parlamenti i ri Archives - Albeu.com

PARLAMENTI I RI/ Kuotat gjinore dhe Diaspora godasin majtas, djathtas, ja 140 deputetët që prodhoi “11 maji”
Numërimi i votave ka konfirmuar tashmë 140 emrat në kuvend. Nga PS janë 37 emra nga lista e hapur, ndërsa jashtë kanë mbetur edhe emra të konsideruar të fortë.

Nga e djathta janë 44 nga emrat e renditur prej Sali Berishës dhe vetëm 6 nga vota e zgjedhësve. Kuvendit i shtohen dhe tre parti të reja.

Kur mbeten pak vota për t’u numëruar nga diaspora, parlamenti i ri thuajse është konfirmuar. 83 deputetë të PS do të jenë në sallën për katër vitet e ardhshëm me 9 mandate me shumë, 50 do të jenë nga PD, ku 8 i përkasin aleatëve ndërsa PSD konfirmon 3 deputetë.

Si forca të reja do të jenë “Mundësia” me dy deputetë Agron Shehaj dhe Erald Kaprin, “Nisma Shqipëria Bëhet” me Adriatik Lapaj, dhe Lëvizja Bashkë me Redi Muçin.

Në tiranë PS ka marrë tashmë 19 mandate, përfshirë gjithë listën e mbyllur. Janë 7 emra në listë të hapur me kryesimin e Blendi Gonxhes me mbi 15 mijë vota, e më tej Ervin Hoxhaj e Erion Brace që kanë kaluar 11 mijë.

Tabela mbyllet me Anila Denaj dhe Kejsi Elezin, kjo e fundit për shkak të kuotave gjinore, duke lënë në listë pritje Xhemal Qefalinë me rreth 4 mijë vota.

Sa i përket PD, në listën e mbyllur janë 12 emra mes të cilëve 2 nga PL, 1 PR dhe një PDIU. Gara për të 13 mbëdhjetin mbetet mes Jorida Tabakut që kapërceu 12 mijë vota dhe Ilir Alimehmetit me 11 mijë.

Në Berat duket se do të ketë zgjedhje të reja për kryetarin e Bashkisë, pasi Ervin Demo konfirmohet deputet pasuar nga Enriketa Jaho në listë të mbyllur për PS.

Hysen Buzali, konsiderohet më i votuari i pasuar nga Fadil Nasufi. I treti më i votuar është Julian Zyla, por ai është jashtë Kuvendit pasi Hatixhe Konomi përfiton nga kuotat gjinore.

Nga Partia Drmokratike, mandatin e marrin vetëm Eno Bozdo dhe Zija Ismaili të listës së mbyllur. Parid Mahmutaj, është më i votuari me 7200 mbështetës, por që nuk arrin të jetë në Kuvend

Në Dibër, PS shkon në tre mandate Blendi Klosi dhe Alma Selami. Ndërsa Agron Malaj, fiton me rreth 13 mijë vota, duke bërë që edhe ai të lërë kryetarin e bashkisë Mat, ku tashmë duhen mbajtur votime.

Sa i përket PD, Xhelal Mziu, mban mandatin dhe i shtohet Denisa Vata. Ndërsa Xhemal Gjunkshi, nuk mund të jetë në Kuvend edhe pse është më i votuari.

Në Durrës PS mban tetë mandate, ku veç listës së mbyllur futet dhe Arkend Balla me mbi 18 mijë vota, Ani Dyrmishi mbi 11 mijë dhe Etleva Budini me 3967 vota, për shkak të kuotës gjinore. Ilir Ndraxhi me 6400 mbështetës do të jetë në listë pritje.

Sa i përket PD janë 5 në listë të mbyllur, duke kthyer në Kuvend Igli Carën dhe Gent Strazimirin dhe Arjan Ndoja me mbi 8 mijë vota.

Aulon Kalaja mbetet jashtë me 7 mijë mbështetës, duke u parë deri në fund se si do vijojë trendi nga emigrantët.

Elbasani solli rritje tëp s që shkoi në 10 deputet, nga të cilët 5 të listës së mbyllur. Lista e hapur kryesohet nga Sara Mile me mbi 18 mijë vota, e pasuar nga Saimir Hasalla, Olsi Komici, Aulona Bylykbashi dhe Agron Gaxho. Shkëlqim Bullari mbetet i radhës me 4500 vota por pa marrë mandate.

Nga ana tjetër, PD nuk kalon as listën e mbyllur, ku në 4 emrat një i kalon PL me Edmond haxhinaston.

Aurel Bylykbashi i pesti në renditje nuk arrin të bëhet deputet.

Fieri për PS dërgon 12 deputet 5 të listës së mbyllur dhe në garë të hapur kryeson Ceno Klosi me 15 mijë vota e më tej Klevis Jahaj, Asfioral Haxhiu, Antoneta Dhima, Elton Korreshi, Zegjine Çaushi dhe Dhimitër Kruti. Pa mandate mbetet Madrita Bardho me mbi 3500 vota.

Edhe në Fier opozita nuk arrin të marrë mandatet e listës së mbyllur, duke lënë jashtë Kuvendit, Eduart Sharkën.

Në Gjirokastër, PS mban tre mandate, ku Tërmet Peci dhe Piro Dhima, janë të parët me vota të hapura duke mbetur jashtë vetëm Anila Dhimitri.

Parti Demokratike, konfirmon Tritan shehun, ndërsa Alma Kore është më e votuara nga 3 kandidatët.

Korca i jep sërish socialistëve 6 deputetë ku tre janë në listë të mbyllur. Me numër votash korçarët konfirmojnë të parin Ilir Pendavinjin, e më tej Bledi Çomo dhe Besa Spaho, ndërsa Arian Jaupllari i katërti, por pa mundur të marrë mandate.

Demokratët marrin 4 deputetë ku vetëm Fidel Kreka futet nga lista e hapur, duke lënë në listë pritje Kristiano Koçibelli.

Në kukës, për selinë rozë në kuvend qëndron vetëm Eduard Shalsi, ndërsa ish-demokrati Alban Zeneli, mbetet jashtë edhe pse më i votuari.

Nga ana tjetër, qëndrojnë Flamur Hoxha dhe Shkëlqim Shehu më i votuari. Jashtë mbetet Isuf Çelaj.

Lezha i konfirmon se majtës Lezhë 3 mandate ku shtohet Marjeta Neli, si më e votuara duke lënë pas Admir Kadelin.

Nga Partia Demokratike, 2 emrave të listës së mbyllur u shtohen me garë të hapur Gjin Gjoni dhe Kastriot Piroli, i cili ka lënë pas Aleksandër Lalën.

Në Shkodër e majta qëndron forcë e dytë, por tashmë me 4 deputetë që i përkasin listës së mbyllur.

Shkodër, 4 mandate Edona Bilali me mbi 9 mijë vota nuk arrin të futet në Kuvend. Ndërsa PD me 5 deputetë, ku Bardh Spahia futet si më i votuari. Shkodra i ka dhënë edhe dy deputetë PSD.

Vlora po ashtu, i ka shtuar deputet socialistëve duke u dhënë 9 të tillë, janë 5 emra që marrin mandatin nga gara e hapur.

Damian Gjiknuri me mbi 10 mijë vota, e më tej Vullnet Sinaj, ardit bido, Vasil Llajo e Brunilda Mersini.

Klevis Kaso nuk arrin të kalojë garën e votave të hapura.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike, zbret në tre parlamentarë Bujar Leskaj, Ina Zhupa dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule. Edhe pse në listë të mbyllur jashtë mbetet Atird Hoxha.

The post PARLAMENTI I RI/ Kuotat gjinore dhe Diaspora godasin majtas, djathtas, ja 140 deputetët që prodhoi “11 maji” appeared first on Albeu.com.

Sot zgjedhje në Kroaci, qytetarët votojnë për parlamentin e ri
Kroacia zhvillon sot zgjedhjet parlamentare, ç’ka do të vërë përpara prove popullaritetin e kryeministrit Andrej Plenkoviç dhe partisë së tij konservatore në pushtet HDZ, të akuzuar nga kundërshtarët për korrupsion dhe nepotizëm.

Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ, shpreson ta shfrytëzojë mbështetjen e kahershme që gëzon në vend për pranimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian, përdorimin e euros në vend dhe rritjen e turizmit.

Por kroatët janë lodhur nga qeverisja e Bashkimit Demokratik Kroat, e cila ka dominuar politikën e vendit që nga pavarësia e Kroacisë nga Jugosllavia në vitin 1991.

Analistët thonë se skandalet e shumta të korrupsionit, përfshirë emërimin nga kryeministri Plenkoviç të një prokurori të njohur për lidhjet me njerëz të përfshirë në marrëveshje korruptive, mund ta dëmtojnë shumicën e saj. Zoti Plenkoviç e mohon keqbërjen.

“Unë do të votoj për SDP-në sepse lufton kundër korrupsionit, për ta bërë më të lehtë për ne të rinjtë, për të ndaluar emigrimin nga Kroacia dhe për të moshuarit, për të rritur pensionet dhe pagat”, thotë Sasa Zarkovic.

Rreth 3.7 milionë votues do të zgjedhin mes më shumë se 2,000 kandidatëve. Qendrat e votimit hapen në orën 7 të mëngjesit dhe mbyllen në orën 19:00. Rezultatet zyrtare priten gjatë ditëve në vijim.

Sondazhet më të fundit nga IPSOS tregojnë se partia HDZ pritet të marrë 60 vende në parlamentin me 151 anëtarë, më shumë se çdo parti tjetër, por jo të mjaftueshme për të qeverisur e vetme.

Rivali kryesor i zotit Plenkoviç është Presidenti Zoran Milanovic, i cili tha se do të jepte dorëheqjen për t’u bërë kryeministër nëse Partia Social Demokrate (SDP), e merr pushtetin me ndihmën e partive të tjera më të vogla.

Nëse pushtetin e merr një koalicion i udhëhequr nga socialdemokratët, kjo mund të ndryshojë qëndrimin e vendit për çështjet kryesore si mbështetja për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë.

Presidenti Milanovic, e kundërshton ndihmën për Ukrainën.

Anketat tregojnë se një koalicion i udhëhequr nga SDP, i quajtur ‘Lumenjtë e Drejtësisë’, parashikohet të renditët në vendin e dytë me 41 vende.

Të djathtët pritet të marrin 15 vende ndërsa të gjelbërit pritet fitojnë 11 vende në parlament.

The post Sot zgjedhje në Kroaci, qytetarët votojnë për parlamentin e ri appeared first on Albeu.com.