Pasoja Archives - Albeu.com

Hapja e kutive mund të sjellë pasoja të reja për integritetin e procesit zgjedhor
Ditën mërkurë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, u rinumëruan 42 kutitë e qarkut Dibër në bazë të ankesës së kandidatit demokrat, Xhemal Gjunkshi, me pretendimet për tjetërsim të votës preferenciale nga numëruesit.

Në fund të rinumërimit, diferenca mes tij dhe kandidatit Përparim Spahiu, të renditur para tij në listën preferenciale të PD-së u ngushtua nga 120 vota në 54 vota, duke vërtetuar pretendimet e tij dhe pse në finale nuk e ndryshon renditjen.

Këto janë të dhënat e para nga një proces i gjatë rinumërimi që sapo ka nisur, ku do të përfshijë disa qarqe pas vendimeve të marra nga Komisionit i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS, për të rihapur kutitë.

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit që i dhanë Partisë Socialiste edhe një mandat tjetër qeverisës me 83 deputetë, një shumicë shumë më e lartë se tre mandatet pararendëse, po kundërshtohen gjërësisht nga koalicioni kryesor opozitar, Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, parti të tjera të vogla dhe kandidatët e listave të hapura.

Ankesat e depozitura në KQZ, ngrenë pretendime për parregullsi në procesin e votimit dhe të numërimit të votave.

Deri më tani, KAS marrë vendim për rinumërimin e të gjitha kutive në qarkun Tiranë dhe Fier, në disa qendra votimi në Durrës si dhe votat preferenciale të kandidatëve në Dibër.

Në Tiranë, koalicioni PD-ASHM shpreson të marrë mandatin e 14-të deputetit, një garë që bëhet mes kandidatit demokrat, Ilir Alimehmeti dhe kandidatit të dytë në listë të partisë Mundësia. , Erald Kapri, i cili rezulton fitues.

Gjithsesi, nga rinumërimi mund të rezultojnë skenarë të tjerë që lidhen me votën preferenciale brenda mazhorancës, ku Blerina Gjylameti, humbi mandatin për një grusht votash përballë Olta Xhaçkës, por u tërhoq nga kontestimi pas “tërheqjes së veshit” nga kryeministri Edi Rama.

Në Fier, shpresat për të fituar një mandat i ka Lëvizja Shqipëria Bëhet dhe betejën e ka me Partinë Socialiste.

Në qarkun e Durrësit, është kandidati i ASHM-së, Aulon Kalaja i cili ashtu si Gjunkshi ka ngritur pretendime për manipulim të votave preferenciale brenda llojit.

Ndërkohë që rinumërimet mund të sjellin ndryshim të papërfillshëm të rezultateve finale, ekspertët paralajmërojnë se ky proces do të jetë një matës për integritetin e administrimit zgjedhor, që mund të sjellë pasoja penale për komisionerët dhe ekipet e numërimit nëse konstatohen parregullsi, dhe të nxisë një reformë të re zgjedhore.

Erida Skëndaj, drejtore e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, i tha BIRN se; “integriteti i zgjedhjeve cenohet nëse nga rinumërimi vërehen rezultate të ndryshme që janë substanciale në diferencat midis subjekteve zgjedhore apo kandidatëve, dhe që dukshëm kanë avantazhuar në rezultat njërën apo tjetrën palë, pra nuk janë thjeshtë gabime minimale njerëzore në rinumërim”.

Për rrjedhojë, shton ajo, “kjo do përforconte urgjencën më së pari në reformën e ardhshme zgjedhore, të depolitizimit të administratës zgjedhore në të gjitha nivelet, paralelisht me çështje të tjera thelbësore që janë objekt ankimi nga subjektet/kandidatët”.

Edhe drejtuesit e dy organizatave të tjera që monitorojnë procesin zgjedhore, Qendresa Qytetare dhe Instituti i Studimeve Politike, e shohin procesin e rinumërimit si një proces që do të nxjerr në pah nevojën për një reformë zgjedhore për një administrim apolitik të procesit.

Afrim Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike, nuk beson se do të ketë pasoja në ndarjen e mandateve nga ky proces, por do të ketë pasoja të tjera.

“Pritshmëritë janë të pakta, sepse u bënë disa procese zgjedhore që vota devijohet përpara votimit, jo në ditën e votimit apo në numërim,” i tha ai BIRN, ndërsa shton se “nëse ka devijim qoftë edhe një vote, individët përgjegjës duhet të përballen me pasojat e ligjit”.

Edhe Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i “Qëndresa Qytetare” beson se; “nëse hetimi i parregullsive që mund të konstatohen do të thellohet realisht, mund të çojë në pasoja penale për shumë komisionerë që kanë abuzuar me detyrën”.

“Po aq e rëndësishme është edhe krijimi i precedentëve të rrezikshëm si trafikimi i votës apo transferimi i saj, që mund të përdoren për të justifikuar kalimin drejt një procesi totalisht elektronik në vitin 2027 apo 2029”, shton ai.

Nga ana tjetër, Xhemollari mendon se fokusimi i opozitës tek kontestimi i rezultateve, “në vend që të forcojë kauzën për integritetin zgjedhor, rrezikon ta delegjitimojë betejën e opozitës dhe të kthejë farsën elektorale në një justifikim të brendshëm për të mos pranuar realitetin”.

“Në fund, ky debat i shërben vetëm qeverisë: për të kaluar ligje dhe akte abuzive pa zhurmë, pa debat dhe me konsensus në heshtje”, thekson Xhemollari.

Kodi Zgjedhor, i cili ka pësuar disa herë ndryshime ndër vite është formuluar në bazë të një administrimi bipartizan të gjithë procesit zgjedhor, që nga përbërja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Komisionet Zonale dhe deri tek grupet e numërimit të votave.

Pavarësisht rekomandimeve të përsëritura nga organizmat ndërkombëtarë, OSBE-ODIHR që monitorojnë proceset zgjedhore, për të krijuar një administrim zgjedhor apolitik, partitë kanë këmbëngulur të vijojnë të mbajnë kontrollin mbi procesin, duke treguar mosbesimin e tyre tek një administratë zgjedhore e paemëruar nga partitë.

Afrim Krasniqi fokusohet tek kjo problematikë, duke sjellë në vëmendje se Shqipëria është vendi i fundit në Europë që operon me këtë sistem administrimi politik të zgjedhjeve.

“Kemi të bëjmë me një proces në të cilin partitë vetë pranojnë se ka dështuar praktika e administrimit bipartiak të zgjedhjeve, PS duke urdhëruar kandidatet të tërheqin ankimimet dhe PD duke i lejuar ato”,– thotë ai, ndërsa sugjeron që gjetjen mekanizma të tjerë më të besueshëm dhe më efektivë.

Ai cek dhe një aspekt tjetër të procesit të rinumërimit të votave, duke sugjeruar që kostot financiare të tij të paguhen nga subjektet zgjedhore.

“Nuk ka sens që qytetarët të paguajnë miliona euro për komisionerët dhe numëruesit e partive dhe pastaj edhe për kontrollin e tyre, pra rinumërimin e votave të numëruesve partiakë”, përfundoi Krasniqi./ BIRN

The post Hapja e kutive mund të sjellë pasoja të reja për integritetin e procesit zgjedhor appeared first on Albeu.com.

Zjarret në Los Angelos sjellin pasoja katastrofike/ Dëmet llogariten në mbi 150 mld dollarë, 11 të vdekur
Zjarret në Los Angelos, vijojnë jenë aktivë për të katërtën ose të pestën ditë radhazi dhe kanë shkaktuar vdekjen e të paktën njëmbëdhjetë personave, si dhe ndërsa erërat e shpejta u lehtësuan të premten, protestat dhe kritikat u intensifikuan.

Përveç njëmbëdhjetë personave që humbën jetën në ferrin mbi tokën e Los Angelos, të gjitha periferitë e qytetit të dytë më të madh të SHBA-së pësuan dëme të tmerrshme: më shumë se 10,000 ndërtesa dhe më shumë se 140,000 hektarë bimësi u shkrumbuan nga zjarri.

Kostoja e katastrofës tashmë vlerësohet në mbi 135-150 miliardë dollarë. Presidenti demokrat në largim, Joe Biden e krahasoi situatën në metropolin kalifornian me një skenë lufte, duke thënë se Los Angelos duket sikur është bombarduar, shkruajnë mediat e huaja.

Zjarri më i madh ka djegur më shumë se 80,000 hektarë në bregun e Malibu dhe në periferi të lartë të Paqësorit Palisade, ku departamenti i zjarrfikësve tha se kishte filluar ta vinte zjarrin nën kontroll.

Mes atyre që panë shtëpitë e tyre të bëra hi ishin aktori dhe regjisori Mel Gibson, i cili tha për NewsNation se ishte i shkatërruar që shtëpia e tij në Malibu u shkatërrua, si dhe lojtari i vjetër i NBA-së dhe sot trajneri i Los Angeles Lakers, Jay-Jay Reddick.

Era u lehtësua dje, duke lejuar zjarrfikësit të bëjnë përparim në përpjekjet për të kontrolluar frontet aktive të zjarrit, ku kryesoret janë pesë.

Të enjten, një zjarr i ri shpërtheu në veri të zjarrit kryesor në Pacific Palisades, pranë periferisë së Hidden Hills, shtëpia e disa multimilionerëve dhe të famshëmve. Në pjesën më të madhe, vatra e zjarri ishte e kontrolluar.

“Situata është ende shumë e rrezikshme”, paralajmëroi dje Diane Criswell nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Fatkeqësive (FEMA) .

“Erërat u dobësuan sot, por sapo mora një raport të ri të motit (…) ato do të forcohen përsëri në ditët në vijim”, shpjegoi ai pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë.

Një shtetrrethim u vendos dje nga ora 18:00 deri në 06:00 (me orën lokale) në zonat e Paqësorit Palisades dhe Altadena, përballë plaçkitjeve që u shumuan në zonat dhe lagjet e rrezikuara nga zjarri, ku qytetarët u urdhëruan të evakuoheshin.

Njësi të Gardës Kombëtare u vendosën në zona, ndërsa për raste të kësaj natyre u arrestuan dhjetëra persona.

Para këtij vendimi, banorët vendosën të kujdeseshin për veten, duke organizuar patrulla apo duke ruajtur vetë atë që kishte mbetur nga lagjet e tyre.

Ndërsa është ende herët për të bërë vlerësime të sigurta për shkaqet e zjarreve, kritikat po shtohen, veçanërisht për nivelin e përgatitjes dhe reagimin e autoriteteve.

Guvernatori i Kalifornisë, demokrati Gavin Newsom, kërkoi dje një shqyrtim të pavarur dhe të plotë të shërbimeve të shpërndarjes së ujit të qytetit.

Ai kritikoi veçanërisht mungesën e furnizimit me ujë në mes të zjarreve, sidomos në orët dhe ditët e para. “Duhen përgjigje për të zbuluar saktësisht se çfarë ka ndodhur”, tha ai në një letër të hapur.

Shefja e Zjarrfikësve, Christine Crowley, nga ana e saj, tha për KTTV, pjesë e Rrjetit Kombëtar Fox News, se departamenti i saj po përballet me mungesë personeli, burimesh dhe fondesh, duke akuzuar komunën, jo më pak, për braktisjen” e zjarrfikësve.

Zonja Crowley këmbënguli, në një intervistë tjetër për CNN, se ajo u është ankuar vazhdimisht zyrtarëve për buxhetin prej 17 milionë dollarësh dhe se sa pa personel dhe i pafinancuar është departamenti i zjarrfikësve.

Përforcimet e dërguara do të ndihmojnë, por në të ardhmen zjarrfikësja do të ketë nevojë për fonde dhe mbështetje, shtoi ajo.

Kalifornianëve u kërkohet të kursejnë ujin, pasi rezervuarët që ushqejnë hidrantët dhe pompat e zjarrit janë zbrazur për shkak të zjarreve.

Gjithashtu, dërgimi i rastësishëm i mesazheve në celularë ku u bënin thirrje qytetarëve të largohen urgjentisht nga shtëpitë të enjten dhe të premten e kaluar, duke shkaktuar shqetësim te popullata, detyroi autoritetet të kërkojnë falje.

Në të njëjtën kohë, Shërbimi Federal i Aviacionit Civil (FAA) njoftoi se po kryen një hetim për incidentin në të cilin një dron shkaktoi një vrimë në krahun e një avioni zjarrfikës.

Zjarret në Los Angelos, mund të rezultojnë të jenë më të kushtueshmet në histori. AccuWeather vlerëson se dëmet do të kenë një vlerë që varion nga 135 deri në 150 miliardë dollarë.

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka pretenduar përmes Truth Social, se Kalifornia po vuan nga mungesa e ujit për shkak të politikave të demokratëve për mbrojtjen e mjedisit, të cilat ai thotë se po harxhojnë ujin për të shpëtuar peshqit e padobishëm” Ai ka kërkuar vazhdimisht që guvernatori i Kalifornisë Newsom të japë dorëheqjen.

Erërat e ngrohta dhe të thata, të njohura si erërat e Santa Ana, janë të zakonshme gjatë dimrit të Kalifornisë.

Por këtë javë intensiteti i tyre ishte më i larti që nga viti 2011, sipas parashikuesve. Ky është një makth i vërtetë për zjarrfikësit, pasi Kalifornia, pas dy vitesh mjaft me shi, tani po vuan nga një dimër jashtëzakonisht i thatë, praktikisht pa shi për tetë muaj.

Shkencëtarët shpesh paralajmërojnë se ndryshimet klimatike, do të bëjnë gjithnjë e më të shpeshta dukuritë meteorologjike të karakterizuara si ekstreme, do të shumëfishojnë të ashtuquajturat fatkeqësi natyrore.

The post Zjarret në Los Angelos sjellin pasoja katastrofike/ Dëmet llogariten në mbi 150 mld dollarë, 11 të vdekur appeared first on Albeu.com.

Banorët e 3 fshatrave në protestë kundër HEC-eve në Pukë: Hiqni dorë nga projekti, do ketë pasoja në ekosistem
Lejet e dhëna për ndërtimin e katër HECE-ve ne zonën e Kalivares në Pukë, kanë hasur në kundërshtinë e komunitetit të tre fshatrave që preken nga këto projekte. Banoret e Kalivares, Mesulit dhe Kimzes u ngritën në protestë ketë të dielë, ku me pankarta “Hiqni Dore nga Heci se do të ketë pasoja materiale dhe njerëzore” kërkojnë moszbatimin e këtyre investimeve te cilat dëmtojnë burimet ujore dhe ekosistemin e kësaj zone me potencial turistik.

Banorë akuzojnë institucionit për falsifikim të firmave, duke paralajmëruar kallëzim penal në prokurori për personat përgjegjës, ndërsa janë të vendosur në betejën e tyre për mbrojtjen e burimeve ujore të zonës.

Banorët e fshatrave Kalivare, Mesul dhe Kimzë kane përgatitur dhe një peticion i cili do ju dërgohet institucioneve qendrore, ku kërkohet anulimi i lejeve për ndërtimin e HEC-ve, e po ashtu çështja do të ndiqet ligjërisht dhe në gjykatë. Lejet për ndërtimin e HEC-eve në Kalivares në Pukë janë dhënë gjatë muajve të fundit dhe projekti do të zbatohet nga kompania Be-is SHPK, por puna në terren nuk ka nisur ende.

The post Banorët e 3 fshatrave në protestë kundër HEC-eve në Pukë: Hiqni dorë nga projekti, do ketë pasoja në ekosistem appeared first on Albeu.com.

Dëmtimet afatgjata në shëndet post Covid-19; Mjekët: Në 2 vjet janë shtuar pacientët me çrregullime në frymëmarrje dhe depresion
Edhe pse pandemia përfundoi, Covid- 19 “vijon” ende të jetë me ne. Gati 2 vjet pas përfundimit të saj, dëmtimet afatgjatë në shëndet pas infektimeve nga Covid-19, po bëhen barrë jo vetëm për individët, por edhe për sistemet shëndetësore.

Ilir Allkja mjek i urgjencës në një nga klinikat private pohoi për “Monitor” se 2 vitet e fundit është shtuar numri i pacientëve për trajtim të pasojave post Covid-19. Sipas vlerësimeve të mjekut Ilir Allkja pasojat kryesore afatgjatë në shëndet të pacientët e prekur nga Covid-19 po ndihen si te ndryshimi i ritmit të frymëmarrjes, te çrregullimet kardiologjike dhe neurologjike.

“Ndryshime të ritmit të frymëmarrjes. Pneumonia nga Covid-19 mund të dëmtojë alveolat (hojëzat) në mushkëri të cilat mund të çojnë në probleme afatgjata të frymëmarrjes, të tilla si gulçim, frymëmarrje të shpeshtë, me ndërprerje (apnea) etj. Përveç indit pulmonar në pneumonitë nga Covid-19 dëmtohen (raste të provuara) edhe muskujt e frymëmarrjes; ata ndërbrinjorë dhe diafragma.

Çrregullimet neurologjike janë hasur në shumicën dërrmuese tek personat që kanë kaluar pneumoni nga Covid-19.

Si mjek e kam ditur se viruset mund të ndikojnë në tru dhe funksionin e tij, dhe mjekët neurologë e kanë vërejtur shumë e shumë të tilla çrregullime. Këto çrregullime përfshijnë vështirësi në përqendrimin dhe vëmendjen, dëmtim të kujtesës dhe vështirësi në gjetjen e fjalëve janë ankesat më të shpeshta të pacientëve që unë vizitoj. Shqetësimet e gjumit dhe lodhja, mund të kontribuojnë më tej në problemet e të menduarit, duke e bërë jetën e përditshme, punën dhe aktivitetet më të vështira.

Gjithashtu në shumë raste infeksioni i Covid-19 përveç mushkërive ka prekur edhe zemrën, pjesërisht ose gjithë strukturat; perikardil, miokard dhe endokard. Ky infeksion ka shkaktuar inflamacion dhe dëmtim të qëndrueshëm të muskujve të zemrës. Dëme të tilla kanë ndodhur edhe tek personat që kanë pasur simptoma të lehta të virusit. Pasoja të diagnostikuara janë aritmitë, disfunksionet valvulare, ndryshime kinetike e hemodinamike”, thotë mjeku Allkja.

Për muajt janar-prill 2023 sipas të dhënave të raportit të Monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë shtrimet në spitale të pacientëve të trajtuar në kardiologji u rritën 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022-it.

Depresioni dhe ankthi gjithashtu sipas mjekut Allkja janë rritur shumë që në nisje të pandemisë.

“Një pjesë jo e vogël e të prekurve nga COVID-19, kanë pësuar ndryshime në shëndetin mendor. Simptomat e ankthit dhe depresionit janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i pandemisë Covid-19 në Shqipëri. Nuk mund të parashikohet se sa gjatë mund të zgjasin këto pasoja, por vlerësoj se duhen trajtuar të gjitha simptomat, si ato fizike ashtu edhe ato shpirtërore”, pohon ai.

Për 4 mujorin e parë 2023 numri më i lartë i të shtruarve është te spitalet psikiatrike sipas të dhënave të raportit të monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë. Në këtë periudhë numri i pacientëve të shtruar në spitalet psikiatrike ishte 1,122 pacientë nga 749 pacientë të shtruar në 4-mujorin 2022. Krahasuar me vjet numri i të shtruarve në psikiatri është rritur 50%.

Pavarësisht se ankthi nuk mjekohet apo trajtohet nga spitalet psikiatrike, mjekët e poliklinikave pohojnë se rastet e pacientëve që vuajnë nga ankthi gjatë kësaj periudhe janë në rritje të lartë krahasuar me vjet.

Mjekja psikiatër Arjan Rreli pranë Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor Nr. 3 në Tiranë tha më herët për Monitor se pas ngjarjes së tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë së Covid-19 vijon tendenca rritëse e pacientëve me shenja ankthi dhe depresioni.

Mjeku Allkja gjithashtu pohon se ndër simptomat njohëse që nuk po përmirësohen mbeten edhe ato të çrregullimeve të përgjithshme trupore.

“Shumë pacientë me COVID-19 që vuajnë nga një sërë problemesh fizike: lodhje kronike, dobësi e përgjithshme, dhimbje kyçesh, dhimbje muskulare, shtim në peshë e në disa raste humbje në peshë, humbje të masës muskulore etj. Trajtime të tjera efektive mund të përfshijnë terapi fizike, terapi profesionale, terapi të folurit dhe terapi psikologjike. Për simptomat njohëse që nuk po përmirësohen, sugjerohet të punoni me ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor për të gjetur trajtime dhe medikamente që mund të ndihmojnë”, nënvizon ai.

Në gjithë botën sipas të dhënave të OBSH numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 nga fillimi i pandemisë deri në mesin e muajit gusht 2023 arriti në 769,806,130 infektime, duke përfshirë 6,955,497 vdekje. Gjithashtu deri më 20 gusht 2023 sipas OBSH në rang global janë administruar gjithsej 13,499,865,692 doza vaksinash kundër Covid-19. /Monitor

The post Dëmtimet afatgjata në shëndet post Covid-19; Mjekët: Në 2 vjet janë shtuar pacientët me çrregullime në frymëmarrje dhe depresion appeared first on Albeu.com.

Fjalët kanë pasoja!
Njëherë e një kohë, një burrë i moshuar përhapi thashetheme se fqinji i tij ishte një hajdut. Për pasojë, pas disa kohësh i riu u arrestua nga policia. Por disa ditë më vonë u vërtetua se ishte i pafajshëm dhe u lirua. Kur po kthehej në shtëpi u ndje i poshtëruar nga kjo që i kishtendodhur, ndaj e paditi fqinjin e tij për shpifje.

Në gjyq i moshuari u justifikua para gjyqtarit:“Ishin vetëm disa fjalë të thëna ashtu më tym, që në fund nuk i bënë keq askujt!”. Para se të shpallte vendimin për këtë rast, gjykatësi i tha plakut:“Shkruajini në një copë letër të gjitha gjërat që keni thënë për fqinjin tuaj. Më pas priteni letrën me gërshërë në copa të vogla dhe hidhini gjatë rrugës për në shtëpi. Pastaj nesër kthehuni tek unë për të mësuar vendimin”.

Të nesërmen gjykatësi i tha plakut:”Para se të dëgjosh vendimin që kam marrë, dilni dhe mblidhini të gjitha copat e letrës që hodhët dje”. I nervozuar i moshuari i tha:“Kjo është e pamundur! Era duhet t’i ketë përhapur gjithandej, dhe unë nuk di se ku t’i gjej”.

Kundërpërgjigja e gjyqtarit ishte e menjëhershme:“Në të njëjtën mënyrë, edhe disa fjalë tëthjeshta mund ta shkatërrojnë nderin e një njeriu deri në atë masë, saqë ai nuk mund tëvendoset dot në vend”. Plaku e kuptoi gabimin e tij dhe kërkoi falje.

Mësime që duhen nxjerrë nga kjo histori:

Jo vetëm veprimet por edhe fjalët kanë pasojat  tyre. Të thuash diçka për dikë, do të ndikojëme siguri në jetën e atij personi, dhe gjithashtu edhe në jetën tënde. Ajo që ju thoni për të tjerët, pavarësisht nëse është e vërtetë apo jo, u tregon të tjerëve se si veproni dhe mendoni ndërsa njeriu për të cilin po flisni nuk është në atë dhomë. Dhe këta të fundit do të pyesin veten nëse ju po bëni të njëjtën gjë me ta kur ata nuk janë atje.

The post Fjalët kanë pasoja! appeared first on Albeu.com.

Blinken i tërheq “veshin” Kinës: Do të keni pasoja të rënda nëse ndihmoni Rusinë
Kina mund të jetë duke konsideruar dërgimin e armëve vdekjeprurëse në Rusi, ka paralajmëruar sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken duke i thënë diplomatit kinez Wang Yi se një veprim i tillë do kishte pasoja serioze.

Pas takimit të tyre dje, Blinken tha në NBC: “Ka lloje të ndryshme ndihme vdekjeprurëse që ata po mendojnë t’i ofrojnë Rusisë, përfshirë këtu edhe armë”.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se Kina po përpiqej “të luante me të dyja kahet” duke pretenduar se dëshiron paqen, por në të njëjtën kohë duke ndërmarrë hapa “shqetësues” për të mbështetur Rusinë.

Ministria e Jashtme e Kinës u përgjigj sot, duke i thënë SHBA-së duhet të “përballen dhe të zgjidhin dëmin” në marrëdhëniet dypalëshe “të shkaktuar nga përdorimi pa dallim i forcës”, duke iu referuar rrëzimit të balonës kineze që fluturonte mbi territorin amerikan.

“Nëse SHBA insiston të përfitojë nga çështja, të përshkallëzojë zhurmën dhe të zgjerojë situatën, Kina do të ndjekë deri në fund dhe SHBA do të mbajë të gjitha pasojat”, u kundërpërgjigj ministria kineze.

The post Blinken i tërheq “veshin” Kinës: Do të keni pasoja të rënda nëse ndihmoni Rusinë appeared first on Albeu.com.

“Nëse vazhdoni provokimet ushtarake do keni pasoja”, Kim Jong-un kërcënon SHBA-në dhe Korenë e Jugut
Stërvitja e përbashkët ushtarake mes Koresë së Jugut dhe SHBA-ve, duket se ka shqetësuar liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un, i cili ka kërcënuar dy shtetet aleate me njëra-tjetrën.

Prej dy ditësh Koreja e Jugut dhe SHBA po zhvillojnë stërvitje të përbashkët ajrore, e cila pritet të zgjasë deri në fundjavë.

Koreja e Veriut ka lëshuar gjithashtu një seri raketash në javët e fundit në përgjigje të stërvitjeve të ndryshme.

Kjo pason raportet e inteligjencës se Pheniani po përgatitet për testin e parë të armës bërthamore që nga viti 2017.

“Nëse SHBA-ja vazhdon vazhdimisht në provokimet e rënda ushtarake, Koreja e Veriut do të marrë parasysh masa më të fuqishme pasuese”, tha ministria e jashtme e Koresë së Veriut në një deklaratë.

The post “Nëse vazhdoni provokimet ushtarake do keni pasoja”, Kim Jong-un kërcënon SHBA-në dhe Korenë e Jugut appeared first on Albeu.com.

Dy fuqitë e Lindjes së Mesme përfshihen në luftë, cilat do të jenë pasojat?
Rusia ka sulmuar edhe sot Kievin me dronë kamikazë të marrë nga Irani duke ngjallur reagime të forta në komunitetin ndërkombëtar. Një numër dronësh kamikazë iranianë të quajtur “Shahed” goditën qendra të banuara në Kiev gjatë mëngjesit të sotëm teksa banorët po bëheshin gati të nisnin javën duke shkuar në punë apo në shkollë.

Nuk dihet ende numri i viktimave, ndërkohë që Rusia ka nisur të përdorë gjerësisht dronët iranianë kundër Ukrainës. Madje, sëfundmi iranianët kanë njoftuar se do të furnizojnë Rusinë me raketa balistike me rreze të shkurtër, gjë që ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Izraelit.

הבוקר נמסר כי איראן מעבירה טילים בליסטיים לרוסיה. נסתיימו הספיקות איפה ישראל צריכה לעמוד בסכסוך הדמים הזה. אין מקום לצדקנות עוד. הגיעה העת שנגיש לאוקראינה סיוע צבאי כפי שעושות ארה״ב ומדינות נאט״ו.

— נחמן שי- Nachman Shai (@DrNachmanShai) October 16, 2022

Ministri i Izraelit për Diasporën Nachman Shai, tha menjëherë se tashmë kishte ardhur koha që Ukraina të merrte ndihma ushtarake edhe nga Izraeli krahas NATO-s dhe SHBA-ve, shkruan abcnews.al.

Është e paqartë se me çfarë armësh do ta ndihmojë Izraeli-Ukrainën, por duket se tashmë vendi është kthyer në një fushëbetejë të përplasjes mes blloqeve me Rusinë që ka Bjellorusinë dhe Iranin në krah dhe Ukrainën që kanë të gjithë Perëndimin dhe Izraelin në mbështetje.

Këta të fundit njihen për teknologjinë e tyre të avancuar ushtarake, sidomos në sistemet e mbrojtjes ajrore, të cilat iu duhen shumë ukrainasve tashmë që po sulmohen me dronë dhe raketa. /abcnews.al

The post Dy fuqitë e Lindjes së Mesme përfshihen në luftë, cilat do të jenë pasojat? appeared first on Albeu.com.

Pasojat nga Covidi i gjatë/ Ankesa për problem me zemrën, mushkëritë dhe ankthin
Edhe pse e kane kaluar para disa muajsh apo edhe para një viti sëmundjen e Covid-19 shumë pacinetët vazhdojnë të kenë pasoja në shëndetin e tyre.

Mjeket e quajnë Covid i zgjatur apo long-covid dhe thonë se ka një numër të shtuar të atyre që paraqiten tek mjeku i familjes me ankesa të ndryshme të cilat variojnë që nga takikardite shqetësime të mushkërive apo dhe ankth.

Mjekët familjes në këto raste tregohen të kujdesshëm për te kuruar vetëm simptomat qe shfaqin pasi i lidhin me covidin që kanë kaluar.

Pra nëse një pacient shfaqet me takikardi nuk e çojnë detyrimisht të bëje një check up për zemrën, por kjo dhe bazuar dhe në historikun e sëmumdshmërisë së pacinetit të cilën çdo mjek familjeje e ka ne regjistrin e tij.

Studime të ndryshme ndërkombëtare kanë treguar se Covid-19 ka përshpejtuar në kohë disa sëmundje tek pacinetët siç janë problemet me diabetin problemet kardiovaskulare./tch

The post Pasojat nga Covidi i gjatë/ Ankesa për problem me zemrën, mushkëritë dhe ankthin appeared first on Albeu.com.

Rama e nis ditën me pamje nga Thumana: Shëmbëlltyrë e shpresës
Thumana tanimë po fillon të harrojë tragjedinë e shkaktuar nga tërmeti, me shkatërrim dhe dhjetëra viktima.

Pamjet e fundit të publikuara nga kryeministri Edi Rama, shihet lagja e re në Thumanë. Krahas fotos Rama shkruan se kjo është një shëmbëlltyre e shpresës dhe durimit.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje spektakolare të Thumanës së Rilindur si shembëlltyrë e shpresës, besimit, durimit dhe punës së palodhur, ju uroj një javë të mbarë”shkruan Rama.

The post Rama e nis ditën me pamje nga Thumana: Shëmbëlltyrë e shpresës appeared first on Albeu.com.