Pavarësinë Archives - Albeu.com

Franca rikonfirmon mbështetjen për Kosovën dhe Dhomat e Specializuara pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
<html><head></head><body>

Franca ka shprehur sërish mbështetjen e saj të palëkundur për pavarësinë dhe institucionet e Kosovës, pas vendimit dënues të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Përmes një deklarate, Ministria franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se ka marrë dijeni për aktgjykimin në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”, duke theksuar se të akuzuarit kanë të drejtë të apelojnë.

“Ky vendim, i cili mund të apelohet, shënon përfundimin e proceseve të shkallës së parë para Dhomave të Specializuara, me përjashtim të rasteve që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë”, thuhet në deklaratën e publikuar në uebfaqen e ministrisë, transmeton KosovaPress.

Autoritetet franceze deklaruan gjithashtu se qëndrojnë në mbështetje të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe të përpjekjeve për luftimin e pandëshkueshmërisë.

“Franca përsërit mbështetjen e saj për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe rikujton angazhimin në luftën kundër pandëshkueshmërisë. Ajo gjithashtu rikonfirmon mbështetjen e palëkundur për pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj”, thuhet në deklaratë.

Reagimi i Parisit erdhi pasi trupi gjykues shpalli fajtorë katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte, përfshirë arrestimin dhe ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim. Kadri Veseli mori një dënim prej 18 vjetësh, ndërsa Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet burgim.

Vendimi nuk ka marrë formë të prerë, pasi mund të ankimohet. Mbrojtja e të dënuarve ka njoftuar se do ta çojë çështjen në Apel.

</body></html>

The post Franca rikonfirmon mbështetjen për Kosovën dhe Dhomat e Specializuara pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Albeu.com.

Begaj uron Pavarësinë nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, vendos kurorën me lule në vendin ku prehet Ismail Qemali
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, nga sheshi i Flamurit në Vlorë, u ka uruar shqiptarëve festën e Pavarësisë.

“Gëzuar Festën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit!

Nga sheshi historik i Vlorës, simboli i arritjes madhështore të 28 Nëntorit 1912 , i vlerave që çmojmë, bashkimit të vullneteve në emër të Shqipërisë e për të ardhmen e saj, ju uroj gëzuar

Kudo ku janë bashkëatdhetarët tanë, i ftoj nga Vlora e pavarësisë që, në çdo angazhim që kanë e iniciativë që ndërmarrin, të kenë vetëdijen e vendosmërisë, bukurisë, sakrificës, e të çojnë përpara arritjet e Shqipërisë e kombit shqiptar”, shprehet Begaj.

Presidenti i Republikës, krah autoriteteve më të larta të Shqipërisë dhe Kosovës, vendosi kurorën me lule në vendprehjen e Ismail Qemalit.

The post Begaj uron Pavarësinë nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, vendos kurorën me lule në vendin ku prehet Ismail Qemali appeared first on Albeu.com.

Blinken uron Kosovën për Pavarësinë: Keni SHBA në krah, por ecni para me dialogun me Serbinë dhe zbatoni marrëveshjet
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar Kosovën për 16-vjetorin e Pavarësisë. Në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit, Blinken thekson se ShBA-të vlerësojnë partneritetin mes dy vendeve.

Njëjtë si presidentit Joe Biden, edhe Blinken kërkon zbatimin e të gjitha marrëveshjeve me Serbinë dhe ecjen përpara në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Ndërsa vazhdoni të bëni përparim në forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e sundimit të ligjit, ne do të vazhdojmë të mbështesim një Kosovë multietnike që avancon një rajon më të sigurt, më të sigurt dhe më të begatë. Shtetet e Bashkuara inkurajojnë Kosovën që të zbatojë zotimet e saj dhe të ecë përpara përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, në rrugën drejt njohjes reciproke eventuale.” – thuhet në deklaratë.

Në deklaratën e tij, Blinken thekson se Shtetet e Bashkuara besojnë se e ardhmja e Kosovës është në Evropë dhe në institucionet euroatlantike.

“Ne mbështesim aspiratat e përcaktuara në deklaratën tuaj të pavarësisë dhe kushtetutës për të “kontribuuar në stabilitetin e rajonit dhe të gjithë Evropës duke krijuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi”. Ne mirëpresim mbështetjen e palëkundur të Kosovës për Ukrainën kundër luftës brutale dhe të padrejtë të Rusisë dhe jemi mirënjohës për ndihmën bujare të Kosovës për gazetarët dhe të tjerët që kërkuan strehim në vendin tuaj. Mezi pres të thellojmë partneritetin tonë në forcimin e demokracisë dhe krijimin e kushteve që Kosova dhe të gjithë qytetarët e saj të lulëzojnë në një botë më të sigurt, më stabile dhe më të begatë. Urime sërish mikut, partnerit dhe aleatit tonë përvjetorin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Paç një vit të qetë dhe të begatë”, thuhet tutje në deklaratën e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.

The post Blinken uron Kosovën për Pavarësinë: Keni SHBA në krah, por ecni para me dialogun me Serbinë dhe zbatoni marrëveshjet appeared first on Albeu.com.

Politika shqiptare uron Kosovën për Pavarësinë! Rama: Gëzuar! Begaj e Nikolla: Jemi krah jush! Basha: Keni sfida, por do ia dilni
Krerët e shtetit dhe përfaqësuesit e politikës shqiptare kanë uruar Kosovën në këtë ditë të veçantë, teksa feston 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla e ministri i Jashtëm, Igli Hasani sigurojnë Kosovën se Shqipëria do të jetë gjithmonë krah saj.

“Dëshiroj t’ju siguroj se Shqipëria do të vijojë e vendosur angazhimin për të mbështetur Kosovën”, shkruan Begaj.

Edhe Kryeministri Edi Rama ka uruar Kosovën për 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Ndersa, deputeti demokrat, Gazment Bardhi në një postim në Facebook, shkruan se sfidat e Kosovës do zgjidhen me mbështetjen e partnerëve strategjikë.

“16 vjet shtet. Një rrugëtim i ngritur mbi sakrifica. Kosova është krenari e çdo shqiptari dhe burim shprese për triumfin e të drejtës mbi të keqen. Krenar për çdo arritje dhe inkurajues për sfidat që e presin, për të cilat kam bindjen se do të realizohen falë mbështetjes së partnerëve strategjik. Gëzuar për çdo shqiptar”, shkruan Bardhi.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Kosovën për 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Në një postim në Facebook, Basha shkruan se Kosova ka ende sfida përpara, por me mbështetjen e partnerëve do ia dalë me sukses.

“Gëzuar Pavarësinë Kosovë! 17 shkurti i vitit 2008 është padyshim një nga ngjarjet më të rëndësishme për shqiptarët që kurorëzon sakrificën shekullore të gjysmës së kombit për liri dhe pavarësi”- shkruan Basha.

The post Politika shqiptare uron Kosovën për Pavarësinë! Rama: Gëzuar! Begaj e Nikolla: Jemi krah jush! Basha: Keni sfida, por do ia dilni appeared first on Albeu.com.