pasaporte Archives - Albeu.com

Në BE pa vulë në pasaportë/ Rregulla të reja për udhëtimet në Europë
Që prej nisjes së tetorit ka hyre ne fuqi Sistemi ETIAS, i njohur si autorizim elektronik për hyrje në shtetet e BE-së, të shtetasve nga zona Schengen.

Fillimisht kjo formë e re e kontrollit që shmang vulosjen e pasaportave, por  aplikon skanimin e dokumentit, shenjave të gishtave dhe të pamjes, do të jetë në disa porte e aeroporte.

Më tej do të aplikohet në çdo pikë deri në pranverën e vitit 2026.

Avokati Arlind Hoxha shpjegon ndryshimet që do të ekte dhe ndikimin në  respektimin e afateve për qëndrimin në vendet e unionit

Sistemi ETIAS i cili është propozuar që në vitin 2016 tashmë po implementohet në disa aeroporte të Bashkimit Evropian dhe pritet të kthehet në një mekanizëm kyç për menaxhimin inteligjent të kufijve, si dhe një mënyrë më të sigurt për të udhëtuar drejt BE-së.

The post Në BE pa vulë në pasaportë/ Rregulla të reja për udhëtimet në Europë appeared first on Albeu.com.

Me pasaportë të falsifikuar drejt Britanisë, arrestohet shqiptari i dënuar për drogë
Një shqiptar i dënuar për trafik droge u arrestua teksa tentoi që të shkonte në Britaninë e Madhe, pavarësisht se ishte deportuar vetëm disa javë më parë.

Anëtari i bandës, i cili bëri 20 muaj burg në Mbretërinë e Bashkuar për kultivimin e kanabisit, u kap nga  forcat e zbatimit të imigracionit të Zyrës së Brendshme dhe Shërbimi Policor i Irlandës së Veriut ndërsa udhëtonte me një autobus nga Dublini në Belfast , pasi kishte fluturuar me një pasaportë të rreme greke nga Shqipëria më herët atë ditë.

Dy orë para kapjes së tij, autoritetet kishin marrë informacione për dy persona, të cilët do të futeshin në territor duke shkelur rregullat e emigracionit.

Gjashtë oficerë policie sulmuan autobusin, i cili ishte i mbushur me pasagjerë, ndërsa po kërkonin për dy personat.

Tregtari shqiptar të drogës u la në paraburgim për thyerje të urdhrit të dëbimit dhe shoku i tij u ndalua nga forcat e emigracionit, në pritje të largimit nga Britania e Madhe.

The post Me pasaportë të falsifikuar drejt Britanisë, arrestohet shqiptari i dënuar për drogë appeared first on Albeu.com.

Çfarë duhet të dinë qytetarët e Ballkanit Perëndimor për rregullat e reja të hyrjes në BE?
“Mirëdita! Pasaportat, ju lutem! Duhet t’ju marrim edhe gjurmë të së paku katër gishtërinjve. Edhe fotografi. Faleminderit dhe ju uroj qëndrim të këndshëm!”.

Kështu do të duhej të dukej nga 10 nëntori i këtij viti hyrja në Bashkimin Evropian dhe në Zvicër, Norvegji, Islandë e Lihtenshtajn – vende anëtare të zonës së lëvizjes së lirë Schengen – për qytetarët e rreth 60 vendeve, përfshirë edhe ata të Ballkanit Perëndimor.

Në atë kohë do të fillojë të funksionojë sistemi i ri i hyrje-daljeve (Entry/Exit System – EES), i cili është krijuar në nëntor të vitit 2017, por se zbatimi i tij është shtyrë disa herë.

Për verën e ardhshme është paralajmëruar zbatimi edhe i Sistemit të dytë Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), i cili u kërkon udhëtarëve nga vendet që kanë regjim pa viza me BE-në, të aplikojnë online për lejen e hyrjes, duke paguar një tarifë prej shtatë eurosh me kartelë bankare.

Pasaportat në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë biometrike, çipat e tyre përmbajnë shenja gishtash dhe fotografi – çfarë i bën plotësisht në përputhje me kushtet që ka kërkuar BE-ja në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë regjim pa viza.

Kushtet e përgjithshme – që dokumentet e udhëtimit të mos skadojnë në më pak se tre muaj nga data kur personi planifikon të kthehet në vendin e tij ose që pasaporta të mos jetë më e vjetër se dhjetë vjet – do të vazhdojnë të mbeten në fuqi.

ETIAS do t’u kërkojë qytetarëve të rreth 60 vendeve të plotësojnë një formular të veçantë nëpërmjet internetit ose aplikacionit celular, përpara se të udhëtojnë.

Me rastin e plotësimit të aplikacionit për herë të parë, pasagjeri fut të dhënat personale, emailin dhe numrin e telefonit, si dhe detajet e dokumentit të udhëtimit.

Udhëtari do të duhet, gjithashtu, të fusë detaje rreth arsimit dhe punësimit aktual, si dhe detaje rreth udhëtimit të planifikuar dhe qëndrimit në vendin e BE-së.

Do të kërkohen edhe detaje për çdo dënim penal, për udhëtime në të kaluarën në zona lufte ose zona konflikti, si dhe informacione nëse personi është dëbuar nga ndonjë vend.

Udhëtarët do të duhet të paguajnë edhe një tarifë shtesë prej shtatë eurosh, me kartelë bankare. Pagesa do të bëhet si për çdo blerje online.

Tarifa nuk do të paguhet nga personat nën 18 vjeç dhe mbi 70 vjeç, bashkëshortët/partnerët e regjistruar dhe fëmijët e shtetasve të BE-së dhe të vendeve të zonës Schengen, si dhe fëmijët e bashkëshortëve/partnerëve që vijnë prej jashtë BE-së.

Aplikimi “grupor” nuk do të jetë i mundur – pra në rast të udhëtimit familjar, çdo anëtar do të duhet të aplikojë veçmas për ETIAS-in.

Sistemi ETIAS do të jetë i disponueshëm në gjuhët e vendeve anëtare dhe sistemi do të pranojë vetëm shkronja latine.

Udhëtari do të mund të ndalojë plotësimin e aplikacionit, t’i ruajë ndryshimet dhe të vazhdojë të fusë të dhëna brenda 48 orësh.

Siç thuhet në faqen zyrtare të sistemit ETIAS, përpunimi duhet të zgjasë “disa minuta”.

Nëse zgjat më shumë, pasagjeri duhet ta marrë njoftimin brenda katër ditësh.

Pasagjerëve mund t’u kërkohen edhe informacione ose dokumente shtesë – si për shembull konfirmimi i rezervimit të hotelit dhe konfirmimi i punësimit – të cilat duhet të dorëzohen brenda dhjetë ditësh. Në atë rast, kërkesa duhet të shqyrtohet brenda dy javësh.

Udhëtari mund të ftohet për intervistë në ambasadën e vendit ku planifikon të udhëtojë dhe në atë rast kërkesa shqyrtohet brenda 30 ditësh.

Prandaj, udhëtarët këshillohen që ta plotësojnë formularin së paku një muaj përpara se ta blejnë biletën apo ta rezervojnë akomodimin.

Nëse udhëtarit i lejohet hyrja në BE, ai do ta marrë njoftimin me email.

Leja ETIAS do të jetë e vlefshme për tre vjet, ose derisa të zëvendësohet dokumenti i udhëtimit me të cilin udhëtari ka aplikuar.

Formulari është i lidhur me dokumentin e udhëtimit, që do të thotë se është i vlefshëm vetëm me pasaportën me të cilën ka aplikuar udhëtari.

Pasaporta e re nënkupton aplikim të ri.

Nëse ETIAS-i paguhet dhe miratohet për udhëtimin në një vend, ai është gjithashtu i vlefshëm edhe për një vend tjetër.

Leja ETIAS nuk do të thotë që një person mund të qëndrojë në BE për më shumë se 90 ditë në një periudhë gjashtëmujore, ose të punojë në BE.

Udhëtari do të mund të hyjë dhe të dalë nga BE-ja sa herë të dojë dhe të udhëtojë në çdo destinacion brenda zonës Schengen gjatë periudhës së vlefshmërisë së lejes dhe për aq kohë sa ai e respekton afatin e specifikuar kohor.

Prindërit e plotësojnë formularin për fëmijët e tyre të mitur, të cilët janë të përjashtuar nga pagesa e tarifës prej shtatë eurosh.

Gjithkush mund të autorizojë një palë të tretë – një person tjetër ose një ndërmjetës tregtar – që të aplikojë në emër të tij ose në emër të fëmijëve të tij të mitur.

Me një ndërmjetës – për shembull nga një agjenci udhëtimesh – deklarata e përfaqësimit duhet të nënshkruhet për çdo person individualisht dhe e njëjta gjë vlen në rast se një mik, fqinj, vajza ose djali aplikon për një person.

Personi ose kompania që është ndërmjetëse, do të duhet, gjithashtu, t’i fusë të dhënat e veta.

Ndërmjetësi ka të drejtë të kërkojë një “tarifë të arsyeshme” dhe BE-ja ka parashikuar mundësinë e raportimit anonim të atyre që kërkojnë pagesa të larta.

Ata që vendosin të aplikojnë përmes një ndërmjetësi, këshillohen të kontrollojnë veçanërisht nëse informacioni në aplikacion është i saktë, përpara se ta dërgojnë atë, sepse në rast të ndonjë gabimi, aplikacioni mund të refuzohet ose anulohet.

Në rast se udhëtari vëren ndonjë gabim, ai mund ta plotësojë një aplikacion të ri ose të kërkojë korrigjimin e gabimit në aplikacionin e vjetër. Procedura e përpunimit në atë rast zgjat deri në 30 ditë.

Formulari ETIAS nuk do të duhet të plotësohet nga personat që kanë vizë të vlefshme – studentore, pune ose të ngjashme – ose leje qëndrimi në një vend të BE-së.

Formulari nuk plotësohet as nga personat që jetojnë përgjatë kufirit dhe posedojnë kalime kufitare.

Anëtarët e ekuipazhit në anije dhe avionë për disa vende të BE-së do të kenë nevojë për formularin ETIAS.

Përjashtime bëhen në rast të rrezikimit të jetës së aplikuesit apo të të afërmit, vajtjes në varrim të një familjari, detyrimit për t’u paraqitur në gjykatë apo ndonjë “detyrimi të rëndësishëm”.

Në atë rast, udhëtari e plotëson aplikacionin ETIAS për të ashtuquajturën leje të kufizuar që e tregon arsyen.

Leja lëshohet nga shteti në të cilin personi udhëton dhe është e vlefshme për të udhëtuar vetëm në atë vend për maksimum 90 ditë.

Për shembull, nëse bëhet fjalë për të shkuar në një funeral, një vend i BE-së mund ta lejojë hyrjen vetëm për ditët e varrimit.

Nëse personi, ndërkohë, aplikon dhe merr një ETIAS të dytë për udhëtim në të gjitha vendet e Schengenit, leja e kufizuar automatikisht bëhet e pavlefshme.

Personave pa autorizimin ETIAS do t’u refuzohet hyrja në kufi.

Edhe marrja e kësaj certifikate nuk nënkupton që udhëtarit do t’i lejohet automatikisht hyrja në vendin e BE-së.

Të gjithë udhëtarët do të kontrollohen dhe një oficer kufitar mund t’ia refuzojë hyrjen një personi që nuk i plotëson kërkesat.

Disa nga kushtet për hyrje janë: dokument i vlefshëm i udhëtimit për së paku tre muaj nga data e kthimit të planifikuar; pasaporta të mos jetë më e vjetër se dhjetë vjet; qëndrimi të jetë i justifikuar dhe personi të ketë para të mjaftueshme deri në kthimin e planifikuar.

Shuma e zakonshme është rreth 100 euro në ditë dhe varet nga shteti anëtar i BE-së.

Disa nga arsyet e refuzimit të hyrjes lidhen me kërcënimet për sigurinë ose shëndetin.

Nëse kërkesa për ETIAS refuzohet, revokohet ose anulohet, personi do ta marrë një email që i tregon arsyet e refuzimit dhe emrin e autoritetit që e ka marrë vendimin.

Ekziston mundësia e apelimit dhe emaili do të përmbajë informacione se në cilin vend ose shtet mund të apelohet. Ankesat trajtohen në përputhje me ligjet e atyre vendeve.

Një person, aplikimi i të cilit refuzohet, mund të aplikojë sërish për lejen ETIAS.

Nëse një person e revokon kërkesën e tij, ai nuk mund të ndryshojë mendje më pas, por duhet të plotësojë një formular të ri.

Tarifa nuk rimbursohet nëse aplikacioni refuzohet.

Me futjen e EES-it, mbetet skanimi i dokumenteve të udhëtimit, ndërsa vulosja e pasaportave në pikën kufitare ndalon.

Megjithatë, marrja e shenjave të gishtërinjve dhe fotografimi, që do të bëhen në çdo pikë kufitare, mund t’i zgjasin pritjet në radhë.

Në aeroporte, kontrollet do të kryhen pas aterrimit.

Shtetet anëtare i kanë ndryshuar disa ligje për t’i reduktuar tollovitë e mundshme në vendkalimet tokësore.

Sistemi i ri EES është krijuar për t’i bërë bazat e vendeve anëtare të BE-së më të lidhura, për ta lehtësuar gjurmimin e kohës dhe vendit të qëndrimit dhe për të siguruar që udhëtarët nuk qëndrojnë më shumë se 90 ditë brenda një periudhe gjashtëmujore.

Një nga qëllimet e masave të reja është të vështirësohet hyrja e kriminelëve apo terroristëve në BE me pasaporta false, pasi kontrolli biometrik do të kryhet sa herë që kalohet kufiri.

Pasagjerët nuk do të paguajnë tarifë për ofrimin e të dhënave biometrike.

Të dhënat do të jenë të qasshme për shërbimet policore të vendeve anëtare të sistemit Schengen dhe agjencinë policore, EUROPOL, gjatë hetimeve penale, sidomos terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Kontrollet e të dhënave biometrike do të rriten në mes të vitit 2025, por data e saktë nuk është përcaktuar.

Sisteme të ngjashme kanë krijuar tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Australia./REL

The post Çfarë duhet të dinë qytetarët e Ballkanit Perëndimor për rregullat e reja të hyrjes në BE? appeared first on Albeu.com.

A e dinit? Kjo është arsyeja pse ndalohet buzëqeshja në fotografinë e Pasaportës
Kur bëjmë foto për albume private, zakonisht buzëqeshim për t’u dukur më mirë. Por a e dini pse buzëqeshja është e ndaluar në fotot e pasaportës? Përkatësisht, çipi i pasaportës përmban të dhëna biometrike për ju që merren nga fotot.

Ajo foto kontrollohet, distanca midis syve, majës së hundës dhe mjekrës llogaritet, për të prodhuar një “hartë” ose algoritëm matematikor të fytyrës.

Çdo gjë që mund të prishë ose parandalojë llogaritjen e atyre masave- të tilla si mbajtja e syzeve ose një buzëqeshje e gjerë, zvogëlon efikasitetin e algoritmit.

Kur kaloni përmes portës elektronike në aeroporte, kamera skanon fytyrën tuaj dhe bën llogaritjet e veta të matjeve të fytyrës tuaj.

Më pas kompjuteri kontrollon nëse matjet e fytyrës suaj përputhen me ato të fotos së pasaportës. Nëse jo, atëherë jeni në probleme të mëdha.

The post A e dinit? Kjo është arsyeja pse ndalohet buzëqeshja në fotografinë e Pasaportës appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Silvinjo bëhet zyrtarisht shtetas shqiptar, shikoni ceremoninë e betimit në Lushnje
Trajneri i Kombëtares  së Shqipërisë, Sylvinho Mendes është pajisur me pasaportë  shqiptarë, se bashku me dy ndihmësit e tij, Zabaleta dhe Doriva.

Qytetit të Lushnjes do t’i shtohen tre qytetarë të rinj special, pasi tekniku ‘kuqezi’ dhe ndihmësit e tij janë betuar pikërisht në këtë bashki.

Trajneri do të jetë banor i lagjes “Çlirimi” të këtij qyteti.

I pranishëm në aktivitetin e betimit të tij është i pranishëm ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa.

Kujtojmë që në fund të vitit 2023, Presidenti Begaj shpalli dekretin për dhënien e pasaportës shqiptare për trajnerin Sylvinho.

The post VIDEO/ Silvinjo bëhet zyrtarisht shtetas shqiptar, shikoni ceremoninë e betimit në Lushnje appeared first on Albeu.com.

Rama: Talentet e sportit që jetojnë jashtë mund të pajisen me pasaportë shqiptare edhe pa mbushur 18 vjeç
Talentet e sportit që kanë lindur dhe jetojnë jashtë Shqipërisë mund të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur 18 vjeç.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili përmes një postimi në “Facebook” tha se kjo ka ardhur pas ndryshimeve të miratura në ligjin “Për shtetësinë” nga Kuvendi i Shqipërisë me propozim të Qeverisë Shqiptare.

“Tanimë me ndryshimet e miratuara në ligjin “Për shtetësinë” nga Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të Qeverisë, u krijohet mundësia talenteve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç”, shkruan kryeministri Rama./Albeu.com

The post Rama: Talentet e sportit që jetojnë jashtë mund të pajisen me pasaportë shqiptare edhe pa mbushur 18 vjeç appeared first on Albeu.com.

Dalin udhëzimet e reja, si mund të përfitosh pasaportën amerikane nëse nuk je qytetar i asnjë shteti
Zhvillimet gjeopolitike, siç janë luftërat apo shpërbërja e shteteve, si në rastin e rënies së Bashkimit Sovjetik, mund t’i lënë njerëzit pa shtet. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Aline Barros, mbi 200 mijë vetë në Shtetet e Bashkuara, nuk kanë asnjë shtetësi.

Karina Ambartsoumian-Clough që banon në Shtetet e Bashkuara, nuk është qytetare e asnjë shteti.

“Kam lindur në një shtet që nuk ekziston më,” thotë ajo.

Ajo është një nga rreth 218,000 persoma në Shtetet e Bashkuara, që nuk kanë shtetësi. Aktualisht, Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare po përcakton udhëzime të reja për të qartësuar se çfarë nënkupton të jesh “pa shtet”, për çështjet e emigracionit.

“Kanë bërë një hap të madh përpara, për të njohur njerëzit si ne në këtë vend,” thotë ajo.

Ambartsoumian-Clough ka lindur në Odesa në Ukrainë, në vitin 1988.

“Unë jam fëmijë i një martese të prindërve me dy etni të ndryshme; jam gjysmë armene dhe gjysmë ukrainase, dhe kjo prejardhje ishte problematike. Babai im vihej në shënjestër për shkak të prejardhjes së tij etnike, në Odesa, në Ukrainë. Nëna ime humbi një shtatzëni në qytetin e babait tim, sepse e rrahën në rrugë,” rrëfen ajo.

Familja e saj u largua për në Kanada. Më vonë, në vitin 1996, ata erdhën në Shtetet e Bashkuara, ku kërkesa e tyre për azil u refuzua. Tashmë, Bashkimi Sovjetik ishte shpërbërë në vitin 1991, dhe Ukraina ishte shtet i pavarur.

“Shkuam tek Ambasada ukrainase për të marrë pasaporta dhe dokumente udhëtimi për t’u kthyer. Dhe, atëherë na thanë, ‘ne nuk ju njohim si shtetasit tanë.’

Në Shtetet e Bashkuara, njerëzit që nuk kanë shtet, nuk kanë dokumente ligjore apo të identifikimit për të dëshmuar se kush janë dhe nga vijnë. Ndonëse disa, siç është rasti i Karinës, mund të kenë një çertifikatë të pavlefshme të lindjes…

“E vetmja gjë që kisha në atë kohë për të dëshmuar se kush jam, ishte një çertifikatë e skaduar e lindjes nga një shtet që më nuk ekziston. Çertifikata ime sovjetike e lindjes, me një kopje të përkthimit të noterizuar. Kjo ishte gjithçka që kisha.”

Të tjerët nuk kanë asgjë. Dhe për shkak të mungesës së dokumenteve, e kanë të vështirë të gjejnë punë apo qoftë edhe një shtëpi për të jetuar.

“Jetojnë pezull. Por fizikisht, brenda SHBA-ve, dhe nuk ka kuptim që ne të mos gjejmë një zgjidhje,” thotë zonja Margaret Stock, avokate emigracioni.

Sipas njoftimit, Departamenti për Siguri Kombëtare, premton se do të ofrojë shembuj rreth informatave dhe dëshmive që mund t’u tregohen zyrtarëve të emigracionit për të ndihmuar njerëzit që nuk kanë shtet të sigurojnë dokumente, siç është karta e gjelbër amerikane.

“Me njerëzit që nuk kanë shtet, vazhdimisht hasim në probleme madhore, sepse ata thjesht nuk mund të dëshmojnë se përmbushin parimet për kartën e gjelbër ngase nuk mund të marrin dokumentet e nevojshme nga vendi i tyre,” thotë zonja Stock.

Por, njerëzit pa shtet nuk mund të dëbohen, sepse nuk kanë shtet se ku mund të kthehen. Njëkohësisht, nuk ka ligj ndërkombëtar që i detyron njerëzit të kenë shtetësi në një vend të caktuar. Disa shtete ofrojnë shtetësinë nëse ke lindur aty. Disa shtete jo.

“Si përfundim, është shumë, shumë e mundur që njerëzit të mbesin pa shtet,” thotë zonja Stock.

Mbetet e paqartë nëse rregullat e reja amerikane do të lejojnë, që një pjesë e këtyre njerëzve të marrin dokumente identifikimi të lëshuara nga qeveria amerikane, apo autorizim për të punuar në këtë shtet. Zonja Ambartsoumian-Clough shpreson që më në fund, udhëzimi i Departamentit të Sigurisë Kombëtare do të ndihmojë njerëzit e lënë pezull, si puna e saj./VOA

The post Dalin udhëzimet e reja, si mund të përfitosh pasaportën amerikane nëse nuk je qytetar i asnjë shteti appeared first on Albeu.com.

Në sa shtete të botës mund të udhëtoni? Ja sa e fuqishme është pasaporta shqiptare
Shqipëria ia ka kaluar disa vendeve shumë më të pasura dhe të zhvilluara se ajo për sa i përket fuqisë së pasaportës së saj.

Indeksi i pasaportave Henley ndërton një renditje origjinale të autoritetit të secilës prej 199 pasaportave të ndryshme të botës sipas numrit të destinacioneve në të cilat zotëruesit e tyre mund të kenë akses pa një vizë paraprake.

Indeksi bazohet në të dhëna ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) – databaza më e madhe, më e saktë e informacionit të udhëtimit. Lista e plotë dhe vështrimet e ekspertëve në lidhje me renditjen më të fundit janë të disponueshme në Raportin Global të Lëvizshmërisë 2023 T1 duke klikuar këtu.

Në sa shtete mund të udhëtohet me një pasaportë shqiptare?

Për sa i përket vendit tonë, Shqipëria këtë vit u rendit në vendin e 51-të pasi me anë të pasaportës tonë mund të shkohet në 115-të vende.

Kështu, pasaporta jonë ja kalon vendeve si Turqia, Katari, Emiratet Arabe, Kinës, Bjellorusisë, Armenisë e shumë vendeve të tjera.

Kosova për fat të keq renditet diku në fund të listës në vendin e 101-të me akses në vetëm 41 shtete.

Në vend të fundit ishte Afganistani me vetëm 27 shtete të aksesushme nga zotëruesit e një pasaporte afgane ndërsa në vendet e para ishin Japonia me 193 vende, e pasuar nga Singapori, Koreja e Jugut, Gjermania, Spanja, Finlanda dhe Italia. Për listën e plotë mund të klikoni këtu.

The post Në sa shtete të botës mund të udhëtoni? Ja sa e fuqishme është pasaporta shqiptare appeared first on Albeu.com.

Primaret, Berisha: Pasaporta e hapjes dhe ndryshimit thelbësor të Partisë Demokratike
Ditën e sotme është mbledhur kryesia e Partisë Demokratike.

Kryetari Sali Berisha, mes të tjerash u shpreh se Primaret janë kthyer në pasaportën e ndryshimeve të thelbësore në parti dhe se duhet bërë gjithçka për suksesin e procesit.

Pjesë nga fjala e Berishes:

Pasaporta e hapjes dhe ndryshimit thelbësor të Partisë Demokratike. Ato kanë krijuar një impakt shumë pozitiv te anëtarët dhe simpatizantët tanë dhe në tërësi te të gjithë shqiptarët që besojnë te vota e lirë dhe respekti i individit, anëtarit dhe mbështetësit të Partisë Demokratike. Shqiptarët kanë nevojë jetike për ndryshimin e Partisë Demokratike si parti e shpresës, besimit dhe të ardhmes.

Ndryshimi realizohet vetëm me vepra, hapa konkrete. Në këtë kontekst ne pas ndryshimeve të thella dhe një cikli të paprecedentë votash brenda në parti, pas miratimit të rregullave tona dhe kushtetutës tonë partiake, zgjedhjeve primare ne tani kalojmë në zgjedhjen e qeveritarëve vendorë.

Dhe kjo përbën pa diskutim ndryshim më të madh të kësaj force politike në këto 30 vite. Kjo përbën edhe hapjen e saj institucionale më të madhe në të gjithë ekzistencën e saj. Primaret janë forma më institucionale, më e rëndësishme e kësaj hapje. Kemi mbi 200 kandidatura që vijnë nga PD, shoqëria civile dhe nga bota akademike. Por edhe nga diaspora dhe emigracioni. Unë të gjithë këto gra dhe burra që kanë vendosur të marrin pjesë në garën e primareve dua t’i falënderoj me shumë mirënjohje për nderin që i bënë Partisë Demokratike.

Do bëhet gjithçka për një proces të drejtë dhe të ndershëm. Këto janë primaret e para që zhvillohen në këtë formë në PD dhe në vendin tonë. Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e këtij procesi. Kudo kandidatët tanë në primare po paraqiten jo si të krahut tjetër që jetojnë si në shpellat e mafies, por janë të gjithë para anëtarëve, janë në media janë edhe me të vërtetë kanë arritur ta bëjnë këtë proces me interes të veçantë te publiku.

Vijon…

The post Primaret, Berisha: Pasaporta e hapjes dhe ndryshimit thelbësor të Partisë Demokratike appeared first on Albeu.com.

Jo më pasaportë personale apo patentë, ndryshimet që do t’i ndodhin Charles tani që është mbret
Në momentin që mbretëresha vdiq, froni i kaloi menjëherë trashëgimtarit, Charles, ish Princit të Uellsit.

Por çfarë lloj Mbreti mund të jetë Mbreti Charles III?

Si princ, Charles ishte mësuar të fliste hapur për çështje, por si Mbret, ai nuk do të ketë më pasaportën e tij ose patentën e drejtimit. Ai gjithashtu nuk do të japë opinione të forta në publik. Të qenit monark e zëvendëson individin.

“Nuk jam aq budalla. E kuptoj se është një detyrë më vete të qenit sovran,” tha ai në një intervistë për BBC në 2018.

Është raportuar se Charles do të preferonte një monarki “të dobësuar”. Ka të ngjarë të nënkuptojë një theks më të madh në një grup më të vogël thelbësor të anëtarëve mbretërorë që punojnë, me Charles dhe Camilla, Princ William dhe Catherine në qendër të tij.

Ai është bërë një figurë e relaksuar dhe e afrueshme kur takohet me publikun, duke tërhequr audiencën e tij me disa shaka vetë-përçmuese. Si Princi i Uellsit, ai zhvilloi një stil të këndshëm, pa ngecje./albeu.com

The post Jo më pasaportë personale apo patentë, ndryshimet që do t’i ndodhin Charles tani që është mbret appeared first on Albeu.com.