Pas shkolle Archives - Albeu.com

Viti i ri shkollor/ Programi “After School” nis falas në shtator në 408 shkolla në Shqipëri
Sipas Udhëzimit nga Ministria e Arsimit, 408 është numri i shkollave që përfitojnë nga programi pas shkolle. Viti shkollor 2026-2027 në sistemin arsimor parauniversitar programi “Pas Shkolle” pritet të nis zbatimin në shtator, në një numër të madh shkollash në mbarë vendin, 50 prej të cilave në Tiranë dhe dy në Kamëz

Një grup tjetër i shkollave dhe gjimnazeve do të përfshihen në programin ’’Art dhe Zeje’’.

Ky program organizohet jashtë orarit mësimor dhe synon përforcimin e të nxënit, zhvillimin e aftësive akademike, sociale, kulturore, sportive dhe krijuese të nxënësve, si dhe mbështetjen e zhvillimit të tyre të gjithanshëm.

Kjo është lista e shkollave për kryeqytetin ku përzgjedhja është bërë në bazë të kushteve të favorshme ku bëjnë pjesë, hapësira funksionale dhe shkolla me një turn dhe jo në proces rikonstruksioni.

Sipas të njëjtin udhëzim botuar tashmë në fletoren zyrtare, që mban datën 27/08/2026 struktura dhe kohëzgjatja e veprimtarive organizohen si më poshtë:

Në arsimin fillor, klasat 1-5: Bëjmë Detyrat e Shtëpisë (BDSH) dhe Klubet e Arteve dhe Zejeve (KAZ)

b) Në arsimin e mesëm të ulët, klasat 6-9: Klubet e Arteve dhe Zejeve (KAZ)

c) Në arsimin e mesëm të lartë, klasat 10-12: Klubet e Arteve dhe Zejeve (KAZ)

Pjesëmarrja e nxënësve në program bëhet mbi bazën e kërkesës së prindit ose personit që ushtron përgjegjësinë prindërore, përmes aplikimit në SMIP. Ndërsa grupet e nxënësve për secilin lloj programi krijohen në përputhje me standardet, me një numër minimal prej 20 nxënësish dhe një numër maksimal prej 30 nxënësish pjesëmarrës, sipas përcaktimeve në urdhrin e ministrit përgjegjës për arsimin. Krahas mësuesve të angazhuar, nga ky projekt do të përfitojnë edhe ata kandidatë që janë në listë pritjeje, si dhe mësuesit që sapo kanë dalë në pension.

The post Viti i ri shkollor/ Programi “After School” nis falas në shtator në 408 shkolla në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Shkollat publike të hapura edhe gjatë pasdites, programi ‘Pas shkolle’ mundësi edhe për mësuesit në pension
Projekti “Pas shkolle” i Ministrisë së Arsimit tashmë u jep mundësi nxënësve që të vijojnë mësimet në shkolla edhe pasi përfundojnë procesin e rregullt mësimor, ku mund të kryejnë detyrat apo të aktivizohen në aktivitete të tjera. Projekti ka angazhuar edhe mësues pensionistë, siç është edhe Vjollca Gashi në qytetin e Kukësit.

Veç ndihmës ndaj nxënësve, projekti duket se ka aktivizuar edhe mësuesit pensionistë, të cilët kanë hapësirën e duhur për t’u angazhuar sërish në profesion.

Në Kukës, mësuesja Vjollca Gashi, e cila ka mbushur moshën e pensionit prej gjashtë muajsh, duke lënë pas një karrierë 43-vjeçare, është një nga mësueset që ka përfituar nga ky projekt. Ajo tregon se, falë angazhimit gjatë pasdites me nxënësit, po qëndron ende aktive në sistemin arsimor, profesion të cilin, siç thotë ajo, e ka dashur gjithë jetën.

Programi “Pas Shkolle” në shkollat publike ka për qëllim që fëmijët të qëndrojnë në shkollë edhe pas orarit të detyruar për të kryer detyrat apo për t’u përfshirë në aktivitete të ndryshme edukative dhe praktike. Në këtë kuadër, është hapur thirrja edhe për mësues në pension dhe specialistë, të cilët duan të angazhohen kundrejt një pagese prej rreth 1000 lekësh për orë.

The post Shkollat publike të hapura edhe gjatë pasdites, programi ‘Pas shkolle’ mundësi edhe për mësuesit në pension appeared first on Albeu.com.