parga Archives - Albeu.com

Çamëri, atje ku qeshet greqisht dhe qahet shqip
Nga Altin Bamllari

Çamëri. Grekët i thonë Epir. Po ç’rëndësi ka. Në literaturë njëra, në të folmen e përditshme tjetra. Rëndësi ka që s’e kanë lënë pa emër. Epir (tokë, stere) u quajt në kohët antike.

Emrin tjetër e mori nga lumi i lashtë Thjamis, prej nga rrjedh edhe emri i banorëve të saj, çamëve. Kemi tre ditë këtej. Hera e fundit ka qenë para 7-8 viteve. Ç’të thuash për këtë vend.

Një bukuri të tillë zor se e has diku tjetër. Dikur këtu flitej shqip. Sot vetëm greqisht. Po ç’rëndësi ka. Mjafton që njerëzit flasin dhe merren vesh me njëri-tjetrin. Janë grekë apo çamë, këtë e dinë vetëm ata.

Unë di nga historia që fiks 100 vjet më parë, ata që flisnin shqip dhe nga besimi myslimanë, u shtrënguan të shpërngulen në Azi dhe gjetkë. Ua morën pronat, i dhunuan, i privuan nga shumë të drejta dhe i gënjyen sa mundën.

I shkëmbyen me njerëz nga Anadolli. Në vitin 1926 ata që mbetën i lanë disi “të qetë” derisa në mbarim të luftës së dytë i masakruan e i zbuan me forcë. Vetëm çamët e krishterë nuk pësuan të njëjtin fat. Por frikën në bark ua mbollën përgjithmonë edhe atyre.

Sot ne morëm një skaf. Kapiteni ishte çam, megjithëse ai këtë e mohonte kategorikisht.

-Unë jam grek, por prindërit e mi flisnin shqip, na thotë ai. Quhet Vasilis dhe është 52 vjeç. Kalojmë me të thuajse 8 orë. Komunikon me ne në anglisht e greqisht, por duket që kupton edhe shqip.

-Mamaja më shante kokëmadh, babai gomar, na tregon ai pasi ne miqësohemi me të. Në kthim ai na ndalon në një gji të bukur. Quhet “Gjiri i gomarit”, na thotë Vasili.

Ne qeshim të gjithë. -Njëlloj siç të thërriste babai yt, ia pres unë. Haha… qesh Vasili në greqisht. Ai është një zotëri i vërtetë. Thjesht nuk ndihet ose s’do të shfaqet si shqiptar.

M’u kujtua një rrëfim i znj. Ledi Shamkut kur “provokon” një grua të vjetër çame që kishte frikë të fliste shqip.

-Ah moj bilë (bijë), ishte dorëzuar ajo. Ne këtunë qajmë shqip e qeshim greqisht.

The post Çamëri, atje ku qeshet greqisht dhe qahet shqip appeared first on Albeu.com.