pasuri të paluajtshme Archives - Albeu.com

Investimet e huaja prekin rekord të ri historik, kryesojnë përsëri pasuritë e paluajtshme
Investimet e Huaja Direkte shënuan vlera të reja rekord për tremujorin e dytë dhe të gjithë 6-mujorin e parë të vitit.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e dytë, vlera e Investimeve të Huaja Direkte arriti në 379 milionë euro, në rritje me 12.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për të gjithë 6-mujorin e parë, vlera e përgjithshme e Investimeve të Huaja Direkte arriti në 686 milionë euro, gjithashtu niveli më i lartë historik i regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit. Vlera e investimeve të huaja direkte paraqitet në rritje me 7.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në 6-mujorin e parë të këtij viti, Investimet e Huaja Direkte e kanë tejkaluar me afërsisht dy herë vlerën e deficitit të llogarisë korrente. Ky faktor mund të ketë pasur një ndikim të rëndësishëm në mbiçmimin e monedhës vendase në kursin e këmbimit ndaj Euros. Kursi Eur-Lek këtë vit ka prekur nivelet më të ulëta historike.

Rritja e Investimeve të Huaja Direkte edhe për tremujorin e dytë të vitit është mbështetur njëkohësisht nga shtimi i flukseve të reja dhe nga rritja e fitimeve të riinvestuara të investitorëve ekzistues. 51% e investimeve të huaja direkte ishin fitime të riinvestuara, ndërsa 49% e totalit ishin injektime të reja të kapitalit.

Fitimet e riinvestuara në vitet e fundit kanë marrë peshën kryesore në strukturën e Investimeve të Huaja Direkte.

Për gjysmën e parë të këtij viti, vlera e fitimeve të riinvestuara nga ndërmarrjet e huaja arriti në 376 milionë euro, pothuajse 12% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Fitimet e riinvestuara përbënin 55% të vlerës totale të investimeve të huaja direkte për 6-mujorin 2023.

Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të dytë 2023, flukset valutore hyrëse në formën e Investimeve të Huaja Direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme, në masën 20%, në sektorin e hidrokarbureve, në masën 17%, në sektorin financiar, në masën 15% dhe në energjetikë, në masën 9% të totalit.

Të njëjtët sektorë kishin qenë dominues edhe në tremujorin e parë të vitit, por me kryesimin e hidrokarbureve, në masën 21%, të ndjekur nga ndërmjetësimi financiar, në masën 14%, sektori i pasurive të paluajtshme, në masën 14%, si dhe energjetika, në masën 12%.

Investimet e huaja direkte po rezistojnë në nivele të larta edhe pas përfundimit të disa investimeve madhore në sektorin energjetik, kryesisht gazsjellësit TAP dhe disa projekteve të rëndësishme koncesionare në energjinë hidrike.

Në dy vitet e fundit, ka një tendencë të qartë në rritje të investimeve të huaja në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Cikli i rritjes së shpejtë të çmimeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri, veçanërisht në periudhën pas pandemisë, duke se është mbështetur në masë të konsiderueshme nga kërkesa që vjen prej investitorëve të jashtëm.

Investimet e huaja në prona janë tipike sidomos për zonat bregdetare, ku, megjithë rritjen e çmimeve, ato ngelen mjaft konkurruese krahasuar edhe me vendet e tjera të Rajonit, si Mali i Zi apo Kroacia.

Rritja e fortë e çmimeve të pronave në vitet e fundit i ka bërë pasuritë e paluajtshme edhe një alternativë më tërheqëse për të investuar. Kjo e ka rritur numrin e blerësve që kanë blerë prona jo më për nevoja banimi apo shfrytëzimi familjar, por për qëllime investimi.

Një rol të rëndësishëm po luajnë investimet e vazhdueshme të ndërmarrjeve ekzistuese.

Përveç rolit të Bankers Petroleum, që ngelet investitori më i madh në shfrytëzimin e burimeve të naftës, një ndikim në rritjen e investimeve të huaja në këtë sektor mund të ketë dhënë shpejtimi i kërkimeve të kompanisë Shell në zonën e Shpiragut.

Sektori financiar dhe veçanërisht ai bankar ngelen gjithashtu një kontribuues në vijimësi, edhe për shkak të rritjes graduale të kërkesave për kapital ndaj bankave tregtare./monitor

The post Investimet e huaja prekin rekord të ri historik, kryesojnë përsëri pasuritë e paluajtshme appeared first on Albeu.com.

Në burg në Belgjikë si pjesë e një grupi kriminal, 50-vjeçarit i sekuestrohen 22 pasuri të paluajtshme
Policia ka sekuestruar 22 pasuri të paluajtshme pronësi të një 50-vjeçari aktualisht të akuzuar nga autoritetet belge, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim droge, si dhe të familjarëve të tij.

Në kuadër të operacionit “Filtri”, u sekuestruan 18 pasuri të paluajtshme (apartamente, sipërfaqe toke, njësi shërbimi, garazh dhe depo), të ndodhura kryesisht në lagjen “Uji i ftohtë”, Vlorë dhe në Durrës, si dhe 4 automjete të tipeve të ndryshme, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shtetasi E. G. dhe nga familjarët e tij, për shkak të veprimtarive kriminale të 50-vjeçarit.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Filtri”, i zhvilluar si rezultat i punës së mirëkoordinuar informative dhe operacionale, nga Njësia “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Hetimore qendrore, homologët belg dhe dvpt-të Vlorë, Durrës dhe Tiranë.

Sekuestrohen 22 pasuri (të paluajshme dhe automjete) në pronësi të një 50-vjeçari aktualisht të akuzuar nga autoritetet belge, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim droge, si dhe të familjarëve të tij.

Si rezultat i punës gjurmuese dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Policisë në qendër dhe në qarqe, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me homologët, me fokus zbulimin dhe sekuestrimin e pasurive të ndryshme që shtetas me precedentë penal, mund t’i kenë siguruar përmes aktiviteteve kriminale, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Filtri”.

Në kuadër të procedimit pasuror që shërbeu për finalizimin e këtij operacioni, si  dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u sekuestruan 22 pasuri (të paluajshme dhe automjete), në pronësi të shtetasit E. G., 50 vjeç, lindur në Vlorë, dhe të familjarëve të tij. 50-vjeçari aktualisht ndodhet në dhomat e paraburgimit në Bruksel, Belgjikë, i akuzuar për veprat penale “Trafikimi ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të vepës penale apo veprimtarisë kriminale”, të kryera në formën e organizatës kriminale.

Në kuadër të operacionit “Filtri”, u sekuestruan 18 pasuri të paluajtshme (apartamente, sipërfaqe toke, njësi shërbimi, garazh dhe depo), të ndodhura kryesisht në lagjen “Uji i ftohtë”, Vlorë dhe në Durrës, si dhe 4 automjete të tipeve të ndryshme, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shtetasi E. G. dhe nga familjarët e tij, për shkak të veprimtarive kriminale të 50-vjeçarit.

Vijojnë hetimet me qëllim zbulimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që mund të kenë si burim, veprimtaritë kriminale të shtetasit E. G.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprime të mëtejshme.

The post Në burg në Belgjikë si pjesë e një grupi kriminal, 50-vjeçarit i sekuestrohen 22 pasuri të paluajtshme appeared first on Albeu.com.

Sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të paluajtshme në Tiranë
Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që e kanë burimin nga aktivitetet kriminale.

Bëhet fjalë për një pasuri me vlerë rreth 5 milionë euro.

Prokuroria ka sekuestruar •1 ndërtesë në Tiranë, 1 arë me sipërfaqe 4000m2, 1 arë me sipërfaqe 1142m2, një arë me sipërfaqe 812m2, 2 apartamente në rrugën “Myslym Shyri”, një truall në Tiranë, si dhe dy subjekte tregtare, në pronësi të shtetasit E. O.

Njoftim policie

Finalizohet operacioni policor i koduar “Transferta e gabuar” nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Sekuestrohen pasuri të paluajtshme, me vlerë rreth 5 milionë euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.

Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, referuar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, u zhvillua operacioni policor i koduar “Transferta e gabuar”.

Në zbatim të këtij procedimi, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme në ngarkim të shtetasit E. O., 32 vjeç, banues në Tiranë, si dhe familjarëve të tij.

Në zbatim të këtij vendimi, u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave arrin rreth 5 milionë euro, konkretisht:

•1 ndërtesë në Tiranë, 1 arë me sipërfaqe 4000m2, 1 arë me sipërfaqe 1142m2, një arë me sipërfaqe 812m2, 2 apartamente në rrugën “Myslym Shyri”, një truall në Tiranë, si dhe dy subjekte tregtare, në pronësi të shtetasit E. O.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi E. O., në shtetin anglez.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar pasuri të tjera që kjo shtetase ose familjarët e saj mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë./albeu.com

The post Sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të paluajtshme në Tiranë appeared first on Albeu.com.