pastruesja Archives - Albeu.com

Vjedhja e parave në banesën e Alda Klosit nga pastruesja, ende mister burimi 500 mjë eurove në tubat e aspirimit
Edhe pse ende nuk është bërë e mundur të gjendet origjina e mbi 400 mijë eurove që u gjetën në shtëpinë e Rozeta Dobit, gjykata dje dha vendimin për tre protagonistët e historisë së vjedhjes së dy viteve më parë.

Prokuroria hetoi për shumë kohë, por se kujt i përkiste shuma marramendëse që u gjetën në tubin e aspirimit nuk është bërë publike, ndonëse Prokuroria e Tiranës vijon të hetojë pasurinë e ish-zyrtares së lartë Alda Klosit, që denoncoi sanitaren e vet për vjedhjen e 120 mijë eurove në shtëpinë e saj.

Dje Prokuroria e Tiranës dhe pretencën për Alda Klosin, sanitaren dhe të birin e kësaj të fundit dhe po dje Gjykata e Tiranës u shpreh me vendim për dënimin e tyre.

Të tre kishin kërkuar gjykim të shkurtuar më herët ndërkohë që të tre kanë kërkuar lirim, duke dhënë shkaqe dhe arsye të ndryshme.

Kështu Gjykata e Tiranës, deklaroi fajtore për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë Alda Klosin, ish-shefen e kabinetit të ish-ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben Ametaj, duke e dënuar atë me 2.6 vjet burg.

Ndërkohë, sanitarja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi, u shpallën fajtorë për ‘vjedhje me pasoja të rënda” në bashkëpunim dhe u dënuan konkretisht me 7 dhe 5 vite burg.

Për të tre të akuzuarit aplikohet gjykimi i shkurtuar, duke përfituar uljen e 1/3- ës së dënimit dhe përfundimisht Alda Klosi, do të vuajë 20 muaj burg, Rozeta Dobi 4.8 vjet, ndërsa djalit të Rozetës i mbetën 3.4 vjet!

500 MIJË EUROT NË TUBIN E ASPIRIMIT

Ngjarja për të cilën u arrestuan nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi, e ka zanafillën në dhjetor 2022 kur ish-zyrtarja e lartë, Alda Klosi kallëzoi në polici për vjedhjen e qindra mijëra eurove në banesë në rrugën e Kosovarëve në Tiranë.

Në janar 2023, policia arrestoi Rozeta Dobin dhe Havier Dobin, nënë e bir, nën akuzën e vjedhjes pasi në shtëpinë e tyre u gjet 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat i ishin fshehur në tubin e aspirimit të banesës së tyre.

Ndërsa Havierit iu sekuestruan dy makina. Vetë Alda Klosi, kishte bërë denoncimin për vjedhjen e 120 mijë eurove, 30 mijë dollarë dhe bizhuterive.

Pas arrestimit pastruesja ‘e penduar’ e drejtësisë tha se 400 mijë eurot i mori në shtëpinë e Alda Klosit. Një muaj më pas, në shkurt 2023 u krye arrestimi i ish-zyrtares, e cila vijoi të mohonte se shuma e parave që u gjet në tubin e aspirimit, nuk i përkisnin asaj edhe pse Rozeta Dobi tregoi se paratë ishin marrë aty!

KLOSI KËRKON PAFAJËSI

Në seancën e djeshme gjyqësore që u mbajt në Gjykatën e Tiranës, Alda Klosi, nuk ishte e pranishme në seancë, por u mbrojt nga avokati, i cili kërkoi pafajësi dhe lirimin e klientes së tij, pasi si kryefamiljare duhej të kujdesej për një vajze dhe një djalë të mitur.

Gjithashtu, përmendi dhe probleme shëndetësore. Avokati kërkoi që dënimi të jetë i njëjtë me kohën e qëndrimit në paraburgim, në të cilën ka qëndruar prej ditës së arrestit.

Nga ana tjetër, akuza ka theksuar se në analizën financiare për Klosin, shuma e vjedhur nuk rezulton e provueshme nga burime të ligjshme dhe paralelisht ish-zyrtarja po hetohet edhe për pastrim parash.

Prokuroria ka kërkuar pak javë më parë, pushimin e çështjes për akuzën e pastrimit të parave. Por gjykata nuk e ka pranuar, duke kthyer sërish dosjen për plotësim hetimesh dhe duke i lënë prokurorisë kohë 3 muaj të tjerë për kryerjen e hetimeve.

SANITARJA PARA GJYKATËS

Në seancën e djeshme, ishte Prokuroria që kërkoi 6 vjet burg për sanitaren Rozeta Dobi, 2.6 vjet burg për ish-zyrtaren Alda Klosin, kurse për Havierin pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit në shërbim prove.

Ish-zyrtarja, i ka qëndruar alibisë se shumën prej 120 mijë euro e 30 mijë dollarë ja vodhi Rozeta Dobi, të cilën e kishte punësuar prej pesë vitesh.

Por sanitarja ka insistuar se jo vetëm që këtë shumë ja kishte besuar shefja Klosi për t’i ruajtur, por edhe vlerën prej 400 mijë euro të gjetura në aspiratorin e kuzhinës i përkasin Alda Klosit.

Ndërkohë, prokuroria thotë se pretendimet e Rozeta Dobit, që paratë i janë dhënë nga Alda Klosi për t‘i mbajtur bien poshtë, për shkak të veprimeve dhe sjelljeve të saj në ditën e ngjarjes.

Vetë e pandehura Rozeta Dobi, shprehu pendesë për atë që ka ndodhur dhe kërkoi mëshirë dhe fajësoi Klosin për lekët e gjetura.

“Kërkoj mëshirë, kërkoj falje. Shumën e parave mi dha Alda Klosi për t‘i mbajtur disa kohë në shtëpinë time më pas t‘ia ktheja. Kam punuar gjithë jetën me punë të ndershme jo të bëj vjedhje. Klosi më tha mbaj lekët, se donte të fajësonte bashkëshortin për vjedhje”.

MBROJTJA E DOBIT

Edhe avokati mbrojtës i Dobit, kërkoi që të pezullohet dënimi me burg, pasi gruaja ka djalin për t’u kujdesur, pasi i ka vdekur bashkëshorti.

“Ne jemi treguar bashkëpunues dhe jemi arsyeja pse u zbulua e gjithë ngjarja. Të merret parasysh. Ata kanë edhe një fatkeqësia. Ka ndërruar jetë bashkëshorti i Rozeta Dobit dhe ajo duhet të kujdeset për djalin. Kërkojmë dënimin në minimum dhe pezullim të dënimit me burg.

Ajo do të jetë e gatshme të bashkëpunojë me drejtësinë. Ndihet e penduar për atë që ka bërë. Ne kërkojmë që çdo pasuri e deklaruar para datës së vjedhur ti kthehen Rozeta Dobit”, tha avokati.

Alda Klosi, ka mbuluar funksione të larta në administratë, si ish-drejtoreshë e koncesioneve në ministrinë e Financave disa vite më parë dhe deri në korrik të 2022, ka qenë shefe e kabinetit të ishzëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, për të kaluar më pas në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare.

The post Vjedhja e parave në banesën e Alda Klosit nga pastruesja, ende mister burimi 500 mjë eurove në tubat e aspirimit appeared first on Albeu.com.

Të heshtur pas kafazit prej xhami, pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj në gjykatë
Sot jepet vendimi për Rozeta dhe Havier Dobi, kanë dalë sot para togave të zeza. Gjykata penale, do të japë sot vendimin, me konkluzionet përfundimtare të prokurorisë.

Siç shihet nga pamjet, Rozeta, pastruesja që akuzohet se vodhi një shumë të madhe eurosh në banesën e Alda Klosit, ish-zyrtares së lartë, bashkëpunëtore dikur e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Mësohet se Alda Klosi, nuk është paraqitur sot në seancë, ndërkohë që sot do të jepet pretenca nga prokuroria.

The post Të heshtur pas kafazit prej xhami, pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj në gjykatë appeared first on Albeu.com.

Jo vetëm Rozeta Dobi, një tjetër pastruese i “fshin” mijëra euro doktorit të klinikës ku humbi jetën 3-vjeçari
Një tjetër pastruese hajdute është zbuluar në Tiranë. Ajo akuzohet se ka vjedhur rreth 45 mijë euro nga banesa e mjekut Roland Xhaxho, i njohur së fundmi për publikun e gjerë pas ngjarjes në klinikën e tij dentare ku humbi jetën i mituri Brian Spahiu.

Këto para sipas denoncimit të familjes së Roland Xhaxhos dhe bashkëshortes së tij ishin kursime të nënës së gruas së doktorit, kursime të mbledhura në 30 vite pension dhe ata e kanë konstatuar vjedhjen vetëm pasi nëna (vjehrra e doktorit) kishte ndërruar jetë.

Pastruejsa e cila është vënë nën akuzë rezulton se nuk ka vjedhur para vetëm në banesën e doktorit Roland Xhaho por po ashtu dyshohet se ka vjedhur sende me vlerë edhe në banesën e vajzës së tij, doktoreshë Ina Xhaxho.

Pas denoncimt të familjes Xhaxho ka qenë policia dhe prokuroria që kanë hetuar ngjarjen duke bërë të mundur zbulimin e krimit dhe dënimin e pastrueses, shtetases A.Xhemali me 2 vite e 8 muaj burg./Weblajm

The post Jo vetëm Rozeta Dobi, një tjetër pastruese i “fshin” mijëra euro doktorit të klinikës ku humbi jetën 3-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Hyri në administratë me një apartament dhe doli me disa prona dhe 120 mijë euro, si u pasurua Alda Klosi për 6 vjet
Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi u arrestua ditën e djeshme, pasi pastruesja Rozeta Dobi dëshmoi se vjedhja në shtëpinë e saj ishte inskenuar.

Nga ky inskenim, fillimisht u deklarua se Klosit i ishin vjedhur 120 mijë euro në banesë, këto të padeklaruara.

Mirëpo, kur u emërua në administratën e lartë shtetërore në 2016, si drejtore në ministrinë e Financave Klosi kishte një pasuri modeste.

Ajo ishte bashkëpronare me të shoqin Altin Klosi në një apartament prej 47m2 katrorë në Tiranë, me vlerë 2,5 milion lekë, një automjet “Toyota Yaris” i vlerësuar 180 mijë lekë dhe disa llogari bankare me vlera të ulëta ose të papërfillshme, prej 7 eurosh apo 3,8 dollarësh.

Nga ana tjetër bashkëshorti kishte dhe një truall prej 1000 m2 katrore në periferi të Tiranës me vlerë 9 milion lekë, ku përfshihet dhe një ndërtim prej rreth 90 m2.

Vetëm një vit më pas Alda dhe Altin Klosi blenë një apartament në Tiranë prej 72 metrash katrorë me vlerë rreth 32 mijë euro, financuar pjesërisht nga një kredi prej 2 milion lekësh, 950 mijë lekë të tjera i kanë marrë borxh dhe nga një garanci financiare të një prone me qira.

Me kalimin e viteve pasuritë e Alda Klosit pësuan ndryshime të mëdha.

Tashmë e divorcuar, Alda Klosi bëhet papritur pronare e dy apartamenteve banimi në Lezhë, me vlerë gati 8 milion lekë që të dy.

Në të njëjtin vit ajo shlyen kredinë e marrë në 2017 për blerjen e apartamentit në Tiranë, dhe bëhet pronare me te drejta të plota.

Ndërkohë në vitin 2022, Alda Klosi deklaron se ka përfituar tre pasuri si trashëgimi ligjore nga familja. Por teksa ka deklaruar pronat e marra nga trashëgimia, ajo nuk ka bërë asnjë deklaratë për të paktën 120 mijë eurot e vjedhura në shtëpi.

Kujtojmë që fillimisht Klosi deklaroi se shuma në fjalë ishte për kurimin e xhaxhait të saj që jetonte në SHBA, megjithatë ajo kishte detyrim ligjor që ta raportonte si gjendje “cash” në banesën e saj.

The post Hyri në administratë me një apartament dhe doli me disa prona dhe 120 mijë euro, si u pasurua Alda Klosi për 6 vjet appeared first on Albeu.com.

Detajet nga arrestimi i Alda Klosit, pastruesja dëshmoi për 7 orë në polici: Për çfarë akuzohet ish-zyrtarja e Kryeministrisë
Detaje të reja bëhen me dije nga arrestimi i ish-zyrtares së kryeministrisë, Alda Klosi, e cila doli zbuluar pasi pastruesja Rozeta Dobi i vodhi 120 mijë euro.

Dobi ka dhënë një dëshmi gjatë ditës së djeshme në polici nga ora 10:00 deri në orën 17:00.

Ajo ka dhënë dëshminë para hetuesve dhe më pas është transferuar sërish në burgun 325 ku ndodhet në paraburgim që prej datës 7 janar për vjedhjen e parave në banesën Klosit.

Pikërisht pas dëshmisë së Rozeta Dobit, ish-zyrtarja e Kryeministrisë u arrestua ditën e djeshme. Policia ka ekzekutuar urdhrin e ndalimit nga Prokuroria.

Ndak Klosit rëndojnë akuzat për veprat penale të pastrimit të parave dhe produkteve të veprës penale. /albeu.com

The post Detajet nga arrestimi i Alda Klosit, pastruesja dëshmoi për 7 orë në polici: Për çfarë akuzohet ish-zyrtarja e Kryeministrisë appeared first on Albeu.com.

Pastruesja i mori 120 mijë euro, grupi hetimor zbarkon në banesën e Alda Klosit: Çfarë po kërkojnë?
Grupi hetimor ka ushtruar kontrolle në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi, ku “falë” vjedhjes nga pastruesja iu zbuluan 120 mijë euro.

Burime për AlbEu bëjnë me dije se kontrolli është bërë ditën e djeshme me vendim gjykate, por nuk dihet ende cfarë mund të jetë gjetur.

Alda Klosi, ish-zyrtarja e kryeministrisë, ra pre e vjedhjes nga pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj.

Në banesën e saj u vodhën 120 mijë euro, lekë të cilat Klosi tha se i kishte të deklaruara. Ish-zyrtarja tha se paratë e vjedhura nuk janë të saj, por të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait.

Klosi tha se këto para ia kishin lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre pasi xhaxhain e ka të sëmurë me kancer, ndërsa shtoi se janë para të mbledhura ndër vite prej tyre pasi të afërmit e saj jetojnë në Amerikë. /albeu.com

Ndërkohë, Rozeta Doni dhe djali i saj Havier ranë në pranga pasi u zbulua ngjarja. Policia gjeti në shtëpinë e tyre edhe 400 mijë euro, të cilat ende janë pa pronar.

The post Pastruesja i mori 120 mijë euro, grupi hetimor zbarkon në banesën e Alda Klosit: Çfarë po kërkojnë? appeared first on Albeu.com.

PD reagon për grabitjen e ish-zyrtares së qeverisë nga pastruesja: Klosi është dora ku Ahmetaj dhe Rama kanë vjedhur miliona euro
Partia Demokratike ka reguar për grabitjen e qindra mijëra eurove në shtëpinë e ish0zyrtares së qeverisë Alda Klosi, nga pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj.

Në një deklaratë nga selia blu, zëdhënësja e PD, Floriana Garo tha se “Alda Klosi nuk është thjesht një zyrtare që ka punuar për Arben Ahmetajn, apo Edi Ramën, por është dora, firma dhe skema ku Arben Ahmetaj dhe Edi Rama kanë vjedhur qindra miliona euro. ”

Garo deklaroi se paratë që Dobi mori në shtëpinë e Klosit janë nga korrupsioni që ka kapur qeverinë dhe bëri thirrje për reagim.

Deklarata e plotë:

Superskandali ku është përfshirë një pastruese e thjeshte, me një akt të paligjshëm, nuk është historia e një gruaje që vjedh klientët e saj. Rozeta Dobi me këtë akt hoqi kapakun e pusetës të llumit qeveritar në krye të të cilit qëndron Edi Rama.

Ai është episodi i një seriali të pafund vjedhjesh të përditshme nga Edi Rama dhe qeveria e tij, i denoncuar vazhdimisht nga Partia Demokratike, në të cilën zyrtarët e lartë të qeverisë, me lejen e “baba Dovletit” të Surrelit, vjedhin çdo ditë shqiptarët dhe mbushin dyshekët e llogaritë e fshehta bankare.

Nga rruga “John Belushi” tek “Rruga e Kosovarëve”, në çdo cep të Shqipërisë, në çdo tender, projekt, VKM, aeroport dhe port, në çdo darkë te Nusreti apo shtëpi zyrtarësh, fshihet një akt korrupsioni dhe skemë vjedhjeje shihen pakot, baulet e eurove te vjedhura qytetarëve të këtij vendi.

Shqipëria është në pikën ku denoncimet e faktuara të opozitës i zbulon rastësia dhe jo drejtësia, e cila nuk e kryen punën e saj por, por ka si mision mbrojtjen e punëve të zeza të qeverisë.

Kur Partia Demokratike fliste për avionë droge, qeveria thoshte se janë mushkonja. U desh të binte avioni i një italiani, që të përgligjej denoncimi i ish-kryeministrit Berisha.

Kur Partia Demokratike denoncon tenderat 400 milionësh, Bashkia, qeveria dhe mercenarët e tyre, thonë se ne po pengojmë punë publike.

Kur Partia Demokratike flet papushim për inceneratorët, mercenarët na thonë, se pse nuk përmendim emrat e oligarkëve.

Kur Partia Demokratike denonconte, 6 vjet me pare vjedhjen e 8 milionë eurove ne shtepite e Mama Gjiknurit dhe Beqes, Edi Rama fshihte vjedhjen vetem e vetem per te mbuluar krimin e shemtuar te ministrave te tij.

Kur në shtëpinë e Rozeta Dobit gjendeshin gjysëm milion euro të Alda Klosit dhe zyrtarëve, ministrave e deputetëve të tjerë, policia me urdhër të Edi Ramës fshihte emrin e Aldes të cilin e bëri publik Partia Demokratike.

Rozeta Dobi është vetëm incidenti që i hoqi kapakun pusetës së llumit të qeveritarëve e zyrtarëve te Edi Rames, patronazhistve të tij, qe vjedhin çdo minute, çdo ore, cdo dite dhe muaj te vitit, miliarda e miliarda euro nga taksat, taimet, tenderat, prokurimet, doganat dhe pasuritë publike te qytetarëve.

Nga ana tjetër, Alda Klosi nuk është thjesht një zyrtare që ka punuar për Arben Ahmetajn, apo Edi Ramën. Ajo është dora, firma dhe skema ku Arben Ahmetaj dhe Edi Rama kanë vjedhur qindra miliona euro.

Vini re se ajo ka qenë e angazhuar në detyra të larta në tre nga sektorët më korruptivë të tranzicionit 30 vjecar në Shqipëri: rindërtimin, djegësat dhe koncesionet.

Milionat që Rozeta Dobi mori nga kasaforta apo dysheku i Alda Klosit, nuk janë të xhaxhait me tumor, siç pretendon drejtoresha e Ramës dhe Ahmetajt, por janë metastazat e tumorit kurruptiv ku e ka futur qeverinë dhe administratën Edi Rama.

Partia Demokratike ka bërë detyrën e saj publike dhe do të vazhdojë ta bëjë. Me të gjitha mjetet në dispozicion, që nga fjala e deri te ‘rezistenca e çarmatosur’, ne do të vazhdojmë të targetojmë ata që vjedhin popullin, dhe kanë aq shumë para sa për të bërë milionere edhe pastrueset.

Përballë kësaj neverie ikin shqiptarët, duke rrezikuar jetën.

Përballë kësaj drame kombëtare, Partia Demokratike u bën thirrje shqiptarëve te ngrihemi e te largojme Edi Ramen!

Të ngrihemi dhe t’i dalim zot Shqipërisë!

The post PD reagon për grabitjen e ish-zyrtares së qeverisë nga pastruesja: Klosi është dora ku Ahmetaj dhe Rama kanë vjedhur miliona euro appeared first on Albeu.com.

“Më ka vjedhur bizhuteri”, zbardhen emrat, kush janë dy personat e tjerë që u grabitën nga Rozeta Dobi
Janë zbuluar dy emra të tjerë që kanë rënë pre e Rozeta Dobit, e cila gjatë punës si pastruese në shtëpitë e tyre, i ka grabitur.

Bëhet fjalë për shtetasit Leonard Ciko dhe Altin Dine, sipas gazetares Klodiana Lala. Të dy ata kanë deklaruar në prokurori se 49-vjeçarja iu kishte vjedhur bizhuteri, por jo para.

Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi ndodhen u arrestuan nën akuzën e vjedhjes në banesën e ish-këshilltares së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Ata kishin marrë nga banesa një shumë prej 120 mijë eurosh.

Ndërkohë në banesën e saj u gjetën të fshehura në tubin e aspiratorit mbi 400 mijë euro Kjo shumë dyshohet se është vjedhur në disa banesa të tjera ku ajo punonte si pastruese. Gjithashtu u gjetën disa mijëra dollarë dhe bizhuteri. /albeu.com

The post “Më ka vjedhur bizhuteri”, zbardhen emrat, kush janë dy personat e tjerë që u grabitën nga Rozeta Dobi appeared first on Albeu.com.

I kërkuan lekë për të mbajtur vendin e punës, pastruesja nga Rrësheni: Më hoqën se nuk kisha t’iu jepja
Njerëzit në këtë vend janë të tmerruar nga frika e ndëshkimit nëse guxojnë të tregojnë sa të varfër janë. Kanë frikë të flasin sepse në fakt në Shqipëri për të siguruar një vend si pastruese duhet të japësh ryshfet.

Një zonjë nga Rrësheni na tregon se e ka humbur vendin e punës, jo se nuk ka pastruar mirë por se në vend të saj duhet të hynte një tjetër grua që mund të ishte e afërme e njerëzve me pushtet apo se iu kishte dhënë lekë njerëzve me pushtet.

“Punoj me ditë në privat, këtu nuk ka punë se mua më kanë hequr prej pune, kam qenë pastruese tek shkolla, më kanë hequr dhe kanë futur tjetër se unë nuk kisha lekë t’iu jepja edhe pastruese kërkonin lekë,” shprehet për emisionin “Vetting” pastruesja nga Rrësheni.

Është e dhimbshme të konstatosh që një i papunë në Shqipëri trajtohet me 2 mijë a me 3 mijë lekë ndihmë sociale. Asnjëri prej tyre nuk e ka të sigurt pagesën e asistencës sociale pasi çdo muaj duhet të plotësojë disa dokumente që e vërtetojnë që ai nuk ka televizor me ngjyra apo një dum dum që transporton pleh nga stalla në arë…/abcnews.al

The post I kërkuan lekë për të mbajtur vendin e punës, pastruesja nga Rrësheni: Më hoqën se nuk kisha t’iu jepja appeared first on Albeu.com.