Partia Demokratike, ka denoncuar një skandal të ri në Bashkinë e Tropojës, ku kryebashkiaku Rexhë Byberi, dyshohet se i ka dhënë tenderin kushëririt të tij, duke shkelur vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik.
PD shprehet se tenderi për ndërtimin e rrugës Auto Kika-Gj. Dragobisë-Qafë Paje u fitua nga një ofertë e vetme, pas skualifikimit të disa konkurentëve me çmime më të ulëta.
Kompania fituese, sipas PD, ‘Vllaznimi’ shpk, ka lidhje familjare me Byberin, ç`ka tregon për klientelizëm dhe mungesë transparence.
PD akuzon Bashkinë për pandëshkueshmëri dhe abuzim të përsëritur me fondet publike.