pasojat e luftes per rusine Archives - Albeu.com

Kryediplomati francez: Këto janë 4 gabimet që bëri Putini në Ukrainë
Lufta në Ukrainë ka sjellë pasoja të parikuperueshme për Rusinë.

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian, në një intervistë për një kanal francez, ka folur për pasojat e luftës ruse në Ukrainë.

Gjatë fjalës së tij ai tha se presidenti rus Vladimir Putin ka bërë shumë gabime strategjike, veçanërisht në fillim të ofensivës, siç përmbledh gazeta “Le Parisien”.

Duke folur për BFM TV, Le Drian paralajmëroi se lufta do të ishte “e gjatë dhe e vështirë”, duke theksuar se fjalimi i Putinit me rastin e përvjetorit të Ditës së Fitores më 9 maj nuk solli asgjë të re.

“Agresioni rus vazhdon, dhe lufta vazhdon me tragjeditë e saj. Do të jetë e gjatë dhe e vështirë, sepse Putini është në një gjendje mohimi dhe po përpiqet të ndryshojë arsyetimet për luftën dhe të zhvendosë përgjegjësitë”, tha ai.

Sipas Le Drian, presidenti rus bëri “katër gabime strategjike”.

Së pari, dhe mbi të gjitha, kur mendoi se Ukraina do të pushtohej kollaj dhe pa i shkaktuar shumë probleme, gjë që doli të ishte e kundërta e realitetit.

Një gabim tjetër ishte se shefi i Kremlinit mendoi se reagimi i Evropës do të ishte i dobët, por rezultoi e kundërta.

Sipas ministrit francez, gabimi i tretë i Putinit lidhet me besimin e tij se ai pa dobësi në Aleancën e Atlantikut të Veriut, ndërkohë që NATO në fakt iu përmbahet edhe më fort parimeve të saj.

Sa i përket gabimit të katërt të Putinit, ai e mbivlerësoi forcën e ushtrisë së tij, sipas Le Drian.

Kujtojmë se pas tre muajsh luftime intensive, plani i Rusisë për rrëzimin e qeverisë së Zelenskyt duket se ka dështuar.

The post Kryediplomati francez: Këto janë 4 gabimet që bëri Putini në Ukrainë appeared first on Albeu.com.