshkallëzimi i aktivitetit ushtarak rrezikon më tej jetën e pengjeve.

Udhëheqësi izraelit ka thënë se synon “fitoren e plotë” ndaj Hamasit, por nuk ka thënë se si do ta arrijë atë. Kritikët e kanë akuzuar atë se nuk po lejon hapjen e një debati në nivel kabineti për një skenar të pasluftës për Gazën. Ata thonë se Netanyahu po e zvarrit një gjë të tillë për të parandaluar përplasje brenda koalicionit të tij.

Biden dhe Netanyahu, qëndrime të ndryshme për një shtet të ardhshëm palestinez

Kryeministri iNetanyahu u duk të shtunën se doli kundër deklaratave të presidentit amerikan Joe Biden për një shtet palestinez pas përfundimit të luftës kundër Hamasit në Gaza.

Zoti Biden tha të premten se kishte folur në një telefonatë me zotin Netanyahu për zgjidhjet e mundshme për krijimin e një shteti të pavarur palestinez, duke sugjeruar se një alternativë mund të ishte një qeveri e çmilitarizuar.

“Në bisedën e tij me Presidentin Biden, kryeministri Netanyahu përsëriti qëndrimin e tij se pasi Hamasi të shkatërrohet, Izraeli duhet të ruajë kontrollin e sigurisë mbi Gazën për t’u siguruar që Gaza të mos përbëjë më kërcënim për Izraelin, gjë që bie ndesh me kërkesën për sovranitetin palestinez”, thuhet në një deklaratë nga zyra e kryeministrit izraelit.

E pyetur të sqarojë nëse zoti Netanyahu është kundër çdo lloj alternative për një shtet palestinez, zyra e tij nuk u përgjigj menjëherë.

Telefonata mes dy udhëheqësve ishte e para prej gati një muaji, tha Shtëpia e Bardhë.

I pyetur nëse një zgjidhje me dy shtete ishte “e pamundur” ndërsa kryeministri Netanyahu është në pushtet, presidenti Biden tha: “Jo, nuk është”.

Presidenti u tha gazetarëve të mbledhur në Shtëpinë e Bardhë se ai beson se “ka disa lloje zgjidhjesh me dy shtete” dhe se zoti Netanyahu mund të jetë i hapur për një prej tyre.

Zoti Netanyahu nuk ka refuzuar drejtpërdrejt dhe qartë krijimin e një shteti palestinez. Por të enjten ai tha se në çdo zgjidhje në të ardhmen e parashikueshme “Izraeli duhet të ketë kontrollin e sigurisë mbi të gjithë territorin në perëndim të lumit Jordan. Ky është një kusht i domosdoshëm. Kjo bie ndesh me parimin e sovranitetit, por nuk kemi ç’të bëjmë.”

Bisedimet e paqes të mbështetura nga SHBA drejt së ashtuquajturës “zgjidhje me dy shtete”, dështuan një dekadë më parë.

Të enjten, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Miller tha se nuk kishte asnjë mënyrë për të zgjidhur sfidat afatgjata të sigurisë të Izraelit dhe sfidat afatshkurtra të rindërtimit të Gazës pa krijimin e një shteti palestinez. Zoti Miller tha se Izraeli kishte një mundësi tani pasi vendet në rajon janë të gatshme për të ofruar garanci sigurie për Izraelin.

The post Rriten indinjata dhe ndasitë politike në Izrael, mes thirrjeve për lirimin e pengjeve appeared first on Albeu.com.

Hamasi thotë se ka humbur kontaktet me grupin që mbante pesë pengje izraelite
Hamasi tha të shtunën se ka humbur kontaktet me një grup që mbante pesë pengje izraelite në Rripin e Gazës, duke fajësuar bombardimet izraelite.

Grupi islamik palestinez beson se pengjet u vranë gjatë një sulmi izraelit, u citua të ketë thënë në rrjetin telegram, Abu Ubaida, zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit, Brigadat al-Qassam.

Agjencia e lajmeve Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte njoftimet dhe deri në publikimin e lajmit nuk ka patur reagime nga autoritetet izraelite.

Izraeli thotë se Hamasi mori rreth 240 pengje ndërsa vrau 1200 njerëz gjatë një sulmi në Izraelin jugor më 7 tetor.

Hamasi tha muajin e kaluar se më shumë se 60 pengje ishin zhdukur për shkak të sulmeve ajrore izraelite. Nuk ka pasur asnjë konfirmim për numrin, por Izraeli beson se rreth 20 ose më shumë nga rreth 130 pengje që ende mbahen në Gaza kanë të vdekur.

Militantët liruan më shumë se 100 pengje si pjesë e një marrëveshjeje njëjavore armëpushimi në fund të nëntorit që përfshinte lirimin nga burgjet izraelite të 240 grave dhe adoleshentëve palestinezë.

Familjet e pengjeve zhvilluan një tubim tjetër të shtunën, duke kërkuar që Izraeli të shqyrtojë lirimin nga burgu të militantëve palestinezë të rangut të lartë në çdo marrëveshje të re shkëmbimi.

The post Hamasi thotë se ka humbur kontaktet me grupin që mbante pesë pengje izraelite appeared first on Albeu.com.

Dalin detaje të reja, tre pengjet që u vranë nga forcat izraelite mbanin flamur të bardhë
Tre pengjet izraelitë të vrarë aksidentalisht në Gaza nga forcat izraelite mbanin një flamur të bardhë, sipas një hetimi fillestar për incidentin, tha sot një zyrtar ushtarak.

Incidenti ndodhi në një zonë luftimesh të ashpra, ku luftëtarët e Hamasit veprojnë politikisht dhe përdorin taktika mashtrimi, tha zyrtari.

Një ushtar pa pengjet që dilnin disa dhjetëra metra nga forcat izraelite në zonën e Sejaiya, tha zyrtari.

“Ata ishin të gjithë pa këmishë dhe kishin një shkop me një leckë të bardhë mbi të. Ushtari u ndje i kërcënuar dhe hapi zjarr. Ai njoftoi se ata janë terroristë, (forcat) hapën zjarr, dy janë vrarë menjëherë”, tha zyrtari ushtarak.

Pengu i tretë u plagos dhe u tërhoq në një ndërtesë aty pranë, ku kërkoi ndihmë në hebraisht, tha zyrtari.

“Menjëherë komandanti i batalionit lëshoi një urdhër armëpushimi, por përsëri pati një shpërthim tjetër zjarri drejt pengut të tretë dhe ai gjithashtu vdiq. Kjo ishte kundër rregullave tona të angazhimit”, shtoi ai.

Ushtria njoftoi dje, të premten, se tre pengjet ishin Yotam Chaim dhe Alon Shamriz, të cilët u rrëmbyen nga Kibbutz Kfar Azza dhe Samer Talalka, i cili u rrëmbye nga Kibbutz Nir Am aty pranë. Të gjithë ishin rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor.

The post Dalin detaje të reja, tre pengjet që u vranë nga forcat izraelite mbanin flamur të bardhë appeared first on Albeu.com.