PE Archives - Albeu.com

Parlamenti Evropian kërkon krijimin e institucioneve funksionale në Kosovë
<html><head></head><body>

Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Kosovës të garantojë funksionimin e institucioneve, me qëllim përshpejtimin e reformave të domosdoshme dhe avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Sipas Parlamentit Evropian, një legjislaturë dhe një qeveri funksionale janë të domosdoshme për zbatimin e reformave të lidhura me Bashkimin Evropian, si dhe për të mbështetur përparimin e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, në cilësinë e vendit kandidat potencial.

“Kosova duhet të përshpejtojë reformat dhe të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë.

Parlamenti bën thirrje për një legjislaturë dhe qeveri funksionale, në mënyrë që të avancohen reformat që lidhen me Bashkimin Evropian dhe të mbështetet rruga e Kosovës drejt BE-së si vend kandidat potencial”, thuhet në postimin e Parlamentit Evropian në X.

</body></html>

The post Parlamenti Evropian kërkon krijimin e institucioneve funksionale në Kosovë appeared first on Albeu.com.

PE kërkon zgjidhje të shpejtë për provimet e jurisprudencës në shqip në RMV, studentët paralajmërojnë se do ta ndjekin çështjen deri në fund
Parlamenti Europian ka miratuar së fundi një amendament që kërkon që gjuha shqipe të përdoret në provimet shtetërore të jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut, duke e trajtuar këtë si pjesë të obligimeve për zbatimin praktik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Në tekstin e miratuar, institucioneve të Maqedonisë së Veriut u kërkohet të veprojnë pa vonesë për garantimin e të drejtave gjuhësore, ndërsa njëkohësisht theksohet se reagimi i studentëve nuk duhet të interpretohet në mënyrë të gabuar.

Parlamenti Europian u bën thirrje autoriteteve të RMV-së që kjo çështje të marrë zgjidhje sa më të shpejtë, duke nënvizuar se protestat e studentëve nuk duhet të paraqiten si të motivuara politikisht apo si faktor destabilizues.

“I bën thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që të zgjidhin sa më shpejt çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore, për të siguruar zbatimin praktik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit si në ligj ashtu edhe në frymë, dhe të mos i paraqesin në mënyrë të pasaktë protestat e studentëve si të motivuara politikisht apo si një faktor destabilizues”, thuhet në amendament.

Miratimi i këtij amendamenti nga Parlamenti Europian për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore të jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut është vlerësuar si një zhvillim i rëndësishëm dhe si rezultat i presionit qytetar, veçanërisht i protestave të studentëve.

Bexheti kritikon qeverinë

Profesori Nexhat Bexheti, në një prononcim për “Bota sot”, e ka cilësuar pozitivisht vendimin e Parlamentit Europian për miratimin e amendamentit që lidhet me përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore të jurispondencës në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për një zhvillim të rëndësishëm, i ardhur si pasojë e presionit qytetar, sidomos nga studentët që kanë protestuar për këtë çështje.

“Miratimi i amandamentit për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore të jurispondencës në Maqedoninë e Veriut, nga Parlamentu Europian është lajm për t’u përshëndetur, njëkohësisht edhe lajm inkurajues për kërkesën e studentëve të cilën e kërkuan edhe me protesta paqësore, që u tregua e arsyeshme kërkesa e studentëve.

Qeveria e RMV-së nuk e kuptoi seriozishtë kërkesën e studentëve duke u mbështetur në përvojat e kaluara kur qeveria i merte si shkel e shko kërkesat tjera që u parashtruan paraprakishtë, dhe asnjëra nuk u realizua, studentët me sa duket u frymëzuan ashtu që kjo kërkesë të mos bie në ujë si tjerat kërkesa të shqiptarëve. Studentët me siguri u pregaditën me seriozitetin e lartë pasi që edhe kërkesa është serioze dhe përmbajtsore. Premieri Mickoski aludoi duke menduar se partneri shqiptar i koalicionit do të ketë aftësi që t’a minimizojë kërkesën me premtime se gjoʻja për disa muaj do të zgjidhet problemi i sedimentuar për disa vite me radhë”, ka thënë ai.

Sipas Bexhetit, qeveria ka gabuar edhe në mënyrën se si i ka trajtuar protestat dhe sinjalet ndërkombëtare, pasi ato janë interpretuar si faktor destabilizues.

“Protestat u mbajtën dy herë, por nuk u ndëgjua nga qeveria, dhe ajo u mundua që t’a kualifikojë si shkaktare për destabilizimin e vendit, dhe se do të ndikojë negativisht për antarsimin e RMV-së në Bashkësinë Europiane. Qeveria paraprakisht ndodheshte në konflkt diplomatik me Bulgarinë,edhe vala e disa protestave e cenon stabilitetin e shtetit nga natyra ekonomike tashe edhe nga natyra etnike. Qeveria e RMV-së akoma nuk e kupton rëndësinë e raportit negativ nga Parlamenti Europian,ajo shtiret sikur është ndonjë superfuqi në rajon,nuk bindet me raporte dhe këshillime qëllim mira,politika antieuropiane e qeverisë së RMV-së, mundet të vijë në pikën kritike që Bashkimi Europian mundet të miratojë sanksione të lehta fillestare, që do të ndihet në uljen e standardit jetësor tek qytetarët aktualisht standard jetësor i tangon shtresat e qytetarëve”, ka vlerësuar ai.

Më tej, ai ka nënvizuar se protestat studentore nuk janë destabilizuese dhe se qeveria duhet të heqë dorë nga ky etiketim.

“Protestat e studentëve nuk janë destabilizuese, dhe qeveria duhet ta braktisë sintagmën “destabilizuese” për protestat. Parlamenti Evropian (PE) përafërsisht e vendos në një paralele qeverinë e RMV-së me atë të Vuçiqit, duke vlerësuar se ato janë në linja të ngjashme me politika antieuropiane, pasi nuk po i zbatojnë rregullat e anëtarësimit në BE”, ka shtuar ai.

Në përfundim, Bexheti ka deklaruar se kërkesat e studentëve janë legjitime dhe se ato tashmë gëzojnë edhe mbështetje nga institucionet evropiane.

“Kërkesat e studentëve janë në avantazh sepse edhe Parlamenti Europian i kualifikoi të arsyeshme, tani qeveria sa më shpejtë duhet t’a zgjidhë me ligj dhënjen e provimit shtetëror të jurispondencës në gjuhën shqipe. Na gëzon fakti se studentët ishin këmbëngulës dhe vigjilentë, u ankuan deri te autoritetet europiane, dhe e drejtuan një padrejtësi të kahmotçme”, ka përfunduar Bexheti për “Bota sot”.

“Do të ndjekim çdo hap deri në zbatimin e të drejtës për provimin e jurisprudencës në shqip”

Njëri nga organizatorët e protestave të studentëve shqiptarë, Suhejb Memedi nga Lëvizja Studentore dhe avokat i studentëve në Universitetin “Nëna Terezë”, ka deklaruar për “Bota sot” se monitorimi i çështjes së provimit të jurisprudencës do të vijojë deri në realizimin e plotë të kërkesave të tyre.

Ai ka theksuar se bëhet fjalë për një të drejtë të garantuar, e cila ende nuk po gjen zbatim në praktikë.

“Ne jemi duke e vëzhguar çdo hap sa i përket çështjes së provimit të jurisprudencës. Kjo është një e drejtë që na garantohet, por që ende nuk po zbatohet. Parlamenti Evropian e shpjegoi qartë dje se të gjitha provimet shtetërore duhet të mbahen edhe në gjuhën shqipe, në mënyrë që të mos shkelet Marrëveshja e Ohrit. Kjo nënkupton edhe një herë se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve është i qartë”, ka thënë ai.

Memedi ka shtuar gjithashtu se mbështetja e ardhur nga institucionet evropiane përbën një moment të rëndësishëm në këtë proces, teksa ka kritikuar edhe qasjen e pushtetit.

“Parlamenti Evropian na mbështeti dhe hodhi poshtë deklaratat e partive në pushtet. Nuk duhet të bëhet asnjë harmonizim i ligjit, nuk duhet të dërgohet në Komisionin e Venecias dhe as të ketë zgjidhje gjysmake. Kërkojmë vetëm zbatimin e ligjit dhe mundësinë që provimi të jepet në gjuhën shqipe”, ka cekur ai.

Në fund, ai ka nënvizuar se forca e kësaj lëvizjeje qëndron te uniteti dhe këmbëngulja e studentëve.

“Fitoren do ta shohim vetëm atëherë kur të drejtat që na takojnë të zbatohen si në teori, ashtu edhe në praktikë. Fitorja jonë më e madhe është se u bëmë bashkë, qëndruam stoikë dhe do të shkojmë deri në fund. Një shpresë për të mos u dorëzuar u hap dje nga Parlamenti Evropian”, ka përfunduar Memedi për “Bota sot”.

The post PE kërkon zgjidhje të shpejtë për provimet e jurisprudencës në shqip në RMV, studentët paralajmërojnë se do ta ndjekin çështjen deri në fund appeared first on Albeu.com.

PE miraton amendamentin për gjuhën shqipe në provimin e jurisprudencës, thirrje autoriteteve në RMV: Protestat studentore të mos portretizohen si destabilizuese
Gjatë seancës së sotme Parlamentit Europian miratoi edhe amendamentin për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore të jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut.

Sipas draftit PE i bën thirrje autoriteteve të RMV-së që të zgjidhin sa më shpejt këtë çështje si dhe kërkon që protestat e studenteve të mos portretizohen si faktor destabilizues apo si të motivuara politikisht.

“I bën thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që të zgjidhin sa më shpejt çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore, për të siguruar zbatimin praktik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit si në ligj ashtu edhe në frymë, dhe të mos i paraqesin në mënyrë të pasaktë protestat e studentëve si të motivuara politikisht apo si një faktor destabilizues.”

The post PE miraton amendamentin për gjuhën shqipe në provimin e jurisprudencës, thirrje autoriteteve në RMV: Protestat studentore të mos portretizohen si destabilizuese appeared first on Albeu.com.

Deklaratat e Ramës për Raportin e PE/ Bardhi: PE mbështet kërkesat e protestuesve, bën thirrje për të shfuqizuar ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas miratimit të amendamenteve në Raportin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, duke argumentuar se qëndrimi i eurodeputetëve përputhet me kërkesat e qytetarëve që prej ditësh protestojnë kundër ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.

Bardhi shprehet se Parlamenti Europian kërkon shfuqizimin e dispozitave të ligjit të ndryshuar për zonat e mbrojtura, në përputhje me rekomandimet e mëparshme të institucioneve europiane dhe me kriteret e Kapitullit 27 për mjedisin.

Reagimi i Bardhit:

Parlamenti Evropian flet me një zë të unifikuar me qytetarët shqiptarë që protestojnë prej ditësh: të shfuqizohen dispozitat e papajtueshme të Ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura, në përputhje me kërkesën e kahershme të Komisionit dhe Parlamentit Evropian, si dhe me kriteret përmbyllëse të Kapitullit 27.

Por Edi Rama, që duket se ka humbur edhe sensin e të kuptuarit, bën sikur nuk di të lexojë.

Amendamenti shtesë i miratuar sot nga Parlamenti Evropian në Raportin për Shqipërinë:

* shpreh shqetësim serioz se zhvillimet e vazhdueshme brenda zonës së mbrojtur Vjosa-Nartë tregojnë pasojat praktike të këtyre ndryshimeve ligjore dhe rreziqet që ato sjellin për zonat me vlera të njohura ekologjike;

* shpreh se po ndjek nga afër protestat masive paqësore që po zhvillohen në këtë drejtim;

* u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të vendosin menjëherë një moratorium për të gjitha procedurat e reja të pajisjes me leje, punimet ndërtimore dhe ndërhyrjet zhvillimore brenda zonave të mbrojtura, derisa të shfuqizohen dispozitat e papajtueshme të Ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura, në përputhje me kërkesën e kahershme të Komisionit dhe Parlamentit Evropian, si dhe me kriteret përmbyllëse të Kapitullit 27, dhe derisa të sigurohet përputhshmëria e plotë me standardet e BE-së për mbrojtjen e natyrës; dhe

* thekson se çdo projekt në këtë zonë duhet t’i nënshtrohet vlerësimeve gjithëpërfshirëse të ndikimit në mjedis, plotësisht në përputhje me standardet e BE-së, duke përfshirë një proces transparent të pjesëmarrjes publike me komunitetet lokale, shkencëtarët dhe shoqërinë civile.

Tani Edi Rama ka vetëm një detyrë: të dëgjojë zërin e eurodeputetëve dhe të shfuqizojë ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura. Projektligji është depozituar prej nesh në Kuvend prej një muaji dhe pret votën e deputetëve.

The post Deklaratat e Ramës për Raportin e PE/ Bardhi: PE mbështet kërkesat e protestuesve, bën thirrje për të shfuqizuar ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura appeared first on Albeu.com.

PE rrëzoi amendamentin për Sazanin dhe Zvërnecin, Rama: Ose është çmendur dhe korruptuar Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisën protestën
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvërnecit në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka reaguar duke e lidhur debatin me dezinformimin dhe duke mbrojtur qëndrimet për zhvillimin e zonave të diskutueshme, duke kritikuar sërish protestën.

Postimi i Ramës:

Ja edhe PARLAMENTI EUROPIAN e ndau “shapin” e stuhisë digjitale të dizinformimit nga  “sheqeri” i zonës së mbrojtur Vjosë – Nartë, e cila nuk ka asnjë lidhje me zhvillimin që europarlamentarët e rrëzuar me votën e shumicës dërrmuese, futën qorrazi si amendament të Rezolutës për Shqipërinë.

Tani o është çmendur dhe korruptuar krejt Europa, që përmes Parlamentit të saj e vlerëson lart Shqipërinë dhe nxit anëtarësimin tonë sa më parë në BE, o ka diçka që nuk shkon me ata që e nisën protestën e javëve të fundit me mbrojtjen e flamengove dhe po e bitisin si luftë për pushtet në emër të flamengove!

Në çdo rast flamengot do të mbrohen, Vjosë-Narta do të mbrohet, Zvërneci do të zhvillohet bazuar në një Vlerësim të Ndikimit në Mjedis sipas standarteve të Bashkimit Europian dhe ne do të vazhdojmë ta ngjisim Shqipërinë në majën ku ndodhet shtëpia e Europës së Bashkuar.

The post PE rrëzoi amendamentin për Sazanin dhe Zvërnecin, Rama: Ose është çmendur dhe korruptuar Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisën protestën appeared first on Albeu.com.

562 vota pro, 9 kundër dhe 57 abstenime/ Parlamenti Evropian miraton rezolutën që dënon dhunën ndaj protestuesve në Iran
Parlamenti Evropian miratoi me shumicë votash ditën e djeshme (22 janar 2026), një rezolutë që dënon dhunën e ushtruar nga autoritetet iraniane ndaj protestuesve dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran. Rezoluta u miratua me 562 vota pro, 9 kundër dhe 57 abstenime dhe trajton çështje që lidhen me të drejtat e njeriut, sigurinë dhe marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Iranit.

Në dokument, eurodeputetët dënojnë përdorimin e forcës nga forcat e sigurisë iraniane kundër protestuesve paqësorë dhe kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të dhunës, si dhe lirimin e personave të ndaluar për shkak të pjesëmarrjes në protesta, përfshirë aktivistë dhe gazetarë.

Parlamenti Evropian shpreh gjithashtu mbështetje për zgjerimin e masave kufizuese ndaj autoriteteve iraniane dhe i bën thirrje Këshillit të BE-së të shqyrtojë shpalljen e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, përfshirë strukturat e saj, si organizatë terroriste.

Rezoluta kërkon forcimin e sanksioneve ekzistuese, përfshirë ngrirjen e aseteve dhe ndalimet e udhëtimit për personat përgjegjës për shkelje të të drejtave të njeriut, si dhe zbatimin e rreptë të tyre nga shtetet anëtare.

Eurodeputetët dënojnë gjithashtu ndërprerjet e internetit dhe censurën e informacionit gjatë protestave, duke kërkuar mbështetje për lirinë e komunikimit dhe aksesin në informacion. Po ashtu, kërkohet bashkëpunim i plotë i autoriteteve iraniane me mekanizmat hetimorë ndërkombëtarë të mandatuar nga OKB-ja.

Në rezolutë theksohet se çdo përmirësim i marrëdhënieve mes BE-së dhe Iranit duhet të kushtëzohet me përparim konkret në fushën e të drejtave të njeriut, lirimin e të burgosurve politikë dhe respektimin e parimeve të sundimit të ligjit.

Ndërkohë, Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka bërë të ditur se përfaqësuesve diplomatikë iranianë u është ndaluar hyrja në ambientet e Parlamentit Evropian, në kuadër të masave të ndërmarra pas zhvillimeve të fundit në Iran.

The post 562 vota pro, 9 kundër dhe 57 abstenime/ Parlamenti Evropian miraton rezolutën që dënon dhunën ndaj protestuesve në Iran appeared first on Albeu.com.

Ursula von der Leyen përballë dy mocioneve mosbesimi, apel për unitet në Parlamentin Evropian
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përballë dy mocioneve mosbesimi në Parlamentin Evropian, bëri thirrje për unitet, duke paralajmëruar se kundërshtarët e BE-së janë “të gatshëm të përfitojnë nga ndarjet dhe t’i ndezin ato”.

Në fjalimin e saj para seancës plenare në Strasburg, gjatë debatit mbi mocionet e propozuara nga e Majta Radikale dhe e Djathta Ekstreme e grupit “Patriotët e Evropës”, Von der Leyen riafirmoi angazhimin për bashkëpunim me të gjithë “për të ruajtur unitetin”.

Ajo theksoi se qëllimi i unitetit nuk është domosdoshmërisht pajtimi mbi çdo detaj, por ruajtja e “pamjes së madhe“ dhe bashkimi rreth pikave të përbashkëta për të ofruar rezultate për evropianët në këtë botë të rrezikshme.

“Kundërshtarët tanë nuk janë vetëm të gatshëm të përfitojnë nga ndarjet, por edhe t’i ndezin ato”, shtoi ajo.

Me mbështetjen e të gjithë Komisionerëve në skenë, Von der Leyen theksoi: “Mesazhi më i fuqishëm që mund të dërgojmë është ai i unitetit. Qoftë në gatishmërinë tonë mbrojtëse, ndërtimin e mburojës së demokracisë sonë, forcimin e konkurrueshmërisë apo krijimin e vendeve cilësore të punës në ekonominë moderne. Këtu duhet të fokusohemi. Dhe unë, së bashku me të gjithë Komisionerët prapa meje, dua të punojmë së bashku me Parlamentin Evropian për këtë.”

Duke iu drejtuar eurodeputetëve, ajo i paralajmëroi të mos bien në “kurthin” që ka ngritur presidenti rus Putin, duke përshkruar përpjekjet e tij si një “truk i vjetër” për të mbjellë përçarje, përhapur dezinformim dhe për të kthyer evropianët kundër njëri-tjetrit.

“Kjo është një kurth dhe thjesht nuk mund të biejmë në të”, tha ajo.

Presidentja e Komisionit pranoi se shqetësimet e disa eurodeputetëve për situatën në Gaza, Ukrainë apo marrëdhëniet tregtare me SHBA janë „legjitime“ dhe „të sinqerta“, duke shtuar se lista e çështjeve shqetësuese është e gjatë.

“Mendoj se kjo është një përgjegjësi e përbashkët në këtë moment të rrezikshëm të historisë tonë“, deklaroi Von der Leyen, duke shprehur besimin se Parlamenti Evropian është i gatshëm të marrë përgjegjësitë për të ofruar zgjidhje për evropianët.

“Mund të mbështeteni tek unë dhe Komisioni për të ndarë këtë përgjegjësi me ju. Sepse mesazhi që dërgojmë tani do të rezonojë në të gjithë Evropën dhe më gjerë. Dhe besoj se ky mesazh duhet të jetë që Evropa qëndron e bashkuar dhe ofron rezultate së bashku”, përfundoi ajo.

Votimi për dy mocionet e mosbesimit pritet të zhvillohet të enjten më 9 tetor, por dyshohet se të dyja do të dështojnë pasi partitë pro-evropiane (PPE, Socialistët dhe Demokratët, Liberalët dhe Gjelbërit) pritet të bashkohen rreth Von der Leyen.

The post Ursula von der Leyen përballë dy mocioneve mosbesimi, apel për unitet në Parlamentin Evropian appeared first on Albeu.com.

Me 461 vota pro, Parlamenti Evropian voton raportin e progresit për Maqedoninë e Veriut
Parlamenti Evropian, me 461 vota pro, 121 kundër dhe 107 abstenime ka miratuar sot Raportin e Progresit për Maqedoninë e Veriut për vitet 2023 dhe 2024.

Pas një amendamenti të paraqitur nga tre grupet më të mëdha politike në Parlamentin Evropian – Partia Popullore Evropiane, Aleanca e Socialistëve dhe Demokratëve dhe Renew Europe – të gjitha referencat për “identitetin kombëtar maqedonas” dhe “gjuhën maqedonase” u hoqën nga Raporti i Progresit.

Këto referenca u përfshinë në draft-raportin, i cili u miratua më 24 qershor nga Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian, pavarësisht kundërshtimit të fortë nga eurodeputetët bullgarë, të cilët argumentuan se çështjet e identitetit kombëtar dhe gjuhës nuk kanë vend në një raport mbi progresin e një vendi kandidat, pasi ato janë përçarëse.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski, e përshkroi amendamentin që heq referencat për “identitetin dhe gjuhën kombëtare maqedonase” nga raporti si “të turpshëm” dhe akuzoi Bullgarinë për minimin e perspektivës evropiane të vendit të tij.

“Sot, Bullgaria ka punuar kundër nesh […] Bullgaria ka penguar rrugën evropiane të Maqedonisë, jo që tani e tutje, por që nga viti 1990. Bullgaria ka një axhendë dhe plan të qartë; ajo udhëhiqet nga mendimi i shkatërrimit të kombit maqedonas dhe identitetit të tij”, tha Mickoski, pas votimit të sotëm në seancën plenare të Parlamentit Evropian mbi Raportin e Progresit për Maqedoninë e Veriut.

Raportuesi në Parlamentin Evropian për Maqedoninë e Veriut, eurodeputeti austriak Thomas Weitz (Të Gjelbrit/Aleanca e Lirë Evropiane), tha në një deklaratë me shkrim pas votimit se “disa eurodeputetë bullgarë e keqpërdorën raportin për qëllime politike të brendshme”.

Eurodeputetët bullgarë e kishin akuzuar eurodeputetin austriak për “paragjykim” në favor të Shkupit. Sofja pohon se gjuha dhe identiteti i Shkupit kanë rrënjë bullgare dhe nuk ekzistonin para vitit 1945, kur rajoni u inkorporua në Jugosllavi. Nga ana tjetër, qeveria e Shkupit këmbëngul se identiteti dhe gjuha e saj janë të dallueshme dhe kanë ekzistuar prej shekujsh.

Dallimet Shkup-Sofje

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë dallime historike, etnike dhe gjuhësore me dekada të tëra. Bullgaria ka bllokuar fillimin e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut me BE-në. Në verën e vitit 2022, qeveritë e atëhershme të të dy vendeve, pas ndërmjetësimit të BE-së, kishin arritur një propozim kompromisi, i cili parashikonte që Bullgaria të hiqte veton e saj për fillimin e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut me BE-në, me kusht që Shkupi të ndryshonte Kushtetutën e saj për të përfshirë pakicën bullgare që jeton në vend.

Propozimi u pranua nga qeveria e mëparshme e qendrës së majtë e Maqedonisë së Veriut, por nuk arriti të siguronte një shumicë prej 2/3 në Parlament për të ndryshuar Kushtetutën, për shkak të kundërshtimit të partisë së krahut të djathtë dhe aktuale në pushtet të vendit, VMRO-DPMNE të kryeministrit Hristijan Mickoski. Ky i fundit deklaron se qeveria e tij nuk e pranon propozimin dhe nuk do të japë pëlqimin për një ndryshim të tillë në Kushtetutën e vendit.

Si Brukseli ashtu edhe Sofja i kanë thënë vazhdimisht Maqedonisë së Veriut se do të jetë në gjendje të hapë kapitujt e negociatave të pranimit me BE-në , pasi të ketë ndryshuar më parë Kushtetutën e saj.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë të kryer në Maqedoninë e Veriut në vitin 2021, bullgarët përbëjnë vetëm 0.2% të popullsisë së vendit (gjithsej 3,500 persona), një shifër që Sofja zyrtare e kundërshton dhe beson se përqindja e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut është shumë më e lartë. Sofja beson se regjistrimi është kryer duke përdorur metoda që nuk siguruan pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve bullgarë në vend dhe akuzon Shkupin për heshtjen e pranisë historike bullgare.

Marrëdhëniet problematike të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë janë përkeqësuar veçanërisht që kur VMRO-DPMNE mori pushtetin në Shkup një vit më parë.

The post Me 461 vota pro, Parlamenti Evropian voton raportin e progresit për Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.

Raportuesi për Kosovën në PE, Terras fajëson Këshillin Evropian dhe shtetet anëtare për mos heqjen e masave ndaj Kosovës
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, fajëson Këshillin Evropian dhe shtetet anëtare për zvarritjen e heqjes së masave ndaj Kosovës. Ndonëse i cilëson si të padrejta këto masa, ai nuk mund të thotë se kur mund të hiqen ato.

Po bëhen gati dy vjet prej kur Kosovës i janë vendosur masat nga Bashkimi Evropian – e të cilat pavarësisht thirrjeve brenda e jashtë vendit, vazhdojnë të mos hiqen. Shteti po i vuan pasojat, përderisa vendet e BE-së nuk po arrijnë të gjejnë një gjuhë të përbashkët për largimin e tyre.

Gjersa krerët e lartë kosovarë, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, në çdo takim me personalitete të larta që vijnë nga shtetet anëtare të BE-së, kërkojnë që këto masa të hiqen njëherë e mirë, së fundmi edhe raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian ka përpiluar një raport duke e kërkuar pikërisht të njëjtë gjë.

Ish-ushtaraku estonez që u përcaktua raportues për Kosovën në nëntor të vitit 2024, Riho Terras, thotë që për zvarritjen e heqjes së masave duhet të fajësohet vetëm “Këshilli Evropian dhe shtetet anëtare, të cilat duhet të krijojnë një konsensus për heqjen e tyre”.

Se cilat janë ato vende që janë kundër heqjes së masave, Terras nuk flet me emra, mirëpo sipas tij, janë “emrat e zakonshëm”.

“Vendet që janë kundër heqjes së masave janë ata të zakonshmit. Ne duhet të sjellim në anën tonë ata më të mëdhenjtë, ata që flasin për heqjen graduale [të masave], por nuk do të doja t’i përmendja dhe t’i turpëroja. Besoj se edhe djali i keq i Evropës do të ndjekë, nëse të mëdhenjtë bien dakord”, shtoi ai në një intervistë për KALLXO.com.

Terras nënvizoi se Parlamenti Evropian dhe Komiteti i Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme, kanë një shumicë shumë të fortë anëtarësh kundër masave që janë vendosur ndaj Kosovës, por nuk e kanë në dorë heqjen e tyre.

“Bëjmë thirrje për heqjen e menjëhershme të masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat nuk janë më të arsyeshme dhe janë në kontradiktë me përkushtimin e dëshmuar të Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe me përshtatjen e saj me politikat e BE-së”, shkruan në dokument.

Terras tha se është e padrejtë që ndaj Kosovës janë vendosur masat, por nuk mund të thotë se kur mund të hiqen ato.

“Por sinqerisht shpresoj se do të ketë përparim në të ardhmen e parashikueshme”, tha ai.

Megjithatë, eurodeputeti thekson se heqja e masave të BE-së është shumë më e vështirë. Edhe pse sipas tij, ish-përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, vlerësoi se Kosova ka përmbushur kërkesat e formuluara nga BE-ja, në qershor 2023, dhe rekomandoi heqjen e masave, një gjë e tillë është vetëm në dorën e Këshillit.

“Tani kjo është në tryezën e Këshillit – të gjitha 27 shtetet e BE-së duhet të bien dakord, gjë që padyshim është një sfidë. Qëndrimi i Parlamentit është dhe ka qenë shumë i qartë që në fillim – masat janë të panevojshme dhe të padrejta”, tha ai.

Në muajin qershor 2024, kryediplomati Borrell ua kishte dorëzuar vendeve anëtare të BE-së Raportin lidhur me masat që i janë vënë Kosovës, ku ishte bërë vlerësimi për heqjen e masave.

Pavarësisht që ndaj Kosovës çdo ditë bëhet thirrje që të ndjekë rrugën e duhur për integrimin në BE, Terras thotë se përkundrazi masat janë pengesë në këtë rrugë.

“Prandaj është shumë e rëndësishme që ato të hiqen sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse nëse BE pret reforma nga Kosova, duhet të japim edhe ne nga ana jonë”, shprehet ai.

Terras thotë se ajo që beson se mund ta bëjnë si eurodeputetët është një presion pozitiv ndaj shteteve mosnjohësve dhe të tregojnë një progres të mirë përkundrejt dialogut Beograd-Prishtinë.

Tradicionalisht, në 20 vjetët e fundit raportuesi për Kosovën ka qenë nga radhët e Grupit të të Gjelbërve.

Ndryshe, kësaj radhe pas Zgjedhjeve në institucionet evropiane, Terras ishte përcaktuar për Kosovën edhe pse i takon Grupit të Partisë Popullore Evropiane (Grupi PPE). Raportues për Serbinë në Parlamentin Evropian është deputeti socialdemokrat nga Kroacia, Tonino Picula.

Sidoqoftë, ai shprehet i sigurt që nëse mund të shohin ringjalljen e Dialogut dhe një rrugë pozitive përpara, pesë vendet anëtare që nuk e njohin Kosovën do të kenë “motivim më të fortë për të rishqyrtuar pozicionin e tyre”.

Pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës janë: Spanja, Greqia, Qipro, Sllovakia dhe Rumania. Të njëjtat, por jo vetëm e kanë penguar Kosovën edhe në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Në draft-raportin e Terras, poashtu ishte kërkuar që vendet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë pa vonesa të tjera.

Masat ndaj Kosovës ishin vendosur në qershor të vitit 2023 si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, kur kryetarët e rinj nisën punën e tyre në komunat në veri, pas zgjedhjeve që u bojkotuan nga serbët lokalë.

Ndër masat e BE-së është edhe suspendimi i përkohshëm i punës së trupave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Kosova nuk merr ftesa, po ashtu, në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitat bilaterale janë suspenduar, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Masat e tjera janë edhe suspendimi i programimit të fondeve për Kosovën, në kuadër të IPA 2024 (Fondet e Para-Anëtarësimit).

Heqja e masave u kërkua së fundmi nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani në vizitën e emisarit të ri të BE-së për Dialogun Kosovë, Peter Sorensen.

E para e vendit, Vjosa Osmani, kërkoi heqjen e masave të vendosura nga BE-ja, duke theksuar ndikimin e tyre negativ në jetën e qytetarëve të Kosovës, pa dallim, si dhe dëmtimin e vet procesit të dialogut duke e bërë atë të pabalansuar.

“Kosova është dëshmuar tashmë si palë konstruktive në dialog, e angazhuar për paqe, demokraci e sundim të ligjit, prandaj mbajtja e masave të padrejta të BE-së ndaj vendit tonë po i dëmton jo vetëm qytetarët tanë, por edhe balansin e nevojshëm në dialog”- ka thënë ajo.

Ndërkaq, shefi i ekzekutivit, Albin Kurti i ka quajtur kontradiktore këto masa.

“Kontradiktë e pashëndetshme për BE-në, vlerat themelore të saj dhe për reformat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës me mbështetje të madhe të qytetarëve, që në të njëjtën periudhë kur vendi shënon ngritjen më të madhe demokratike, edhe sipas indekseve ndërkombëtare, të jetë njëkohësisht nën masa kufizuese të BE-së”, i ka thënë ai, Sorensenit.

The post Raportuesi për Kosovën në PE, Terras fajëson Këshillin Evropian dhe shtetet anëtare për mos heqjen e masave ndaj Kosovës appeared first on Albeu.com.

Parlamenti Evropian i kërkon BE-së heqjen e masave për Kosovën
Në draft-raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën kërkohet heqja e masave të Bashkimit Evropian të vendosura në qershor të viti 2023.

Në draft gjithashtu vlerësohet përkushtimi i Kosovës për integrim në BE, ndërkaq, nënvizohet se e ardhmja e Kosovës është në BE dhe përpjekjet për ta nxjerrë Kosovën nga një zonë gri është në interes edhe të Kosovës dhe të BE-së.

“Ftojmë për heqjen e menjëhershme të masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat nuk janë më të arsyeshme dhe janë në kontradiktë me përkushtimin e dëshmuar të Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe përshtatjen me politikat e BE-së” thuhet në draft, raporton RTK.

Në këtë draft-raport mbështetet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimit Evropian dhe ftohen vendet anëtare të cilat nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë pa vonesa të reja.

Gjithashtu kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe planin për t’iu bashkuar programit të Partneritetit për paqe të NATO-s.

Në raport shprehet mbështetje edhe për procesin e dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe përshëndetje dhe emërimi i Peter Sorensenit në postin e të dërguarit të posaçëm për dialog.

Sa i përket sundimit të ligjit, nënvizohet përparimi domethënës në fushën e drejtësisë, sigurisë dhe lirive, luftës kundër krimit të organizuar dhe funksionimit të ekonomisë së tregut. Mirëpo shprehet shqetësim për gjendjen, siç thuhet jo të kënaqshme sa i përket korrupsionit.

Shqetësim serioz shprehet edhe për dobësitë sistematike të sistemit të drejtësisë në Kosovë, sidomos sa i përket pavarësisë dhe respektimit të ndarjeve të pushteteve. Në këtë rrafsh shprehet shqetësim i veçantë për shkak të kritikave që bëhen nga ana e zyrtarëve të qeverisë ndaj vendimeve në rastet individuale.

Në raport nënvizohet edhe shqetësimi për shkak të situatës së sigurisë. Dënohen sulmet në Banjskë dhe Ibër Lepenc dhe kërkohet që kryesitë e të gjitha këtyre veprave të dhunshme të nxirren para drejtësisë.

Në veçanti shprehet keqardhje pse Serbia nuk ka nxjerr para drejtësisë autorët e sulmeve në Banjskë, përfshirë Milan Radoiçiqin.

Autor i draftit është Riho Terras, raportues për Kosovën në Parlamentin evropian.

Ky dokument do prezantohet në Komitetin për politikë të jashtme të parlamentit të enjten më 20 shkurt. Pas amendamentimit të draftit, i njëjti duhet të miratohet në këtë komitet ndërsa në fillim të verës votohet në seancë planerë kur merr versionin e Rezolutës së Parlamentit Evropian.

The post Parlamenti Evropian i kërkon BE-së heqjen e masave për Kosovën appeared first on Albeu.com.