parku llogara Archives - Albeu.com

Peleshi për zjarret në Shqipëri: Situata më e qetë, shpëtuam Parkun e Llogarasë!
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, foli për situatën e zjarreve në vend. Në një komunikim online, Peleshi theksoi se aktualisht situata është më e qetë dhe se deri më tani janë shur 175 vatra. Aktualisht mbeten aktive 9 vatra zjarresh.

Gjithashtu Peleshi theksoi se në operacion për të neutralizuar flakët janë angazhuar reth 3 mijë efektivë të Forcave të Armatosura, rreth 150 mjete të FA, rreth 300 forca policore, rreth 1800 forca zjarrfikëse, mbi 370 mjete të MZSH, 20 ambulanca, mbi 1 mijë punonjës bashkiakë, mbi 300 punonjës të shërbimit pyjor, 101 punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe 822 forca vullnetare.

Ndërsa vijon puna puna nga toka dhe nga ajri për të izoluar vatrat e zjarrit në “Majën e Rrunës”, njësia administrative Malzi. “Situata nuk paraqet më rrezik për tunelin e Kalimashit, u shpreh Peleshi, duke shtuar se falë punës së përkushtuar është shpëtuar djegia e Parkut të Llogarasë.

“Pas 2 javësh në betejë me zjarret në të gjithë territorin e Shqipërisë, situata sot paraqitet me e qetë. Në të gjithë vendin janë shuar 175 zjarre, ndërsa mbeten aktive 9 vatra. Në këto operacione janë angazhuar rreth 3 mijë efektivë të Forcave të Armatosura, rreth 150 mjete të FA, rreth 300 forca policore, rreth 1800 forca zjarrfikëse, mbi 370 mjete të MZSH, 20 ambulanca, mbi 1 mijë punonjës bashkiakë, mbi 300 punonjës të shërbimit pyjor, 101 punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe 822 forca vullnetare.

Ndërhyrja nga ajri u krye përmes ekuipazheve të 7 helikopterëve të Shqipërisë, Holandës dhe Çekisë. Një ndihmë e madhe në punën për shuarjen e zjarreve ishte edhe mbështetja me pajisje nga SHBA. Aktualisht nuk ka më vatra zjarri në gadishullin e Karaburunit, por puna po vijon në Dukat të Ri, nga toka dhe nga ajri për të normalizuar tërësisht situatën për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi. Më e qetë paraqitet situata edhe në Mirditë, ku po vijon puna për stabilizimin e flakëve në fshatin Thirrë.

Nën kontroll po mbahen vatrat në fshatin Munellë dhe Domgjon.

Po vijon puna nga toka dhe nga ajri për të izoluar vatrat e zjarrit në “Majën e Rrunës”, njësia administrative Malzi. Situata nuk paraqet më rrezik për tunelin e Kalimashit. Nën monitorim janë disa vatra zjarri në vendin e quajtur Dragodi, në Luginën e Valbonës në Tropojë, ku dyshohet zjarrvënie e qëllimshme. Janë izoluar vatrat në drejtim të fshatit Patalej në Lezhë. Vijon puna për normalizimin e vatrës së riaktivizuar në zonën e Mbrojtur te Guri i Nikës në Pogradec, ku nuk paraqitet rrezik për banesa. Janë drejt shuarjes përfundimtare vatrat e zjarrit në Malin e Tomorrit dhe në fshatin Therepel në Skrapar”, tha Peleshi.

The post Peleshi për zjarret në Shqipëri: Situata më e qetë, shpëtuam Parkun e Llogarasë! appeared first on Albeu.com.