pastrimi i parave Archives - Albeu.com

Pastrimi i parave, si po i ndikon çmimet e pasurive të paluajtshme “kapitali në hije”
Thuajse një dekadë më parë kur vrulli i ndërtimit, ecuria e kreditimit dhe kërkesa e oferta për pasuri të paluajtshme nuk po reflektonin një lidhje logjike të bazuar në shifra, burimet e tregut nisën të flisnin për ndikimin e parasë informale në ekonomi.

Zyrtarisht qeveria kurrë nuk e pranoi këtë duke e lënë si një hipotezë të pabazë.

Por ndërsa hendeku mes shifrave u zgjerua çdo vit dhe arriti pikën ku lulëzimi ekonomik nuk e shpjegonte më, duket se peshorja nisi të anonte drejt asaj që pastrimi i parave në ndërtim nuk ishte thjesht një hipotezë.

Raporti mbi Shqipërinë që analizonte profilin e Vendeve mbi Zhvillimin Urban Strehimin dhe Menaxhimin e Tokës, i vitit 2024, i zhvilluar nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Europën nxjerr në pah një sërë faktorësh që ndikojnë në përballueshmërinë e strehimit në Tiranë duke nënvizuar se pastrimi i parave ka qenë një faktor kontribuues.

“Pastrimi i parave ka qenë një tjetër faktor kontribuues për rritjen e çmimeve të strehimit në Tiranë si dhe në zonat bregdetare të Shqipërisë. I kombinuar me të ardhura të ulëta të disponueshme për familjet mesatare ka bërë që blerja e një banese të re në zona preferenciale të jetë e papërballueshme për shumicën.

Kjo ka çuar në nivele të larta mbipopullimi veçanërisht tek grupet me të ardhura të ulëta. Tirana është një nga shtatë qytetet kryesore evropiane me nivelet më të larta të pamundësisë për papërballueshmërinë në strehim” thuhet në raport. Ky dokument ka mbetur pa asnjë nismë të qeverisë për të ndryshuar situatën.

Doris Andoni, konsulente e pavarur dhe eksperte mbi çështjet e strehimit thekson se “problemi i çmimeve dhe i qirave është shumë më kompleks dhe nuk është efekt i thjeshtë i kërkesë-ofertës

Roli i parasë informale në financimin e sektorit rezidencial është një hipotezë serioze që qarkullon prej kohësh në rrethet profesionale dhe akademike dhe mungesa e të dhënave publike për ta konfirmuar ose hedhur poshtë nuk e dobëson por përkundrazi e forcon shqetësimin.

Një treg ku origjina e kapitalit mbetet e paqartë është një treg i padiagnostikueshëm dhe i pareformueshëm”.

Për me tepër edhe raportet e Agjencisë së Inteligjencës Financiare ndër vite, kanë përfshirë pasuritë e paluajtshme në tipologjitë e rrezikut të pastrimit të parave.

Vetëm në vitin 2024 tre raste të veçanta përmenden në këtë kontekst.

Një rast ishte “investime në pasuri të paluajtshme nga persona me veprimtari kriminale”, një i dytë “investime në pasuri të paluajtshme nga ish-funksionar i drejtësisë” dhe tipologjia e tretë “investim fshehje tjetërsim të pasurive nga një ish-funksionar i lartë”.

Në një dokument të fundit për konsultim “Strategjia Kombëtare për Krimin e Organizuar 2026–2030” qeveria pranon se “transaksionet e paligjshme financiare dhe krimet financiare që lidhen me to janë ndikuar nga përshpejtimi i teknologjisë dhe globalizimi”.

Ndër rreziqet e identifikuara të pastrimit të parave në Shqipëri dokumenti citon “pastrimi i të ardhurave nga korrupsioni përmes përdorimit herë pas here të palëve të treta individë dhe persona juridik që shërbejnë për të kamufluar mekanizmin integrimi i mëvonshëm në instrumente financiare pasuri të paluajtshme brenda vendit apo biznese”.

Aktorët e tregut pohojnë se shumë apartamente në Tiranë po blihen nga persona që nuk kanë në plan të banojnë, por i përdorin ato për të ashtuquajturin “parkim parash”, një praktikë e njohur edhe në tregjet ndërkombëtare të pasurive të paluajtshme.

Në shumë vende, investimi në apartamente konsiderohet një mënyrë për të ruajtur vlerën e kapitalit, sidomos në periudha pasigurie ekonomike apo në ekonomi me nivel të lartë informaliteti.

Në këto raste, prona nuk blihet për përdorim apo për të gjeneruar të ardhura nga qiraja, por thjesht si një aset ku kapitali “parkohet” dhe ruhet nga zhvlerësimi.

Ky fenomen është parë prej vitesh në qytete si Londra, Dubai apo Vancouver, ku hyrja e kapitalit spekulativ dhe e investitorëve jo-rezidentë ka ndikuar në rritjen e fortë të çmimeve dhe në uljen e përballueshmërisë për banorët vendas.

Një logjikë e ngjashme po vihet re gradualisht edhe në Tiranë, ku një pjesë e apartamenteve të reja qëndrojnë bosh për periudha të gjata, ndërsa çmimet vijojnë të rriten pavarësisht nivelit relativisht të ulët të të ardhurave në vend.

Në kahun tjetër, teksa paraja informale hyn dhe në ndërtim, ndërtuesit (parkues të parave) nuk kanë shumë interes t’i shesin shpejt apartamentet dhe ky është një tjetër faktor që i mban çmimet lart./Monitor

The post Pastrimi i parave, si po i ndikon çmimet e pasurive të paluajtshme “kapitali në hije” appeared first on Albeu.com.

Pastrimi i parave, Shqipëria nën lupën e Moneyval, raporti i vlerësimit në dhjetor
Shqipëria po përballet me një raund të ri shqyrtimi ndërkombëtar, pasi një delegacion i Këshillit të Europës përfundoi një mision dyjavor në vend, për të vlerësuar sistemin e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Moneyval (një organ i Këshillit të Europës që vlerëson se si vendet anëtare dhe disa juridiksione të tjera zbatojnë standardet ndërkombëtare kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit), njoftoi në faqen e tij zyrtare këtë javë se një ekip ekspertësh zhvilloi vizitë në terren në Shqipëri nga 14 deri më 24 prill 2026, në kuadër të raundit të gjashtë të vlerësimeve reciproke.

Qëllimi i këtij procesi është të vlerësojë sa sa me efektivitet po zbaton Shqipëria standardet ndërkombëtare për luftën kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, sipas metodologjisë së përditësuar të Financial Action Task Force (FATF).

Në njoftim thuhet se hapjen e vizitës, Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu theksoi angazhimin e nivelit të lartë politik për forcimin dhe përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional të vendit në fushën e luftës kundër krimit financiar.

Gjatë misionit, ekspertët e MONEYVAL zhvilluan takime me përfaqësues të ministrive, agjencive ligjzbatuese, institucioneve të drejtësisë dhe autoriteteve mbikëqyrëse, si dhe me struktura të tjera operacionale të shtetit.

Procesi përfshiu gjithashtu konsultime me sektorin privat, përfshirë banka, institucione financiare, noterë, avokatë, kazino, agjentë të pasurive të paluajtshme dhe organizata jofitimprurëse.

Ekipi vlerësues përbëhej nga ekspertë me përvojë ligjore, financiare dhe hetimore, të asistuar nga Sekretariati i MONEYVAL, duke reflektuar natyrën teknike të procesit të vlerësimit.

Raporti final pritet të diskutohet dhe miratohet në mbledhjen plenare të MONEYVAL në dhjetor 2026, një moment që mund të ndikojë në vlerësimin ndërkombëtar të Shqipërisë për përputhshmërinë me standardet financiare.

Rezultatet e raporteve të publikuara nga Moneyval marrin një rëndësi të veçantë, duke pasur parasysh ndikimin që kanë në perceptimin e profilit të vendit./Monitor

The post Pastrimi i parave, Shqipëria nën lupën e Moneyval, raporti i vlerësimit në dhjetor appeared first on Albeu.com.

Statistikat për veprat penale, pastrimi i parave arriti rekordin e 10 viteve të fundit, skemat
Veprat penale të lidhura me pastrimin e parave në Shqipëri u rritën në nivelin më të lartë të dekadës së fundit, duke treguar për një intensifikim të aktivitetit financiar të dyshuar dhe të skemave gjithnjë e më të sofistikuara për futjen e fondeve të paligjshme në ekonomi.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave mbi krimet dhe drejtësinë penale, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” arriti në 520 raste gjatë vitit 2025, me një rritje prej 11% krahasuar me një vit më parë.

Ky nivel përbën rekordin më të lartë të regjistruar në 10 vitet e fundit dhe rikthen trendin rritës pas një periudhe dyvjeçare rënieje, që kishte nisur pas kulmit të mëparshëm prej 509 rastesh në vitin 2022.

Fenomeni i pastrimit të parave është bërë një nga çështjet më të ndjeshme të dekadës në Shqipëri. Në një dokument zyrtar të qeverisë të publikuar për konsultim në tetor të vitit të kaluar, Strategjia Kombëtare për Krimin e Organizuar 2026–2030 pranon se “transaksionet e paligjshme financiare dhe krimet financiare që lidhen me to janë ndikuar nga përshpejtimi i teknologjisë dhe globalizimi”.

Sipas të njëjtit dokument, “këto përfshijnë një gamë të gjerë aktivitetesh kriminale, të tilla si pastrimi i parave, evazioni fiskal, korrupsioni, trafiku i drogës dhe trafikimi i qenieve njerëzore, të cilat shpesh u mundësojnë organizatave kriminale dhe terroriste të financojnë operacionet e tyre”.

Strategjia sillte në vëmendje në mënyrë të detajuar disa nga format e rrezikut të pastrimit të parave të identifikuara në Shqipëri duke i grupuar ato, diçka që është në një linjë edhe me tipologjitë që ka identifikuar ndër vite edhe Agjencia e Inteligjencës Financiare. Këto kategori përfshijnë:

Pastrimi i fondeve nga një sërë veprash penale të kryera jashtë vendit (vepra penale të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike, apo edhe vepra penale të kryera nga krimi i organizuar, vjedhja e pasurisë) nëpërmjet përdorimit të sistemit financiar formal, transportit ndërkufitar të parave cash, investimeve në pasuri të paluajtshme;

Pastrimi i fondeve nga mashtrimet (përfshirë mashtrimet kompjuterike dhe në fushën e investimeve në “platforma” investuese të pa licencuara), të kryera jashtë vendit ose në Shqipëri nga individë apo grupet e organizuara kriminale përmes përdorimit të sistemit financiar me pasojë transferimin e fondeve në juridiksione të tjera ose tërheqjen në para cash;

Pastrimi i fondeve nga krimet që lidhen me fushën e tatimeve (fshehja e të ardhurave dhe mashtrimi i TVSH), duke përdorur personat juridik rezident, duke mos deklaruar bilance dhe faturimet reale, nëpërmjet regjistrimit të personave juridik që nuk kryejnë aktivitet real në Shqipëri (shoqëri fiktive), nëpërmjet përdorimit të sistemit financiar formal, investimeve në pasuri të paluajtshme;

Pastrimi i të ardhurave nga korrupsioni përmes përdorimit herë pas here të palëve të treta (individë dhe persona juridik) që shërbejnë për të kamufluar mekanizmin, integrimi i mëvonshëm në instrumente financiare, pasuri të paluajtshme brenda vendit, apo biznese; – Pastrimi i parave duke përdorur persona juridikë rezident (kryesisht të formës shpk dhe më rrallë forma të tjera juridike) ose persona të tretë individë brenda ose jashtë rrethit të ngushtë të personit që është gjenerues i të ardhurave kriminale.

Të dhënat lënë hapësirë për tezën që diskutohet shpesh se pastrimi i parave mbetet i lidhur ngushtë me zhvillimin e tregut informal dhe përdorimin sidomos të pasurive të paluajtshme si instrument kryesor për futjen e këtyre parave në ekonomi edhe pse jo i vetmi./Monitor

The post Statistikat për veprat penale, pastrimi i parave arriti rekordin e 10 viteve të fundit, skemat appeared first on Albeu.com.

Publikohen FOTOT e mafiozëve shqiptarëve të përfshirë në rrjetin ndërkombëtar e të strukturuar kriminal
Ditën e djeshme, u zhvillua një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës, i kryer nga Drejtoria e Hetimit Antimafia e Barit dhe Autoritetet Shqiptare, me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë së Tiranës dhe Policisë së Shqipërisë, po zhvillohet që në orët e para të mëngjesit.

Operacioni policor i quajtur ‘Ura’, solli lëshimin e urdhërarresteve për 52 persona të përfshirë, në shkallë të ndryshme, në trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Urdhrat u lëshuan nga Gjyqtari për Hetimet Paraprake të Barit dhe nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO).

Operacioni u nis nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Barit dhe SPAK , me koordinimin e Eurojust (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.

Duke iu referuar dosjes hetimore, janë publikuar emrat dhe fotot e personave të përfshirë në këtë operacion të bujshëm, të cilët janë:

Gertin Aliu

Adi Çoba

Ervis Deti

Agron Ganaj

Nuredin Kiptiu

Arsen Leskaj

Erigels Presi

Leonard Shakaj

Zenit Shtraza

Genci Telollari

Redi Tusha

Ervis Doçi (i njohur edhe si “Visi i Pojës”)

Ekil Nderjaku

Indrit Tafili

MË POSHTË FOTOT E DISA PREJ TYRE TË PUBLIKUARA NË DOSJEN ITALIANE

The post Publikohen FOTOT e mafiozëve shqiptarëve të përfshirë në rrjetin ndërkombëtar e të strukturuar kriminal appeared first on Albeu.com.

Dumani: Blerja e apartamenteve forma kryesore e pastrimit të parave, të përfshira edhe bankat
Kreu i SPAK Altin Dumani ka prezantuar në Kuvend raportin e SPAK për vitin 2023. Ajo që vihet re sipas Dumanit është forma që po përdor krimi i organizuar për pastrimin e parave. Sipas Dumanit ka një rritje të përdorimit të shoqërive tregtare si dhe investimi në prona të paluajtshme dhe depozitime në llogari të ndryshme bankare.

Altin Dumani: Ka prani të pastrimit të parave, që bëhet edhe me ndërtimet. Edhe disa banka janë të përfshira në skemën e pastrimit të parave. Gjithashtu dyshohet se shuma të konsiderueshme parash depozitohen në llogaritë bankare, në emra shoqërish tregtare, ose të të afërmeve të të dyshuarve. Një nga skemat komplekse të pastrimit të parave në Shqipëri, përfshin përdorimin e bankave në Shqipëri nga bizneset shqiptare si ndërmjetës për organizatat kriminale ndërkombëtare, si mafia italiane. Në një rast, një biznes shqiptar bashkëpunoi për t’i dhënë akses mafies ndërkombëtare të integronte të ardhurat në sektorin bankat, për shtresëzimin e transfertave që do të transferoheshin përmes këtij biznesi. Bashkëpunimi shumë i mirë me banka të nivelit të dytë bëri që ky operacion i grupeve kriminale të dështonte./albeu.com

The post Dumani: Blerja e apartamenteve forma kryesore e pastrimit të parave, të përfshira edhe bankat appeared first on Albeu.com.

Pastrimi i parave, BE i kërkon Shqipërisë të vendosë një tavan për pagesat cash
Komisioni Europian i rekomandon Shqipërisë vendosjen e një shume tavan për pagesat me para fizike.

Në raportin e fundit të analizës së përputhshmërisë së Shqipërisë me kuadrin ligjor dhe rregullator komunitar, Komisioni Europian vlerëson se vendi ynë është vetëm pjesërisht në përputhje me kuadrin e Bashkimit Europian për sa i përket hetimit të pastrimit të parave.

Pavarësisht progresit të fundit, legjislacioni i Shqipërisë është pjesërisht i përafruar me acquis të BE-së në këtë fushë.

Shqipëria ndodhet në listën e monitorimit të shtuar të Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF) që nga shkurti i vitit 2020. Në vlerësimet e shkurtit 2023, FATF vlerësoi punën e Shqipërisë për të adresuar mangësitë strategjike dhe evidentoi se vendi ynë kishte përfunduar në mënyrë thelbësore planin e tij të veprimit për të adresuar rekomandimet e FATF. Megjithatë, për shkak të shqetësimeve për draftin e amnistisë fiskale dhe penale që ka paralajmëruar qeveria, Shqipëria mbetet në “listën gri” të FATF.

Pagesat me para cash ngelen dominuese në ekonominë shqiptare, megjithëse në vitet e fundit po vërehet një rritje e pagesave me instrumente alternative, kryesisht me karta bankare. Përdorimi i lartë i parasë fizike në transaksionet e ekonomike favorizon informalitetin dhe krimin financiar, përfshirë këtu pastrimin e parave nga aktivitetet kriminale.

Një kërkesë e ngjashme për vendosjen e një tavani për pagesat cash është shprehur prej vitesh edhe nga Shoqata Shqiptare e Bankave. Sipas Shoqatës së Bankave, ulja e parasë fizike në qarkullim dhe në transaksionet tregtare është një sfidë dhe kërkesë për një ekonomi më të organizuar, më të matshme, më të disiplinuar dhe më të qëndrueshme.

Aktualisht, Shqipëria nuk ka kufizime në vlerën e pagesave që mund të kryhen me para fizike për blerjen e mallrave apo shërbimeve.

Sipas Shoqatës së Bankave, vendosja e një tavani për pagesat cash të individëve do të ndihmonte në uljen e evazionit fiskal dhe do të ndihmonte në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit financiar në përgjithësi. Gjithashtu, Shoqata e Bankave i ka kërkuar qeverisë që bizneset në Shqipëri të detyrohen të pranojnë të paktën një metodë alternative pagese, përveç parasë fizike.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në mesin e këtij viti numri i kartave bankare aktive arriti në 1.4 milionë, në rritje me 2% që nga fillimi i vitit.

Numri i kartave të debitit arriti në 1.21 milionë, në rritje 2.5% që prej janarit. Ky produkt ngelet dominues dhe përbën afërsisht 87% të numrit të përgjithshëm të kartave bankare. Karta e debitit është një instrument bazik pagese, i lidhur me llogaritë rrjedhëse të bizneseve dhe individëve.

Ndërkohë, zhvillime pozitive këtë vit po regjistrohen në segmentin e kartave të kreditit. Në mesin e këtij viti, numri i kartave aktive të kreditit të sektorit bankar arriti në 116 mijë, me një rritje prej 3.4% që nga fillimi i vitit.

Vlera totale e pagesave me kartë për gjashtë muaj ka arritur në 26.3 miliardë lekë, me një mesatare mujore prej 4.7 miliardë lekësh, nga 4.2 miliardë lekë që kishte qenë mesatarja mujore e vitit 2022.

Duke pasur parasysh se periudhat e pikut turistik korrik-gusht shoqërohet me rritje të pagesave me kartë, është e pritshme që mesatarja e pagesave për pjesën e dytë të vitit të rritet më shumë. Besohet se rritja e fortë e turizmit është një nga faktorët kryesorë që po ndikon në rritjen e shpejtë të pagesave me kartë bankare në ekonominë shqiptare. /Monitor

The post Pastrimi i parave, BE i kërkon Shqipërisë të vendosë një tavan për pagesat cash appeared first on Albeu.com.

Berisha: Tirana lavatriçe gjigante e pastrimit të parave të krimit
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat në lidhje me rënien drastike të euros përballë Lekut.

Berisha tha se Tirana është një “lavatriçe” për pastrimin e parave, teksa theksoi se duhet ndërhyrja e fuqishme e Bankës së Shqipërisë.

“Nuk ka lavatrice më të madhe të krimit se sa Tirana. Këtu pastrohet paraja e drogës. Tani kanë ikur nga hashashi dhe merren vetëm me kokainë dhe opium. Kjo është para e drogës. Banka e Shqipërisë duhet të ndërhyjë fuqishëm në denoncimin e parasë së drogës. Ndërhyri BSH në treg dhe nuk ndodhi asgjë, aq shUmë para krimi ka në qarkullim. Këta, traikantët me kryeminsitrin janë bërë vendimarrës. Njeriu më i liudhur me klanët e drogës mori ministrinë e rendit”, tha Berisha.

The post Berisha: Tirana lavatriçe gjigante e pastrimit të parave të krimit appeared first on Albeu.com.

Pastrimi i parave, Shqipëria pret të dalë nga lista gri
Drejtori i Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë Deniz Deralla thotë se Shqipëria i ka përmbushur brenda 2022 të gjitha detyrat e lëna nga Moneyval prej 2018.

Sipas drejtorit Deralla ekonomia shqiptare rezulton 83% në përputhshmëri me atë evropiane.

Shqipëria ka pritshmëri të larta për të dalë nga lista e gri e Moneyval, institucioni i Këshillit të Evropës që monitoron rrezikun e pastrimit të parave të pista.

Pjesë nga deklarata e drejtorit të Mbikëqyrjes Financiare në Bankën e Shqipërisë Deniz Deralla

Veprimtaria Bankare gjatë vitit 2022?

Viti 2022 ishte një vit i cili filloi vështirë, i cili filloi me luftën në Ukrainë sigurisht që kishte ndikim dhe në sistemin Financiar. Ajo që pritnim ishte që me rritjen e normës së interesit, do krijoheshin vështirësi dhe probleme në lidhje me treguesin e kredive me probleme, por edhe në veprimtarinë e Bankës në tërësi. Do ishte hera e parë në 15 ditët e fundit që do kishim një rritje të normës së interesit. Ndryshimi i reduktimit kursit të këmbimit valuator mes Euros dhe Lekut, dhe këto parashikime që kishim bërë nuk dolën fatmirësisht.

Kështu ne patëm një vit të suksesshëm për sistemin bankar ku treguesi i kredive me probleme vijoi uljen e tij deri në fund të vitit kur arriti një normë 4.99% vlera më e ulëta në 20 vitet e fundit. Fitimet e arritura nga Bankat ishin më të larta se një vit më parë. Mund të themi që viti 2022 ishte një vit i suksesshëm  pasi i gjithë sistemi tregoi qëndrueshmëri.

Vijimi i konsolidimit të sektorit Bankar?

Vitin e kaluar ne mbetëm në sistem me 11 Banka. Banka e fundit greke u largua nga Shqipëria, Banka AlPHA, për shkak të vendimeve të marrë nga Banka Qendrore Europiane dhe kjo bankë u përthith nga Banka OTP e cila renditet në vendin e katërt si madhësi në vend. Kjo është e rëndësishme pasi një konsolidim i sistemit financiar , do të sjell një eficencë më të lartë dhe përqendrim i aktivitetit të bankave në përgjithësi. Viti 2022 ishte i rëndësishëm për mbikëqyrjen pasi ne arritëm të përmbushnim të gjithë kërkesat rregullative, në përputhje me rregullat e Komunitetit të  Bazelit, dhe të përmirësojmë kuadrin rregullator tonë në kuadër me atë Europian. Në mesin e vitit 2022 pas një vlerësimi që u bë nga një kompani e huaj me rëndësi Europiane, u arrit një vlerësim 83% në përputhje me Mbikqyrjen Europiane. Kështu që konsiderohet që Mbikqyrja në Vendin tonë është e përputhshme me atë Europiane. Marrja formale e përputhshmerisë së Bankave me Mbikqyrjen europiane, do të sillte lehtësira për të gjitha Bankat që ushtrojnë sot Aktivitet në Shqipëri , do të kishte një vlerësim të ndryshëm rrisku Do te kishin mundësi dhe banka si Intesa SanPaolo Bank, OTP të vazhdoni rritjen e aktivitetit të tyre në Shqipëri.

Zbatimi i rekomandimeve të Manival, për subjektet e licensuara nga Banka e Shqipërisë?

Sa i përket pastrimit të parasë, vitin e kaluar ne plotësuam të gjithë kërkesat që kishte lënë  në kontrollin e vitit 2018 duke arritur një vlerësim më të lartin sa i përket sistemit të Mbikqyrjes financiare. Dihet tashmë që Shqipëria i ka realizuar të gjithë detyrat e saj në lidhje me parandalimin e pastrimit e parasë dhe ne shpresojmë që Shqipëria të dalë nga lista gri. Viti 2022 ishte disi i ndryshëm, Kemi realizuar një numër te konsiderueshëm kontrollesh sa i përket bankave  por fokusin kryesor e kemi patur tek zyrat e këmbimit valuator e cila ishte dhe sektori  më problematiku. Gjatë 3 viteve të fundit  fokusi ynë ka qenë përputhshmërinë e aktivitetit të këtyre zyrave nga afër me ligjin e pastrimit të parasë dhe kuadrit rregullator në fuqi , sa i përket parandalimit të pastrimit të parasë, ne kemi marrë masa, kemi hequr licenca dhe kemi vënë dhe gjoba me qëllim përmirësimin e këtij lloj aktiviteti në përputhje me rregulloret në fuqi./albeu.com.

The post Pastrimi i parave, Shqipëria pret të dalë nga lista gri appeared first on Albeu.com.

Lufta ndaj pastrimit të parave, hapet drita jeshile për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri, futet Kroacia
Shqipëria ka marrë dritën jeshile për daljen nga lista gri në seancën plenare të Task Forcës për Veprim Financiar (FATF), që u mbajt më datë 23 qershor në Paris.

Mësohet se FATF ka marrë në konsideratë ecurinë e mirë të vendit në drejtim të legjislacionit, efekteve parandaluese të tij në drejtim të pastrimit të parave si edhe veprimtarinë e institucioneve të vendit për efektivitetin e zbatueshmërisë së ligjit.

FATF bën me dije se pas marrjes së dritës jeshile për heqjen e vendit nga lista gri për pastrimin e parave, në Shqipëri pritet që gjatë muajit gusht të organizohet një vizitë e përfaqësuesve të FATF, një procedurë e cila është kryesisht rutinë në raste të tilla.

Pas kësaj vizite, në kalendar parashikohet që vendimi final të merret gjatë mbledhjes së FATF në muajin shtator të këtij viti ku edhe do të shpallet më pas, ndërsa do të ndryshohet edhe vendi i renditjes së Shqipërisë.

Ky është një proces i rëndësishëm për vendin për shkak të ndikimeve pozitive që ka në drejtim të rritjes së investimeve të huaja në vend, uljen e kostove të transaksioneve bankare jashtë vendit, si edhe përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Vlen të theksohet fakti se nga çfarë është raportuar deri më tani në raportet e FATF, në listën gri është futur Kroacia, i cilësuar një vend që ka bërë hapa pas në drejtim të luftës kundër pastrimit të parave.

Në raportin e fundit, Moneyval theksonte se Shqipëria ka përmirësuar ndjeshëm masat në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit. /albeu.com

The post Lufta ndaj pastrimit të parave, hapet drita jeshile për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri, futet Kroacia appeared first on Albeu.com.

Raporti, Shqipëria përmirëson legjislacionin kundër pastrimit të parave, rriten shanset për të dalë ngë zona gri
Në raportin e progresit të Shqipërisë të publikuar nga MONEYVAL (folloë-up report) në datë 21 Qershor 2023 evidentohet se Shqipëria ka përmirësuar masat në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit.

Sipas këtij raporti Shqipëria ka përmirësuar përputhshmërinë e kuadrit ligjor me dy rekomandime të tjera të FATF (Task Forca e Veprimit Financiar), Rekomandimin 25 “Transparenca dhe pronësia përfituese e organizimeve ligjore” dhe  Rekomandimin 28 “Rregullimi dhe mbikëqyrja e bizneseve dhe profesioneve të caktuara jo financiare”. Shqipëria është rivlerësuar në këto dy rekomandime duke rritur vlerësimin nga “pjesërisht te përputhur” në “gjerësisht te përputhur”.

Shqipëria ka marrë masa shtesë duke adresuar mangësi të rëndësishme në kuadrin ligjor të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në lidhje me kujdestarët e trusteve si dhe rritën efektivitetin në administrimin e informacionit mbi pronësinë përfituese nga agjencitë e zbatimit të ligj zbatuese.

Për më tepër, Shqipëria përmirësoi masat për rregullimin dhe mbikëqyrjen e noterëve dhe agjentëve të pasurive të paluajtshme. Autoriteti licencues (Ministria e Drejtësisë) për noterët tashmë ka kompetencën për të revokuar licencat kur konstatohet shkelje të kuadrit ligjor të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Shqipëria gjithashtu ka filluar zbatimin e mbikëqyrjes bazuar në risk për ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme.

Në përgjithësi, Shqipëria ka bërë përparim në adresimin e shumicës së mangësive të përputhshmërisë teknike të identifikuara në Raportin e saj të Vlerësimit të Ndërsjellë  të miratuar nga MONEYVAL në vitin 2018.

Nga 40 rekomandimet e FATF, Shqipëria ka aktualisht:

6 rekomandime të vlerësuara “të përputhura”;

31 Rekomandime të vlerësuara gjerësisht të përputhura”;

2 rekomandime të vlerësuara “pjesërisht të përputhura” dhe

1 rekomandim të pa aplikueshëm.

Në lidhje me dy rekomandimet e mbetura “pjesërisht të përputhura” Shqipëria synon një përmbushje sa më të shpejtë dhe është duke punuar në koordinim të plotë me institucionet përgjegjëse, si dhe me mbështetjen  e ekspertizës të ofruar  në kuadër të “Projektit kundër krimit ekonomik në Shqipëri” (AEC-AL),  program i përbashkët i Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian.

Mbetet për t’u parë nëse këto përmirësime të konstatuara në raportin e këtij viti do të pasqyrohen me nxjerrjen e vendit nga lista gri, por duket se shanset janë të mëdha. Vendimi për këtë pritet të merret gjatë javës së ardhshme.

The post Raporti, Shqipëria përmirëson legjislacionin kundër pastrimit të parave, rriten shanset për të dalë ngë zona gri appeared first on Albeu.com.