pellumb nika Archives - Albeu.com

Tragjedia në Kavajë, lihet në arrest shtëpie administratori i plazhit Vilë Bashtovë
Është lënë në arrest shtëpie administrator i  plazhit Vilë Bashtovë në Kavajë, ku u mbytën babai me dy djemtë e tij të mitur të dielën e kaluar.

Para togave të zeza Pëllumb Nika tha se në plazh ishte vendosur një flamur i kuq, ndërsa bovat e thellësisë në ujë i përcakton bashkia e Rrogozhinës.

Ai tha se ka rrezikuar jetën e tij kur tentoi t’i shpëtonte, ndërsa zona ku ndodhi tragjedia ishte nën administrim nga bashkia.

Kujtojmë se Elvis Halilaj,  rreth 55 vjeç  që u mbyt bashkë me dy djemtë e tij 13 dhe 16 vjeç në plazhin Vilë Bashtovë në Kavajë të dielën, ka lënë pas vajzën e tij të vogël dhe bashkëshorten.

Babai , dhe dy djemtë e tij të mitur 13 dhe 16 vjeç humbën jetën teksa kishin shkuar të kalonin të dielën në plazh. Babai hyri në det për të shpëtuar një nga dy fëmijët e tij që po rrezikonte të mbytej, për fat të keq u mbytën të tre.

Ajo që mbetet shqetësuese është se dhe në këtë rast tragjedia mund të ishte shmangur nëse do të funksiononte roja bregdetare, por si gjithmonë atëherë kur duhen dhe aty ku duhet të jenë roja bregdetare mungon thuajse gjithmonë.

Arrestimi i 34-vjeçarit u bë pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, në cilësinë e administratorit të parcelës së plazhit të marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë, nuk kishte plotësuar kushtet e sigurisë sipas kontratës së lidhur mes operatorit ekonomik dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (kontratë e miratuar nga Ministria e Turizmit)./albeu.com/

The post Tragjedia  në Kavajë, lihet në arrest shtëpie administratori i plazhit Vilë Bashtovë appeared first on Albeu.com.

Tragjedia në Kavajë, arrestohet administratori i plazhit të Vilë-Bashtovës ku u mbyt babai me dy djemtë e mitur
Policia vë në pranga administratorin e pjesës së plazhit të Vilë-Bashtovës, në Gosë, Rrogozhinë, ku humbën jetën nga mbytja në det, 3 shtetas, babai me dy djemtë e mitur.

Elvis Halilaj bashkë me dy djemtë e tij të mitur u mbytën dje  në plazhin e Vilë-Bashtovës në Kavajë.

Policia njofton se administratori i pjesës së plazhit të Vilë-Bashtovës, nuk  kishte marrë masa për sigurimin e jetës së plazhistëve, nuk garantonte shërbimin me vrojtues plazhi gjatë gjithë kohës, nuk kishte pajisur me sinjalizim dhe me kufizim me bova të hapësirës ujore, pjesën e plazhit që kishte marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë.

Bëhet fjalë për Pellumb Nikën, 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i operatorit turistik që kishte marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë, pjesën e plazhit të Vilë-Bashtovës, ku ndodhi kjo ngjarje.

Arrestimi i 34-vjeçarit u bë pasi nga veprimet hetimore të kryera në terren ka rezultuar se ky shtetas, në cilësinë e administratorit të parcelës së plazhit të marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë, nuk kishte plotësuar kushtet e sigurisë sipas kontratës së lidhur mes operatorit ekonomik dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (kontratë e miratuar nga Ministria e Turizmit), dhe për pasojë janë mbytur në det,baba e dy djemte.

Njoftimi policise

Policia vë në pranga administratorin e pjesës së plazhit të Vilë-Bashtovës, në Gosë, Rrogozhinë, ku humbën jetën nga mbytja në det, 3 shtetas.

Nuk kishte marrë masa për sigurimin e jetës së plazhistëve, nuk garantonte shërbimin me vrojtues plazhi gjatë gjithë kohës, nuk kishte pajisur me sinjalizim dhe me kufizim me bova të hapësirës ujore, pjesën e plazhit që kishte marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë, arrestohet 34-vjeçari.

Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur mesditën e datës 09.07.2023, në plazhin e Vilë-Bashtovës, ku humbën jetën nga mbytja në det, 3 shtetas (babai dhe dy djemtë e tij të mitur), strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin P. N., 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i operatorit turistik që kishte marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë, pjesën e plazhit të Vilë-Bashtovës, ku ndodhi kjo ngjarje.

Arrestimi i 34-vjeçarit u bë pasi nga veprimet hetimore të kryera në terren ka rezultuar se ky shtetas, në cilësinë e administratorit të parcelës së plazhit të marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë, nuk kishte plotësuar kushtet e sigurisë sipas kontratës së lidhur mes operatorit ekonomik dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (kontratë e miratuar nga Ministria e Turizmit), dhe për pasojë janë mbytur në det, shtetasit E. H., 50 vjeç, R. H., 17 vjeç dhe M. H., 13 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë operatorët që kanë përfituar kontrata shërbimi përgjatë vijës bregdetare, që të ushtrojnë aktivitetin në përmbushje të detyrimeve për sigurinë e jetës së pushuesve dhe të marrin masa të menjëhershme për të përmirësuar edhe më shumë kushtet e sigurisë, pasi Policia e Shtetit nuk do të tolerojë në asnjë rast, shkelje të tilla që cenojnë sigurinë dhe jetën e pushuesve në plazhe./albeu.com/

The post Tragjedia në Kavajë, arrestohet administratori i plazhit të Vilë-Bashtovës ku u mbyt babai me dy djemtë e mitur appeared first on Albeu.com.