Pas pushtimit te Ukraines Archives - Albeu.com

Plani i madh i Putinit pas pushtimit të Ukrainës
Nga Jane Burbank, The New York Times

Sulmi i përgjakshëm i Presidentit Vladimir Putin në Ukrainë është ende i pashpjegueshëm. Raketat që bien në ndërtesat e banimit dhe familjet që po i largohen agresionit rus kanë treguar fytyrën e vërtetë të Rusisë në botë.

Çfarë e ka shtyrë Rusinë të ndërmarrë një vendim kaq fatal, duke zgjedhur në mënyrë efektive të bëhet një shtet i “urryer” nga të gjithë?

Përpjekjet për të kuptuar pushtimin e Putin ndahen në dy pika:

E para fokusohet tek vetë Putin – gjendja e tij shpirtërore, historia e vendit apo e kaluara e K.G.B.

E dyta përqëndrohet te zhvillimet e jashtme të Rusisë, kryesisht në zgjerimin e NATO-s drejt lindjes pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991, si burimi kryesor i konfliktit.

Por për të kuptuar luftën në Ukrainë, ne duhet të shkojmë përtej projekteve politike të liderëve perëndimorë dhe psikikës së Putin. Deklaratat e Putin nuk janë diçka e re apo unike. Që nga vitet 1990, në Rusi po përgatiten planet për të ribashkuar Ukrainën dhe shtetet e tjera post-sovjetike në një superfuqi transkontinentale.

Në vitet pas 1991, komunizmi e humbi fuqinë e tij, por intelektualët po kërkonin një tjetër parim mbi të cilin mund të organizohej shteti rus. Por shteti ishte i ashpër për sa i përket politikës demokratike në vitet 1990.

Një nga konceptet më tërheqëse ishte euroazianizmi. Duke dalë nga kolapsi i Perandorisë Ruse në 1917, Rusia cilësohej si një shtet euroaziatik i formuar nga një histori e thellë e shkëmbimeve kulturore midis njerëzve me origjinë turke, sllave, mongole dhe vende të tjera aziatike.

Në vitin 1920, gjuhëtari Nikolai Trubetzkoy – një nga disa intelektualë emigrantë rusë që zhvilloi konceptin botoi “Europa dhe njerëzimi”, një kritikë e ashpër ndaj kolonializmit perëndimor dhe eurocentrizmit.

Ai u bëri thirrje intelektualëve rusë që të heqin dorë nga fiksimi i tyre me Europën dhe të ndërtojnë “trashëgiminë e Xhengis Kan” për të krijuar një shtet të madh ruso-euroaziatik.

Euroazianizmi i Trubetzkoy ishte një recetë për rimëkëmbjen perandorake, pa komunizmin. Teoritë e Gumilyov u mbështetën nga shumica e njerëzve që po përballeshin me kaosin e viteve 1990. Por euroazianizmi u injektua drejtpërdrejt në gjakun e fuqisë ruse në një variant të ri nga filozofi Aleksandr Dugin. Pas ndërhyrjeve të pasuksesshme në politikën e partisë post-sovjetike, Dugin u përqendrua në ushtrinë dhe politikëbërësit.

Me botimin e vitit 1997 të librit të tij prej 600 faqesh, të titulluar, “Themelet e gjeopolitikës: e ardhmja gjeopolitike e Rusisë”, euroazianizmi u zhvendos në qendër të imagjinatës politike të strategëve.

Në përshtatjen e euroazianizmit nga Dugin, Rusia kishte një kundërshtar të ri – jo vetëm Europën, por të gjithë botën “atlantike” të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Dhe euroazianizmi nuk ishte anti-imperial, por e kundërta: Rusia kishte qenë gjithmonë një perandori. Dugin theksoi lidhjen afatgjatë midis Ortodoksisë Lindore dhe Perandorisë Ruse. Lufta e ortodoksisë kundër krishterimit perëndimor dhe dekadencës perëndimore mund të shfrytëzohet në luftën gjeopolitike që do të vijë.

Gjeopolitika euroaziatike, ortodoksia ruse dhe vlerat tradicionale – këto synime formësuan vetë-imazhin e Rusisë nën udhëheqjen e Putin. Temat e lavdisë perandorake dhe viktimizimit perëndimor u përhapën në të gjithë vendin.

Por cili është roli i Ukrainës?

Si pengesë, që në fillim. Trubetzkoy tha se kultura ukrainase ishte pjesë e kulturës së Ukrainës. Dugin i bëri gjërat edhe më të qarta në 1997: sovraniteti ukrainas paraqiste një “rrezik të madh për të gjithë Euroazinë”.

Kontrolli total ushtarak dhe politik i të gjithë bregut verior të Detit të Zi ishte një “imperativ absolut” i gjeopolitikës ruse. Ukraina duhej të shdërrohej në “një sektor administrativ të shtetit të centralizuar rus”.

Në vitin 2013, ai deklaroi se Euroazia ishte një zonë e madhe gjeopolitike ku “kodi gjenetik” i Rusisë dhe popujve të saj të shumtë ishte të mbroheshin kundër “liberalizmit ekstrem të stilit perëndimor”.

Në korrik të vitit të kaluar ai njoftoi se “rusët dhe ukrainasit janë një popull” dhe në zhurmën e furishme në prag të pushtimit, ai e përshkroi Ukrainën si një “koloni me një regjim kukull”, ku Kisha Ortodokse po sulmohet dhe NATO po përgatitet për një sulm ndaj Rusisë.

Këto deklarata, përfshirë ankesat për agresionin perëndimor, ekzaltimin e vlerave tradicionale mbi dekadencën e të drejtave individuale, apo detyra e Rusisë për të bashkuar Euroazinë dhe Ukrainën u zhvilluan në kazanin e pakënaqësisë post-perandorake.

Tani ata po plotësojnë botëkuptimin e Putin dhe po frymëzojnë luftën e tij brutale. Qëllimi është i qartë, krijimi i perandorisë, është perandoria. Dhe ai nuk do të tërhiqet vetëm me luftën në Ukrainë.

The post Plani i madh i Putinit pas pushtimit të Ukrainës appeared first on Albeu.com.