pengje Archives - Albeu.com

Hamasi liron tre pengje izraelite, në dyshim faza e dytë e armëpushimit
Militantët e Hamasit liruan të shtunën tre pengje të tjerë, ndërsa forcat izraelite në këmbim liruan qindra të burgosur palestinezë, duke treguar se marrëveshja e brishtë e armëpushimit që ka ndërprerë luftimet në Rripin e Gazës, vijon të japë rezultate. Presidenti amerikan Donald Trump përshëndeti lirimin e pengjeve izraelite dhe tha se do të mbështesë cdo vendim të Izraelit për hapat e mëtejshëm.

Grupi militant Hamas liroi tre pengje të tjerë të shtunën, në këmbim të të burgosurve palestinezë që u liruan nga Izraeli, pas arritjes së një armëpushimi të brishtë që duket se po zbatohet në faza pavarësisht tensioneve të fundit.

Tre izraelitët (Sagui Dekel Chen, 36 vjeç; Sasha Troufanov, 29 vjeç; Iair Horn, 46 vjeç) u detyruan të hipnin në një skenë ndërsa militantët palestinezë të Hamasit të armatosur me armë automatike qëndronin përkrah tyre në Khan Younis të Gazës, përpra se t’iu dorëzoheshin Kryqit të Kuq.

Në atë që njihet si Sheshi i Pengjeve në Tel Aviv, njerëzit shpërthyen në brohoritje dhe lot pasi morën vesh lajmin se pengjet iu dorëzuan ushtrisë izraelite nga Kryqi i Kuq.

“Jam e emocionuar që tre pengjet që po kthehen sot në shtëpi te familjet e tyre pas kaq shumë kohësh, por jam gjithashtu shumë e shqetësuar për djalin tim që po mbahet nga Hamasi. Ai nuk do të lirohet në këtë fazë por në fazën e dytë sepse ai është i ri. Duke parë pengjet e liruara jam e tmerruar nga situata që po kalon djali im dhe nuk e di se çfarë po ndodh më pas, por pres që qeveria të vazhdojë në fazën e dytë të marrëveshjes”, deklaroi nëna e një ushtari izraelit të marrë peng

Menjëherë pas lirimit të tre pengjeve izraelitë autobusët që transportonin të burgosur dhe të paraburgosur palestinezë u nisën nga burgu izraelit Ofer në Bregun Perëndimor. Autobusi i parë mbërriti në Ramallah ndërsa një turmë brohoritëse disa duke valëvitur flamujt palestinezë.

Shkëmbimi i tre izraelitëve me 369 palestinezët uli shqetësimet në rritje se marrëveshja e armëpushimit mund të shpërbëhej përpara përfundimit të fazës së parë 42-ditore, që hyri në fuqi që nga 19 janari.

Faza e dytë e armëpushimit do të hapë negociatat për kthimin e pengjeve të mbetura të gjallë dhe për të përfunduar një tërheqje ushtarake izraelite si dhe dhe rindërtimit të Gazës.

Presidenti amerikan Donald Trump në një postim në rrjetet sociale përshëndeti lirimin e pengjeve dhe theksoi se Uashingtoni mbështet cdo vendimi të Izraelit në lidhje me hapat e tjerë.

Më herët Hamasi të cilin Shtetet e Bashkuara, Britania dhe shtetet perëndimore e kanë shpallur organizatë terroriste, kishte kërcënuar se nuk do të lironte më shumë pengje dhe akuzoi Izraelin për shkelje të kushteve të armëpushimit, duke ngjallur frikën për rifillimin e luftimeve.

Lufta në Gazë u shkaktua nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit në tetor të vitit 2023, që shkaktoi vdekjen e 1,200 personave dhe gjatë të cilit grupi militant rrëmbeu 250 pengje. Kundërofensiva e Izraelit shkaktoi vdekjen e 48200 palestinezëve, mbi gjysma e të cilëve gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve vendase, të cilat nuk i veçojnë viktimat civile nga militantët. Izraeli thotë se ky numër përfshin rreth 17000 militantë të vrarë.

Presidenti Trump ka përmendur një plan në bazë të së cilit Shtetet e Bashkuara do të marrin kontrollin mbi Gazën dhe palestinezët do të largoheshin në një vend të tretë, pa të drejtë kthimi. Shtetet e tjera rajonale, përfshirë Egjiptin, Jordaninë dhe Arabinë Saudite, e kanë kundërshtuar këtë ide./voa

The post Hamasi liron tre pengje izraelite, në dyshim faza e dytë e armëpushimit appeared first on Albeu.com.

Hamasi do të lirojë tre pengje të tjera, siç parashikohet në marrëveshjen e armëpushimit
Hamasi tha të enjten se do të lirojë tre pengje të tjerë izraelitë siç ishte planifikuar, duke hapur rrugën drejt zgjidhjes së një mosmarrëveshjeje të madhe mbi armëpushimin në Rripin e Gazës.

Hamasi kishte kërcënuar se do të vononte lirimin e radhës të pengjeve, duke akuzuar Izraelin se nuk po përmbushte detyrimet të tij për të lejuar ngritjen e tendave dhe strehimeve për palestinezët e kthyer në shtëpitë e tyre të shkatërruara. Izraeli, me mbështetjen e Presidentit amerikan Donald Trump, kishte kërcënuar se do të rifillonte ofensivën nëse pengjet nuk liroheshin.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Izraeli për njoftimin e Hamasit, por vendimi duhet të lejojë që armëpushimi të vazhdojë për momentin, megjithëse e ardhmja e tij mbetet në dyshim.

Hamasi tha se delegacioni i tij zhvilloi bisedime në Kajro me zyrtarë egjiptianë dhe ishte në kontakt me kryeministrin e Katarit për të sjellë në Gazë më shumë tenda, artikuj mjekësorë, karburant dhe makineri të rënda për pastrimin e rrënojave. Këto ishin kërkesat kryesore të Hamasit në ditët e fundit. Hamasi tha përmes një deklarate se ndërmjetësit ishin zotuar të “heqin të gjitha pengesat”.

Menjëherë pas njoftimit, zëdhënësi i Hamasit Abdul Latif al-Qanou konfirmoi për agjencinë e lajmeve Associated Press me telefon se tre pengje do të lirohen të shtunën.

Televizioni shtetëror i Egjiptit TV Qahera, i cili është i afërt me forcat e sigurisë, raportoi se Egjipti dhe Katari kishin arritur të zgjidhnin mosmarrëveshjet. Dy vendet arabe kanë shërbyer si ndërmjetës kryesorë mes Hamasit dhe Izraelit dhe kanë ndihmuar në ndërmjetësimin e armëpushimit, i cili hyri në fuqi në janar, më shumë se 15 muaj pas fillimit të luftës.

Media egjiptiane transmetoi gjithashtu pamje që tregonin kamionë të ngarkuar me shtëpi të lëvizshme dhe buldozerë në anën egjiptiane të kufirit me Gazën, në Rafah. Ato njoftuan se kamionët po shkonin në një zonë inspektimi izraelite përpara se të kalonin kalonin në Rripin e Gazës.

Pasiguritë mbi të ardhmen e armëpushimit

Armëpushimi përballet me një sfidë shumë më të madhe në javët e ardhshme. Faza e parë do të përfundojë në fillim të marsit dhe nuk ka patur ende negociata thelbësore për fazën e dytë, në të cilën Hamasi do të lironte dhjetëra pengje të mbetura në këmbim të ndërprerjesë së luftës.

Propozimi i Presidentit Trump për të larguar rreth 2 milionë palestinezë nga Gaza dhe për t’i vendosur ata në vende të tjera të rajonit ka vënë në dyshim të ardhmen e armëpushimit. Plani është mirëpritur nga Izraeli, por është kundërshtuar me forcë nga palestinezët dhe vendet arabe, të cilat kanë refuzuar të pranojnë valë refugjatësh palestinezë. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se kjo mund të përbënte një krim lufte sipas ligjit ndërkombëtar.

Aleatët e ekstremit të djathtë të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu po bëjnë thirrje tashmë për një rifillim të luftës pas fazës së parë me qëllim zbatimin e planit të Presidentit Trump dhe asgjësimin e Hamasit, që mbetet në kontroll të territorit pasi i mbijetoi një prej fushatave ushtarake më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese në dekadat e fundit.

Lufta filloi më 7 tetor 2023, kur militantët e Hamasit sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë dhe duke rrëmbyer rreth 250 të tjerë. Më shumë se gjysma e pengjeve janë liruar, bazuar në disa marrëveshje mes Hamasit dhe Izraelit, tetë prej tyre janë shpëtuar dhe trupat e dhjetëra të tjerëve janë gjetur nga ushtria izraelite.

Pengjet janë e vetmja fuqi e mbetur e Hamasit në negociatat me Izraelin dhe mund të jetë e vështirë që grupi lirojë më shumë pengje nëse nuk merr garanci se lufta nuk do të rifillonte pas lirimit të tyre.

Presidenti Trump ka dhënë sinjale të ndryshme për atë që dëshiron të shohë në Gaza.

Ai mori meritën për ndërmjetësimin e armëpushimit, i cili u arrit disa ditë përpara se ai të fillonte mandatin e dytë. Por ai gjithashtu ka shprehur dyshime për mënyrën se si po zbatohet marrëveshja dhe thotë se i takon Izraelit nëse do të rifillojë luftën apo jo, ndërsa ka premtuar mbështetjen e vazhdueshme ushtarake të Shteteve të Bashkuara për ushtrinë izraelite.

Shtatëdhjetë e tre pengje ende nuk janë liruar, rreth gjysma e të cilëve besohet të jenë të vdekur. Pothuajse të gjitha pengjet e mbetura janë burra, përfshirë ushtarë izraelitë.

Në ofensivën e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës janë vrarë mbi 48,000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, e cila në raportimet e saj nuk bën dallim mes luftëtarëve dhe civilëve. Izraeli thotë se ka vrarë mbi 17,000 militantë.

Ofensiva e Izraelit ka shkaktuar shkatërrimin e pjesëve të mëdha të Gazës. Në kulmin e tyre, luftimet shkaktuan zhvendosjen e 90% të popullsisë së territorit prej 2.3 milionë banorësh. Qindra mijëra njerëz u kthyen në shtëpitë e tyre pas arritjes së armëpushimit, ndonëse shumë prej tyre kanë gjetur vetëm grumbuj rrënojash dhe mbetje njerëzore dhe municione të pashpërthyera.

Një ‘luftë e re’ ka të ngjarë të jetë shumë më e rëndë

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, duke i bërë jehonë komenteve të Presidentit Trump, tha të mërkurën se “do të fillonte një sulm i ashpër” nëse Hamasi ndalon lirimin e pengjeve. Ai tha se një “luftë e re në Gaza” nuk do të përfundonte deri në mposhtjen e Hamasit, gjë që do të lejonte zbatimin e vizionit të Presidentit Trump për zhvendosjen masive të banorëve të Rripit të Gazës.

Duke marrë parasysh numrin më të vogël të pengjeve të mbetura në Gazë, ushtria izraelite do të kishte më shumë liri për të vepruar. Ajo gjithashtu do të përballej me shumë më pak kufizime nga Shtetet e Bashkuara, mbrojtësi i saj kryesor ushtarak. Administrata e Presidentit Biden, ndonëse ofronte mbështetje thelbësore ushtarake dhe diplomatike, herë pas here ushtronte trysni mbi Izraelin që të lejonte kalimin e më shumë ndihmave për civilët në Rripn e Gazës dhe në një moment pezulloi disa dërgesa armësh. Administrata e Presidentit Biden kishte thënë gjithashtu se nuk duhet të ketë zhvendosje të përhershme të popullsisë palestineze të Gazës.

Presidenti Trump ka hequr kufizimet ndaj transferimit të armëve për Izraelin dhe do të përfundojë procesin e shitjes së armëve me vlerë 7 miliardë dollarë të miratuar gjatë mandatit të Presidentit Joe Biden.

Presidenti Trump ka thënë se popullsia e Gazës duhet të zhvendoset diku tjetër në rajon dhe për këtë duhet të paguajnë vendet e pasura arabe. Ai ka sugjeruar që pasi të mbarojnë luftimet, Izraeli do të duhet të transferonte kontrollin e Gazës tek Shtetet e Bashkuara, të cilat më pas do ta zhvillonin dhe shndërronin atë në “Një Qendër Turizimi të Lindjes së Mesme”.

Ministri izraelit i financave Bezalel Smotrich, një partner kyç në koalicionin e brishtë qeverisës të kryeministrit Netanyahu, ka bërë thirrje për rifillimin e luftës, “emigrimin vullnetar” të një numri të madh palestinezësh nga Gaza dhe rikthimin e vendbanimeve hebraike atje. VOA

The post Hamasi do të lirojë tre pengje të tjera, siç parashikohet në marrëveshjen e armëpushimit appeared first on Albeu.com.

“Hamasi do të paguajë një çmim të rëndë për këtë!” Pas vdekjes së pengjeve, Netanyahu u kërkon falje të afërmve
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar i tronditur pas zbulimit të gjashtë pengjeve të vrarë nga organizata militante islamike Hamas. “Kërkoj falje që nuk i kam kthyer të gjallë”, tha ai në një konferencë për shtyp. “Ishim afër, por nuk ia dolëm. Kryeministri kërcënoi gjithashtu me hakmarrje: “Hamasi do të paguajë një çmim të rëndë për këtë”.

Presidenti izraelit Isaac Herzog kishte kërkuar falje përpara Netanyahut. “Kërkoj falje në emër të shtetit të Izraelit që nuk ju mbrojta nga katastrofa e tmerrshme e 7 tetorit. Që nuk ju solla në shtëpi të sigurt,” tha Herzog në funeralin e amerikano-izraelit Hersh Goldberg-Polin në Jerusalem para mijëra njerëzve që vajtonin.

Ushtria izraelite njoftoi të dielën në mëngjes se kishte zbuluar trupat e gjashtë pengjeve në një tunel nëntokësor në Rripin jugor të Gazës. Sipas raporteve të mediave, Ministria izraelite e Shëndetësisë deklaroi se pengjet ishin qëlluar në distancë midis 48 dhe 72 orësh para autopsisë.

Mijëra protestues: greva përfundoi herët

Të dielën në mbrëmje pati demonstrata të mëdha në favor të një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve të mbetura. Më vonë pasuan demonstrata të reja në pjesë të ndryshme të Izraelit. Protesta pati edhe pranë shtëpisë së Netanyahut me disa qindra pjesëmarrës. “Vendimet tuaja do të çojnë në vdekjen e tyre,” cituan mediat izraelite një fjalim të një burri, vëllai i të cilit ende mbahet në Rripin e Gazës.

Në mbështetje të një marrëveshjeje, shumë njerëz morën pjesë në një grevë të përgjithshme, e cila, megjithatë, u anulua pa mbaruar me urdhër të gjykatës, me kërkesë të ministrit të krahut të djathtë Bezalel Smotrich. Megjithatë, pati vonesa në transportin publik dhe lidhjet në aeroportin Ben Gurion u anuluan. Bankat dhe disa qendra tregtare qëndruan të mbyllura, por nuk pati ndërprerje të mëdha.

Bideni kritikon përpjekjet e Netanyahut

Presioni ndërkombëtar po rritet gjithashtu ndaj Izraelit për të lidhur një marrëveshje. Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi në Uashington se një marrëveshje përfundimtare për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi ishte “shumë afër”. I pyetur se çfarë e kishte shtyrë të bënte këtë vlerësim pas përpjekjeve të shumta të pasuksesshme për të arritur një marrëveshje, ai tha se shpresa vdes në fund. Në të njëjtën kohë, ai kritikoi rolin e Netanyahut në negociata. I pyetur nëse po bënte mjaftueshëm për të arritur një marrëveshje për pengjet, Biden u përgjigj: “Jo”.

Në një deklaratë, të afërmit e pengjeve vlerësuan përpjekjet e Biden-it për të arritur një marrëveshje dhe i bënë thirrje Netanyahut të tregojë vendosmëri të ngjashme. “Populli i Izraelit nuk do të lejojë që gati njëmbëdhjetë muajt e braktisjes së pengjeve të vazhdojnë,” thanë ata. “Çdo ditë mund të jetë e fundit, siç e ka treguar vrasja e gjashtë pengjeve në ditët e fundit”.

Netanyahu refuzon tërheqjen

Negociatat indirekte kanë vazhduar prej muajsh mes Izraelit dhe milicisë terroriste të Hamasit, në të cilën Katari dhe Egjipti veprojnë si ndërmjetës me SHBA, për të arritur një armëpushim dhe lirimin e pengjeve. Megjithatë, bisedimet nuk po ecin përpara. Sipas gazetës Washington Post, ndërmjetësit synojnë t’u paraqesin së shpejti një propozim marrëveshjes përfundimtare palëve në konflikt. Nëse të dyja palët nuk e pranojnë përsëri, kjo mund të nënkuptojë fundin e negociatave, citohet të ketë thënë një zyrtar i lartë i administratës Biden.

Megjithatë, Netanyahu mesa duket nuk dëshiron të dorëzohet gjatë negociatave. Izraeli duhet të mbajë kontrollin e zonës në kufirin midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit, tha ai. Kjo do të siguronte që pengjet e mbetura “të mos nxirren kontrabandë nga Rripi i Gazës”. Tërheqja e Izraelit nga i ashtuquajturi Korridor i Filadelfit është një nga pikat qendrore të mosmarrëveshjes në bisedime./ DW

The post “Hamasi do të paguajë një çmim të rëndë për këtë!” Pas vdekjes së pengjeve, Netanyahu u kërkon falje të afërmve appeared first on Albeu.com.

IZRAEL/ Grevë e përgjithshme për një marrëveshje për lirimin e pengjeve
Dhjetëra protestues bllokuan rrugën ”Ibn Gvirol” në Tel Aviv, që përkon me grevën e përgjithshme në vend, duke kërkuar nga qeveria të arrijë një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza, mes zemërimit të gjerë publik mbi trajtimin e luftës nga qeveria.

Protestuesit gjithashtu u mblodhën në kryqëzimin ‘Shilat’, afër Modi’in, dhe bllokuan një rrugë në qytetin verior të Rosh Pina”, raporton ”Times of Israel”.

”Histadrut”, një nga sindikatat më të fuqishme në vend njoftoi një grevë njëditore, e cila filloi mëngjesin e sotëm në orën 06:00.

Zyrat qeveritare dhe bashkiake do të qëndrojnë të mbyllura. Po ashtu edhe shkollat ​​dhe shumë biznese private.

Aeroporti ndërkombëtar ”Ben Gurion” gjithashtu do të mbetet i mbyllur për një periudhë të pacaktuar.

Të paktën 30 arrestime në Tel Aviv, pesë në Jerusalem dhe disa të plagosur janë numri i fundit nga demonstrata e madhe e djeshme në Izrael, e thirrur nga familjet e të rrëmbyerve nga Hamasi.

Autostrada ”Ayalon” e Tel Avivit u lirua nga protestuesit pasi u bllokua për rreth tre orë. Disa protestues hodhën objekte në rrugë, ndezën zjarre dhe hodhën fishekzjarrë në ajër.

Si kundërpërgjigje, policia thuhet se hodhi të paktën katër granata tymuese duke plagosur lehtë disa persona, mes tyre edhe deputeten demokrate, Naama Lazimi.

The post IZRAEL/ Grevë e përgjithshme për një marrëveshje për lirimin e pengjeve appeared first on Albeu.com.

Hamasi kundërshton propozimin e fundit izraelit për pengjet
Hamasi ka refuzuar kundërpropozimin e fundit të Izraelit nga fillimi i kësaj jave, thotë një diplomat i njohur me diskutimet.

“Ata refuzuan dhe pohuan se kjo nuk përfshin asnjë përgjigje ndaj kërkesave të tyre,” tha diplomati. Hamasi beson se “propozimi izraelit nuk përfshin asgjë të re, kështu që ata nuk shohin nevojë për të ndryshuar propozimin e tyre,” shtoi zyrtari.

Në fillim të kësaj jave Hamasit i ishte dërguar një propozim izraelit, i cili diplomati tha se nuk pranonte dy kërkesat kryesore të Hamasit: që të kishte kthim të pakufizuar të Gazasve në veri dhe tërheqje të trupave të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF).

Zyrtari i lartë i Hamasit, Osama Hamdan, të enjten tha se pozicioni i tyre nuk ka ndryshuar që nga dorëzimi i këtyre dy kërkesave kryesore ndërmjetësuesve më 14 mars. Hamdan tha se raundi i fundit i bisedimeve të mbajtura në Egjipt këtë javë nuk ka dhënë “asnjë përparim”.

Diplomati thotë se Izraeli vazhdoi të insistojë që inspektimet e atyre që lëvizin në veri të lejohen dhe që IDF të mos ridisponohet larg Gazës qendrore.

The post Hamasi kundërshton propozimin e fundit izraelit për pengjet appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Alarm në Turqi, një person i armatosur sulmon një fabrikë, raportime për pengje
Punëtorët në një fabrikë “Procter & Gamble” në veriperëndim të Turqisë po mbahen peng nga një person i armatosur që duket se ka kryer sulmin për të protestuar kundër luftës së Izraelit në Gaza, sipas mediave turke.

Në veçanti, personi i armatosur, identiteti i të cilit nuk dihet, hyri me një armë në fabrikë në zonën industriale Gebze rreth orës 15:00 me orën lokale.

?#SONDAKİKA

Gebze’de, İsrail’e ait olduğu belirtilen fabrikaya silahlı bir kişi girerek içerdeki işçileri rehin aldı.

Kocaeli ve Gebze’ye ait yerel medya olayı teyit etti. Bölgeye çok sayıda polis ekibi sevk edildi. pic.twitter.com/vJMWWDzfbC

— ??????? ??????? ? (@militerdoktrin) February 1, 2024

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikëset.

Guvernatori i provincës është duke shkuar për në vendngjarje, njoftoi rrjeti televiziv privat NTV.

The post VIDEO/ Alarm në Turqi, një person i armatosur sulmon një fabrikë, raportime për pengje appeared first on Albeu.com.

Lajm i mirë/ Hamasi po studion planin e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve
Udhëheqësi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh ka konfirmuar se po studion një propozim të ri për të ndaluar në luftimet në Rripin e Gazës.

Haniyeh deklaroi se grupi ishte ftuar për të diskutuar një kornizë të vendosur nga Izraeli, SHBA-ja, Katari dhe Egjipti, raporton BBC.

Kjo kornizë raportohet se propozon një armëpushim gjashtë-javor, kur më shumë pengje izraelite do të shkëmbeheshin me të burgosur palestinezë.

Haniyeh theksoi se prioritetet e Hamasit ishin një armëpushim i përhershëm dhe një tërheqje e plotë e Izraelit, por kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i përjashtoi ato.

Netanyahu këmbënguli se lufta nuk do të përfundonte derisa të ishte arritur “fitorja totale”, që ai tha se nënkupton eliminimin e Hamasit dhe lirimin e të gjithë pengjeve.

Konflikti midis Izraelit dhe Hamasit filloi më 7 tetor, kur anëtarët e grupit militant sulmuan komunitetet jugore të Izraelit, ku vranë 1,200 persona dhe morën peng 250 të tjerë; ata gjithashtu sulmuan Tel Avivin me raketa.

Si shenjë hakmarrjeje, Izraeli nisi bombardimin e Rripit të Gazës dhe deri më tani thuhet se janë vrarë mbi 25 mijë palestinezë.

The post Lajm i mirë/ Hamasi po studion planin e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve appeared first on Albeu.com.

Lufta në Gaza/”Kërkohet 2 muaj armëpushim në këmbim të 100 pengjeve”! OKB apel vendeve: Garantoni vazhdimësinë e agjencisë palestineze të refugjatëve
Negociatorët e udhëhequr nga Amerika po i afrohen një marrëveshjeje sipas së cilës Izraeli do të pezullonte luftën në Gaza për rreth dy muaj në këmbim të lirimit të mbi 100 pengjeve ende të mbajtura nga Hamasi: shkruan New York Times, duke raportuar se marrëveshja mund të jetë nënshkruar në dy javët e ardhshme.

Negociatorët kanë zhvilluar një projekt-marrëveshje të shkruar që bashkon propozimet e bëra nga Izraeli dhe Hamasi gjatë 10 ditëve të fundit në një kuptim bazë që do të jetë objekt i bisedimeve në Paris të dielën. Ndërsa ka ende mosmarrëveshje të mëdha për t’u zgjidhur, negociatorët janë optimistë të matur se një marrëveshje përfundimtare është e arritshme, sipas zyrtarëve amerikanë të kontaktuar nga NYT.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u ka kërkuar shteteve të “garantojnë vazhdimësinë” e agjencisë palestineze të refugjatëve, UNRWA, pasi shumë financime u bllokuan për shkak të akuzave të ngritura kundër disa anëtarëve të organizatës që ishin të përfshirë në bastisjet e 7 shtatorit në Izrael.

“Ndërsa i kuptoj shqetësimet e tyre dhe gjithashtu u tmerrova nga këto akuza” – tha Guterres në një deklaratë, duke i bërë “thirrje me forcë qeverive që kanë pezulluar fondet e tyre që të paktën të garantojnë vazhdimësinë e operacioneve të UNRWA-s”.

The post Lufta në Gaza/”Kërkohet 2 muaj armëpushim në këmbim të 100  pengjeve”! OKB apel vendeve: Garantoni vazhdimësinë e agjencisë palestineze të refugjatëve appeared first on Albeu.com.

Kirby: Nuk ka ende një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetura izraelite
Një marrëveshje për të siguruar lirimin e pengjeve të mbetura izraelite ende nuk duket e afërt, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se nuk kishte pasur “zhvillime të afërta”, megjithëse ai nënvizoi se bisedimet e fundit kishin qenë produktive, shkruan Sky News.

“Ne kemi shpresë për përparimin, por nuk pres – nuk duhet të presim – ndonjë zhvillim të afërt,” theksoi ai.

Duke folur për telefonatat e Joe Biden me presidentin e Egjiptit Abdel Fatah al-Sisi dhe emirin e Katarit, ai deklaroi se SHBA po bën “çdo gjë që mundet për të lehtësuar një marrëveshje tjetër”./albeu.com

The post Kirby: Nuk ka ende një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetura izraelite appeared first on Albeu.com.

Lufta në Izrael, Hamasi publikon videon e re të tre grave që mbahen peng në Gaza
Hamasi postoi një video në Telegram më herët të premten, ku shfaqeshin tre pengje izraelitë, dy prej të cilëve paraqiten si ushtarë.

Të tre gratë janë identifikuar zyrtarisht nga AFP, në bazë të burimeve zyrtare ose të komunitetit, si të mbajtura peng nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Tre femrat thonë në videon, e cila zgjat pak më pak se 5 minuta, se ato janë mbajtur peng për 107 ditë, duke sugjeruar se video mund të jetë filmuar të dielën.

#شاهد
رسالة عدد من مجندات العدو الأسيرات لدى كتائب القسام في قطاع غزة#الوقت_ينفد#הזמן_אוזל#حكومتكم_تكذب #ממשלתים_שקרנית pic.twitter.com/F9cf3P2C4I

— Newpress | نيو برس (@NewpressPs) January 26, 2024

Videoja u publikua disa orë pasi një vendim i organit më të lartë gjyqësor të OKB-së i bëri thirrje Izraelit të parandalojë çdo akt të mundshëm të “gjenocidit” dhe të lejojë që ndihma humanitare të arrijë në Gaza.

The post Lufta në Izrael, Hamasi publikon videon e re të tre grave që mbahen peng në Gaza appeared first on Albeu.com.