pasuria Archives - Albeu.com

Shehaj zbulon dokumentet e pasurisë në Itali dhe i kërkon Ramës: Trego si e ndërtove vilën në Surrel me 400 mijë euro
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka bërë publike të gjitha të dhënat mbi pronat e tij në Itali, duke i shoqëruar me dokumentacion përkatës si një formë transparence të plotë.

Pas sugjerimeve të ngritura nga Taulant Balla, drejtues i grupit parlamentar socialist, Shehaj vuri në dispozicion dokumentet italiane që tregojnë se prona e tij e deklaruar në ILDKPI, e shitura për 15 milionë euro, ishte blerë fillimisht në vitin 2019 dhe më vonë u ristrukturua një vit më pas me një investim prej të paktën 4 milionë eurosh, duke respektuar plotësisht legjislacionin italian.

Ai u shpreh se po ndërmerr një hap që asnjë politikan tjetër shqiptar nuk e ka bërë më parë: të ndajë me qytetarët çdo detaj rreth pronave të tij.

Sipas tij, prona në Itali u ble në vitin 2019 për 2.9 milionë euro dhe në vitin 2020 mori leje ndërtimi për të ngritur një vilë rreth 500 metra katrorë.

Investimi për rindërtim arriti në 4 milionë euro dhe tërësia e këtyre veprimeve figuron në deklaratat e pasurisë, derisa prona u shit për 15 milionë euro në vitin 2025.

Shehaj theksoi se çdo investim i tij është plotësisht i dokumentuar dhe i verifikuar në Itali, një vend ku, sipas tij, askush nuk toleron shkeljet e ligjit dhe pasojat janë të rënda.

Drejtuesi i Mundësisë publikoi gjithashtu informacion të detajuar për një rezidencë tjetër, për të cilën Balla kishte shpërndarë pamje dhe të dhëna të ambientit ku jetojnë bashkëshortja dhe fëmijët e tij.

Ai sqaroi se këtë vilë e ka blerë për 10 milionë euro dhe planifikon ta rishesë me një çmim më të lartë pas një riinvestimi, ndoshta edhe për 25 milionë euro.

Pas këtij akti transparence me dokumentacion, Shehaj deklaroi se sulmet ndaj tij janë të porositura nga Edi Rama. Ai e sfidoi kryeministrin të tregojë hapur se si arriti të ndërtojë një vilë në Surrel me një sipërfaqe prej 1 mijë metrash katrorë dhe katër godina, duke deklaruar një kosto prej vetëm 400 mijë eurosh në ILDKPI.

Shehaj vuri në dyshim se kjo shumë nuk do të mbulonte as pagesën e arkitektit dhe kërkoi që Rama të shpjegojë origjinën e këtyre parave dhe identitetin e ndërtuesit.

Ai shtoi se fushata kundër tij nuk do ta frenojë nga zbulimi i aferave qeveritare, duke theksuar se pasurinë e tij e ka krijuar me punë të ndershme, ndërsa akuzuesit e tij kanë përfituar nga vjedhja e popullit më të varfër në Evropë.

Shehaj akuzoi mazhorancën se po përdor të gjithë aparatin e propagandës për ta sulmuar, sepse i ka ardhur fundi. Ai madje pretendoi se janë angazhuar individë nga mediat e opozitës për ta bërë baltën më të besueshme, por shprehu bindjen se njerëzit e kuptojnë se ai i ka rritur fëmijët me punë të ndershme, ndërsa kundërshtarët e tij me paratë e qytetarëve shqiptarë.

Prej më shumë se një jave, përfaqësues të mazhorancës dhe media të caktuara kanë nisur një sërë akuzash ndaj Shehajt, të cilat ai i ka cilësuar si shpifje dhe u është përgjigjur duke ofruar transparencë me dokumente.

The post Shehaj zbulon dokumentet e pasurisë në Itali dhe i kërkon Ramës: Trego si e ndërtove vilën në Surrel me 400 mijë euro appeared first on Albeu.com.

Pasuria e Michael Jackson ende sekrete, pse kërkon transparencë vajza e tij?
Paris Jackson dhe administratori i pasurisë së Michael Jackson, John Branca rikthehen sërish në gjykatë së fundmi, këtë hërë për një mosmarrëveshje dokumentash.

Vajza e legjendës së muzikës ka kundërshtuar kërkesën e John Branca-s, pasi sipas saj administratorët e të atit kanë marrë mbi 120 milionë dollarë për punën e tyre lidhur me pasurinë e trashëguar, dhe për këtë arsye ajo i ka kërkuar gjykatës të rrëzojë kërkesat për të mbajtur të fshehta dokumentet ligjore.

Branca argumenton se publikimi i këtyre dokumenteve mund të dëmtojë plane për biznese të ardhshme ose t’u japë avantazh palëve kundërshtare dhe se ajo bashkë me dy vëllezërit e saj kanë përfituar miliona dollarë që prej vdekjes së babait të tyre.

Nga ana tjetër Paris theksoi se pasuria e Jackson pas kaq vitesh mbetet sekrete dhe ende nuk ka një imazh të qartë mbi financat që ka trashëguar.

The post Pasuria e Michael Jackson ende sekrete, pse kërkon transparencë vajza e tij? appeared first on Albeu.com.

Gërvalla: Byroja për pasurinë e pajustifikueshme do të realizohet
Ushtruesja e detyrës së ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të bëhet realitet, duke e vlerësuar si një mekanizëm të nevojshëm për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe integritetit institucional.

Ajo ka bërë të ditur se mbyllja e konsultimit publik për Projektligjin përbën një etapë të rëndësishme në këtë proces.

“Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të jetësohet, sepse nuk ka rrugë tjetër për një shtet që synon drejtësi, barazi para ligjit dhe integritet institucional”, ka deklaruar ajo.

Gërvalla ka shprehur mirënjohje për qytetarët, ekspertët, organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet e drejtësisë për kontributin e tyre gjatë fazës së konsultimeve publike.

“Sot përfundon afati i konsultimit publik për Projektligjin për Byronë. Falënderojmë të gjithë qytetarët, ekspertët, organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet e drejtësisë që kanë kontribuar me komente, sugjerime dhe vërejtje gjatë këtij procesi”, ka thënë Gërvalla.

Sipas saj, secili koment i pranuar do të shqyrtohet me seriozitet dhe përgjegjësi.

“As edhe një koment i vetëm i pranuar nuk do të mbetet pa u trajtuar dhe pa marrë përgjigje. Çdo kontribut do të shqyrtohet me seriozitet dhe përgjegjësi, me qëllim që të kemi një ligj sa më të plotë, funksional dhe të qëndrueshëm”, është shprehur ajo.

Ajo ka nënvizuar se themelimi i Byrosë është një angazhim për forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik.

“Pasuria e pajustifikueshme, e krijuar mbi kurrizin, mundin dhe djersën e qytetarëve të Republikës, nuk mund të mbetet e paprekshme. Ajo duhet të verifikohet, të konfiskohet kur nuk justifikohet me burime të ligjshme dhe t’u kthehet qytetarëve, të cilëve u takon”, ka deklaruar ajo.

Gërvalla ka shtuar se në Republikën e Kosovës askush nuk është mbi ligjin dhe se pasuria e pajustifikueshme nuk mund të mbetet e pandëshkuar.

The post Gërvalla: Byroja për pasurinë e pajustifikueshme do të realizohet appeared first on Albeu.com.

Pasuria me më shumë se 24 milionë euro e Liam Payne do t’i kalojë të …
Djali 8-vjeçar i këngëtarit të ndjerë, Bear Grey Payne, pritet të trashëgojë të gjithë pasurinë e babait të tij, e cila vlerësohet në më shumë se 24 milionë euro.

Sipas dokumenteve të reja të administrimit të trashëgimisë, të depozituara në Gjykatën e Lartë të Britanisë së Madhe, ish-anëtari i grupit One Direction, Liam Payne, nuk kishte lënë testament para vdekjes së tij në tetor të vitit 2024.

Bazuar në legjislacionin britanik për trashëgiminë, duke qenë se artisti nuk ishte i martuar dhe nuk kishte një partneritet civil të regjistruar, trashëgimtari i vetëm ligjor i pasurisë së tij është djali që ai pati me këngëtaren Cheryl Tweedy.

Dokumentet gjyqësore parashikojnë që një pjesë e pasurisë të përdoret për nevojat dhe mirëqenien e Bear përpara se ai të arrijë moshën madhore, ndërsa pjesa tjetër do të mbetet nën administrim të posaçëm deri në moshën 18-vjeçare.

Në maj të vitit 2025, Cheryl Tweedy dhe avokati i industrisë muzikore, Richard Bray, u emëruan administratorë të pasurisë së këngëtarit, me të drejtën për të menaxhuar dhe përdorur asetet në interes të trashëgimtarit të mitur.

Sipas të dhënave të përditësuara, pasuria e Liam Payne vlerësohet në rreth 26.5 milionë paund para zbritjes së detyrimeve dhe taksave, ndërsa vlera neto arrin në afro 21.9 milionë paund.

Ndër asetet më të vlefshme të artistit është një vilë luksoze me pesë dhoma gjumi në Chalfont St Giles, të cilën ai e kishte blerë në vitin 2021 për 3.25 milionë paund, me synimin për të qenë më pranë djalit të tij pas ndarjes nga Cheryl.

Liam Payne humbi jetën në moshën 31-vjeçare pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires. Autoritetet argjentinase konfirmuan se shkaku i vdekjes ishte politrauma, ndërsa hetimet për rrethanat e ngjarjes vijojnë ende.

The post Pasuria me më shumë se 24 milionë euro e Liam Payne do t’i kalojë të … appeared first on Albeu.com.

Zbulohet pasuria e Kleviol Ahmetit
Gjatë një prononcimi në intervistën me Grida Dumën, Kleviol Ahmeti ka ndarë detaje lidhur me statusin e tij ekonomik dhe ndikimin social.

Duke folur për përmasat e audiencës së tij, ai u shpreh: “Me influencën që kam, nxjerr dy deputetë”.

Në rrafshin politik, ai deklaroi mbështetjen për Edi Ramën, duke theksuar se ky qëndrim binte në kundërshti me atë të babait të tij, i cili ka qenë përkrahës i Sali Berishës, një diferencë që ka shkaktuar mospajtime të vazhdueshme në rrethin familjar.

Ahmeti trajtoi gjithashtu periudhën e qëndrimit në institucionet e vuajtjes së dënimit. Ai sqaroi se mjediset e burgut i shërbyen si pikënisje për një aktivitet tregtar, konkretisht në sektorin e shitjes së syzeve.

Lidhur me bilancin e tij financiar aktual, Ahmeti pretendoi se zotëron një pasuri e cila llogaritet në rreth 2 milionë dollarë.

Duke iu referuar këtyre të dhënave, ai deklaroi: “Dikur vetëm ëndërroja, sot i kam arritur”.

The post Zbulohet pasuria e Kleviol Ahmetit appeared first on Albeu.com.

Nuk është vetëm “Friends”: ja si fiton ende miliona Lisa Kudrow
Lisa Kudrow mbetet një nga figurat më të konsoliduara financiarisht të brezit të aktorëve që dominuan televizionin në vitet ’90. Me një karrierë që shtrihet në disa dekada, ajo ka arritur të ndërtojë një profil të qëndrueshëm si në ekran ashtu edhe prapa tij.

E njohur globalisht për rolin e Phoebe Buffay në serialin legjendar “Friends”, Kudrow ishte pjesë e një fenomeni televiziv që vazhdon të gjenerojë të ardhura edhe sot. Transmetimet e vazhdueshme në platforma dhe televizione të ndryshme u sigurojnë aktorëve përfitime të konsiderueshme përmes të ardhurave pasive.

Në kulmin e suksesit të serialit, aktorët kryesorë arritën të negocionin paga shumë të larta për episod, duke e kthyer “Friends” në një nga projektet më fitimprurëse në historinë e televizionit. Megjithatë, karriera e Kudrow nuk u ndal me përfundimin e tij.

Ajo ka vijuar të jetë aktive në industri, duke u angazhuar në projekte të ndryshme filmike dhe televizive. Ndër to spikasin edhe produksione si “The Comeback” dhe “Web Therapy”, ku ka kontribuar jo vetëm si aktore, por edhe si bashkë-krijuese dhe producente.

Përveç roleve në ekran, Kudrow ka zgjeruar aktivitetin e saj edhe në fusha të tjera, përfshirë punën me zë dhe zhvillimin e projekteve kreative. Ky diversifikim i angazhimeve ka ndikuar në ruajtjen dhe rritjen e të ardhurave ndër vite.

Sot, ajo konsiderohet një nga aktoret më të suksesshme financiarisht të brezit të saj, falë kombinimit të një projekti ikonë dhe një karriere të menaxhuar me kujdes.

The post Nuk është vetëm “Friends”: ja si fiton ende miliona Lisa Kudrow appeared first on Albeu.com.

Kryemadhi sqaron nga i burojnë të ardhurat: Gjithçka është një gjueti shtrigash! Kam lindur në mes të Tiranës
Ish-deputetja e LSI, Monika Kryemadhi, i ka cilësuar një “gjueti shtrigash” akuzat e ngritura ndaj saj dhe ish-bashkëshortit të saj, Ilir Meta, ndërsa ka sqaruar edhe se nga i buron pasuria.

E ftuar në “LOG.”, Kryemadhi theksoi se nuk ka asnjë provë konkrete për pretendimet që janë bërë ndaj saj, ndërsa ironizoi disa prej tyre si “absurde dhe të pavërtetuara”.

“Gjithçka është një gjueti shtrigash. PD në një anë, nuk them që nuk ka sulmuar LSI-në dhe Ilir Metën. PS po ashtu. Por perceptimi publik iu bashkua një fletërrufeje. Asnjë prej akuzave ndaj meje nuk ekziston. Një artikull thoshte që kam miniera në Afrikë. I gjetën minierat në Afrikë këta?”, deklaroi ajo, ndërsa shtoi se procedimi ndaj saj nga SPAK ka nisur mbi bazën e një padie të dorëzuar nga ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kryemadhi foli edhe për pasurinë e saj dhe të familjes, duke theksuar se çdo e ardhur është e dokumentuar dhe e deklaruar, ndërsa tha se pasuria më e madhe e saj është familja.

“Familja është pasuria ime më e madhe. Pasuria nuk janë paratë, për mua është familja. Se mund të kesh paratë, por të shtyp makina sa del në rrugë. Unë nuk jam e pasur, por nuk jam as e varfër. Nga buron pasuria ime? Të ardhurat.  Monika Kryemadhi ka lidhur në mes të të Tiranës, te pallatet Shallvare, në kate të pare”, tha ajo.

Ajo u ndal edhe tek blerja e apartamentit në zonën e Bllokut, për të cilin SPAK ka ngritur dyshime për pastrim parash.

“Shtëpia në Bllok është blerë me kredi bankare 200 mijë euro dhe 200 mijë euro të tjera nga fitimi i apartamentit në Qerret. E gjitha është e deklaruar”, tha ajo.

Monika Kryemadhi: Gjithçka është një gjueti shtrigash. PD në një anë, nuk them që nuk ka sulmuar LSI-në dhe Ilir Metën. PS po ashtu. Por perceptimi publik iu bashkua një fletërrufeje. Asnjë prej akuzave ndaj meje nuk ekziston. Një artikull thoshte që kam miniera në Afrikë. I gjetën minierat në Afrikë këta? Akuzuan se kam bërë operacione plastike 280 mijë euro. I gjetën?….

Familja është pasuria ime më e madhe. Pasuria nuk janë paratë, për mua është familja. Se mund të kesh paratë, por të shtyp makina sa del në rrugë. Unë nuk jam e pasur, por nuk jam as e varfër. Nga buron pasuria ime? Të ardhurat.  Monika Kryemadhi ka lidhur në mes të të Tiranës, te pallatet Shallvare, në kate të pare… Nuk po merrem me 91-91, duke pasur parasysh origjinën e mamasë sime, nga Dibra, me kushërinj, kur u hapën kufijtë i erdhën nga Amerika nga ishin nga nuk ishin.

Po e nis nga 1995, pallati në Shallvare, në kat të parë, ishte 3 dhoma një gazhinë, kam dhe një kontratë qiraje të asaj kohe me një komani turke, Gintash. Nuk kishte pallate private, kontrata është tre vjeçare, ka qenë 500 dollarë. Ka qenë kontrata tjetër me 1 milion e gjys në muaj. 2001-2006 është prape kontratë tjetër qiraje, me 2.5 milionë lekë, aq ka qenë dhënë me qira. Kemi qenë bashkëpronar me mamanë. Nga këto kontrata, familja ime ka pasur të ardhura 200 mijë dollarë, nga 1995-2006.

Në 2002 kemi blerë një apartament në Qerret të deklaruar, e kemi shitur në 2006. SPAK thotë se nuk e kemi deklaruar. Është blerë 60 mijë dollarë, është shitur 300 mijë dollarë, është ajo vlerësim zhvlerësim që flasin sot. 200 dhe 300 bëjnë 500 mijë dollarë.

Blerja e shtëpisë në Bllok që SPAK pretendon se kemi bërë pastrim parash, unë mamaja ime dhe Ilir Meta, është blerë 200 mijë euro me kredi bankare dhe 200 mijë euro nga 300 mijëshja kjo. Është e gjitha e deklaruar….

The post Kryemadhi sqaron nga i burojnë të ardhurat: Gjithçka është një gjueti shtrigash! Kam lindur në mes të Tiranës appeared first on Albeu.com.

Adriana Matoshi deklaron 7000 euro rrogë, zbardhet pasuria e deputetes
Deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe njëkohësisht aktorja e njohur, Adriana Matoshi, ka dorëzuar deklarimin e saj të rregullt vjetor të pasurisë për vitin 2025, pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, duke ofruar një pasqyrë të plotë të të ardhurave dhe pasurisë së saj personale gjatë vitit 2024.

Sipas dokumentit të publikuar, Matoshi ka deklaruar një veturë të tipit Fiat në vlerë prej 13 mijë euro, e cila është dhuratë nga ish-bashkëshorti i saj dhe që figuron në pronësi të prindërve.

Po ashtu, ajo ka në pronësi të prindërve edhe një shtëpi prej 66 metra katrorë, e ndërtuar në vitin 1990 me kursimet e babait të saj.

Vlera e tregut e kësaj shtëpie është vlerësuar në 400 mijë euro. Matoshi ka deklaruar edhe një kredi në NLB Bankë në shumë totale prej 15,800.03 euro, të marrë në nëntor të vitit 2024 për renovimin e shtëpisë, me një afat shlyerjeje prej 24 muajsh.

Deri në momentin e deklarimit, ajo ka paguar një pjesë të kredisë dhe ka një borxh të mbetur prej 13,210.56 euro.

Në aspektin financiar, deputetja ka 8,809.81 euro të gatshme në llogari bankare, të akumuluara nga paga dhe kredi.

Të ardhurat e saj vjetore personale përfshijnë:– 21,336.12 euro nga paga si deputete në Kuvendin e Kosovës; – 6,963 euro nga puna si prezantuese në Festivalin “Fest 62” në RTSH në Tiranë, gjatë periudhës 30 janar – 2 shkurt 2024;– 240 euro nga shtesa dhe kompensime të tjera nga Ministria e Financave.

Matoshi nuk ka deklaruar ndonjë pronë të regjistruar në emër të saj, aksione në ndonjë kompani, kriptovaluta, donacione politike apo letra me vlerë.

Adriana Matoshi, përveç funksionit të saj në Kuvend që nga marsi i vitit 2021, vazhdon të jetë aktive edhe në botën e artit dhe kulturës, duke balancuar rolin e saj si përfaqësuese politike me aktivitetet artistike që e kanë bërë një nga figurat më të dashura për publikun në Kosovë dhe më gjerë.

The post Adriana Matoshi deklaron 7000 euro rrogë, zbardhet pasuria e deputetes appeared first on Albeu.com.

Zodiaku i pasurisë: Kush e ka paranë magnet?
Shenjat e horoskopit që shpesh lidhen me aftësi për të tërhequr para, intuitë financiare dhe frymë sipërmarrëse janë këto:

1. Demi (Taurus)

-I lidhur me bollëkun, luksin dhe qëndrueshmërinë.

-I aftë të kursejë dhe të ndërtojë pasuri me durim.

-Ka sens praktik për investime dhe jeton për komoditet.

2. Bricjapi (Capricorn)

-Ambicioz, strategjik dhe shumë punëtor.

-Nuk dorëzohet lehtë dhe ndjek plane afatgjata për sukses financiar.

-Është nga ata që ngrihet nga asgjëja dhe ndërton pasuri të qëndrueshme.

3. Akrepi (Scorpio)

-Ka intuitë të fortë për biznes dhe mund të menaxhojë mirë rreziqet.

-Shpesh tërheq para përmes instinktit dhe vendimeve të guximshme.

-Ka një lidhje magnetike me transformimin – përfshirë edhe atë financiar.

4. Luani (Leo)

-Irrezaton besim, që tërheq mundësi dhe investitorë.

-Ka shije për luksin dhe di si ta bëjë paratë të punojnë për të.

-Dallon në fusha që lidhen me famë, art apo drejtim.

5. Virgjëresha (Virgo)

-Menaxher i shkëlqyer i financave.

-Analitik dhe i kujdesshëm në çdo detaj.

-E sheh pasurinë si rezultat i organizimit dhe përkushtimit.

The post Zodiaku i pasurisë: Kush e ka paranë magnet? appeared first on Albeu.com.

Mikey Madison: Sa e pasur është aktorja e ‘Anora’?
Mikey Madison është një aktore amerikane që ka bërë emër në industrinë e filmit dhe televizionit me talentin dhe shkathtësinë e saj. E lindur më 25 mars 1999, në Los Angeles, Kaliforni, Mikey filloi karrierën e saj të aktrimit në filma të pavarur përpara se të bëhej një fytyrë e njohur në produksione më të mëdha. Sot, emri i saj lidhet me role ikonë që variojnë nga komedia te horrori dhe pasuria e saj është rritur ndjeshëm gjatë gjithë karrierës së saj.

Madison së pari fitoi njohjen për portretizimin e saj të Max Fox në serialin komedi-dramë Better Things (2016-2022). Roli i saj si vajza rebele e personazhit kryesor, të luajtur nga Pamela Adlon, tregoi aftësinë e saj për të trajtuar me shumë aftësi momente komike dhe emocionale. Ky rol i lejoi asaj të fitonte njohje si në televizion ashtu edhe në film.

Zbulimi i saj i madh në film erdhi në vitin 2019, kur ajo u zgjodh nga regjisori legjendar Quentin Tarantino për të portretizuar Susan “Sadie” Atkins, një anëtare e familjes famëkeqe Manson, në filmin e vlerësuar nga kritikët “Një herë e një kohë në Hollywood”. Në këtë film, performanca e saj rrëqethëse në një nga skenat më intensive të filmit tregoi aftësinë e saj për të marrë role komplekse dhe sfiduese.

Në vitin 2022, Mikey Madison vazhdoi ngritjen e saj në Hollywood duke iu bashkuar ekskluzivitetit Scream, duke luajtur Amber Freeman, një nga vrasësit në pjesën e pestë të sagës. Performanca e saj nuk ishte vetëm një sukses në arkë, por seriali vazhdoi me Scream VI në 2023, duke e forcuar më tej vendin e saj në zhanrin horror. Po atë vit, ajo u shfaq edhe në filmin e suksesshëm X, me regji të Ti West, së bashku me Mia Goth, një rol që mori vlerësime për shkathtësinë e saj.

Megjithatë, viti 2024 ishte një vit kyç për Mikey kur ajo luajti në filmin Anora, një rol që i dha asaj një nominim për çmimin Oscar për aktoren më të mirë, duke shënuar një moment historik në karrierën e saj.

Me kalimin e viteve, Mikey Madison ka demonstruar aftësinë e saj për të kaluar midis zhanreve dhe për të marrë role sfiduese. Nga debutimi i saj në vitin 2013 deri te projektet e saj më të fundit, ajo ka ndërtuar një karrierë solide që i ka siguruar vendin e saj në industrinë e filmit.

Vlera neto e Mikey Madison?

Sa i përket pasurisë së saj, Mikey ka grumbulluar pasuri të konsiderueshme gjatë gjithë karrierës së saj falë roleve të saj në hitet e bokseve dhe serialeve të njohura. Pasuria e saj neto vlerësohet në 1 milion dollarë, një shifër që pasqyron suksesin e karrierës së saj dhe njohjen që ka fituar si aktore.

The post Mikey Madison: Sa e pasur është aktorja e ‘Anora’? appeared first on Albeu.com.