Parashikimi i motit, e shtunë 19 shtator

Përshëndetje nga SHMU!

Të ndodhur në stinën e vjeshtës ajo që tashmë pritet është moti i paqëndrueshëm dhe reshjet e shiut.

Në këtë mënyrë për nesër parashikohet mot me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell. Reshje shiu të herëpashershme përgjatë gjithë ditës. Gjatë pjesës së parë të 24-orëshit reshjet do të jenë me intensitet mesatar në formën e shtrëngatatve e rrebesheve afatshkurtër kryesisht në veri dhe qendër. Gjatë orëve të pasdites itensiteti i reshjeve bie dhe bëhen të herëpashershme dhe të dobta kryesisht përgjatë relieveve kodrinore e ato malore.

Edhe për ditën e Diel moti parashikohet përsëri i paqëndrueshëm por me një përmirësim të lehtë. Vranësirat do të jenë mesatare deri të dendura por do të ketë edhe alternime kthjellimesh të herëpashershme. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave apo rrebesheve lokale dhe afatshkurtër.


Shtuar 18.09.2021 00:01