Parate Archives - Albeu.com

U kritikua për parat e hedhura në dasmën e motrës, Myrto Uzuni: Jam rritur në varfëri, para stërvitjes haja bukë me ujë dhe sheqer
Sulmuesi i Kombëtares Myrto Uzuni ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Mirëmbrëma yje”, e moderuar nga Arbana Osmani. Lojtari 30-vjeçar ka hedhur më shumë “dritë” rreth kritikave të marra për parat e hedhura në dasmën e motrës së tij.

Po ashtu, Uzuni ka treguar edhe sakrificat që ka kaluar në hapat e parë për t’u bërë futbollist. “Të mos hidhja lekë te dasma e motrës do thonin pse nuk hodhe se mer miliona në Amerikë.

Pastaj, unë të miat hodha që i kam fituar me djersë. Kritikat janë kështu, të pashmangshme. Jam rritur në varfëri. Para stërvitjes haja bukë me ujë dhe sheqer. Prindërit thonin merru me ndonjë punë që të sjellë para në shtëpi”, tha Uzuni.

The post U kritikua për parat e hedhura në dasmën e motrës, Myrto Uzuni: Jam rritur në varfëri, para stërvitjes haja bukë me ujë dhe sheqer appeared first on Albeu.com.

Paratë që emigrantët sollën në shtëpi arritën rekordin e 817 milionë eurove në periudhën janar-shtator
Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëri po vijojnë të kenë një tendencë rritjeje, duke reflektuar ciklin e ri të emigracionit në vend.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave, bënë të ditur se të ardhurat nga emigrantët ishin 817 milionë euro në janar-shtator 2025, me një rritje prej 5.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ritmet e rritjes u përshpejtuan në tremujorin e tretë, që tradicionalisht ka flukse më të larta hyrjeve për shkak se emigrantët vijnë në Shqipëri gjatë pushimeve të verës.

Për korrik-shtator 2025, emigrantët sollën tek të afërmit në vendlindje 285 milionë euro, ose 8.8% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Që nga viti 2013, paratë që emigrantët sjellin në Shqipëri janë rritur vazhdimisht (shiko grafikun), duke reflektuar një cikël të ri emigracioni, që nisi kryesisht pas vitit 2015.

Pas një rënieje në vitin 2020, si efekt i pandemisë, tendenca rritëse u përshpejtua dukshëm. Në 9 muajt e parë të 2024-s, për herë të parë u tejkalua kufiri prej 800 milionë eurosh.

Me këto ritme viti mund të mbyllet me nivele rekord prej mbi 1 miliardë euro. (në tremujorin e fundit 2024 prurjet ishin 273 milionë euro).

Emigrantët e rinj duket se nuk ikin pa e kthyer kokën pas, duke u kujdesur për të afërmit që lënë në Shqipëri.

Sipas të dhënave të Eurostat, vetëm në 2022-2023 u dhanë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë. Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 920 mijë shtetas shqiptarë, të cilët janë një potencial për të dërguar para tek të afërmit që kanë lënë në Shqipëri.

Aktorët e tregut pohojnë se kanalet kryesore vijojnë të mbeten vendet tradicionale ku ka emigracione, si Greqia e Italia, por vitet e fundit ka pasur rritje dhe nga destinacionet e reja si Anglia dhe Gjermania.

Remitancat llogariten nga Banka e Shqipërisë si pjesë e llogarisë korrente në bilancin e pagesave, sipas standardeve të FMN-së (BPM6).

Ato përfshijnë të gjitha prurjet monetare që emigrantët dërgojnë drejt familjeve dhe individëve rezidentë në Shqipëri, si përmes kanaleve formale (bankat, institucionet financiare dhe operatorët e transfertave), ashtu edhe përmes vlerësimeve të prurjeve informale.

Për këtë qëllim, Banka përdor të dhënat e sistemit bankar, raportimet periodike të subjekteve të licencuara dhe anketa specifike tek familjet përfituese, duke synuar të kapë tërësinë e flukseve reale të remitancave në ekonomi./ Monitor

The post Paratë që emigrantët sollën në shtëpi arritën rekordin e 817 milionë eurove në periudhën janar-shtator appeared first on Albeu.com.

Paratë llaç e tulla/ Një treta e investimeve në ekonomi shkoi për banesa më 2024
Gjatë vitit të kaluar ekonomia i përqendroi më tej investimet në banesa, teksa u ulën ato në teknologji dhe makineri dhe pajisje.

Të dhënat zyrtare të INSTAT nga Formimi Bruto i Kapitalit Fiks (FBKF), tregojnë se po thellohet tendenca ku investimet e reja nuk po orientohen drejt sektorëve produktivë, por në asete fiske që nuk gjerojnë prodhim dhe punësim në afatmesëm të tilla si banesat.

Formimi Bruto i Kapitalit Fiks (FBKF), mat investimin neto që një ekonomi bën për të ndërtuar kapacitete të reja prodhuese ose për të përmirësuar ato ekzistuese.

Gjatë vitit të kaluar,31.5 për qind e investimeve neto në të gjithë ekonominë shkuan në banesa, duke u rritur nga niveli 30.8% i vitit 2023.

Investimet në makineri dhe pajisje paraqesin luhatje. Pesha e tyre ka shënuar një ulje nga 24.2% në 2023 në 23.9% në 2024, ndërkohë që brenda këtij grupi, pajisjet e transportit kanë rënë nga 7.4% në 7.2%, ndërsa investimet neto për makineritë e tjera kanë shënuar gjithashtu një rënie me 0.4 pike%.

Të dhënat tregojnë ngadalësim të orientimit drejt modernizimit teknologjik. Investimet në Pajisjet teknologjisë mbeten shumë të ulëta në nivel simbolik, duke reflektuar se ky sektor ende nuk është bërë prioritet në strukturën e kapitalit fiks. Në vitin 2024 investimet neto në këtë zë zunë vetëm 0.21 % të totalit të FBKF-së.

Një element që bie në sy është rritja e lehtë e investimeve në produkte të pronësisë intelektuale, nga 0.32% në 0.37%.

Kjo, megjithëse e vogël, tregon një tendencë drejt zgjerimit të kapitalit të paprekshëm dhe inovacionit. Ndërkohë, kërkimet minerare dhe programet kompjuterike kanë ruajtur stabilitet, duke përfaqësuar një pjesë të vogël, por të qëndrueshme të investimeve.

Nga ana tjetër, bujqësia përmes pemtarisë, blegtorisë dhe pyjeve vijon të ketë peshë të vogël ose negative në strukturën e investimeve neto në ekonomi, duke nënvizuar dobësinë e këtij sektori në krahasim me ndërtimin dhe industrinë.

Për shembull, blegtoria vazhdon të shfaqet me vlera negative, çka sinjalizon ulje të stokut të investimeve neto në këtë sektor apo dalje nga përdorimi.

Të dhënat tregojnë se struktura e kapitalit fiks në Shqipëri (investimet neto) mbetet e përqendruar tek ndërtimi dhe banesat dhe me orientim kryesisht në sektorët jo produktivë./ Monitor

The post Paratë llaç e tulla/ Një treta e investimeve në ekonomi shkoi për banesa më 2024 appeared first on Albeu.com.

Gazetari i njohur zbulon si paratë e inceneratorëve shpërndaheshin me urdhër nga lart: “Gogel” jep deri në 4 milionë euro reklama në vit…
Gazetari Elvi Fundo, teksa ishte i ftuar në “A Krasta Show, ka zbëthyer skemën sesi kompania e vëllait të Erion Veliajt, Arbër Veliaj, shpërndan paratë e inceneratorit dhe reklamave te mediat.

Gjithashtu, Fundo solli në kujtesë rritjen e kompanisë “Gogel” të Arbër Veliajt nga një kompani periferike në 2015, ku nisi të bëhej shpërndarësja kryesore e reklamave në media, deri në 4 miliardë lekë në vit.

Mes të tjerash, gazetari listoi mediat të cilat paguhen nga Arbër Veliaj si; mediat e Carlo Bollinos 10 mijë euro në periudhë fushate, apo “Tema” e Mero Bazes që rezulton se ka marrë 500 mijë euro vetëm nga “Gogel”.

“Paratë e inceneratorëve shpërndaheshin me urdhër në media dhe këtë mund ta përmend dhe më poshtë dhe mediat që paguheshin me paratë e inceneartorëve sulmonin prokurorët, SPAK-un.

Pagesat e tjera jepeshin për mediat e tjera, Carlo Bollinos, ka dalë edhe dokumenti i cili thotë na duhen 10 mijë euro për fushatë, apo si paguheshin portalet.

Urdhri është në kuptimin çoni para te këto media që të pushojnë. Bëni ortakëri me mediat e mëdha dhe filloni bjeruni dhe sulmoni ata që na investigojnë.

Në këtë kohë, na u krijua kompania “Gogel” kompania e vëllait të Erion Veliajt nga një kompani periferike në vitin 2015, pas ardhjes se kryebashkiakut në pushtet bëhet një nga shpërndarësit kryesorë të reklamave në media, 4 miliardë lekë në vit.

Kemi gjetur që financohen mediat me paratë e “Gogel”, ku futen paratë e kompanive të rëndësishme ndërkombetare, por edhe të “One”, kjo e fundit përfitonte tendera në Bashkinë Tiranë dhe reklamat ndaheshin nga ky person, mjafton të monitorosh mediat, të gjitha përfshirë dhe Gazetën Tema të Mero Bazes që merrnin lekët e “Gogel”, ishin mediat më agresive dhe sulmuese ndaj SPAK-ut.

Nuk publikonin akuzën por sulmonin prokurorët dhe kritikët e Erion Veliajt, ose ata që mbështesnin hetimet, sepse menduan se me propagandë dhe me paratë që kishin marrë do ta zgjidhnin këtë problem.

Një gazetar i pasur është një gazetar që qelbet erë, shikoni pasuritë e Mero Bazes, sipas të dhënave zyrtare janë 500 mië euro vetëm nga kompania e vëllait të Veliajt”, tha gazetari Elvi Fundo.

The post Gazetari i njohur zbulon si paratë e inceneratorëve shpërndaheshin me urdhër nga lart: “Gogel” jep deri në 4 milionë euro reklama në vit… appeared first on Albeu.com.

Zv/kryeministrja angleze përdori paratë e djalit të sëmurë për të blerë apartament
Zëvendëskryeministrja britanike, Angela Rayner, ndodhet në qendër të një skandali të madh që ka ngritur pikëpyetje serioze mbi etikën dhe integritetin e saj politik, pasi ka rezultuar se ka përdorur £160,000 nga një fond-trust i ngritur për djalin e saj me aftësi të kufizuara për të blerë një apartament luksoz buzë detit në Hove, me vlerë £800,000.

Trusti ishte krijuar në vitin 2020, pas një procesi të gjatë ligjor 11-vjeçar kundër Shërbimit Kombëtar Shëndetësor të Britanisë (NHS), që përfundoi me një kompensim financiar për djalin e Rayner, i cili lindi para kohe në vitin 2008 dhe mbeti me pasoja të rënda shëndetësore, përfshirë verbëri dhe nevoja të veçanta edukimi.

Fëmija, i cili peshoi më pak se një paund në lindje, u mbajt në jetë përmes trajtimit intensiv për gjashtë muaj në një spital në Manchester, pasi kishte pësuar gjakderdhje të rëndë në tru.

Nëna e tij ka treguar në të kaluarën se vetëm ndërhyrja e një mamie, pas një diagnoze të gabuar nga një mjek që i kishte thënë se kishte humbur fëmijën, shpëtoi jetën e të birit.

Në janar 2025, Rayner shiti pjesën e saj të mbetur në shtëpinë familjare në Ashton-under-Lyne – 25 për qind e pronës – për £162,500, duke e kaluar atë në trustin e djalit të saj.

Paratë e marra nga kjo shitje u përdorën si kapar për blerjen e apartamentit në Hove, për të cilin ajo gjithashtu mori një kredi prej £650,000.

Rayner e ka justifikuar këtë vendim, duke thënë se donte të siguronte që djali i saj të kishte stabilitet në shtëpinë familjare, që ishte përshtatur për nevojat e tij të veçanta.

Megjithatë, problemi ligjor nuk qëndron vetëm te burimi i fondeve. Rayner përballet me akuza për shmangie të pagesës së taksave, pasi ajo ka paguar vetëm £30,000 në taksën e pronës (stamp duty), ndërkohë që, sipas rregullave të tatimeve në Britani, për një pronë të dytë duhet të kishte paguar £70,000.

Fillimisht, ajo deklaroi se kishte vepruar në përputhje me këshillat ligjore që kishte marrë, por pasi gazeta The Telegraph zbuloi të dhënat dhe i solli ato në vëmendjen publike, Rayner pranoi se kishte bërë një gabim dhe se tani po punon për të rregulluar situatën në bashkëpunim me HMRC, autoriteti tatimor britanik.

Sipas burimeve të afërta me të, Rayner kishte marrë tre këshilla të ndara nga ekspertë të ligjit për trustet dhe një përmbarues, të cilët të gjithë e kishin informuar se ajo nuk i nënshtrohej taksës shtesë.

Megjithatë, pasi skandali doli në dritë, ajo kontaktoi një jurist të njohur tatimor, Jonathan Peacock KC, i cili i konfirmoi se ajo kishte pasur detyrim ligjor për të paguar shumën e plotë të taksës si për një pronë të dytë.

Burime pranë saj kanë sugjeruar gjithashtu se po të kishte pritur disa muaj deri në ditëlindjen e 18-të të djalit të saj, ajo nuk do të ishte detyruar të paguante taksën shtesë, pasi prona do t’i kishte kaluar tërësisht në pronësi të tij dhe nuk do të ishte më e lidhur me të personalisht.

Në një deklaratë publike, Rayner tha se; “jeta familjare është shpesh e ndërlikuar”, dhe se vendimi për të kaluar pronësinë te trusti i djalit kishte qenë në të mirë të fëmijës, sidomos pas ndarjes nga bashkëshorti në vitin 2023.

Ajo shpjegoi se kishte ndjekur një marrëveshje të quajtur “nesting”, në të cilën fëmijët qëndrojnë në shtëpinë familjare ndërsa prindërit alternohen për të jetuar aty.

Zëvendëskryeministrja britanike theksoi gjithashtu se; e kishte referuar vetveten te Këshilltari i Pavarur për Standardet Ministrore dhe se do të bashkëpunonte plotësisht për hetimin, duke ofruar çdo dokument apo informacion të kërkuar.

Ajo u shpreh: “Çdo vendim që kam marrë është udhëhequr nga interesi më i mirë i fëmijëve të mi. Më vjen thellësisht keq për këtë gabim. Jam e përkushtuar që ta zgjidh plotësisht këtë çështje dhe të tregoj transparencën që kërkohet nga shërbimi publik”.

Nga ana tjetër, Stockport NHS Foundation Trust, institucioni ku lindi djali i Rayner, ka refuzuar të japë detaje për çështjen e kompensimit apo ndonjë dënim disiplinor ndaj stafit mjekësor, duke e cilësuar çështjen si konfidenciale dhe private.

Skandali ka shkaktuar valë reagimesh në opinionin publik dhe në radhët e politikës britanike, ku shumë e kanë cilësuar rastin si një test të rëndësishëm për besueshmërinë e lidershipit të Partisë Laburiste dhe për standardet që kërkohen nga zyrtarët e lartë të shtetit./The Telegraph

The post Zv/kryeministrja angleze përdori paratë e djalit të sëmurë për të blerë apartament appeared first on Albeu.com.

Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, arrestohet në Dubai 36-vjeçari (EMRI)
Shtetasi Armis Stafa 36-vjeç, është arrestuar në Dubai nën akuzën për pastrim parash. Në vitin 2014, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ka caktuar Armis Stafës masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Armis Stafa, akuzohet se në bashkëpunim me të tjerë, ka pastruar nëpërmjet shitblerjes së automjeteve, paratë e Franc dhe Hajdar Çopjas, të përfituara nga veprimtari kriminale.

“Si rezultat i shkëmbimit në kohë reale të informacionit të siguruar nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, nëpërmjet shërbimeve të Interpol Tiranës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u kap në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi Armis Stafa alias Armees Stava, 36-vjeç, i lindur në Elbasan.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas akuzohet në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022, se në bashkëpunim me të tjerë, ka pastruar nëpërmjet shitblerjes së automjeteve, paratë e shtetasve F. G. alias F. Ç. dhe H. B. alias H. Ç. (vëllezër), të përfituara nga veprimtari kriminale”,– njofton policia.

Interpol Tirana, vijon bashkëpunimin me homologët në Abu Dhabi, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

The post Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, arrestohet në Dubai 36-vjeçari (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Eksperti Kujtim Hoxha: Qeveria t’u kthejë pensionistëve paratë që paguajnë për TVSH-në
Eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha, i ftuar në emisionin `Koha për t’u zgjuar` në News 24 tha se pensionistët, si çdo shtresë e popullsisë, paguajnë TVSH.

Hoxha deklaroi se paratë që pensionistët paguajnë për TVSH, duhet t’u kthehen në forma të ndryshme nga qeveria.

“Nëse një pensionist e merr 190 euro, atëherë ti i mban pensionistit 45 euro. Pensionistit duhet t’ja kthesh këto para. Qeveria mund ta kthejë TVSH me anë të bonusit ose formë tjetër. Ministri ka thënë se do ketë edhe një bonus pranvere.

Mund të kthejë këto para në formë bonusi. Paratë që pensionistët paguajnë për TVSH t’ju kthehen në forma të ndryshme nga qeveria”, deklaroi Hoxha.

The post Eksperti Kujtim Hoxha: Qeveria t’u kthejë pensionistëve paratë që paguajnë për TVSH-në appeared first on Albeu.com.

OSSH abuzon më paratë e taksapaguesve shqiptarë/ 4.8 mln euro në shërbim të koncensionarit të Aeroportit të Vlorës
Më 15 qershor 2021, qeveria jonë firmosi kontratën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, me shoqëritë MABCO CONSTRUCTION SA, YDA INSAAT SANAYIVE dhe 2A GROUP.

Investimi për këtë vepër që do të kushtojë 104.3 milion euro, do të jetë privat dhe të ardhurat koncesionari do t’i përfitojë nga tarifat e operimit për 35 vite që do të ketë menaxhimin e tij.

Më 11 qershor 2024, Drejtoria e tensionit të lartë të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, hapi garën për të ndërtuar një nënstacion të ri me kapacitet 110 kilovolt me vlerë 4.2 milion euro, me afat përfundimi pas 14 muajsh.

Pra, nëse e marrim të mirëqenë që punimet e aeroportit përfundojë në dhjetor, i bie që nënstancioni që po ndërtohet për t’i shërbyer kësaj vepre, do të përfundojë një vit pas tij. Koordinim perfekt.

Por nuk ka shumë vend për t’u çuditur, sepse kësaj anomalie i është gjetur zgjidhja. Në dokumentat e tenderit propozohet që në shërbim të koncesionarit, derisa të përfundojë nënstacioni të vihet në dispozicion njësia e lëvizshme që shërben për emergjenca.

Po a është normale kjo, për një vepër e cila është e gjitha në duart e kompanive private? Pse shteti duhet të financojë për nënstacion elektrik për furnizimin me energji, një detyrë që duhet ta marrë përsipër privati, me fondet dhe kapacitetet e tij?

Dhe jo vetëm një herë, sepse një vit më parë, në tetor 2023 u hap tenderi për “Furnizimin e Aeroportit të Vlorës” dhe ndërtimi i linjës kabllore 35 kilovolt nga Nënstacioni i Mifolit në Aeroport”.

Vlera e kontratës ishte 630 mijë euro, por punimet shkuan dëm sepse nënstacioni i Mifolit nuk e përballon kërkesën për të furnizuar me energji elektrike aeroportin.

Ndaj u desh ky tender i dytë, këtë herë me vlerë 4.2 milion euro.

Këto tendera për furnizimin me energji të aeroportit janë hapur nga OSSh, që do të thotë se veprat do të financohen nga buxheti i kompanisë publike. Ndërsa në kontratën që është lidhur mes Ministrisë se Infrastrukturës dhe Energjisë me koncesionarin e aeroportit, përgjegjësia për punimet e infrastrukturës për furnizimin me energji elektrike i ngarkohet koncesionarit.

Pra kompanive private që kanë marrë përsipër të menaxhojnë aeroportin për 35 vitet e ardhshme, por në projektin e detajuar teknik, ky detaj për ndërtimin e një nënstacioni është harruar dhe për të mbuluar shpenzimin e 4.8 milion eurove, OSSH e ka quajtur projektin e aeroportit të Vlorës strategjik.

Por ky është një desinformim i publikut, sepse nëse sheh vendimet e shpallura nga Komiteti i Investimeve Strategjike, ky status nuk është dhënë për aeroportin e Vlorës. Madje plani për të ndërtuar këtë nënstacion, nuk ka qënë as në programin ekonomik të OSSH në vitin 2023, por ka ndryshuar gjatë këtij viti.

Mos ndoshta 3 kompanitë e aeroportit kanë marrë edhe OSSH-në me koncesion dhe ne nuk dimë gjë?

Lidhur me këto pyetje, drejtorii OSSH-së, Blendian Dalipi, u shpreh se nuk i intereson kontrata që lidh koncensionari me ministrinë dhe se është detyrë e institucionit të tij për të furnizuar me energji aeroportin. Por kjo nuk do të thotë që kjo drejtori, duhet të hapë tendera për të ndërtuar nënstacione elektrike.

Ndërkohë që, qytetarët duhet të paguajnë vetë për matësin, kur kërkojnë shtimin e fuqisë në linjën që i furnizon shtëpinë dhe për çdo gjë tjetër, investitorët strategjikë dhe koncesionarët përjashtohen nga këto pagesa.

Madje për investimet e tyre ndryshohen dhe planet e investimit, sepse qytetarët mund të presin pak, që të kenë kushte më të mira turistët. Mos harroni, të gjitha këto para për investimet e tyre, i paguajmë në fund të çdo muaji te fatura e dritave.

The post OSSH abuzon më paratë e taksapaguesve shqiptarë/ 4.8 mln euro në shërbim të koncensionarit të Aeroportit të Vlorës appeared first on Albeu.com.

Bëri bujë me divorcin në Instagram, shifra e parave që mund të fitojë princesha e Dubait nga bashkëshorti është marramendëse
Për biznesmenin Sheikh Mana bin Mohammed Rashid bin Mana Al Maktoum, shenjat nuk janë të mira.

Gruaja e tij prej një viti dhe nëna e fëmijës së tij Sheikha Mahra, vajza e liderit dhe kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Rashid Al Maktoum, me një postim në llogarinë e saj në “Instagram”, njoftoi se ai është i pabesë pasi e tradhton me gra të tjera dhe duke shfrytëzuar të drejtën që i jepte ligji i Sheriatit, ajo u divorcua nga ai.

Këtë njoftim e bëri përmes një postimi në “Instagram, ku shkaktoi habi tek të gjithë.

Tani, përkundër faktit se Sheikha Makhra është një multimilionere dhe ka akses në paratë e pafundme të babait të saj, ka shumë gjasa që ajo të fitojë një pjesë shumë të madhe të pasurisë së burrit të saj tashmë ish-miliarder.

Edhe pse në Dubai, dhe veçanërisht për anëtarët e familjes mbretërore, nuk bëhen të ditura të dhëna për madhësinë e aseteve që zotërojnë, Sheikha Mahra, një influencuese, sipërmarrëse dhe filantrope e njohur Dubai, punon kryesisht si konsulente biznesi dhe për kompanitë e modës dhe pasuria e saj personale vlerësohet në rreth 300 milionë dollarë.

Shtojini kësaj edhe faktin që ajo ka akses nëse e kërkon në asetet e babait të saj, njësoj si 29 fëmijët e tjerë të tij, me ndryshimin se ajo duket se është fëmija e tij e preferuar, duke shijuar një stil jetese perëndimore, ndryshe nga vajzat e tjera të tij.

Njeriu që princesha zgjodhi një vit më parë për t’u bashkuar jetës së saj, Sheikh Mana, ka një grup gjigant biznesi dhe industrial dhe është i përfshirë në shumë skema si GCI Real Estate Development Company, MM Group of Companies, Dubai Tech dhe AlBarada Trading.

Pasuria e tij personale vlerësohet rreth 40 miliardë dollarë, megjithëse vlerësimet më të besueshme janë ato që e vlerësojnë pasurinë e tij neto në rreth 6 miliardë dollarë.

Sa para i detyrohet ai t’i japë Sheikhas pas divorcit?

Gjithçka do të varet nga vendimi i gjykatës që do të japë divorcin. Në shumicën e rasteve, gruaja nuk është saktësisht në një marrëdhënie ideale, pasi paraprakisht nënshkruhet një marrëveshje paramartesore që lejon burrin të marrë gra të tjera, kështu që burri mund të “justifikojë” tradhtinë duke thënë se do të martohet me të dashurën e tij.

Megjithatë, rasti që po shqyrtojmë tani është krejt ndryshe. Autoritetet zyrtare të Dubait po heshtin për këtë çështje. Zakonisht divorcet njoftohen fillimisht nga autoritetet, por Sheikha Mahra zgjodhi të “demaskonte” bashkëshortin e saj përmes rrjeteve sociale, duke thënë se ai është “i zënë me gra të tjera”.

Duket se do ketë një dakordësi për të finalizuar ndarjen dhe kjo shenjë është në favor të princeshës. Me fjalë të tjera, marrëveshja paramartesore që kishin nënshkruar parashikonte ekskluzivitet për princeshën, ku së bashku me çdo dëshmi për pabesinë e Shehut, do të përfundojë keq për të.

Sipas ligjit të Emirateve të Bashkuara Arabe, në një divorc gratë kanë të drejtë për mbështetje financiare të përjetshme nga ish-bashkëshortët e tyre, duke përfshirë një shumë të madhe dhe alimentacion për shpenzimet e jetesës, por edhe për shpenzimet e fëmijëve.

Gjykata vendos për shumat, duke marrë parasysh faktorë të tillë si të ardhurat reale të burrit, nevojat financiare të gruas dhe duke siguruar që gruaja të ruajë të njëjtin standard jetese që gëzonte gjatë martesës.

Përveç kësaj, gruaja ka të drejtë të aseteve të fituara gjatë martesës, që në rastin e Sheikha Mahra do të thotë se ajo do të marrë një pjesë të fitimeve të bizneseve të Sheikh Mana që ka fituar për një vit kur ishin të martuar.

Ajo do të jetë e detyruar t’i kthejë, çdo dhuratë që ai i ka bërë gjatë martesës së tyre, por nga ana tjetër ajo ka të drejtë të kërkojë kompensim të konsiderueshëm për dëmet morale dhe psikologjike që i ka shkaktuar i shoqi, duke e çuar në divorc.

Në këtë kompensim parashikohen edhe dëmet që do t’i shkaktohen gruas edhe pas shkurorëzimit. Një tjetër “çelës” është se në kontratat paramartesore që nënshkruhen, shumë shpesh, sidomos kur bëhet fjalë për gjakblutë, zakonisht specifikohet një masë shtesë kompensimi për rastin e ndarjes.

Juristët me eksperiencë nga Emiratet tregojnë se është shumë herët për të folur për kushtet e divorcit, por gjithsesi Sheikh Mana mund të detyrohet t’i paguajë princeshës dëmshpërblim, i cili mund të shkojë nga gjysma deri në më shumë se 3 miliardë dollarë , në varësi të pasurisë së paluajtshme të bashkëshortit të saj dhe çështjes që do të qëndrojë në sallat e gjyqit të Dubait.

The post Bëri bujë me divorcin në Instagram, shifra e parave që mund të fitojë princesha e Dubait nga bashkëshorti është marramendëse appeared first on Albeu.com.

Ruani paratë që keni mbledhur! Muaji i parë i pranverës nuk do të sjellë fat për këto shenja
Duke u zhvilluar në muajin e parë të pranverës, energjitë kozmike rreshtohen për të sjellë një ndryshim dhe transformim në të gjitha shenjat në mars 2024.

Me Merkurin, Venusin, Marsin dhe Saturnin tek Ujori, si dhe Uranin dhe Jupiterin te Peshqit, këto ndryshime nuk do të jenë shumë të lehta për të gjithë, sidomos për ata që i përkasin shenjave të pafata të marsit.

Demi

Këtë muaj jeta juaj është plot me ulje-ngritje. Dielli te Peshqit shkakton nervozizëm dhe ndikon në vetëbesimin e tyre. Ndikohet fuqishëm edhe mënyra se si ata komunikojnë me të tjerët. Kështu që këto ditë kërkohet durim në të gjitha fushat, vëmendje e madhe ndaj fjalëve tuaja dhe veçanërisht mendim serioz kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve të reja.

Gaforrja

Vështirësi financiare parashikohen këtë muaj, pasi kalimet e yjeve nuk janë në favorin tuaj. Do bëni shumë për të ruajtur atë që keni fituar, në një kohë kur fillimet e reja të biznesit nuk favorizohen. Kushtojini vëmendje fjalëve tuaja, pasi janë të mundshme keqkuptimet me kolegët dhe familjen dhe në përgjithësi përpiquni të reduktoni burimet e stresit, sepse shëndeti juaj nuk është në rrugë të mira.

Shigjetari

Horoskopi mujor i Shigjetarit për Mars 2024 parashikon që këtë muaj do të ketë momente gëzimi dhe lumturie të madhe, por edhe momente pasigurie dhe dyshimi. Mund të keni mundësi ta çoni marrëdhënien tuaj një hap më tej, por duhet të jeni të kujdesshëm, pasi në plan të parë do të jenë vështirësitë dhe keqkuptimet. Shikoni sjelljen tuaj në punë dhe marrëdhëniet tuaja me kolegët dhe mos harroni të mbështeteni në forcat tuaja nëse doni të arrini diçka.

The post Ruani paratë që keni mbledhur! Muaji i parë i pranverës nuk do të sjellë fat për këto shenja appeared first on Albeu.com.