PD e ndare Archives - Albeu.com

PD e ndarë në zgjedhjet lokale, konfirmohet kandidati i parë nga grupi Alibeajt
Agron Kapllanaj është i pari nga “grupi” i Enkelejd Alibeajt brenda Partisë Demokratike që konfirmon kandidaturën për një bashki në zgjedhjet lokale të 14 majit. Kapllanaj ka thënë se do e zyrtarizojë kandidaturën në fundjavë para strukturave.

“Vendimi për të kandiduar nuk është ambicie as ofiqe personale, por detyrim ndaj qytetarëve që më kanë besuar ndër vite dhe fatkeqësisht i braktisëm në vitin 2019”, tha ai.

Sipas Kapllanajt, emri i tij i bashkon demokratët, ndërsa shtoi se nuk ka bërë dallime ndaj qytetarëve të cilëve iu ka shërbyer.

“Demokratët do të dinë të zgjedhin. Unë e kam dëshmuar në ditë të vështira se ju kam shërbyer atyre. Ju kam shërbyer demokratëve dhe socialistëve pa dallime. E kur nuk kam bërë këto dallime, nuk mund të shoh dallime brenda familjes time politike”, tha Kapllanaj.

Ai dha një përgjigje të prere nëse ka negociuar apo do të negociojë me grupin e Sali Berishës, duke theksuar se do të jetë kandidat.

“Unë do të jem kandidat. Partia ime, siç e thashë dhe e kam thënë, janë qytetarët mallakastriot. Atyre u detyrohem dhe do jem aty për ta”, tha ai në Ora News. /

The post PD e ndarë në zgjedhjet lokale, konfirmohet kandidati i parë nga grupi Alibeajt appeared first on Albeu.com.

Klevis Balliu: Alibeaj po përdoret nga Rama, po kërkojnë të përçajnë opozitën
“Të përçarë por krenarë”, kjo ka qenë tema e emisionit “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.

I ftuar në studio ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, aktualisht shef organizativ në PD, ka komentuar deklarata e kreut të grupit parlamentar, Enkeled Alibeaj, i cili ka deklaruar se do nxjerrë kandidatët e tij.

I pyetur nga moderatori Xhafo nëse mundet Alibeaj të nxjerrë kandidatë për të 61 bashkitë, Balliu tha se e gjithë kjo që po bën krahu tjetër i shërben Ramës.

Sipas tij Alibeaj është investimi më i mirë i Edi Ramës. Balliu deklaroi se grupimi i Alibeajt nuk synon të rrëzojë Ramën, por të ndalojë opozitën për të rrëzuar Ramën.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: A i bën dot 61 kandidatë Alibeaj?

Balliu: Këto janë çështje të Alibeajt. Investimi më i madh i Edi Ramës është Enkeled Alibeaj. Këta janë koshientë që në ditën më të mirë do shkojnë 7%. Këta po futen jo për të rrëzuar Ramën, por për të mos lejuar PD-në të rrëzojë Ramën. Këta e dinë që mazhoranca investohet tek disa individë për të nxjerrë një kandidaturë që të përçajë opozitën.

The post Klevis Balliu: Alibeaj po përdoret nga Rama, po kërkojnë të përçajnë opozitën appeared first on Albeu.com.

PD mbetet e ndarë, Bardhi mbledh sot deputetët: Çfarë do të diskutohet
Edhe pse u duk se do të kishte një bashkim mes demokratëve për të dalë në zgjedhjet vendore me një kandidat, negociatat dështuan ditën e djeshme.

Grupi Parlamentar i PD-së, i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj njoftoi ditën e djeshme se do kërkojë t’i hapet rruga për të dalë me kandidatët e vet.

Nga ana tjetër, deputeti Gazment Bardhi ka kërkuar që të mblidhet me deputetët në degën numër 7 të Partisë Demokratike në Tiranë ditën e sotme.

Në rendin e ditës, sipas njoftimit të shpërndarë nga i mandatuari i Enkelejd Alibeajt, janë diskutimet në lidhje me vendimet që do të merren prej tyre për bashkimin ose jo me PD-në zyrtare, të drejtuar nga kryedemokrati Sali Berisha.

Nesër, datë 2 Nëntor, ora 18:00; në selinë e Partisë Demokratike Dega 7 (përballë Mondialit), do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, me rend dite: Diskutime dhe vendimmarrje mbi qëndrimin e mëposhtëm të Grupit Parlamentar të PD.

Ditën e djeshme, në një deklaratë zyrtare, Alibeaj lajmëroi se kishte ndërprerë çdo negociatë me grupin e Berishës, pasi sipas tij, këta të fundit ishin ulur në bisedime me dy kushte: Njohjen e primareve dhe të lidershipit të Berishës.

Alibeaj bëri me dije se do të dilnin me kandidatët e tyre në zgjedhjet lokale. Kjo deklaratë u shoqërua nga reagime. Berisha i paralajmëroi kur u tha se “i kishin bërë llogaritë gabim”, ndërsa i mandatuari i PD-së, Edi Paloka u shpreh se pas Alibeajt sheh “hijen” e kryeministrit Edi Rama.

The post PD mbetet e ndarë, Bardhi mbledh sot  deputetët: Çfarë do të diskutohet appeared first on Albeu.com.