pasaporta vaksinimi be Archives - Albeu.com

Njësimi i pasaportës së vaksinimit, ja vaksinat që njihen në BE dhe kush përfiton
Njësimi i pasaportës së vaksinimit me vendet e BE-së u jep mundësi edhe qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që të regjistrohen në portalin e-albania për t’u pajisur me pasaportë vaksinimi.

Përgjatë këtyre ditëve, teksa ka një fluks të emigrantëve që kthehen me rastin e festës së ndërrimit të viteve ndaj, Instituti i Shëndetit Publik ka kërkuar prej tyre që të regjistrojnë vaksinat e kryera jashtë pasi kjo ju jep mundësinë që të kryejnë dozën e dytë apo të tretë në Shqipëri.

“ISHP bën me dije se tashmë të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë brenda ose jashtë vendit mund të vaksinohen në Shqipëri dhe do të përfitojnë automatikisht certifikatën e vaksinimit (green pass) nëpërmjet sistemit e-Albania. Gjithashtu, të gjithë qytetarët shqiptarë mund të evidentojnë dhe regjistrojnë vaksinat e kryera jashtë vendit, pranë mjekut të familjes.

Evidentimi i certifikatave të vaksinimit të qytetarëve që kanë kryer të paktën njërën dozë të vaksinës jashtë vendit dhe regjistrimi i tyre në Shqipëri, ju jep mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë të kryejnë dozën e dytë apo dozën e tretë booster në Shqipëri dhe anasjelltas”, ka bërë me dije ISHP.

NJOHJA

Bashkimi Europian ka njoftuar që në 15 shtator heqjen e barrierave, duke njohur kështu certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga autoritetet shqiptare.

Por ky vendim vlen vetëm për qytetarët e vaksinuar me një nga vaksinat e miratuara nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA). Çka do të thotë se pasaporta dixhitale e vaksinimit njihet vetëm për të vaksinuarit me “Pfizer” dhe “AstraZeneca”.

“Certifikata e vaksinimit e Republikës së Shqipërisë është e integruar me sistemin europian dhe njihet njëlloj si green pass i vendeve të Bashkimit Europian. Pra, qytetarët shqiptarë mund ta përdorin certifikatën e vaksinimit brenda dhe jashtë vendit. Duke filluar nga dita e sotme, në raportimet e vaksinimit do të përfshihen edhe të dhënat e qytetarëve shqiptarë që janë vaksinuar jashtë vendit dhe që janë të regjistruar në sistemet tona të integruara, për t’u dhënë të gjithëve mundësinë për të përmbushur procesin e vaksinimit në Shqipëri ose jashtë vendit”, theksohet më tej në njoftimin e Institutit të Shëndetit Publik.

SITUATA

Rritja e numrit të testimeve është shoqëruar me rritje të rasteve pozitive. Në 24 orët e kaluara, nga 4384 testime të kryera janë konfirmuar të prekur 475 persona. Të larta vijojnë të jenë edhe fatalitetet.

Të martën janë shënuar 6 humbje jete ndërsa në spitalin Infektiv numri i pacientëve të shtruar ka pësuar rënie.

“Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 98 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Përmeti 55 vjeç, dy qytetarë nga Berati të moshave 62-86 vjeç, tre qytetarë nga Tirana të moshave 62-99 vjeç, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë./panorama

The post Njësimi i pasaportës së vaksinimit, ja vaksinat që njihen në BE dhe kush përfiton appeared first on Albeu.com.