pashko ujka Archives - Albeu.com

Vrasja e ish-deputetit në Shkodër, 25 mijë euro ofron familja për këdo që jep informacion për autorin
Familja e ish-deputetit që u vra në Shkodër në nëntor të vitit të kaluar, Pashko Ujkës, ka ofruar 25 mijë euro për këdo që jep informacion për autorin e vrasjes.

Vajza e të ndjerit Ledisia Ujka thotë se kanë vendosur numrin e tyre personal dhe jo të policisë për arsye se nuk kanë besim te ata.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia arrestoi dy të dyshuar, por më pas rezultoi se ditën kur ndodhi krimi ata ishin në Kosovë. Ne dëshminë e tyre Kristjan Kelmendi dhe Marjan Kola janë shprehur për policinë se mbrëmjen e ngjarjes kanë qenë në Kosovë. Kelmendi shprehet se Kola e ka ftuar që të shkojnë në Kosovë për të  blerë veshje.

“Ne kemi vendosur shumën si familje dhe ofrojmë 25 mijë Euro për çdo persona që ka fakte konkrete dhe prova për të gjetur vrasësin e babit tim. Këto lekë janë lekë që shkojnë për shpirt të tij, për gjak të tij sepse ai ka punuar gjithë jetën dhe ne do bëjmë të pamundurën që të vendoset drejtësia për të. Kemi vendosur numrin tonë sepse ne nuk kemi besim te policia. Policia na ka thënë që 99%, pas 2 javëve, ngjarja në shtet është e zgjidhur”, tha vajza në një intervistë për emisionin “Uniko”.

Kjo histori duket se do të marrë një tjetër drejtim, pasi Ledisia Ujka ka theksuar gjithashtu se dosjen e vrasjes së Pashko Ujkës do ta hapin edhe në Itali për arsye se ish-deputeti ka patur nënshtetësi italiane.

“Me prova, me gjëra çfarë kemi mbledhur, me gjithçka çfarë ne dimë dhe çfarë kemi gjetur. Me shtete të tjera sepse do angazhojmë edhe shtetin italian sepse ai kishte nënshtetësi italiane. Edhe në shtetin amerikan meqë kemi parë që autoritetet e Shqipërisë, si policia, si prokuroria, si gjykata, askush nuk ka bërë asnjë gjë për të zbardhur këtë ngjarje. Ne kemi marrë të gjithë dosjen me provat për vrasjen e babit tim dhe e kemi dërguar për ta përkthyer dhe pastaj do të hapet si dosje dhe në Itali, në prokurorinë e Italisë”, u shpreh vajza./albeu.com/

The post Vrasja e ish-deputetit në Shkodër, 25 mijë euro ofron familja për këdo që jep informacion për autorin appeared first on Albeu.com.

Vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka, flet gruaja: E vërteta e shitjes së shtëpisë dhe konflikti me familjen Kelmendi
Bashkëshortja e të ndjerit Pashko Ujka, Natalinë Ujka, ka treguar për herë të parë historinë e konfliktit për shitjen e shtëpisë ndaj familjes Kelmendi.

Pashko Ujka, ish-deputet dhe ish-kryetar komune i Velipojës, u vra më 29 Nëntor 2021 në lulishten poshtë banesës së tij në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër.

Për këtë ngjarje, në fillim të Dhjetorit 2021 u arrestuan dy persona, Kristjan Kelmendi dhe Marjan Kola, por aktualisht janë liruar dhe ndodhen në masë sigurie “arrest shtëpie”.

Në një intervistë për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, Natalinë Ujka, bashkëshortja e Pashko Ujkës, ka rrëfyer konfliktin që kanë pasur me familjen Kelmendi për shitjen e një shtëpie 12 vjet më parë, banesë për të cilën thonë se nuk e morën asnjëherë pagesën e plotë. Ata thonë se shtëpinë në atë kohë ia shitën Aleksandër Kelmendit, babait të Kristjan Kelmendit.

Natalinë Ujka: Ne kemi pasur një konflikt me Aleksandër Kelmendin. Aleksandër Kelmendi është nga fshati Trush i rrethit Shkodër. I kemi dhënë një shtëpi para 12 viteve që kur kemi ardhur në këtë shtëpinë e re këtu. Në Parrucë, 134 m2. Ka jetuar me familjen e vetë deri para 2 viteve.

Spartak Koka: Për të sqaruar të vërtetën, konkretisht, i kishit ju detyrime?

Natalinë Ujka: Ne ja kemi shitur shtëpinë 70 mijë Euro se ka qenë 134 m2. Ai ka dhënë një 10 mijë Eurosh herën e parë dhe një 5 mijë Euro. Ky ka nxjerrë toka në Rrjollë, na ka dhënë 3 tapi që tapitë dolën false.

Spartak Koka: Këto tapitë ishin kompensim financiar?

Natalinë Ujka: Po, për pjesën tjetër të shtëpisë, detyrimit. Edhe këto tapi dolën false.

Spartak Koka: Kur dolën false?

Natalinë Ujka: Pas disa viteve. Dolën false edhe Pashko i tha ka ardhur të më kthesh lekët ose shtëpië, njërën nga të dyja, se shtëpia është e imja, është e fëmijëve të mi. Të lutem hajde të flasim bashkë njëri me tjetrin. Ka ardhur në Prill para 2 viteve, ka ardhur këtu në shtëpinë time. Se Pashko ka qenë me parkinson, ka dridhje. Kështu që i tha a mundesh të vish te shtëpia ime? Po. Edhe ka ardhur këtu. I tha, e di sa lekë më ke dhënë? Po e di tha. E di si m’i ke dhënë tapitë? Po e di. Kanë dalë false. Po kanë false. A mundesh të m’i japësh lekë kusurin tjetër se shtëpia është e imja, është mundi dhe djersa ime e fëmijëve të mi, nuk të kam gjë borxh që të jetosh ti në shtëpinë time. Lere që ai kishte ikur prej asaj shtëpie, kishte 2 vjet që kishte ikur e ishte në Itali, ia kishte lënë me qira dikujt tjetër. 2 vjet që s’kishte paguar as lekë dritash.

Spartak Koka: Por ndërkohë shtëpia ishte në emrin tuaj?

Natalinë Ujka: Shtëpia ka qenë komplet në emrin tonë, Pashko Ujka dhe Natalinë Ujka. Edhe i tha mundesh të më japësh kusurin? I takonte edhe 55 mijë Euro për të na dhënë. Ok tha. Në qoftë se unë vij më 1 Qershor, do të të bie lekët. Nëse nuk bie lekët, shtëpia është e jotja merr bëj çfarë të duash. E tha këtu në shtëpinë time, veç marrëzia më e madhe e imja është që nuk e incizova. Kaq. Megjithatë ka një mesazh në telefon të Pashkos që unë nuk e pashë kurrkund nëpër letra. I kemi rënë telefonit 100 herë në datën 1 Qershor edhe mbrapa, ai s’e ka hap telefonin as edhe njëherë më në Itali. I kemi shkruar mesazh ku do që të t’i lëmë rrobat e shtëpisë. Këta kanë ikur edhe rrobat e trupit i kanë lënë të gjitha aty. Unë kur kam dalë prej asaj shtëpie, ka fjetur 12 vjet ai në rrobat e mia. Jemi kemi lënë komplet të mobiluar, s’kemi marrë asnjë gjë më të vogël.

Spartak Koka: Çfarë ka ndodhur më pas? Pse shpërtheu konflikti? Se ju keni bërë në Gusht të vitit 2021 një kallëzim në polici. Çfarë ndodhi më pas? Në 1 Qershor 2019 Aleksandri nuk iu bind asaj që kishte premtuar, nuk erdhi. Çfarë bëtë ju.

Natalinë Ujka: Pashko ka marrë njerëzit e vetë dhe ka shkuar te shtëpia. I ka rënë derës i kanë dalë dy burra. Ata burrat nuk e di çfarë kanë qenë, nga Velipoja dhe ata, që ia ishte dhënë ky me qira. I kanë thënë është shtëpia e Sandër Kelmendit, çfarë do ti. Ky djali që ishte aty ka marrë në telefon djalin e Sandrit, Kristjanin, i ka thënë m’a nxirr Sandrin. Sandrin s’ja ka nxjerrë. Ka dalë i biri, ka thënë bjere se flas unë me të. E ka sharë Pashkon. Pashko ka qenë zotëri, i ka thënë unë s’kam lidhje me të sharat e tua mor bir. Uën kam folur me babanë tënd edhe duhet të më përgjigjet babai jot jo ti. Kur të kam dhënë shtëpinë para 12 viteve, s’ke qenë as 15 vjeç, kështu që të lutem nxirr babain të flas me babain ku do që t’i lë rrobat se unë shtëpinë dua ta shes, dua të marr lekët e mia. Ky shau, e mbylli, do të vras, do të bëj…

Spartak Koka: Do të vras?

Natalinë Ujka: Po po, e ka kërcënuar. Edhe këta i kanë thënë në qoftë se ti prek një gjë sa më të vogël në atë shtëpi, unë do të vras.

Spartak Koka: Kujt i kanë thënë?

Natalinë Ujka: I kanë thënë Pashkos djali i Sandrit në telefon. Megjithëse nuk kishin sjellë lekët, kishin jetuar dhe 12 vjet në shtëpinë time, flinin në shtratin tim, të gjithë gjërat e mia, ata i morën edhe jetën besoj.

Spartak Koka: Çfarë ndodhi më pas?

Natalinë Ujka: Më pas ka shkuar në polici, ka bërë proces-verbal, ka ardhur me polic që e kanë parë shtëpinë. Kemi bërë procesverbal për gjërat që ka pasur brenda. Kemi marrë rrobat, i kemi çuar në Velipojë se s’dinim ku t’i linim. Kemi shitur shtëpinë.

Spartak Koka: Ja keni çuar rrobat?

Natalinë Ujka: Jo, s’ja kemi çuar se s’kishim ku, ai s’ka shtëpi kurrkund. Edhe nuk na tha ku t’ja çonim, i kam lënë në Velipojë te garazhdi jonë.

Spartak Koka: Si arritët ta merrnit shtëpinë?

Natalinë Ujka: Me atë në policisë. Kanë thyer çelësin a ku e dinë se çfarë. Ata djemtë ja ka dhënë edhe vetë çelësin se e kanë parë që shtëpia është e jona nuk është e tij.

Spartak Koka: Kur e keni marrë shtëpinë ju?

Natalinë Ujka: Më 20.8.2021 më duket se ishte.

Spartak Koka: Pas këtij kallëzimi që keni bërë ju, çfarë ka ndodhur? Kush e ka sot atë apartament?

Natalinë Ujka: Atë apartament e kam shitur. Se duhet të paguaja lekët e kredisë që kisha. Kishim 42 milionë Lekë pa paguar të kredisë. Dhe ka qenë për 25 vjet shtëpia e bllokuar.

Spartak Koka: Diferencën, 15 mijë Euroshi që ju kishte dhënë Aleksandër Kelmendi, ia keni kthyer mbrapsht?

Natalinë Ujka: Jo. Se s’kemi folur më me të, nuk na ka hapur telefonin as edhe një herë. Kemi shkuar në Itali, i kemi rënë numrit të telefonit të tij, s’na ka hapur telefonin.

Spartak Koka: Pasi e morët shtëpinë?

Natalinë Ujka: Pasi e kemi marrë shtëpinë.

Spartak Koka: Donit ju t’i jepnit lekët?

Natalinë Ujka: Megjithëse unë nuk i kam gjë borxh se ka jetuar 12 vjet, i kam paguar vetë dhe 2.5 milionë dritat që s’i kishte paguar për 2-3 vjet, edhe prapë Pashko thoshte që do t’ja kthej ndonjë lekë./tvklan.al

The post Vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka, flet gruaja: E vërteta e shitjes së shtëpisë dhe konflikti me familjen Kelmendi appeared first on Albeu.com.

“Më plagosën moj grua, mezi po marr frymë”, fjalët e fundit të ish-deputetit Pashko Ujka që u vra në Shkodër (FOTO LAJM)
Bashkëshortja e ish-deputetit Pashko Ujka, që u vra më 29 Nëntor 2021 në qytetin e Shkodrës, ka folur për herë të parë në media lidhur me këtë ngjarje.

Në një intervistë dhënë për gazetarin Spartak Koka për emisionin Uniko, Natalinë Ujka ka rrëfyer momentet e fundit të bashkëshortit të saj, Pashko Ujka.

Të dy kanë qenë krah për krah duke bërë shëtitje në lulishten poshtë shtëpisë së tyre në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, kur ish-deputeti u qëllua me pistoletë me silenciator.

Në rrëfimin e saj, Natalinë Ujka ka treguar edhe fjalët e fundit të Pashko Ujkës. Ajo thotë se nuk e kishte kuptuar çfarë kishte ndodhur dhe mendoi se burri i saj ishte rrëzuar përtokë. Por ish-deputeti i kishte thënë se e kishin plagosur.

“Unë përpara tij, 1 metër a nuk e di se si se ai (Pashko) ishte duke folur në telefon, edhe unë para tij ai mbrapa, veç kur dëgjova një puf (zhurmë) krejt të lehtë, që s’më besohej kurrë se mund të jetë një pistoletë se nuk e kisha dëgjuar kurrë. Veç kur ra në tokë.

Kur më ka rënë në tokë i kam thënë “Pashko, u rrëzove”? Edhe e mora për ta çuar. Jo jo thotë nuk jam rrëzuar, më kanë plagosur. Jo mor Pashko nuk të kanë plagosur i  them unë se s’ke gjak. Shof shpinën, se kishte rënë në tokë përmbys, edhe shoh në shpinë asnjë gjë më të vogël, as gjak asgjë.

Më kanë plagosur moj grua, mezi po marr frymë. Por jo mor Pashko nuk të kanë plagosur. Nuk ke asnjë gjë. Ose kush e di me çfarë të ranë i them unë. Nuk e di çfarë mendova në sekondë ndonjë tip shigjete. I kam çuar rrobat mbrapa e kam parë, një vrimë e vogël që nuk e di nga kishte hyrë ai plumb që i mori edhe jetën.

Mua prapë s’më besoj, nuk më shkonte mendja se mund ta kenë plagosur. E megjithatë erdhi një djalë i ri, tha të ndihmoj ta çosh, u rrëzua? I them, kështu mendova se u rrëzua. Por, i thashë, ky më thotë se më kanë plagosur. Mos e luj tha. Edhe ne nuk e luajtëm nga vendi. E lamë aty”, rrëfën Natalinë Ujka, bashkëshortja e të ndjerit Pashko Ujka.

The post “Më plagosën moj grua, mezi po marr frymë”, fjalët e fundit të ish-deputetit Pashko Ujka që u vra në Shkodër (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

“Këta të arrestojnë për të shuar zhurmën”, Klodiana Lala reagon për vrasjen e bujshme të ish-deputetit: Lirohen fshehurazi
Pas vrasjes së ish-deputetit shkodran Pashko Ujka, u arrestuan dy persona për të cilët fillimisht u dha masa e sigurisë arrest me burg.

Ditën e djeshme masa e vendosur është ndryshuar në “Arrest shtëpie”.

Lidhur me këtë ka reaguar gazetarja Klodiana Lala, teksa shprehet se për të shuar zhurmën publike këta të cojnë në burg e më pas të nxjerrin sërish.

Postimi i Klodiana Lalës:

Policia e Shkodres nxitoi per te shtrenguar prangat ne duart e dy personave te dyshuar per vrasjen e ish deputetit Pashko Ujka. Te dy u liruan nje muaj me vone, cka deshmon edhe njehere se per te shuar zhurmen publike keta te cojne dhe kot ne qeli. Kam renditur dhjetra dosje qe kane mbetur pa autor, kryesisht vrasje te bujshme qe policia na deklaronte se i kishte zbardhur e kishte siguruar prova per autoret e dyshuar, por me pas pa zhurme e pa buje, fshehtazi fare ata jane liruar. Duhen hetime per manipulimin qe po u behet ngjarjeve kriminale./albeu.com/

The post “Këta të arrestojnë për të shuar zhurmën”, Klodiana Lala reagon për vrasjen e bujshme të ish-deputetit: Lirohen fshehurazi appeared first on Albeu.com.

Vrasja e ish-deputetit në Shkodër, gjykata merr vendim për dy autorët e dyshuar
Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 30 ditë për dy autorët e dyshuar të vrasjes së ish-deputetit Pashko Ujka që u ekzekutua në Shkodër disa ditë më parë.

Kristian Kelmendin dhe Marian Kolën, u ndaluan dy ditë më parë, ndërsa më vonë iu komunikua edhe arrestimi. Të dy ata do të duhet të qendrojnë në qeli deri sa Prokuroria të mbyllë dosjen hetimore dhe ta dërgojë për gjykim, e cila do të vendosë për fatin e mëtejshëm të tyre.

Ndërkohë, avokatët e të arrestuarve kanë pretenduar pafajësinë e tyre duke theksuar se në momentin e vrasjes dy të akuzuarit kanë qenë në Kosovë. Në lidhje me shenjat e barutit të gjetur në duart e Kristian Kelmendit, avokatët janë shprehur se gjatë asaj dite ata kanë qenë në një poligon qitjeje në Kosovë ku edhe kanë qëlluar me armë.

Për këtë shkak ata kanë kërkuar edhe verifikimin e pamjeve filmike nga poligoni në fjalë.

Ujka u akzekutua me armë me silanciator tre ditë më parë, dhe policia dyshon se ngjarja ndodhi pas një konflikti për çështje pronësie mes tij dhe dy të të akuzuarve.

The post Vrasja e ish-deputetit në Shkodër, gjykata merr vendim për dy autorët e dyshuar appeared first on Albeu.com.

“U arrestua pa kurrëfarë prove”! U burgos për vrasjen e ish-deputetit, vjen reagimi i babait të Marjan Kolës
Marjan Kola u arrestua si i dyshuar për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka në Shkodër.

Ditën e sotmekanë qenë familjarët e Marjan Kolës që kanë reaguar lidhur me situatën.

Familjarët kërkojnë lirimin e tij, pasi atë natë që ka ndodhur vrasja, djali i tyre ka qenë në Kosovë.

“Djali u arrestua pa kurrëfarë prove”, ka thënë babai i tij.

Ndërkohë vëllai i tij nga ana tjetër thotë se vëllai i tij ka qenë në Kosovë kur ka ndodhur ngjarja.

“Është me kamera dhe me të gjitha poligoni ku ka hyrë me bërë qitje. Dje kam qenë në Kosovë dhe kam bërë kallëzim penal për këtë punë. Vëllai im është arrestuar me 30, jemi të zhgënjyer dhe duam vetëm drejtësi për vëllain, jo për hatër e për gjë, dua të ndjek drejtësinë”, ka thënë vëllai i tij./albeu.com/

The post “U arrestua pa kurrëfarë prove”! U burgos për vrasjen e ish-deputetit, vjen reagimi i babait të Marjan Kolës appeared first on Albeu.com.

Vrasja e ish-deputetit Ujka në Shkodër, Kelmendit dhe Kolës u komunikohet arrestimi! Çfarë pretendojnë ata
Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka u është komunikuar arrestimi.

Mësohet se ata janë shprehur se me 29 nëntor kanë qenë në Kosovë dhe jo në Shqipëri.

Ndërkohë pritet që policia të verifikojë pretendimin e tyre dhe të dalë me një përfundim./albeu.com/

The post Vrasja e ish-deputetit Ujka në Shkodër, Kelmendit dhe Kolës u komunikohet arrestimi! Çfarë pretendojnë ata appeared first on Albeu.com.

Ish-deputeti Pashko Ujka u vra në një atentat, policia shoqëron dy persona! Ku dyshon
Dy persona janë shoqëruar lidhur me atentatin ndaj ish-deputetit të Shkodrës Pashko Ujka.

Njëri prej tyre dyshohet se ka shenja baruti në duar dhe po analizohet nëse kemi të bëjmë me autorin e kësaj ngjarjeje apo jo.

Ai identifikohet me inicialet K.K, ndërkohë gazetarët thonë se bëhet fjalë për Kristin Kelmendi.

Mbrëmjen e 29 nentorit 2021 para se të vritej, Ujka ishte duke bërë ecjen e mbrëmjes së bashku me gruan e tij, Natalinë, dhe vëllain e tij, Gjekën.

Vëlla dhe gruaja e viktimës, që ndodheshin disa metra më përpara tij, kanë parë vetëm siluetën e një djaloshi në ikje e sipër, që largohet me vrap, por jo të dallojnë tiparet identifikuese të tij.

Kjo pasi siç ka treguar në polici Natalia dhe vëllai i Pashkut, Gjeku, ata u tronditën shumë dhe u përqëndruan tek, Pashko, i cili po vdiste në duart e tyre.

64-vjeçari u transportua me urgjencë në spitalin e Shkodrës, por nuk mundi ti mbijetojë plagës së marrë në shtyllën kurizore.

Autori ka përdorur një armë me silenciator, duke e qëlluar gati me puthitje në trup, Pashko Ujkën.

Konfliktet që janë krijuar për shkak të ushtrimit të detyrës së kyetarit të komunës së Velipojës, dhe konfliktet e të birit janë pista kryesore ku policia dhe prokuroria e Shkodrës po hetojnë për zbardhjen e vrasjes së ish-funksionarit të shtetit, Pashko Ujka./albeu.com/

The post Ish-deputeti Pashko Ujka u vra në një atentat, policia shoqëron dy persona! Ku dyshon appeared first on Albeu.com.

“Ra në tokë papritur”, gruaja e Pashko Ujkës rrëfen momentin kur ia vranë bashkëshortin para syve
“Ishim duke ecur në rrugë kur ra papritur në tokë”. E tronditur pas atentatit, kështu u shpreh gruaja e ish-deputetit Pashko Ujka, i cili mbrëmjen e sotme ndërroi jetë në spital dy orë pasi u qëllua me plumb në kurriz, raporton gazetari i “ABC” Simon Shkreli.

Fakti që u qëllua me silenciator, por edhe nxitimi nga reshjet e dendura të shiut dhe stuhia ka bërë që gruaja e Ujkës dhe vëllai të mos pikasin asgjë në lidhje me autorët.

“Nuk pamë asgjë” tha më tej ajo për grupin hetimor që ka nisur punën për të shkuar në gjurmët e autorëve të krimit. Ende nuk ka një pistë konkrete nga hetuesit. “Probleme nuk kemi pasur me askënd” u shpreh gruaja.

Kjo ishte hera e tretë që 64-vjeçari ishte vendosur në shënjestër, pasi më parë i ishin bërë dy atentate të tjera, por kishte arritur që të shpëtonte.

Ai ka shërbyer si deputet në disa legjislacione. Mes viteve 2005-2009, Ujka kaloi nga Partia Aleanca Demokratike te Partia Demokristiane e Nard Ndokës ku mbajti për disa kohë postin e kreut të grupit parlamentar.

Nga 2011 deri në 2015 Ujka ka drejtuar komunën e Velipojës për një mandat nën siglën e PS, ndërkohë që ka qenë dhe në krye të ekipit sportiv Ada./abcnews.al

The post “Ra në tokë papritur”, gruaja e Pashko Ujkës rrëfen momentin kur ia vranë bashkëshortin para syve appeared first on Albeu.com.

Iu bë atentat në Shkodër, vdes ish-kryetari i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka
Ish-kryetari i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka, i cili u plagos sot në Shkodër ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Kujtojmë se Ujka u plagos me armë zjarri silenciator pranë banesës së tij, dhe u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Familjarët e 64-vjeçarit bënë apel për dhurim gjaku, por Ujka nuk ka mundur ta fitojë betejën për jetën.

Pashko Ujka ka shërbyer si kryetar i Komunës së Velipojës nga viti 2011-2015./albeu.com

The post Iu bë atentat në Shkodër, vdes ish-kryetari i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka appeared first on Albeu.com.