pasuria pandora papers Archives - Albeu.com

DETAJET/ Si u përfshi Mancini dhe Vialli te “Pandora Papers”
Në 12 milionë dokumentet e hetuara nga gazetarët lidhur me parajsat fiskale të krijuara nga 29 mijë shoqëri off-shore, kanë rezultuar edhe emra të famshëm të botës së futbollit.

Pas Guardiolës, Raiolas dhe Ancelottit, sot flitet edhe për dy emra të njohur dhe figura të futbollit europian, Roberto Mancini dhe Gianluca Vialli.

Që të dy rezultojnë të lidhur me kompani off-shore në Virgin Islands ku Mancini konsiderohet si pronar i kompanisë, Bastian Asset Holdings, kompani e cila kishte blerë në 2008 një avion privat me vlerë 7 mln Euro.

Një vit më pas, Mancini përfiton në Itali nga një ligj, si amnisti për të hyrë nën mbrojtje fiskale ku dhe pati angazhuar një avokat për mbyllur çështjet e aktiviteteve që mund të kishte jashtë Italisë. Lidhja e datave sipas shtypit italian përkon ndoshta me mbylljen e këtyre llogarive off-shore nga Mancini.

Ndërkohë Vialli, rezulton pronar i kompanisë Crewborn Holdings sipas dokumenteve e cila është mbyllur në 2017 dhe nuk kishte bilanc me shifra të mëdha. Por aty thuhet se kjo kompani investoi në fondin e famshëm BC Partners që në Janarin e kaluar tentoi të blinte aksionet e Interit dhe jo pa qëllim, ky fond kishte zgjedhur Viallin si ndërmjetës në Itali.

Sipas shtypit italian, Vialli ka pohuar se si shtetas britanik, ai ka regjistruar dhe ka deklaruar gjithçka në këtë shtet dhe se dëshiron të ketë privatësi për çështje të tilla.

Gjithsesi në vendin fqinj, përfshirja e këtyre emrave më shumë mund të ndikojë në qasjen publike të tyre, si pjesëtarë të kombëtares italiane pasi ligjërisht, këto çështje ata I kanë zgjidhur me kohë.

The post DETAJET/ Si u përfshi Mancini dhe Vialli te “Pandora Papers” appeared first on Albeu.com.

Nga vajza te miku i fëmijërisë, “Pandora Papers” zbulon pasuritë e fshehura të Vladimir Putin
Miliona dokumente dolën në dritë në dosjet offshore të quajtura “Pandora Papers”. Mes emrave të politikanëve dhe udhëheqësve botërorë është edhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Por cilat janë zbulimet e rrjetit të gazetarëve investigativë për pasurinë e Putin. “The Guardian” ka bërë një hulumtim të gjerë të rrjetit të ngritur nga Putin.

Shkrimi nis me faktin që në Shtator 2003, u bë një transaksion i fshehtë. Vendndodhja ishte Monako, një parajsë fiskale e lidhur me të pasurit. Një apartament ndërroi duar. Një noter lokal nënshkroi marrëveshjen. Çmimi i blerjes: 3.6 milionë € (3.1 milion £). Për këtë, blerësi mori një apartament luksoz në katin e katërt, dy vende parkimi, një depo dhe përdorimin e një pishine në kompleksin “Monte Carlo Star”. Identiteti i blerësit të banesës ishte një mister. “Blerësi” zyrtar ishte një kompani offshore e regjistruar në Ishujt e Virgjër Britanikë, Brockville Development Ltd. Brockville ishte nga ana tjetër në pronësi të dy njësive të tjera të regjistruara në Panama-Sefton Securities dhe më vonë, Radnor Investments SA.

Falë dokumenteve të “Pandora Papers”, “The Guardian” mundi të identifikojë blerësin e banesës, që ishte një grua, 28 vjeçe në 2003, dhe në atë kohë e panjohur. Emri: Svetlana Krivonogikh. Brenda disa viteve, Krivonogikh u bë jashtëzakonisht e pasur. Ajo bleu një apartament në një kompleks prestigjioz në qytetin e saj të lindjes, Shën Petersburg, prona në Moskë, një jaht dhe pasuri të tjera, me vlerë rreth 100 milionë dollarë.

Si ta shpjegoni ngritjen e saj si në përrallë? Sipas raporteve të mediave, origjina e Krivonogikh është modeste. Ajo u rrit në një apartament, dhomë, kuzhinë dhe banjo. Krivonogikh ishte një studente në degën e biznesit dhe punoi si pastruese në një dyqan. Pastaj, në fund të viteve 1990, i ra “llotaria”: Vladimir Putin. Në vitin 2020, uebfaqja “Proekt”, një nga mediat e pakta të pavarura të Rusisë pretendoi se Krivonogikh krijoi një miqësi me Putinin kur ai ishte zyrtar i Shën Petersburgut. Ajo u bë e dashura e Putinit.

Pavarësisht nga natyra e saktë e marrëdhënies së tyre, ata duket se kanë qenë të afërt. Në Mars 2003, Krivonogikh lindi një vajzë, Luiza. “Proekt” ka pohuar se Putini është babai i Luizës. Kremlini nuk ka komentuar. Putin nuk diskuton jetën e tij private. Ai dhe gruaja e tij, Lyudmila, të cilat kanë dy vajza, Masha dhe Katerina u divorcuan në 2013. Luiza gjithmonë i ka shmangur pyetjet në lidhje me Putinin. Ajo dhe nëna e saj nuk iu përgjigjën pyetjeve të “The Guardian”. Njerëz nga rrethi i ngushtë i Putinit e përdorën Monakon si një qendër diskrete për punët e tyre financiare. Ekziston edhe gjeopolitika. Princi Albert, sundimtari i Monakos, ka marrëdhënie të mira me Putinin. Gjatë dy dekadave të fundit, ndikimi rus në Monako është rritur.

Tjetër episod

Në Dhjetor 1941, Viktor Kolbin u plagos ndërsa luftonte me gjermanët në frontin e Leningradit. Ishte shumë ftohtë. Siç e kujtoi dekada më vonë, Kolbin nuk ishte në gjendje të lëvizte dhe u lëndua rëndë, gjaku i tij njollosi borën. Një mjek e tërhoqi zvarrë. Ai jetoi gjatë luftës së madhe patriotike, siç e quajnë rusët luftën e dytë botërore, dhe më vonë u bë mësues dhe drejtor i një shkolle fshati në Imenitsy, jo shumë larg Estonisë.

Në verën e vitit 1954, një familje nga Leningradi mori me qira një dhomë në fshat nga tezja e Kolbinit. Ata ishin Putinët. Kolbin u shoqërua me Vladimir Spiridonovich Putin, i cili gjithashtu ishte plagosur ndërsa luftonte pranë Leningradit. Të dy burrat i kishin mbijetuar bllokadës naziste të qytetit, në të cilin shumë njerëz u vranë. “Ne gjetëm një gjuhë të përbashkët” i tha Kolbin gazetës së tij lokale “Pravda Severa” në 2002. Putinët sollën me vete fëmijën e tyre dyvjeçar, një djalë të vogël, gjithashtu Vladimirin.

Djali i Kolbin, Peter dhe Vladimiri u bënë miq. Në vitin 1969 – kur Peter ishte 17 vjeç dhe Vladimiri 16-të dy adoleshentë shkuan në një festë në fshatin fqinj. Sipas Viktor Kolbin, ata u përleshën me disa djem vendas, duke u kthyer në shtëpi vonë me plagë. Putin filloi të mësojë xhudo. Ai donte të bashkohej me “KGB”-në.

Jeta e dy burrave ndryshoi. Kolbin punonte në një dyqan kasapi. Por Putini nuk e harroi kurrë Kolbins. Menjëherë pasi mori pushtetin, presidenti i dërgoi një letër Viktorit duke e uruar për ditëlindjen. Në një intervistë, Kolbin tha se djali i tij ishte në kontakt me Putinin dhe ndoshta punonte për të. “Ai [Peter] nuk më thotë për këtë. Ai thotë: “Babi, mos e ngarko trurin me atë që nuk ke nevojë të dish”, kujton Kolbin.

Në 2001, Peter Kolbin hyri në biznes dhe përparoi. Një filial i një kompanie furnizoi pajisje për Gazprom. Mes shumë kompanive të tjera ai u bashkua edhe me Timchenko si partner në sipërmarrje të ndryshme, përfshirë IPP dhe Gunvor, ku fitoi 10% të aksioneve. Paratë vërshuan. Pasuritë e Kolbin u rritën në 550 milionë dollarë dhe pas tij dyshohet se qëndron pikërisht Vladimir Putin

The post Nga vajza te miku i fëmijërisë, “Pandora Papers” zbulon pasuritë e fshehura të Vladimir Putin appeared first on Albeu.com.