PD bojkoton seancën Archives - Albeu.com

PD bojkoton seancën, reagon Taulant Balla: Keqardhje për demokratët! Sipas tyre qëndrimi i Shqipërisë krah SHBA-së ndaj veprimeve terroriste të Iranit, qenka agjendë personale
Vendimi i Partisë Demokratike për të bojkotuar seancën plenare të së martës në Kuvendi i Shqipërisë ka sjellë reagimin e kreut të grupit parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, Taulant Balla.

Përmes një reagimi publik, Balla shprehu keqardhje për vendimin e opozitës, duke theksuar se seanca është thirrur për të diskutuar një projekt-rezolutë që lidhet me qëndrimin e Shqipërisë ndaj Iran.

Sipas tij, në seancë pritet të propozohet një projekt-rezolutë “Për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si shtet sponsor të terrorizmit dhe si shtet që përdor mjete terroriste”, duke theksuar se ky është një qëndrim i domosdoshëm i Shqipërisë në krah të Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai kundërshtoi gjithashtu pretendimin e opozitës se seanca është thirrur në kundërshtim me rregulloren, duke e cilësuar këtë një gënjeshtër. Sipas Ballës, seanca e 17 marsit është propozuar që më 18 shkurt në Konferencën e Kryetarëve dhe është miratuar me vendim të seancës plenare rreth një muaj më parë.

Reagimi i Ballës:

Keqardhje për njoftimin se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do ta bojkotojë seancën e nesërme të Kuvendit të Shqipërisë, me pretekstin se në këtë seancë është propozuar nga ne një projekt-rezolutë për “Për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si Shtet Sponsor i Terrorizmit dhe Shtet që përdor mjete terroriste”. Sipas tyre nevoja e menjëhershme e një qëndrimi të Shqipërisë përkrah SHBA ndaj veprimeve terroriste të Iranit, qenka një agjendë personale. Seriozisht e mendoni këtë, apo ta kuptojmë si një lapsus?! Sonte mund t’ju them se sqarimet se pse kjo Rezolutë është urgjente do t’i japim nesër në Konferencën e Kryetarëve dhe urojmë që deri nesër keni ende kohë të reflektoni. Gjithashtu qenka thënë se seanca është thirrur në kundërshim me Rregulloren. Gënjeshtër! Seanca e nesërme, ditën e Martë 17 Mars 2026, është propozuar në Konferencën e Kryetarëve të datës 18 Shkurt 2026 dhe miratuar me vendim të Seancës Plenare, pra një muaj më parë (referojuni proces-verbalit të Mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, të cilat janë publike). Kush ju ka urdhëruar të bojkotoni nesër seancën, nuk jua dashka të mirën ju dhe Shqipërisë.

Gëzuar Natën e Kadrit

The post PD bojkoton seancën, reagon Taulant Balla: Keqardhje për demokratët! Sipas tyre qëndrimi i Shqipërisë krah SHBA-së ndaj veprimeve terroriste të Iranit, qenka agjendë personale appeared first on Albeu.com.