Partizanini Archives - Albeu.com

Gjyqi për “Partizanin”/ Avokatët e Malltezit dhe Berishës pyesin Ballën, gjykata i tërheq vëmendjen socialistit: Mbani vendin, jeni thjesht dëshmitar
Seanca e radhës në GJKKO për dosjen “Partizani”, është shoqëruar me debate dhe replika mes palëve, gjatë dëshmisë së kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Balla, i thirrur në cilësinë e kallëzuesit dhe dëshmitarit, u pyet nga avokatët mbrojtës të Jamarbër Malltezit dhe Sali Berishës mbi mënyrën se si ka siguruar provat dhe bazën e kallëzimit të tij.

Avokati i Malltezit, Klodian Skënderi, kërkoi sqarime mbi kallëzimin, duke pyetur nëse ai ishte bërë në cilësinë e deputetit apo qytetarit dhe nëse ishte shoqëruar me prova.

Balla u përgjigj se të gjitha materialet që kishte në dispozicion i kishte bashkëngjitur kallëzimit. Ai theksoi se informacionet i kishte siguruar nga qytetarët, media dhe burime të tjera, përfshirë edhe të drejtën ligjore si deputet për të kërkuar informacion nga institucionet.

I pyetur nëse kishte marrë përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes për dokumentet e dorëzuara, Balla tha se nuk i kujtohej dhe se duhej të verifikonte në kallëzim.

Në lidhje me mënyrën e dorëzimit të kallëzimit, ai deklaroi fillimisht se e kishte dorëzuar dorazi në prokurori, ndërsa më pas shtoi se mund të jetë dorëzuar nga një punonjës i Kuvendit.

“Për herë të 17 po them, bazuar në dyshime kam marrë vendimin të bëj këtë kallëzim”, u shpreh Balla.

Gjatë përgjigjeve, trupi gjykues i tërhoqi vëmendjen Ballës për të respektuar rolin e tij në proces.

“Mbani vendin tuaj, jeni thjesht dëshmitar. Nuk lejohen komentet”, u shpreh gjykata.

Në vijim, avokati Skënderi e pyeti Ballën mbi ekzistencën e dokumenteve për marrëveshje mes shtetit shqiptar dhe atij italian, si dhe për çështje të shpronësimeve.

Balla deklaroi se nuk i kujtohej nëse kishte parë dokumente të tilla, ndërsa për një shkresë të viteve 1993-1994 tha se ishte referuar nga burime publike.

Ai shtoi se, sipas njohurive të tij si qytetar, shpronësimi nënkupton marrjen e pronës për qëllime shtetërore.

Përballja me avokatin e Berishës

Avokatja e Sali Berisha, Klodiana Gjyzari, e pyeti Ballën mbi gjendjen e objekteve në momentin e hetimit.

Balla u përgjigj se ato ishin në gjendje të mirë dhe të rikonstruktuara, por shtoi se sipas tij ishin privatizuar me një vlerë “qesharake”.

I pyetur mbi vlerën reale, ai tha se nuk ishte ekspert, por vlerësoi se duhet të ishte “ndoshta 10 herë më e lartë”.

Nga ana tjetër, avokati Sokol Mëngjesi kërkoi të dinte se kush ishte favorizuar nga procesi i privatizimit.

Balla deklaroi se sipas tij përfitues kanë qenë Jamarbër Malltezi dhe subjekte të lidhura me shoqëritë përkatëse, duke shtuar se dyshimet lidhen edhe me ndikimin e tij si dhëndër i ish-kryeministrit.

“Unë jam këtu si kallëzues. Nëse do të kisha të gjitha faktet, nuk do të kishte nevojë për prokurorinë”, tha ai.

The post Gjyqi për “Partizanin”/ Avokatët e Malltezit dhe Berishës pyesin Ballën, gjykata i tërheq vëmendjen socialistit: Mbani vendin, jeni thjesht dëshmitar appeared first on Albeu.com.