pd ps Archives - Albeu.com

“Turp”, gati 5 orë mbledhje në Këshillin e Mandateve/ Zbardhet debati, Bardhi-Peleshit: Nuk ju përgjigjet Rama në telefon, dhe shtyni mbledhjen
Mbledhja e Këshillit të Mandateve e mbajtur për të diskutuar heqjen e imunitetit të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, u zhvillua me tensione dhe debate të ashpra. Sipas gazetarit Osman Stafa, gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi që mbledhja për miratimin e autorizimit për arrestimin e Ballukut të mbahej të hënën, ndërsa mazhoranca kërkoi shtyrje për një muaj.

Kryetari i Kuvendit mbylli mbledhjen pa caktuar një datë të re. Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, iu drejtua kryetarit të Komisionit dhe kryeparlamentarit Niko Peleshi duke kërkuar të caktojë datën e mbledhjes së radhës.

Bardhi-Peleshit: Cakto datën e mbledhjes. Do ta thërrasim me1/2 për të hënën. Nuk ju përgjigjet Rama në telefon, dhe shtyni mbledhjen. Turp.

The post “Turp”, gati 5 orë mbledhje në Këshillin e Mandateve/ Zbardhet debati, Bardhi-Peleshit: Nuk ju përgjigjet Rama në telefon, dhe shtyni mbledhjen appeared first on Albeu.com.

Numërohen mbi 10 mijë zarfe të diasporës/ PS kryeson me 55.80% të votave, PD me 28.1 %! Ja si paraqiten partitë e tjera
Mbi 10 mijë zarfe të diasporës janë numëruar deri më tani. Konkretisht 10 056 zarfë janë numëruar nga gjithsej 194 889. Sipas rezultateve të deritanishme PS ka marrë 5 573 vota, që përbëjnë 55.80% të votave të numëruara deri tani. Ndërsa PD ka marrë 2 814 vota ose 28.17% të votave.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka arritur të sigurojë 811 vota (8.12 %), ndërsa subjektet e tjera kanë marrë mbështetje më të vogël:

Partia Mundësia (301 vota, 3.01 %)

Lëvizja Bashkë (217 vota, 2.17 %)

The post Numërohen mbi 10 mijë zarfe të diasporës/ PS kryeson me 55.80% të votave, PD me 28.1 %! Ja si paraqiten partitë e tjera appeared first on Albeu.com.

Përballja PD-PS në 12 qarqe, në orën 24:00 mbyllet afati i dorëzimit të listave të kandidatëve në KQZ
Sot është afati i fundit që kanë në dispozicion partitë dhe koalicionet, që do të hyjnë në zgjedhje më 11 maj. Për këtë arsye, pritet që ato të dorëzojnë ditën e sotme në KQZ listën e plotë të kandidatëve në 12 qarqe të vendit.

PD njoftoi se sot do të mbledhë në orën 16:00 Kryesinë, për të miratuar listën e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Më pas në orën 19:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar për të miratuar në parim listën. Ndërsa PS do ta mbledhë kryesinë në orën 19:00 të së mërkurës për të përcaktuar po ashtu listën përfundimtare.

Gjithçka mbetet për t’u zbuluar ditën e sotme, por deri më tani dimë se nga PD është kryer procesi i primareve.

Kandidatët për deputetë hynë në garë brenda selisë blu. Pjesë e këtij procesi u bë thuajse i gjithë grupi parlamentar i PD-së me përjashtim të 5 deputetëve. Por pavarësisht votës së anëtarësisë, vendimin final e ka kryesia e kësaj force politike.

Pas marrëveshjeve tashmë të arritura mes PD dhe 25 partive të tjera, e vetmja gjë që mbetet të bëhet është përcaktimi i emrave që do garojnë nën koalicionin e “Aleancës se Shqipërisë Madhështore”.

Një prej aleatëve të PD-së është edhe PAA me kryetar Agron Dukën, i cili e ka deklaruar me herët se nuk do të jetë në lista, por partia e tij do ketë përfaqësues.

Nga pakti PD-PL, Ilir Meta do të jetë kandidat për deputet në Tiranë në listën e hapur. Pritet të shohim se sa prej figurave të PD-së që kanë marrë shumicë votash nga procesi i Primareve do të jenë zyrtarisht në garë elektorale, patjetër në raport me preferencat që kanë dhe partitë e tjera aleate. Kjo pasi PD do të shkojë në zgjedhjet e majit në koalicion me 25 parti të tjera.

Koalicioni që mban emrin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” u prezantua zyrtarisht dy ditë më parë ku mbajti fjalën edhe kryedemokrati Sali Berisha. Pjesë e Primareve u bë thuajse i gjithë grupi parlamentar i PD-së, me përjashtim të 5 deputetëve. Por pavarësisht votës së anëtarësisë, vendimin final e merr Kryesia e kësaj force politike.

Kreu i mazhorancës Edi Rama ua ka bërë të qartë deputetëve të tij skemën e ardhshme të përzgjedhjes së ekipit të tij garues. Ai paralajmëroi se të gjithë deputetët përveç drejtuesve politikë do të jenë në listë të hapur. Sa i përket listës së mbyllur ai deklaroi se do t’u takojë grave, vajzave dhe djemve të rinj.

Rama zhvilloi takimet traditë me ministra e drejtues politikë për 3 ditë me radhë. Sipas tij, deputetët aktualë duhet të jenë në listë të hapur. Në rast se nuk dëshirojnë, duhet të njoftojnë paraprakisht. Për veten, deklaroi se ende nuk ka marrë një vendim, por gjasat janë të mëdha që të mos kandidojë, për shkak të detyrës që ka dhe për t’u lënë hapësirë të rinjve.

Ndërkohë thuajse asnjë deputet që gëzon qoftë edhe një mandat nën logon e PS nuk do të jetë në listën e sigurt, për një vend në parlamenti betejën duhet ta bëjnë në terren. I njëjti parim tha se do të ndiqet edhe për gratë deputete, megjithëse për to mund të ketë edhe ndonjë përjashtim nga rregulli.

Të paprekur la drejtuesit politikë, ekipin bërthamë të socialistëve, të cilët do të jenë në listën e mbyllur duke zënë 12 nga 46 vendet e sigurta.

Nga 14 drejtuesit e qarqeve, vetëm 12 prej tyre janë deputetë të sigurt të legjislaturës së ardhshme, pasi për kryebashkiakët e Durrësit dhe Shkodrës, Emirjana Sako dhe Benet Beci, nuk ka asnjë sinjal për përfshirjen në listë, duke vijuar punën si kryetarë bashkie.

Pezull mbetet vetë pozicioni i kryesocialistit, i cili për herë të parë ngriti pikëpyetje për kandidimin e tij, duke deklaruar se mund të mos jetë në listën e kandidatëve.

Mes 34 emrave të figurave të reja që nuk kanë pasur kurrë një mandat deputeti, e që priten në listë të sigurt janë ministra të kabinetit të tij qeveritar, Pirro Vëngu, Adea Pirdeni, Igli Hasani apo Petrit Malaj. Pjesa tjetër, do të duhet të luftojë në “det të hapur”, e minimalisht nëse socialistët do të ruajnë pozitat e 2021-shit, me 74 mandate, për ta mbeten vetëm 28 vende.

Deputetët të cilëve Rama u ka deleguar një zonë të caktuar elektorale, pritet të jenë në listat e hapura, në rast se nuk do të tërhiqen nga gara siç bëri kolegu i tyre, Petro Koçi, i cili njoftoi publikisht se nuk do të jetë në listat e kandidatëve. Tërheqja e tij, Koçi thotë se nuk është frikë nga gara, por për shkak se nga partia nuk i është ngarkuar një zonë elektorale.

Deputetë si Toni Gogu, Erion Braçe, Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko, Arben Pëllumbi apo Xhemal Qefalia që kanë zonat e tyre në qarkun e Tiranës, pritet të jenë në listë të hapur, ashtu si shumë prej kolegëve të tyre në rrethe. Lista do të zyrtarizohet në mbledhjen e Kryesisë, e do të bëhet me dije nga secili prej drejtuesve të qarqeve përpara dorëzimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

The post Përballja PD-PS në 12 qarqe, në orën 24:00 mbyllet afati i dorëzimit të listave të kandidatëve në KQZ appeared first on Albeu.com.

Sot ishte planifikuar mbledhja, PD: PS bllokon hetimin e inceneratorëve duke bojkotuar
Sot ishte planifikuar mbledhja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, por nuk është zhvilluar. Sipas Partisë Demokratike bën me dije se mbledhja është bojkotuar nga deputetët e PS, ndërsa akuzon se ky bojkot vjen pas arrestimit të Lefter Kokës.

“Hetimi i Komisionit për incineratorët u bllokua sot nga Partia Socialiste. Deputetët e saj nuk morën pjesë sot në mbledhjen e lajmëruar më herët nga kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku. Mospjesëmarrja e deputetëve socialistë ndikon në mosarritjen e kuorumit për shumicën, duke bllokuar kështu hetimin për inceneratorët. Mbledhja e Komisionit Hetimor të inceneratorëve u bllokua nga PS një javë pas arrestimit nga SPAK të ish ministrit të Mjedisit Lefter Koka. Partia Demokratike dërgoi në SPAK padinë penale për inceneratorët në tetor 2020. Kryeministri Edi Rama është në krye të listës së të kallëzuarve, por deri tani ndaj tij, ministrave të tjerë dhe kryebashkiakëve socialistë nuk është bërë asnjë veprim nga SPAK”, thotë PD.

The post Sot ishte planifikuar mbledhja, PD: PS bllokon hetimin e inceneratorëve duke bojkotuar appeared first on Albeu.com.

Numërohen 9 kuti në Kavajë, kryesojnë PD dhe LSI
Në Kavajë deri më tani janë numuruar 9 kuti nga 90 në total.

Sipas shifrave zyrtare të KQZ, Partia Demokratike ka siguruar 1213 vota, e dyta renditet Partia Socialiste me 1134 vota dhe e treta LSI me 130 vota.

The post Numërohen 9 kuti në Kavajë, kryesojnë PD dhe LSI appeared first on Albeu.com.