pasaportat e arta Archives - Albeu.com

Progres raporti i BE, Tabaku: Amnistia fiskale dhe pasaportat e arta rrezikojnë sigurinë kombëtare
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar progres-raportin e BE-së për Shqipërinë.

Në një deklaratë për mediat, Tabaku shprehet se qeveria shqiptare duhet të respektojë vijat e kuqe të vendosura nga BE, si amnistia fiskale dhe pasaportat e arta.

“Fatkeqësisht përpos problematikës së korrupsionit, krimit të organizuar dhe emigracionit (azilkërkuesve) ka dy probleme të tjera që janë vija e kuqe e BE-së. Së pari Amnistia Fiskale dhe së dyti Pasaportat e Arta. Sa i përket shtetësisë, Shqipëria duhet të përmbahet nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve (pasaporta të arta) pasi do të përbënte rreziqe përsa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit nga krimi i organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me acquis të BE-së”, shprehet Tabaku duke cituar raportin e KE-së.

Deklarata e plotë:

Më shumë se një premtim për paqen dhe sigurinë në Europë.

Më shumë se një radiografi e gjendjes ku jemi.

Progres raporti dhe Raporti i Zgjerimit janë dokumente të rëndësishme në lidhje me shëndetin e Shqipërisë në procesin e integrimit dhe gjendjen e BE.

Raporti i Zgjerimit konfirmon se edhe në kushtet e luftës në Ukrainë dhe sulmit të Rusisë vendet e Bashkimit Europian vazhdojnë të jenë të unifikuar në vazhdimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian. Një hap pozitiv në një klimë jo dhe aq pozitive për kontinentin.

Shqipëria vazhdon të ketë si përherë mbështetjen dhe praninë e Europës në rastet e vështira. E pati këtë gjatë tërmetit, pandemisë dhe më herët edhe gjatë krizave të tjera që kanë goditur vendin. Në kushtet në të cilat ndodhet Europa sot, kur një luftë po zhvillohet prej mbi 8 muaj është shumë e kuptueshme dhe e pranuar krijimi i këtij këshilli. Kjo nuk pengon procesin e integrimit të Shqipërisë, as e zëvendëson, por forcon pozitat e Europës dhe jo vetëm në rajonin tonë dhe veçanërisht Shqipërinë. Të mos harrojmë është një luftë mes Demokracive dhe Autokracisë.

1. Vullneti i fortë politik për të krijuar një historik të zbatimit të reformave nuk ka arritur ende të demonstrohet.

2. Korrupsioni mbetet një fushë me shqetësim serioz. Rritja e numrit të dënimeve përfundimtare të zyrtarëve të nivelit të lartë mbetet një prioritet i rëndësishëm për të trajtuar më tej kulturën e mosndëshkimit. Natyrisht raporti përmend arrestimin e ish ministrit të brendshëm, por për vendin më të korruptuar në Europë, për një çështje si e inceneratorëve dëshmuar dhe faktuar nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët për 430 mln euro nga buxheti i shtetit, për koncesionet dhe PPP ka një rrugë të gjatë për të bërë SPAK për të krijuar besueshmëri.

Hetime kriminale të natyrës Financiare, përmenden në raport, janë udhëhequr nga SPAK që kanë treguar përfshirjen e politikanëve dhe anëtarë të lartë të institucioneve shqiptare. Edhe këtu referenca është për aferën e inceneratorëve. Një aferë e dorëzuar në SPAK më herët nga PD (tetor 2020) dhe më tej vazhduar edhe nga PD në Komisionin Hetimor të Inceneneratorëve. Një aferë që unë personalisht, si çdo shqiptar, shpresoj dhe uroj por edhe nxis që SPAK t’i shkojë deri në fund.

Gjithashtu Tabaku theksoi se raporti vë në dukje se po synohet të intimidohet gjyqësori dhe se po ushtrohet presion mbi këtë pushtet.

Më tej Tabaku shton: Njëkohësisht raporti thekson se duhet vullnet më i madh politik, njëkohësisht vë në dukje se si gjyqësori po përpiqet të intimidohet në një farë mënyre; në këtë pikë ne kemi ende probleme me ndërhyrjen e politikës në jetën e SPAK dhe gjyqësorit, siç edhe zonja Kim e vuri në dukje para dy ditësh.

Njëkohësisht raporti thekson se duhet vullnet më i madh politik, njëkohësisht vë në dukje se si gjyqësori po përpiqet të intimidohet në një farë mënyre; Korrupsioni I nivelit të lartë dhe politik duhet të trajtohet në mënyra më vendimtare, pasi vazhdojnë shenja të konflikteve te fortë te interesave publike me ato private. Duhet një vullnet politik më i madh, një strukturim më i fortë dhe gjithashtu resurset e duhura dhe aftësitë për të shkuar tek niveli i mjaftueshmërisë.

3-Krimi Organizuar. Në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, raporti thekson se vendi duhet të vazhdojë përpjekjet për për të siguruar rritje të ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare, veçanërisht në nivelet e larta. Fatkeqësisht përpos problematikës së korrupsionit, krimit të organizuar dhe emigracionit (azilkërkuesve) ka dy probleme të tjera që janë vija e kuqe e BE-së. Së pari Amnistia Fiskale dhe së dyti Pasaportat e Arta. Sa i përket shtetësisë, Shqipëria duhet të përmbahet nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve (pasaporta të arta) pasi do të përbënte rreziqe përsa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit nga krimi i organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me acquis të BE-së., shprehet KE. Raporti shprehet se Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval mund të rrezikojë përparimin në këtë fushë, si dhe në luftën kundër pastrimit të parave.

-Gjyqësori: Në lidhje me sistemin gjyqësor, megjithë zbatimin e reformës gjyqësore dhe ngritjen e të gjitha strukturave të drejtësisë, KE shfaq problemin e procedurave të gjata, dhe numrit të madh të çështjeve të mbetura vazhdojnë të ndikojnë negativisht në efikasitetin e sistemit gjyqësor. në këtë pikë ne kemi ende probleme me ndërhyrjen e politikës në jetën e SPAK dhe gjyqësorit, siç edhe zonja Kim e vuri në dukje para dy ditësh.

-Media: për fatin e keq Progres raporti vëren se Shqipëria ka hapa pas në lidhje me median dhe lirinë e saj. Për fatin e keq sjelljet dhe kërcënimet me “internime” dhe rehabilitime janë tejet problematikë. Jo vetëm kaq por edhe sulmi i mediave apo pronarëve të tyre në biznese kur nuk përputhet politika editoriale me dëshirat e qeverisë është po aq problematike për lirinë e mediave.

-Administrata Publike: Krijimi i 3 agjencive pranë zyrës së Kryeministrit mbetet një nga shqetësimet kryesore të BE-së. “ . Krijimi i disa agjencive qeveritare rreth Kryeministrisë, pa një kuadër gjithëpërfshirës drejtues dhe pa një vëmendje sistematike ndaj linjave të mbikëqyrjes dhe raportimit, ngre pikëpyetje në lidhje me standardet e administratës publike.”, shkruhet në raport. Shqipëria ka kryer një progres minimal në forcimin e kapaciteteve të ministrive të linjës për të implementuar impaktin rregullator dhe për të mbajtur konsultime publike. Mungon transparenca në ligjvënie dhe kjo është arsyeja përse kemi korrupsion në nivelin e kapjes së shtetit. Janë vetëm 9 ligje që kanë kaluar në procesin e ACQUIS pra që kanë lidhje me procesin e integrimit.

-Azilkërkues: Sa i përket migracionit, kuadri ligjor për migracionin është kryesisht i përafruar me acquis të BE-së, por ka nevojë për përditësim dhe duhet të sigurojë një kornizë të qartë për menaxhimin dhe koordinimin e migracionit. Numri i migrantëve të parregullt të kapur në Shqipëri në vitin 2021 është ulur me rreth 15% krahasuar me vitin 2020. Nuk është bërë përparim në referimet në procedurën e azilit dhe zbatimin e procedurave të kthimit në përputhje me kuadrin ligjor. Politika e Shqipërisë për vizat duhet të përafrohet me atë të BE-së.

-Prona: Nevojiten përpjekje të shtuara për të konsoliduar të drejtat pronësore përmes regjistrimit dhe dixhitalizimit të të dhënave kadastrale dhe sektori mbetet i prirur ndaj korrupsionit, ndërkohë që procesi i kompensimit ka ngecur.

-Pushteti Vendor: Qeverisja lokale (LGU) ka ende mungesë të mbështetjes financiare me resurse dhe kapacitete administrative për të ushtruar politikat e tyre të mëdha dhe për të qenë efektivë.

-Mbrojtja e të dhënave personale: Duhet të ndërmerren veprime të mëtejshme për të forcuar mbrojtjen e të dhënave dhe përafrimin e legjislacionit kombëtar me Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave ( GDPR). Skandali i patronazhistëve, që në një farë mënyre krijoi një mundësi edhe për hackerat iranianë të penetrojnë duhet të ndërgjegjësojë Shqipërinë që të rregullojë dhe të përafrojë legjislacionin e saj me atë të BE-së. Sot, General Data Protection Regulation (GDPR) është një nga formatet më të mira dhe unë do të dëshiroja të shihja një orë e më parë përfarimin e legjislacionit për të dhënat personale në Komisionin e Integrimit Europian për të debatuar për të.

-Ekonomia: ekonomia joformale mbetet e rëndësishme. Konsultimi publik mbetet i dobët, njohuritë sipërmarrëse dhe teknologjike mbeten të ulëta, me nevoja të paplotësuara për investime në kapitalin njerëzor dhe fizik, boshllëqe në aftësi dhe arsim, si dhe shpenzime të ulëta për kërkim dhe zhvillim.

Prokurimet publike u dyfishuan në 9.4% të GDP në 2020 krahasuar me 2020.

Numri mesatar i ofertave për tender ishte 2.57 në 2020, krahasuar 2.37 në 2019 dhe 3.05 në 2018. Të gjitha instrumentet ligjore dhe financiare të përdorura në fushën e prokurimit publik dhe koncesioneve, përfshirë marrëveshjet ndërqeveritare të lidhura me vendet e treta për zbatimin e projekteve të përbashkëta, duhet të jenë në përputhje me parimet e transparencës, konkurrencës, trajtimit të barabartë dhe mosdiskriminimit. (pra, për Portin e Durrësit dhe Aeroportin e Vlorës)

Mbetën të larta përdorimi i marrëveshjeve të drejtëpërdrejta 677 në 2020, krahasuar 627 në 2018 dhe rritje e vlerës në 216 milion euro në 2020, nga 86 milion në 2018.

-Mjedisi: Rekomandimet nga EIA nuk zbatohen në mënyrë të rregullt. Këshillat e EIA për Aeroportin e Vlorës u kritikuan nga Shqoëria Civile pasi Agjencia e Mjedisit aprovoi ndërtimin e një aeroporti pasi ndërtimi kishte nisur pa u marrë miratimin më parë nga kjo agjenci. Publiku, pra qytetarët nuk merren fare në pyetje në lidhje me projektet e ndryshme. Ndërkohë që duhet të forcohet legjislacioni në lidhje me rkimet mjedisore. Ndërtimi i aeroportit të ri të Vlorës në zonën e mbrojtur të Vjosë-Narta ka nisur në Dhjetor 2021 dhe është në kundërshti me legjislacionin Shqiptar dhe gjithashtu edhe me konventant ndërkombëtare që janë ratifikuar në Shqipëri. Pra kemi një dënim nga ana e BE të mënyrës se si është dhënë aeroporti i Vlorës dhe ku po ndërtohet, në një zonë të mbrojtur në kundërshtim me legjislacionin shqiptar dhe me konventat ndërkombëtare.

Ndërtimi i inceneratorëve në Tiranë ka një rrezik të lartë në terma të përputhjes me acquis të BE, duke përfshirë dhe hierarkinë e manaxhimit të mbetjeve dhe riciklimit. Për më shumë manaxhimi i politikave të mbetjeve të venit nuk ka synim të arrijë objektivat e BE 2030. Shqipëria duhet të promovojë ekonominë qarkulluese dhe duhet të incentivojë parandalimin, reduktimin dhe riciklimin e mbetjeve.

Nuk ka kompromis për Amnistinë Fiskale dhe se vazhdimi në këtë udhë do të thotë largimi nga procesi i integrimit europian, pra më pak demokraci, më pak fonde nga BE dhe më pak zhvillim real për vendin. Njëkohësisht më shumë para të pista, sundim të gangokracisë dhe moralit të krimit. Zhbërje e barazisë dhe njëkohësisht edhe ndershmërisë së atyre që kanë paguar taksat për vite me radhë.

Po ashtu edhe pasaportat e arta, janë një metodë e pakontrolluar, sidomos në një qeveri që vidhen të dhënat lehtësisht, për ti dhënë pasaportë shqiptare individëve me të shkuar kriminale e jo vetëm.

Një mundësi për të treguar në vullnetin nëse Europën e kemi ambicie që e kemi të njëmendtë dhe jo retorikë boshe.

Thirrje që agjenda e Integrimit të rikthehet si prioritet absolut në nivel kombëtar.

Qeveria me fat që ka qytetarët dhe opozitën më pro-Europiane në rajon. Mosdëshirën e tij për punë të mira mos ta fshehë pas kërcënimeve boshe se jemi lodhur me Europën.

Problemi kryesor: media, pa progres, ligji për Amnistinë Fiskale, pasaportat e Arta, Politika e Vizave, Azilkërkuesit, problem qeverisja me adm te organizuar, inoformalitet i larte i ekonomik, pastrimi i parave, korrupsioni problem serioz.

The post Progres raporti i BE, Tabaku: Amnistia fiskale dhe pasaportat e arta rrezikojnë sigurinë kombëtare appeared first on Albeu.com.

Amnistia Fiskale dhe “pasaportat e arta”, ambasadorja Hohmann: KE këshillon t’i jepet fund
Në progres-raportin për Shqipërinë, vendi paralajmërohet se nismat për amnistinë fiskale dhe të ashtuquajturat “pasaporta të arta” rrezikojnë të bien ndesh me normat e Bashkimit Evropian.

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku  dhe ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian, Christiane Hohmann mbajtën sot një konferencë lidhur me Raportin e Progresit 2022 për Shqipërinë

Ambasadorja tha se KE (Komisioni Evropian) ka këshilluar t’i jepet fund dhënies së nënshtetësisë në këtë lloj forme, por theksoi se secili vend duhet të vendosë vetë. Ndërsa bisedimet për amnistinë fiskale janë duke vijuar.

Hohmann: BE respekton sovranitetin e cilitdo shtet për të vendosur se çfarë skemash do të ketë për dhënien e nënshtetësisë. Por kjo lloj skeme do të vinte në pah disa risqe që janë shprehur qartë në rajon.  KE sugjeroi që shtetet t’i jepnin fund dhënies së nënshtetësisë në këtë lloj forme. Secili shtet duhet të vendosë vetë se si do të vazhdojë me këtë çështje. Për sa i përket amnistisë fiskale, ne po vijojmë bisedimet.

Balluku: Unë do ta nis nga amnistia. Së pari Komisioni vë në dukje që është bërë një progres për luftën kundër pastrimit të parave. Ky është vlerësim i Komisionit përmes këtij elementi. Sipas Komisionit Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër krimit të organizuar.

Për sa i përket amnistisë fiskale, vlerësimi në raport është hipotetik. Pra mund të vërë në rrezik progresin në luftën kundër pastrimit të parave dhe  është e paevitueshme që ky vlerësim të  jetë hipotetik duke qenë që sot e kësaj dite mbetet akoma një draft që e kemi të hapur për diskutim, me partnerët tanë. Ne e garantojmë ambasadoren dhe Komisionin që ky do të jetë një progres që do të vijojë diskutimet dhe nuk do të qëndrojmë pa marrë parasysh qëndrimet e Komisionit.

The post Amnistia Fiskale dhe “pasaportat e arta”, ambasadorja Hohmann: KE këshillon t’i jepet fund appeared first on Albeu.com.

BIRN: Projekti i qeverisë për “pasaportat e arta” ngre shqetësime të sigurisë
Qeveria shqiptare i hapi dritën jeshile një kontrate koncesionare për programin e shtetësisë për investim – një projekt që sipas ekspertëve rrezikon të shkaktojë probleme të sigurisë dhe mund ta vendosë vendin në një pozitë të vështirë përballë Bashkimit Europian.

Qeveria shqiptare avancoi një ide të vjetër të kryeministrit Edi Rama për të shitur pasaportën shqiptare për shtetas të huaj dhe të pasur që duan të investojnë në Shqipëri, pavarësisht kritikave të përsëritura të Bashkimit Europian se kjo skemë bie në kundërshtim me vlerat e Unionit.

Përmes një vendimi të miratuar më 29 korrik, qeveria i hapi rrugën punësimit të një kompanie ndërkombëtare për promovimin e e pasaportës shqiptare në botë.

Vendimi parashikon “zbatimin e procedurave të koncensionit partneritet publik/privat në programet e shtetësisë”; duke e futur këtë sektor si fushë të re në ligjin e koncensioneve.

Bledar Skënderi, drejtor i Agjencisë së Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë, AHPVSH, i tha BIRN se ky vendim shënon fillimin e ndërtimit të programit të shtetësisë për investim.

“Pas këtij vendimi do të ngrihet një grup pune në Ministrinë e Brendshme që do të hartojë programin. Më pas do të hapet një garë ndërkombëtare, ku do të zgjidhet kompania fituese në bazë të ekspertizës dhe përvojës që ofron në këtë fushë,” shpjegoi Skënderi.

Ideja e qeverisë shqiptare për të aplikuar skemën e shtetësisë përmes investimit – e njohur ndryshe si “pasaporta e artë” është kritikuar ashpër ndaj Bashkimi Europian në progres-raportin e vitit 2021.

“Skema të tilla paraqesin rrezike në lidhje me sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal, financimin e terrorizmit dhe infiltrimin nga krimi i organizuar dhe janë të papajtueshme me legjislacionin e BE-së. Si vend kandidat, Shqipëria duhet të përmbahet nga zhvillimi i një skeme të tillë,” thuhet në raport.

Por përfaqësuesi i qeverisë, Skënderi, i konsideroi si paragjykuese shqetësimet e Brukselit, ndërsa shtoi se u kishte shpjeguar përfaqësuesve të delegacionit të BE-së në Tiranë garancitë që do të ofronte procesi.

“Është proces i paragjykuar, por do i japim të gjitha garancitë,” tha Skënderi.

“BE thotë se vlerat europiane nuk janë në shitje, por ndërkohë në Francë hyjnë 100 mijë veta pa u verifikuar,” shtoi ai.

Problemet e sigurisë

Pasaporta shqiptare | Bevis Fusha / Safran

Shqipëria është vendi i tretë i Ballkanit pas Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut që po bëhet gati të aplikojë pasaporta përmes investimit – por zbatimi i këtyre programeve në shtete të tjera ka treguar se sfidat e sigurisë janë të mëdha.

Fabian Zhilla, ekspert me Iniciativën Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional i tha BIRN se rreziku i përfitimit të personave të përfshirë në krimin e organizuar apo në terrorizëm është real edhe për Shqipërinë.

“Ky projekt ka disa probleme,” tha Zhilla, ndërsa veçoi mungesën e kapaciteteve për verifikim dhe vendosja e Shqipërisë në një pozitë të vështirë në raport me BE-në në procesin e integrimit.

“Sa të afta janë institucionet tona që të bëjnë filtrimin e kontigjenteve që nuk do të duam të vijnë këtu?!”- pyet Zhilla. Sipas tij, agjencitë shqiptare nuk bëjnë dot verifikimin e pronave të kriminelëve shqiptarë, duke vënë në dyshim aftësinë për të verifikuar kriminelët ndërkombëtarë.

Sipas tij, shitja e pasaportave mund t’a bëjë Shqipërinë një target të vendeve për të cilat nuk ka as informacione bazike, si për shembull Afrika.

Ekspertët shohin gjithashtu përfitime minimale pas kësaj skeme në raport me kostot që mund të shkaktojë në procesin e integrimit me BE.

Arben Malaj, pedagog në Universitetin e Tiranës dhe ish-ministër i Financave tha se nuk besonte se ky program do të fuste kapitale të mëdha me ndikim në ekonomi.

Malaj renditi gjithashtu disa nga risqet që mbart projekti i qeverisë.

“Risqet potenciale kanë të bëjnë së pari me sigurinë kombëtare, pastaj me pastrimin e parave si kanal,” tha Malaj, duke sjellë në vëmendje rastin e biznesmenëve indianë që përfituan nënshtetësinë shqiptare ndërsa ishin të dënuar në vendin e tyre për pastrim parash.

Në shkurt 2018, Nitin dhe Chetankumar Sanderasa u pajisën me nënshtetësi shqiptare nga Presidenti i Republikës, pavarësisht se kërkoheshin nga India për krime ekonomike.

“Këto pasaporta janë të arta vetëm për përfituesit e tyre, po në impaktin e tyre në ekonomi, sidomos në sektorët prioritarë, përfitimi është i reduktuar,” shtoi Malaj.

Sipas Malajt, zbatimi i programit për shitjen e shtetësisë do ta vendoste Shqipërinë në një pozitë të vështirë përballë Bashkimit Europian.

“Qëndrimet kritike të BE duhen respektuar,” tha Malaj, ndërsa theksoi se vendi duhet të bëjë kujdes që nismat të mos bien ndesh me legjislacionin europian.

Skënderi nga Agjencia e Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë i tha BIRN në përgjigje të shqetësimeve për sigurinë se qeveria mund të kontraktojë ‘një kompani të dytë për certifikimin e aplikantëve”. Megjithatë, ai shtoi se ky koncesion nuk do të rëndonte mbi financat publike.

“Zero. Kompania fituese do të paguhet nga aplikantët që do të shpallen fitues, do të paguhet me përqindje,” tha Skënderaj.

Qeveria nuk ka vendosur ende një çmim për pasaportën shqiptare, e cila renditet në vendin e 53 në indeksin botëror Henley dhe ofron udhëtim pa viza në 115 shtete të botës./BIRN/

The post BIRN: Projekti i qeverisë për “pasaportat e arta” ngre shqetësime të sigurisë appeared first on Albeu.com.