pavaresia nga gazi rus Archives - Albeu.com

Rajoni gjerman plotësisht i pavarur nga gazi rus
Një rajon perëndimor gjerman është plotësisht i pavarur nga gazi rus. Prej dekadash tashmë, rajoni Rhein-Hunsrueck i përmbush vetë të gjitha nevojat e tij energjitike duke shfrytëzuar energjinë e erës, të diellit apo nxehtësinë që krijohet nga ricklimi i mbetjeve të drurit.

Rajoni gjerman Rhein-Hunsrueck, i gjendur në perëndim të Frankfurtit dhe pranë kufirit me Luksemburgun, është i pavarur nga gazi i Rusisë, apo vendeve të tjera, prej dekadash.

Në horizont dallohen turbina ere dhe panelet diellore janë të gjithëpranishme në çatitë e shtëpive të fshatrave të këtij rajoni.

Përgjegjësi për mbrojtjen e klimës në këtë rajon, Frank-Michael Uhle thotë se deri në vitin 1995 e gjithë energjia që i duhej rajonit Rhein-Hunsrueck importohej nga jashtë.

“Deri në vitin 1995, asnjë kilovat orë energjie që përdorte distrikti ynë nuk prodhohej prej nesh. Gjithçka duhej të importohej. Pastaj disa vizionarë kurajozë thanë se luftërat po luftohen për naftën dhe gazin dhe ne duhet të bëjmë diçka për këtë. Ata mblodhën fondet për turbinën e parë të erës, e cila prodhoi elektricitet për 200 shtëpi. Sot kemi 279 turbina ere që prodhojnë elektricitet për 300 mijë shtëpi”, thotë ai.

Krahas energjisë nga era, distrikti përdor edhe drurin për të prodhuar karburant për ngrohje. Procesi është aq efikas sa vetëm me shkurret dhe copat e drurit të prerë, prodhohet më shumë energji se sa konsumohet.

“Po përdorim aktualisht gjysmat e mbetjeve. Nëse do të donim t’i përpunonim të gjitha, mund të vinim në funksionim edhe tre stacione të tjera nxehtësie. Pra, teorikisht mund të funksiononim me gjashtë stacione. Kapaciteti ynë është aktualisht në një milion litra karburant për ngrohje. Pra, me 100 mijë banorët e rajonit tonë dhe me mbetjet që kemi, mund të zëvendësonim në vit dy milionë litra karburant për ngrohje nëpërmjet stacioneve tona”, thotë Thomas Lorenz, menaxher i përpunimit të mbetjeve në këtë rajon.

Për popullsinë gjermane që nuk jeton në rajonin Rhein-Hunsrueck, Kancelari Olaf Scholz premtoi javën e kaluar se konsumatorëve të gazit nuk do t’u duhet t’i përballojnë të vetëm kostot e rritura të energjisë.

Ai njoftoi masa lehtësimi financiar që do të zbatohen për të mbrojtur familjet me të ardhura të ulëta./VOA/

The post Rajoni gjerman plotësisht i pavarur nga gazi rus appeared first on Albeu.com.

Rusia ndërpret furnizimet me gaz natyror për Danimarkën
Kompania më e madhe e energjisë së Danimarkës tha se Rusia ka ndërprerë furnizimet me gaz të mërkurën, sepse kompania ka refuzuar që të paguajë me rubla. Ky është përshkallëzimi i fundit në sektorin e energjisë së Evropës, teksa lufta në Ukrainë po vazhdon.

Rusia paraprakisht kishte ndërprerë furnizimet me gaz natyror për Finlandën, Poloninë dhe Bullgarinë, pasi këto shtete refuzuan që të paguajnë me rubla për këtë lëndë. Po ashtu, të martën Moska ndërpreu furnizimet edhe për Holandën.

Kompania e energjisë së Danimarkës, Ørsted, tha se pret që të jetë në gjendje ende t’i furnizojë konsumatorët e saj.

“Ne qëndrojmë prapa vendimit për të refuzuar që të paguajmë me rubla dhe ne jemi përgatitur për këtë skenar”, tha shefi i Ørsted, Mads Nipper.

“Kjo situatë mbështet nevojën që BE-ja të bëhet e pavarur nga gazi rus duke rritur burimet e energjisë së ripërtërishme”, shtoi Nipper.

Presidenti rus, Vladimir Putin, pas vendosjes së sanksioneve nga Perëndimi, ka thënë se “blerësit nga shtetet jomiqësore” duhet të hapin dy llogari bankare në bankën shtetërore Gazprombank, dhe në një prej tyre të paguajnë me dollarë ose euro dhe më pas në llogarinë tjetër ato të konvertohen në rubla.

Sipas të dhënave të autoriteteve daneze, pothuajse 25 për qind e gazit vjen nga Rusia. Agjencia për Energji e Danimarkës tha se ndërprerja e furnizimeve nuk do të ketë pasoja të menjëhershme.

“Ne do të vazhdojmë të kemi gaz në Danimarkë dhe konsumatorët do të vazhdojnë të furnizohen”, tha Kristoffer Böttzauw, drejtor i Agjencisë për Energji të Danimarkës.

“Por, ne kemi plane nëse situata përkeqësohet”, shtoi ai.

Pasi që nuk ka tubacion të gazit që sjell gaz drejtpërdrejt nga Rusia në Danimarkë, Rusia nuk mund të ndërpresë drejtpërdrejt furnizimet e gazit për Danimarkën, tha Ørsted. Ky vendim i Rusisë nënkupton se Danimarka mund të blejë gaz në tregun evropian të gazit, shtoi kjo kompani.

Në Danimarkë, afër 380,000 familje përdorin gazin natyror për ngrohje.

The post Rusia ndërpret furnizimet me gaz natyror për Danimarkën appeared first on Albeu.com.

DW: Pavarësia nga gazi rus, çelësi i sigurisë gjermane
Pasi i shpëtoi minutën e fundit një alarmi për sulm ajror, meteorologia ukrainase Svitlana Krakovska tha muajin e kaluar një të vërtetë të rëndësishme, që thotë se si ndryshimi i klimës ashtu edhe lufta kundër Ukrainës, janë të lidhura ngushtë me lëndët djegëse fosile– dhe me varësinë tonë prej tyre. Qeveria gjermane e pranon që klima dhe siguria kombëtare janë të lidhura me njëra tjetrën. Por deri tani kjo nuk ka mjaftuar për ta shkëputur Gjermaninë nga varësia prej naftës dhe gazit rus.

Forca e pushtimit rus, financuar nga shitja e gazit, qymyrit dhe naftës, tregon se furnizimi fleksibël dhe i pavarur me energji është çështje e sigurisë kombëtare. Dhe kjo siguri është e mundur vetëm nëse nuk mbështetet tek lëndët djegëse fosile dhe tek tregje të paqëndrueshme.

Varësia nga gazi rus do të mund të marrë fund përfundimisht vetëm në vitin 2024. Deri atëherë Rusia do të vazhdojë të furnizohet me mjetet financiare, që i duhen për luftën kundër Ukrainës. Koncerni shtetëror rus Gazprom, është furnizuesi më i madh me gaz i Rusisë dhe ka pasur vitin e kaluar të ardhura rekord. Të ardhurat që Rusia siguron nga nafta janë edhe më të mëdha. Sipas Transport & Environment, Europa paguan çdo ditë 285 milionë dollarë amerikanë për naftën ruse. Prej tyre, 65 milionë dollarë jepen cdo ditë nga Gjermania, importuesi më i madh europian i naftës ruse.

Varësia është zjarrvënëse

Ndalimi i rrjedhjes së këtyre rrymave të parave do të përbënte problem të madh për Rusinë e Putinit dhe do të rriste efektet e embargos amerikane të naftës. Asnjë vend tjetër në Europë nuk është aq i varur nga importet ruse, sa është Gjermania. Varësia nga furnizimet me energji prej Rusisë e pengojnë Gjermaninë të vendosë sanksione më të ashpra kundër Rusisë.

Po ashtu, varësia nga lëndët djegëse fosile shumëfishon rreziqet ekzistuese të sigurisë: Lufta rrezikon sigurinë energjetike gjermane, rrezikon të krijojë krizë të kostove të jetesës, dhe nxit dyshimin tek mirëqenia afatgjatë e vendit. Varësia gjermane nga importet e lëndëve djegëse ruse ndikon si përshpejtues zjarri në luftën e Ukrainës dhe vështirëson marrjen fund të saj.

SHBA do jetë partnere në diversifikimin e furnizimit me energji, por zgjidhjet afatshkurtra nuk duhet t`i venë vulën zgjidhjeve të së ardhmes në çështjet e furnizimit me energji. Me prioritet janë ulja pa humbur kohë e kërkesës për gaz duke rritur efiçiencën energjetike dhe heqja dorë me vendosmëri nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile.

Këto pakësojnë edhe rreziqet e mëdha nga ndryshimi i klimës: prej përmbytjeve, që kanë marrë disa jetë njerëzish tashmë në Gjermani, prej valëve të të nxehtit që goditën Evropën verën e kaluar. Ndryshimi i klimës mund të nxisë tensionet sociale, politike dhe ekonomike dhe mund të destabilizojë shtetet edhe në ato vende ku nuk shkakton direkt konflikte.

Duhet menduar dhe vepruar në mënyrë ekologjike

Komisioni i BE ka njoftuar tashmë se do të reduktojë që këtë vit importet e gazit nga Rusia, me dy të tretat. Njëkohësisht ai do që të ngrejë dhe zgjerojë energjitë e renovueshme, të nxisë inovacionet në sektorin e energjive të pastra si dhe të rrisë eficiencën energjetike.

Green Deal europian, mund të kthehet në nxitësin kryesor të daljes nga kriza dhe krah lëvizjes pro-klimës, mund të gjejë mbështetje edhe në sektorin ushtarak. Organizata amerikane për sigurinë ushtarake ndërkombëtare International Military Council on Climate and Security (IMCCS) e ka kuptuar se Green Deal do të kthehet në forcën nxitëse të diplomacisë ndërkombëtare në fushën energjetike. Njëkohësisht, ne i bëjmë thirrje BE-së, që të ndjekë një qasje më të madhe integruese për sigurinë në çështjet e klimës:  Ndërthurja e masave të zhvillimit, diplomacisë dhe politikës së sigurisë me financimin e mbrojtjes së klimës është faktori vendimtar për stabilizimin dhe paqen e rajoneve të rrezikuara.

Rruga drejt furnizimit me energji pa përdorimin e fosileve ka filluar, nga Gjermania dëgjohen shumë sinjale shpresëdhënëse. Investimet e pashembullta në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes prej 100 miliardë eurosh, shoqëruar nga dhënia e 90 miliardë eurove të tjera për mbrojtjen e klimës (të cilat i shtohen 110 miliardë eurove të miratuara tashmë), janë sinjale pozitive që tregojnë se Gjermania është e ndërgjegjshme se me investimet për mbrojtjen e klimës investon njëkohësisht për paqen dhe stabilitetin.

Reagim i vendosur

Hapi tjetër ka të bëjë me vënien në lëvizje të të gjitha mjeteve për kthesën energjetike dhe nxitjen e inovacioneve në sektorët si mikrorrjetet ose teknologjitë më të mira për bateritë. Edhe nëse Gjermania do të kalojë një ditë tek energjia e gjelbër, do të vazhdojë të ketë nevojë për lëndët e para me rezerva të kufizuara si për shembull metalet e rralla, që zenë një vend të vogël por të rëndësishëm në teknologjitë e fitimit të energjive të renovueshme. Duhen parë me kujdes cilat janë mënyrat me të cilat konfliktet dhe shkëputjet e rrugëve tregtare shkaktojnë rrezikimin e zinxhirëve të furnizimit. Dhe duhen zvogëluar varësitë nga furnizuesit destruktivë të energjisë.

Bashkëpunimi transatlantik do të luajë një rol vendimtar. Roli drejtues i SHBA tek investimet në energjinë e gjelbër, si dhe marrja e shumicës për planet e Joe Bidenit për klimën, do të krijojnë sigurinë në treg, parakusht për ngritjen e energjive të erës dhe diellit dhe teknologjive për prodhimin e hidrogjenit të lëngshëm me rrugë të gjelbërta.

Dhe në vlerësimin e gjendjes së sigurisë, NATO duhet të trajtojë energjitë jo-fosile dhe uljen e emisioneve të dioksidit të karbonit, si shtylla të rëndësishme të sigurisë globale. Lufta në Ukrainë është katastrofë humanitare dhe tregon qartë rreziqet e Rusisë së Putinit për botën. Një reagim i vendosur i Gjermanisë për t`i dhënë fund varësisë nga lëndët djegëse fosile të Rusisë, mund të kthehet në katalizator për një zhvillim drejt një sigurie më të madhe gjeopolitike dhe në çështjet e klimës, në Europë dhe në botë.

Sherri Goodman është eksperte për sigurinë ndërkombëtare dhe ndryshimin e klimës. Ajo është kryetare e kryesisë së organizatës amerikane Council of Strategic Risks dhe Sekretare e Përgjithshme e Këshillit Ndërkombëtar Ushtarak për klimën dhe sigurinë (International Military Council on Climate and Security). Të dyja institucionet merren me analizimin dhe luftimin e rreziqeve strategjike të sigurisë si për shembull ndryshimi i klimës. Nga 1993- 2001 ajo ka punuar në Ministrinë amerikane të Mbrojtjes në sektorin e sigurisë mjedisore./DW/

The post DW: Pavarësia nga gazi rus, çelësi i sigurisë gjermane appeared first on Albeu.com.