Pasaportat Archives - Albeu.com

KE: Liberalizimi i vizave nuk vlen për pasaportat që lëshon Serbia
Liberalizimi i vizave që u miratua për Kosovën, vlen vetëm për poseduesit e pasaportës së Kosovës, por jo edhe për ata shtetas të Kosovës që kanë pasaporta të lëshuara nga autoritetet serbe, konfirmuan zyrtarë të Komisionit Evropian.

Zëdhënësja Anita Hipper tha në një deklaratë me shkrim për Radion Evropa e Lirë se “regjimi i vizave do të mbetet i vlefshëm vetëm për ata shtetas në Kosovë, pasaportat e të cilëve lëshohen nga Administrata Koordinuese e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë”.

Serbët në Kosovë janë përjashtuar nga liberalizimi i vizave edhe kur Serbisë i janë hequr ato në vitin 2009.

Megjithatë, nga Komisioni Evropian thanë se po punojnë që të gjithë qytetarët e rajonit të Ballkanit Perëndimor ta gëzojnë lirinë e lëvizjes në atë që njihet si zona Schengen dhe përbëhet prej dhjetëra shtetesh evropiane.

“Derisa ecim përpara me liberalizimin e vizave për Kosovën, BE-ja është e vendosur të sigurojë që të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në regjimin pa viza të BE-së, me kusht që ekzistojnë rrethanat për udhëtim të sigurt”, tha Hipper.

Pas nënshkrimit të aktit ligjor për liberalizimin e vizave për Kosovën, më 19 prill, raportuesi për viza i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, tha po ashtu se heqja e vizave vlen vetëm për pasaportat e Kosovës.

“[Legjislacioni] është formuluar goxha me kujdes, ashtu siç thuhet, asgjë më shumë, asgjë më pak: qytetarët e Kosovës me dokument të lëshuar nga autoritetet e Kosovës mund të udhëtojnë lirshëm”, tha ai.

Vendimi për lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës pritet të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit 2024.

Qytetarëve të Serbisë me adresë banimi në Kosovë, pasaportat ua lëshon Administrata Koordinuese, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Në vitin 2009, Serbia është dashur ta formojë këtë organ për të siguruar liberalizimin e vizave për vete.

Para kësaj kohe, shtetasit serbë me banim në Kosovë i kanë marrë pasaportat në Drejtoritë e Policisë, të cilat Beogradi zyrtar i ka zhvendosur në qytetet e Serbisë, pas luftës në Kosovë më 1999.

Kosova nuk i njeh këto pasaporta, sepse konsideron se ato lëshohen nga “institucione paralele ilegale”./REL

The post KE: Liberalizimi i vizave nuk vlen për pasaportat që lëshon Serbia appeared first on Albeu.com.

Cila është aktualisht pasaporta më e fuqishme në botë?
Si për ironi të fatit, vendet që kanë më tepër liri për të udhëtuar, aktualisht zor se udhëtojnë dot si më parë. Një treshe pasaportash aziatike qëndron në vend të parë përsa i përket mundësisë për të udhëtuar dhe numrit të destinacioneve, referuar raportit të firmës këshilluese globale për nënshtetësitë dhe leje-qëndrimin, Henley & Partners.

Japonia renditet në vendin e parë, e ndjekur nga Singapori dhe Koreja e Jugut, për t’u ofruar qytetarëve akses në 193 destinacione në mbarë botën, krahasuar me 192 të dy vendeve të tjera. Sidoqoftë, rregullat e rrepta të Azisë ndaj Covid do të thotë se pak qytetarë kanë aktualisht gjasa të lëvizin lirshëm.

Shqipëria renditet në vendin 53 me 115 destinacione në total.

Pasaportat më të mira për t’u mbajtur, korrik 2022:

1. Japoni (193 destinacione)

2. Singapor, Koreja e Jugut (192 destinacione)

3. Gjermani, Spanjë (190 destinacione)

4. Finlandë, Itali, Luksemburg (189 destinacione)

5. Austri, Danimarkë, Holandë, Suedi (188 destinacione)

6. Francë, Irlandë, Portugali, Mbretëri e Bashkuar (187 destinacione)

7. Belgjikë, Zelanda e Re, Norvegji, Zvicër, Shtetet e Bashkuara (186 destinacione)

8. Australi, Kanada, Republika Çeke, Greqi, Maltë (185 destinacione)

9. Hungari (183 destinacione)

10. Lituani, Poloni, Sllovaki (182 destinacione)

Pasaportat më të këqija për t’u mbajtur, korrik 2022:

105. Koreja e Veriut (40 destinacione)

106. Nepal, territori palestinez (38 destinacione)

107. Somali (35 destinacione)

108. Jemeni (34 destinacione)

109. Pakistan (32 destinacione)

110. Siri (30 destinacione)

111. Irak (29 destinacione)

112. Afganistan (27 destinacione)

The post Cila është aktualisht pasaporta më e fuqishme në botë? appeared first on Albeu.com.

Skandali me pasaportat, De Biasi kritikon Ministren
Një skandal i madh ishte vendimi i marrë nga Ministria për Punët e Jashtme që i ka shfuqizuar pasaportat diplomatike Kombëtares Shqiptare, që ua dha në shenjë mirënjohjeje pas kualifikimit në Europianin e Francës. Papritur “heronjtë” përfunduar në ca “shtetas të këqinjë” që kanë njollosur imazhin e vendit dhe nuk janë të denjë për t’i mbajtur më ato pasaporta.

Akoma edhe më keq është reagimi i ardhur nga Ministria Xhaçka, e cila u shpreh se u krijua shumë zhurmë për asgjë pasi thjeshtë ka skaduar vlera e pasaportave diplomatike siç ndodh me çdo mjet tjetër identifikimi, por nuk ka asgjë më shumë se kaq. Në një intervistë për “Panorama Sport”, De Biazi shprehet se vlera e pasaportës skadon në 2026 dhe nuk e kupton ende se ku i ka bërë të keqen Shqipërisë.

“Shikoni, dhënia e atij dokumenti është një shenjë mirënjohjeje apo vlerësim i shtetit kundrejt shtetasve të tij. Unë nuk kam bërë asnjë shkelje, as nuk ia kam njollosur kurrë imazhin e Shqipërisë diku, përkundrazi mendoj se kam punuar mirë për sa kohë isha aty dhe kam folur vetëm mirë për Shqipërinë sa herë që më është dhënë rasti. Kam vepruar kështu sepse këtë kam ndier, vetëm dashuri, respekt dhe mirënjohje nga Shqipëria dhe shqiptarët. Por, nëse tani më kërkojnë që ta kthej mbrapsht atë dokument, natyrisht që më lë një shije të hidhur. Nuk gjej motiv. Pse duhet ta kthej mbrapsht pasaportën diplomatike kur ajo skadon pas 5 vitesh? Më duket pa kuptim…

Do të kërkoj shpjegime patjetër. Është një gjë që më bezdis shumë, sepse e konsideroj si një mirënjohje atë veprim dhe tani befas ma kërkojnë mbrapsht. Unë nuk i kam bërë asnjë dëm dhe asnjë të keqe Shqipërisë pasi mbarova kontratën e punës aty. Atëherë i bie që duhet të kthej mbrapsht edhe titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” që më është dhënë nga Presidenti i Republikës asokohe? Më thoni pak, a ka kuptim kjo…?

Fjalët e Ministres Xhacka? Po jua përsëris edhe një herë: pasaporta ime diplomatike skadon në vitin 2026. Zakonisht ky lloj dokumenti kërkohet t’u rikthehet mbrapsht autoriteteve shtetërore kur personi që e disponon ka kryer shkelje ligjore apo ka njollosur imazhin e vendit të tij me veprime të ndryshme. Unë nuk kam bërë asnjë nga këto. Deri tani nuk kam asnjë njoftim, por nëse do të më kërkojnë vërtetë të dorëzoj pasaportën që më skadon pas 5 vitesh, pa dyshim që do të kërkoj shpjegime”, u shpreh De Biazi.

The post Skandali me pasaportat, De Biasi kritikon Ministren appeared first on Albeu.com.