Pavlin Preka Archives - Albeu.com

“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”/ 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut: Një vit pasi më kërkoi dorën, e mora vesh
Nga hetimet e deritanishme të prokurorisë për vrasjen e Pavlin Prekës, në 26 shkurt të vitit të kaluar, mendohet se nuk ka patur asnjë  konflikt dhe pistë  tjetër që  mund të  çojë në vrasjen e shtetasit Pavlin Preka, përveç përpjekjeve të  tij për të  qenë  me vajzën e të  dyshuarit Vasel Koçeku dhe refuzimit të  këtij të  fundit për t’i dhënë dorën e vajzës.

Emisioni “Në Shënjestër” ka publikuar dhe dëshminë e vajzës e cila u shpreh se nuk kishte asnjë kontakt me të riun.

Madje, sipas saj, shumë vonë e ka marrë vesh arsyen përse ai kishte mbërritur herën e parë në banesën e tij.

Kjo vetëm pasi babai i saj e kishte pyetur nëse kishte kontakt me Pavlin Prekën.

“Unë nuk e kam njohur më parë shtetasin Pavlin Preka.

Ajo që di është se 2 apo 3 vitë më parë ai ka ardhur bashkë me xhaxhain e tij në banesën tonë ku është pritur nga babai im. Unë në atë kohë nuk kisha dijeni për arsyen e kësaj vizite. Motivin e mësova një vit më vonë, kur babai më pyeti nëse ky person më kishte dalë ndonjëherë përpara, gjë që unë e mohova. Unë me këtë shtetas nuk kam komunikuar kurrë as në rrjetet sociale. Lidhur mbi vrasjen e tij unë kam parë një postim në ‘Instagram; nga një prej djemve të dajës që shkruante: U ndave nga jeta kusho’. Por unë nuk kam dijeni për ndonjë konflikt të babait tim apo të kushërinjve të mi, me të ndjerin.

Dhe as në familje nuk është diskutuar kjo ngjarje. Në lidhje me Klaudio Lisaj njihemi pasi ai është kushëriri dhe kemi marrëdhënie shumë të mira, por nuk di të them për njohjen e tij shoqërore me viktimën. Përsa i përket babait tim, në shumicën e kohës ai rri në shtëpi, por për shkak të profesionit si shofer ambulance i urgjencës, ai largohet vetëm kur ka thirrje urgjente për të ndihmuar persona të sëmu

Nga hetimet del se ditën e ngjarjes ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë midis viktimës dhe të dyshuarit Klaudio Lisaj”, thuhet në dëshminë e saj.

Por ndërsa dha këtë dëshmi, përgjimet ambientale sidomos midis të bijës dhe nënës së saj, dhanë një tjetër panoramë të ngjarjes. Ndërsa sipas grupit hetues Vasel Koçeku dhe Klaudio Lisaj, nuk patën asnjë komunikim në vazhdim midis tyre.

Gjatë përgjimit ambiental të shtetasve Vasel Koçeku, Age Koçeku, dhe vajzës së tyre Arsina Koçeku si dhe Klaudio Lisaj, janë përftuar biseda me interes midis shtetaseve Age Koçeku dhe A. Koçeku për autorët e dyshuar, si dhe për rrethanat dhe motivet e ngjarjes. Ndërsa, midis të  dyshuarëve Vasel Koçeku dhe Klaudio Lisaj, nuk ka pasur asnjë  komunikim.

Do të ishin këto fakte dhe dyshime të arsyeshme që 10 muaj pas ndodhjes së krimit. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Juridiksioni Shkodër, të nxirrte një urdhër ndalimi për shtetasin Vasel Koçeku, babain e vajzës që pretendonte viktima Pavlin Preka.

Si edhe për shokun e tij të ngushtë dhe njëkohësisht kushërirën e vajzës, Klaudio Lisaj.

Të cilët akuzohen për veprat penale ‘Vrasje me paramendim’, e kryer në bashkëpunim.

Shtetas të cilët gjatë ndalimit të tyre refuzuan të jepnin sqarime mbi akuzën që iu atribuohet.

Nga hetimi i deritanishëm, nuk rezulton asnjë  konflikt dhe pistë  tjetër që  mund të  çojë në  vrasjen e shtetasit Pavlin Preka, përveç përpjekjeve të  tij për të  qenë  me vajzën e të  dyshuarit Vasel Koçeku dhe refuzimit të  këtij të  fundit për t’i dhënë dorën e vajzës.

Nga hetimet del se ditën e ngjarjes ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë midis viktimës dhe të dyshuarit Klaudio Lisaj.

Komunikim që ky i fundit nuk e ka deklaruar duke u shprehur se kishte folur me viktimën katër ditë para ngjarjes.

Po kështu Klaudio Lisaj ka shmangur deklarimin mbi raportin që viktima kërkonte të krijonte me vajzën e Vasel Koçekut.

Pavarësisht se ekziston lidhje gjinore e drejtpërdrejtë e tij me familjen Koçeku si dhe marrëdhënia shumë e ngushtë shoqërore me viktimën, i cili emrin e vajzës e kishte të tatuazhuar në qafë, fakt i njohur ky në rrethin shoqëror.

Në këto kushte, Gjykata çmon se është objektivisht e pamundur që Klaudio LISAJ të mos kishte dijeni për këtë raport të tentuar dhe për refuzimin e familjes së vajzës.

Por po kështu Gjykata çmoi në masën e ndalimit edhe provat që implikojnë babain e vajzës.

Si edhe kundërthëniet e tyre.

Të cilat kanë çuar Prokurorinë në dyshimin e arsyeshëm se Vasel Koçeku dhe Klaudio Lisaj, kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në vrasjen e 19 vjeçarit, Pavlin Preka, mbrëmjen e datës 26 Shkurt 2025 në fshatin Guci e Re në Shkodër në oborrin e banesës së tij.

Nga tabulatet telefonike rezulton se ditën e ngjarjes, datë 26 Shkurt 2025, i dyshuari Vasel Koçeku ka qenë i loguar në zonën e Dukagjinit, Njësia Administrative Pult dhe më pas është kthyer pasditen e të njëjtës ditë në Shkodër.

Gjë për të cilën as ai, as familjarët e tij nuk japin të dhëna të sakta dhe të verifikueshme.

Po kështu nga përgjimi ambiental pranë IEVP Kukës, ku ndodhet vëllai i të dyshuarit Klaudio Lisaj, janë përftuar biseda me interes hetimor, të cilat nga përmbajtja dhe konteksti, dyshohet se i referohen drejtpërdrejt vrasjes së viktimës Pavlin Preka.

Ku krijohet dyshimi i arsyeshëm se: ‘Shtetasi Vasel Koçeku ka luajtur rolin e organizatorit dhe ekzekutorit të viktimës Pavlin Preka për shkak të informacioneve që kishte se viktima donte ti ‘rrëmbete’ vajzën e tij, duke qenë se ata e kishin refuzuar për fejesë.

Dhe me ndihmën e Klaudio Lisaj dhe lidhjes së ngushtë që ai kishte me viktimën, i cili e ka thirur me telefon në momentin para ngjarjes, gjatë kësaj kohe ekzekutori ka shkuar në banesë dhe e ka gjetur viktimën në oborr ku e ka qëlluar disa herë duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas janë larguar, duke fshehur edhe provat e ngjarjes.’/BalkanWeb

The post “Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”/ 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut: Një vit pasi më kërkoi dorën, e mora vesh appeared first on Albeu.com.

Vrasja e 20-vjeçarit në Shkodër/ Dyshimet, autori i afërm i viktimës?
Kur kanë kaluar më shumë se dy ditë nga vrasja e 20-vjeçarit Pavlin Preka, uniformat blu dhe grupi hetimor që ka marrë në duar ngjarjen jo vetëm që nuk kanë asnjë të dyshuar, por madje nuk janë në gjendje as të fiksojnë pistat e hetimit nga ku do të nisin gjurmimin e ekzekutorit apo ekzekutorëve.

Ajo që është mësuar përgjatë dites së djeshme, ka të bëjë vetëm me faktin se mbi të riun është qëlluar 6 herë, ndërkohë që plumbat e kanë marrë në gjoks.

Policia ka marrë në pyetje familjarë, të afërm, komshinjtë të familjes Preka, por askush nuk di të thotë se çfarë ka ndodhur dhe pse ka ndodhur, ndërkohë që sipas të dhënave, asnjë i pyetur nuk ka pranuar që ka dëgjuar krisma, ç`ka ka lënë të kuptohet se vrasja është bërë e mirëmenduar dhe e mirorganizuar.

Grupi hetimor ka të qartë se krimi është kryer me armë silenciator dhe se personi që e ka vrarë, ka hyrë brenda oborrit të familjes Preka.

Pavlini, djali 20-vjeçar që u gjend i pajetë pas mesditës së të enjtes, mësohet se ishte i vetëm në shtëpi prej disa ditësh, pasi vëllai me i vogël dhe i ati ishin në Dukagjin, atje ku edhe kanë bagëtitë e tyre.

Hetimet

Referuar të dhënave të pakta që shoqërojnë krimit e rëndë, bëhet me dije se Policia e Shkodrës ka shoqëruar dhe dhjetëra persona, kryesisht të afërm dhe persona që mund të kenë lidhje me familjen Preka.

Ende nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me sekuestrimin e telefonit të viktimës për të hulumtuar mbi bisedat dhe takimet e ditëve të fundit, ndërkohë që nga dëshmitë që kanë marrë nga familja e viktimës nuk është bërë e mundur të kuptohet asnjë dyshim mbi persona apo shkaqe.

Policia dhe grupi hetimor mësohet se kanë kërkuar t’i spostojnë hetimet në dy drejtime, në të shkuarën e familjes Preka dhe në përditshmërinë e viktimës në zonën e Dukagjinit, atje ku thuhet se ai jetonte shpesh për shkak të ruajtjes së bagëtive të familjes.

Po ashtu, po kërkohen gjurmë nëpër objekte që dyshohet që mund të jenë prekur nga autorët apo autori, ndërkohë që policia e ka të fiksuar se plumbat që i morën jetën të riut kanë dalë nga një armë, ç`ka lë të kuptohet se vrasësi mund të ketë qenë edhe person i njohur për viktimën, për sa kohë ka hyrë brenda rrethimit i pashqetësuar se mund ta shihet ndokush.

Në fshat mungojnë kamerat, ndërsa askush nuk ka dëshmuar për njerëz të panjohur në fshatin që u trondit nga vrasja e të riut, i cili gjendej i vetëm në shtëpinë e tij në Guci të Re të Shkodrës.

Xhaxhai i viktimës, i cili u përball i pari me trupin e pajetë të të riut kërkon sërish që policia dhe prokuroria të zbulojnë autorët e vrasjes, ndërkohë që priten edhe hetime shtesë mbi të gjitha dyshimet që mbart krimi misterioz, për të cilin askush nuk di të thotë se për çfarë ka ndodhur.

Pritet që në ditët në vijim familjarët e afërt të të ndjerit të japin sërish dëshmi në lidhje me gjithçka ka ndodhur kohëve të fundit në zonën e Dukagjinit, nëse djali ka pasur ndonjë sherr me persona atje apo që punojnë në ato zonë, problematike prej shumë e shumë vitesh, sidomos në kultivimin e kanabisit.

The post Vrasja e 20-vjeçarit në Shkodër/ Dyshimet, autori i afërm i viktimës? appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Shkodër (EMRI)
Mesditën e kësaj të enjteje reth orës 14:50, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, në fshatin “Guci e Re”. Sipas informacioneve policore, 20-vjeçari Paulin Preka, është vrarë me armë zjarri, ndërsa autori i krimit mbetet i paidentifikuar.

Fillimisht, ngjarja u raportua si vrasje me thikë, por Policia e Shkodrës bën të ditur se Preka është qëlluar me armë zjarri.

Mësohet se i riu, është gjetur në oborrin e banesës së tij i pajetë nga familjarët.

Policia jep detajet e ngjarjes.

Shkodër/Informacion paraprak:

Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi Paulin Preka., rreth 20-vjeç, dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë, është ngritur një Grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

The post E rëndë/ Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Shkodër (EMRI) appeared first on Albeu.com.