pelini i embel Archives - Albeu.com

Rritet në vendin tonë, Ylli Merja: Kjo është bima bima që lufton leuceminë
Pelini i ëmbël apo artemisia është ndër bimët më të përdorura në lashtësi, e cila ka lindur në Europën jugore duke përfshirë Shqipërinë, Bulgarinë, Rusinë, Serbinë etj, dhe pastaj është përhapur edhe në Azi, Vietnam, Indi, Kinë etj. Kjo bimë është pjesë e familjes Asteraceae, një vjeçare e cila rritet 30-100 cm gjatësi. Gjethet e pelinit të ëmbël janë 3-5 cm dhe ndahen me gjethe të vogla. Aroma e fortë e bimës vjen nga Artemisina që përmban, dhe ndodhet nga 0-1.5%, bimët e kultivuara mund të arrijnë deri në 2%. Artemisina mendohet se shkakton dëmtime në organizmin e parazitëve të ndryshëm dhe i shkatërron e madje prodhon radikale të lira duke shkaktuar këputje në urat e endoperoxideve nga hekuri. Kjo prodhon radikale të lira, që çon në stres oksidues në qelizat e parazitëve, dhe qelizat treten nga vetvetja dhe si pasojë ngordhin parazitët. Është përdorur në ilaçet që kurojnë malarian dhe sëmundje të tjera virale dhe bakteriale.

Vetitë

Artemisia annua L. është bimë barishtore njëvjeçare e gjinisë Artemisia, familja Asteraceae (Compositae). Rritet zakonisht në vende të thata ose gjysmë të thata. Njihet vetëm një varietet i kësaj specie. Pelini i ëmbël është një bimë shumë e studiuar kohët e fundit, sidomos për veprimin e saj mbi kancerin. Mendohet se lufton kancerin e gjirit, tiroideve, dhe leuçeminë. Vetitë antikancerogjene të bimës janë për shkak të përbërësit Artemisin, dhe përbërësve që derivojnë nga ajo si dihydroartemisinin, arthemether, artheether dhe artesunate.

Artemisia nëse përdoret 4-7 ditë mund të përmirësojë këto simptoma: anoreksia; infeksione bakteriale; kolla dhe i ftohti; diare dhe kapsllëk; probleme me stomakun dhe tretjen; psoriasis; tuberkulsozis.

Artemisia është shumë efektive kundër parazitëve në zorrë. Gjithashtu largon mykun në zorre. Artesunate, një derivat i artemisinës ka qenë shumë efektive në kura kundër leuçemisë dhe kancerit në shtyllën kurrizore. Është vërtetuar eksperimentalisht efekti antiviral i artemisinës, pasi ajo ndalon qelizat e virusit të riprodhohen, ndalon që ai të lirojë ADN e tij në qelizën që pushton. Artemisina bllokon punën e enzimave si Citokromoksidaze në mitokondri në qelizat e bakterieve dhe organizmave njëqelizore si Plasmodium.

Përbërësit fitokimikë

Përbërësi kryesor i Artemisinës është një seskuiterpen. Përmbajtja e vajit eteror në pjesën mbitokësore të bimës është 0.2 – 0.25%. Përbërësi kryesor i vajit eteror është kamfeni; janë të pranishëm edhe izoartemisina ketone, kamfor, ?-pineni. Vaji esencial është rreth 3% në gjethet e bimës. Por kërkime të mëtejshme duhen bërë për vetitë e kësaj bime. Këto përbërës I japin vetitë antibakteriale bimës.

Përdorimi në kimioterapi

Mundësia e përdorimit të artemisinës në kemioterapi bazohet në veprimin e artemisinës me hekurin, i cili në qelizat kanceroze ndodhet në nivele të larta. Nga provat e kryera është dalë në përfundimin se dimerët dhe trimerët e artemisinës, të përftuar si molekula hibride të artemisinës me molekula të tjera, janë më veprues. Megjithatë, analogët e artemisinës janë më pak veprues sesa barnat e tjera citostatike. Gratë shtatzëna dhe me fëmijë në gji nuk duhet ta përdorin këtë bimë. Gjithashtu njerëzit me diabet nuk duhet ta konsumojnë. Çaji i pelinit është I përbërë nga gjethe dhe lule prandaj nuk duhet valuar, pasi i degradohen shumë shpejt vetitë. Kjo bimë duhet hedhur në ujë të valuar. Dozimi i rekomanduar për bimën është 4.5-9 gram në ditë për të rriturit, hidhet në ujë të valuar, lihet të qëndroje 5-6 minuta dhe pastaj konsumohet. Është mirë që të konsumoni 2 gota në ditë nga ky çaj.

The post Rritet në vendin tonë, Ylli Merja: Kjo është bima bima që lufton leuceminë appeared first on Albeu.com.