ParandaliM Archives - Albeu.com

Çaji dhe vera parandalojnë humbjen e kujtesës në pleqëri
Sipas një studimi të ri nga Qendra Mjekësore e Universitetit Rush në Çikago, njerëzit që konsumojnë më shumë ushqime dhe pije me flavonole do të kenë më pak probleme me kujtesën në pleqëri.

Flavonolet janë një lloj flavonoidesh, një grup substancash natyrale që gjenden në fruta, perime, bishtajore, çaj dhe verë. Në një studim me 961 persona me një moshë mesatare 81 vjeç, subjektet plotësuan pyetësorë rreth dietës së tyre dhe bënë teste të kujtesës. Më pas janë ndjekur për një periudhë 7-vjeçare.

U arrit në përfundimin se rezultatet e testeve njohëse të atyre që konsumuan më shumë flavonole u përkeqësuan më ngadalë me kalimin e viteve në krahasim me subjektet e tjera. Sipas studiuesve, kjo ka të ngjarë për shkak të vetive antioksiduese dhe anti-inflamatore të flavonolit.

Studiuesit veçuan gjithashtu ushqimet më të mira, të cilat janë lakra jeshile, fasulet, çaji, spinaqi, brokoli, domatet, mollët, vera, portokalli, dardha dhe vaji i ullirit.

The post Çaji dhe vera parandalojnë humbjen e kujtesës në pleqëri appeared first on Albeu.com.

Si të forconi imunitetin dhe të parandaloni rikthimin e virusit?
Ftohjet, sëmundjet e zorrëve dhe sëmundje të tjera virale mund të kenë munguar në dy vjetët e fundit për shkak të mbajtjes së maskave, mbajtjes së distancës fizike dhe kufizimeve të tjera pandemike, por këtë dimër ato mund të rikthehen.

Vaksinimi kundër COVID dhe gripit mund të ndihmojë, por ka më shumë që mund të bëni për të forcuar sistemin tuaj imunitar për të luftuar infeksionet.

Pini mjaftueshëm ujë

Marrja shumë e vogël e ujit dobëson pengesën natyrore të mukozës së fytit, faringut dhe hundës, pohon Ingo Frobose, një profesor në Universitetin e Sporteve të Këlnit.

Në të njëjtën kohë, ajo gjithashtu dobëson indet e mushkërive, gjë që e bën jetën më të lehtë për patogjenët.

Për çdo kilogram të peshës trupore, duhet të pini 30 mililitra lëng gjatë ditës, mundësisht ujë ose çaj pa sheqer. Nëse, për shembull, peshoni 70 kilogramë, kjo do të thotë se ju nevojiten 2.1 litra lëngje në ditë.

Frobose thotë se është më mirë të filloni gjënë e parë në mëngjes dhe të krijoni zakonin e pirjes së një gote të madhe me ujë menjëherë pasi të zgjoheni.

Hani ushqime të pasura me hekur, zink dhe selen

Farat e susamit, farat e kungullit, tërshëra dhe thjerrëzat kanë diçka të përbashkët – ato janë të pasura me sasi të mjaftueshme proteinash dhe zinku. Këta mikronutrientë mund të sigurojnë funksion të mirë për qelizat T që zbulojnë viruset në trup.

Seleni gjithashtu ndihmon mbrojtjen e trupit tonë dhe mund të gjendet në të verdhat e vezëve, kikirikët, drithërat dhe skumbri.

Frobose pretendon se me një dietë të shëndetshme, por të larmishme, nuk nevojiten suplemente.

Gjeni kohë për të pushuar

Stresi dëmton trupin, duke përfshirë sistemin imunitar. Redukton numrin e qelizave imune në gjak.

Kjo është një arsye shtesë për t’i siguruar trupit tonë pushim të rregullt. Edhe disa minuta pushim ul nivelin e stresit.

Ushtroni

Ushtrimi është shumë i dobishëm, jo ​​vetëm sepse forcon sistemin tuaj imunitar, por edhe përmirëson disponimin tuaj.

Por Frobose këshillon që të mos e teproni. Në vend të kësaj, zgjidhni atë që funksionon më mirë për ju, nëse është një vrap apo një ecje e lehtë.

The post Si të forconi imunitetin dhe të parandaloni rikthimin e virusit? appeared first on Albeu.com.

Si të parandalojmë që kriza energjetike e Europës të mos shndërrohet në ekonomike
The Economist

Ndërsa ndërprerjet në gazin rus, energjinë bërthamore franceze dhe hidrocentralin norvegjez po shkaktojnë kërdi në tregjet e energjisë në Europë, çmimet po shkojnë drejt surrealitetit.

Çmimet standarde të gazit natyror u rritën me 30% javën e kaluar. Kontratat franceze dhe gjermane verën e kaluar për energjinë elektrike ishin rreth 100 euro  për megavat orë.

Por kohët e fundit, ato u rritën mbi 1000 euro. Çmimet kanë shënuar rënie që atëherë por gazi ende tregtohet me rreth 400 dollarë për një fuçi naftë. Shefi i Shell ka paralajmëruar se kriza do të zgjasë më shumë se vetëm një dimër.

Dhimbja do të jetë e madhe dhe do të përhapet edhe më tej pasi kontratat ekzistuese të energjisë të familjeve dhe firmave të skadojnë. Kjo do të intensifikojë ashpërsimin e ekonomisë teksa Banka Qendrore Europiane rrit  normat e interesit për të luftuar inflacionin, raporton abcnews.al.

Muajt e ardhshëm, shumë ekonomistë parashikojnë një recesion ndërsa monedha e përbashkët ka shënuar rënien në nivelin më të ulët kundrejt dollarit në dy dekada.

Deri më tani, përgjigja e Komisionit Europian nuk ka qenë mjaft ambicioze.

Ideja e fundit e Komisionit Europian ishte vendosja e një kufiri mbi çmimin e gazit të përdorur për të prodhuar energji elektrike, i cili do të diskutohet në një samit të ministrave në 9 shtator. Komisioni mund të kërkojë gjithashtu të përmirësojë tregun e energjisë elektrike, në mënyrë që çmimet të mos përcaktohet më nga kostot e prodhuesit margjinal.

Kufizimi i çmimeve tingëllon si diçka pozitive por mund të jetë kundërproduktiv. Kjo për shkak se vendosja e një tavani në çmimin e naftës apo gazit nuk do të frenojë kërkesën për energji.

Sipas një studimi, një kufi i zbatuar në Spanjë ka çuar në një rritje prej 42% të prodhimit me karburant që nga qershori. Një politikë në mbarë BE-në vetëm sa do të rriste më tej kërkesën për gaz, duke rritur shanset e racionimit në dimër, raporton abcnews.al.

Është e vërtetë që struktura aktuale lejon disa firma të energjisë së rinovueshme, të cilat prodhojnë me kosto marxhinale afër zero, të korrin fitime. Nëse çmimet e gazit do të qëndronin të larta për vite të tëra, të ardhura të tilla të papritura mund të përshkruheshin si qira të pajustifikuara.

Në vend që të ndërhyjnë, qeveritë duhet të fokusohen në dy detyra më të mëdha.

E para është të lejojë mekanizmin e tregut të frenojë kërkesën, duke mbështetur njerëzit që janë më të rrezikuar.

Do të nevojiten ndihma të mëdha, por ndihma e synuar mund të kufizojë faturën: sipas FMN-së, politikat që ofrojnë zbritje dhe transferta parash për 40% për personat me ekonomi të dobët do të ishin më të lira se sa politika sot, e cila përfshin kryesisht uljen e taksave për karburantin, ose vendosjen e një kufiri për produktet me pakicë.

E dyta  është rritja e ofertës, diçka që nuk është e përfshirë në “dhuratën” e Vladimir Putinit. Ose mund të gjenden burime të tjera alternative të gazit natyror,  kjo është një arsye pse presidenti i Francës, Emmanuel Macron, sapo ka vizituar Algjerinë.

Brenda Europës, vendet mund të ndihmojnë në lehtësimin e pengesave, të tilla si investimet ndërkufitare të gazit. Por sot investimet e pamjaftueshme dhe ndryshimet në standarde pengojnë fluksin nga Spanja dhe Franca në Gjermani dhe Europën Lindore.

BE-ja duhet të sigurojë që në rast racionimi, të sigurojë një marrëveshje në mbarë kontinentin: pa këtë rreziku është që vendet të grumbullojnë furnizime. E gjithë kjo do të kushtojë shumë para. Deri më tani, Greqia, Italia dhe Spanja, ndër anëtarët më me shumë borxhe të eurozonës, kanë shpenzuar 2-4% të PBB-së së tyre në fondet fiskale për të zbutur krizën energjetike.

Për fat të mirë, BE ka të gjitha mjetet e nevojshme për të ndihmuar. Fondi i rimëkëmbjes së pandëmisë prej 807 miliardë eurosh po jepet në formën e kredive dhe granteve, raporton abcnews.al.

Megjithatë deri më tani më pak se 15% e saj është disbursuar. Pagesat për projektet e energjisë mund të përshpejtohen dhe komisioni mund të ofrojë kredi të lira për të ndihmuar financimin e mbështetjes fiskale të synuar.

BE-ja u bashkua për të trajtuar pasojat ekonomike për shkak të bllokimit gjatë pandemisë. Por mos krijoni iluzione, pasi kriza energjitike kërkon një përgjigje po aq të guximshme.

The post Si të parandalojmë që kriza energjetike e Europës të mos shndërrohet në ekonomike appeared first on Albeu.com.

Simptomat e heshtura të diabetit, si t’i dalloni
Studimet e reja kanë treguar se 25% e njerëzve të prekur nga diabeti i tipit 2 nuk janë në dijeni se vuajnë nga kjo sëmundje.

Urinim i shpeshtë

Njerëzit e prekur nga diabeti kanë një organizëm që nuk është shumë efikas në shpërbërjen e ushqimit në sheqer. Kjo do të thonë se në gjak ka shumë sheqer të cilin trupi përpiqet ta nxjerrë nëpërmjet urinës. Jini të vëmendshëm ndaj urinimit gjatë natës. 1-2 herë është mëse normale por më shpesh se kaq konsiderohet si një shenjë paralajmëruese.

Etja e pashuar

Njerëzit e prekur nga diabeti përdorin pije të gazuara ose lëngje të ndryshme për të shuar etjen. Sheqeri më pas përthithet nga gjaku dhe kemi kështu krijohet një rreth vicioz.

Rënia nga pesha

Njerëzit e prekur nga diabeti mund të vërejnë një rënie të lehtë nga pesha. Kjo ndodh si pasojë e humbjes së lëngjeve dhe kalorive nëpërmjet urinës.

Uria

Kur trupi i njeriut ka nivele të larta të sheqerit në gjak, atëherë ai ka probleme në rregullimin e niveleve të glukozës. Këto probleme shkaktojnë të dridhura dhe një nevojë të madhe për karbohidrate dhe sheqerna.

Plogështia

Njerëzit e prekur nga diabeti vuajnë nga një plogështi e vazhdueshme. Kjo ndodh sepse ushqimi që konsumohet nuk shpërbëhet në energji dhe nuk arrin në qeliza.

Luhatjet e humorit

Luhatjet e humorit dhe temperamenti i keq janë disa shenja të diabetit. Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të imitojë simptomat e depresionit dhe të shkaktojë probleme të ngjashme.

Mpirja e këmbëve

Nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të shkaktojnë komplikacione të tjera përpara se ju ta kuptoni që vuani nga diabeti.

Një prej këtyre shqetësimeve ka të bëjë me dëmtime të lehta nervore që shkaktojnë mpirje të këmbëve.

Këshillat si ta parandaloni në kushtet e shtëpisë

Konsumoni shumë fibra

Ushqimet e pasura me fibra janë një mik shumë i mirë i trupit tuaj dhe do t’ju ndihmojnë në parandalimin e diabetit.

Fibrat përveçse do të ndihmojnë në balancimin e shëndetëshëm të sheqerit në gjak, ndihmojnë edhe në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Sasi të mëdha fibre mund të gjeni tek frutat si banania, portokalli, mollët apo luleshtrydhet. Tek perimet zgjidhni perimet me lëkurë të errët pasi sa më e errët lëkura aq më shumë fibra përmbajnë ato. Këtu fusim spinaqin, karrotat, patatet apo brokolit.

Konsumoni shumë drithëra

Shumë nga ushqimet tuaja më të preferuara janë të përbëra nga drithërat, duke filluar që nga orizi apo gruri. Ushimet me bazë gruri dhe drithërash e ndihmojnë trupin të ndihet i ngopur më shpejt.

Gjithashtu do të balancojnë dhe nivelin e sheqerit në gjak që është një nga shkaktarët kryesor të diabetit.

Humbisni në peshë

Nëse jeni mbipeshë hapi i parë drejt parandalimit të diabetit është sigurisht reduktimi i kësaj peshe. Çdo kilogramë i humbur në këtë rast është një mundësi e fituar për jetesë të mirë e të shëndetëshme.

Një studim i fundit tregoi se personat që merrën më aktivitet fizik dhe humbasin rreth 7% të peshës së tyre trupore ulin rrezikun e prekjes nga diabeti me 60%.

Aktiviteti fizik

Është shumë e rëndësishme që krahas regjimit të striktë ushqimor të ushtroheni rregullisht. Jetesa aktive mund të ulë sheqerin në gjak dhe të mbushë trupin tuaj me insulin natyrale. Këta dy faktorë do t’a mbajnë sëmundjen e diabetit shumë larg trupit tuaj duke ju dhuruar një jetesë të shëndetëshme.

The post Simptomat e heshtura të diabetit, si t’i dalloni appeared first on Albeu.com.

Perëndimi i dha një “shuplakë” të rëndë Rusisë, por a e parandalon kjo gjë pushtimin e Ukrainës?
The Economist

Vendet përëndimore kanë miratuar paketën e parë të saksioneve ekonomike kundër Rusisë, pas njohjes së pavarsisë së dy enklavave të shkëputura në Ukrainën lindore dhe vendosjes së trupave ruse në ato zona.

Më 22 shkurt SHBA-ja, Britania dhe BE-ja vendosën sanksione duke ngrirë asetët e oligarkëve rusë dhe fëmijëve të tyre, bankave dhe parlamentarëve dhe kërcënuan se do të marrin masa më të ashpra nëse trupat ruse sulmojnë territorin e kontrolluar nga qeveria ukrainase. Më i papritur, sigurisht ishte vendimi i Gjermanisë për të pezulluar gazësjellsin Nord Stream 2 (NS2), një tubacion që synonte transportimin e gazit nga Rusia në Gjermani.

Për disa, duke përfshirë disa ish-zyrtarë republikanë në SHBA, përgjigja transatlantike deri më tani ka qenë e sigurt, jo më pak në shkallën e koordinimit diplomatik dhe përdorimin e inteligjencës për të ekspozuar dhe prishur planet ushtarake të Rusisë, raporton abcnews.al

Por lind pyetja nëse sanksionet janë në sinkron me sulmin e Rusisë ndaj sovranitetit të Ukrainës dhe nëse ato mund ta pengojnë Putinin nga dërgimi i 190,000 trupave që ai tashmë ka grumbulluar në kufijtë e Ukrainës.

Më 21 shkurt, Vladimir Putin nënshkroi traktatin e “miqësisë, bashkëpunimit dhe ndihmës reciproke” me dy shtetet separatiste të mbështetura nga Rusia, “republikat popullore” të Donetskut dhe Luhanskut. Ai njoftoi se do të dërgonte trupa “paqeruajtëse” në enklavat. Një ditë më vonë, Putin vendosi trupat në zonat separatiste.

Rusia njoftoi gjithashtu evakuimin e diplomatëve të saj nga Kievi, kryeqyteti i Ukrainës.

Sanksionet perëndimore nuk janë ende përgjigja që Perëndimi ka premtuar nëse Rusia pushton Ukrainën.

Fillimisht, zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë thanë se vendosja e planifikuar e trupave ruse në Donetsk dhe Luhansk vetëm zyrtarizoi praninë e fshehur të trupave për gjatë 8 viteve. Por më 22 shkurt presidenti Joe Biden ndryshoi kursin, duke i përshkruar ngjarjet si “fillimin e një pushtimi rus të Ukrainës”.

Dhe nëse Rusia vendos të ndërmarrë hapa të tjerë, ne jemi të përgatitur të vendosin saksione më të ashpra.

“Biden urdhëroi trupat amerikane të vendosura tashmë në Europë që të vendoseshin në rajonin e Balltikut dhe Poloni, për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes së vendeve në kufi me Ukrainën.

Përëndimi dëshiron të demonstrojë vendosmërinë e tij përballë kërcënimeve dhe veprimeve të deritanishme të Rusisë. Por gjithashtu kërkon t’i lërë hapësirë ​​diplomacies dhe të ruajë unitetin perëndimor kundër një pushtimi të gjithanshëm.

Kjo varet nëse njohja e Donetskut dhe Luhanskut nga Putin është një qëllim në vetvete, apo një hap drejt një lufte më të gjerë. Amerika dhe Britania janë të bindur se është kjo e fundit. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se çdo gjë do të varet nëse Rusia vazhdon të planifikojë një sulm në shkallë të plotë.

Gjatë një konferencë për shtyp, Putin u pyet nëse trupat ruse do të dislokoheshin vetëm në zonat e kontrolluara nga dy rajonet separatise, apo nëse do të kërkonin të pushtonin të gjithë territorin për të cilin pretendojnë liderët e tyre, shumica e të cilave është ende në duart e qeverisë ukrainase.

Putin tha : Është e pamundur të parashikojmë skenarin. Kjo do të varet nga situata në terren.”

Dmitri Trenin sugjeroi që, pas muajsh të vendosjes së trupave ushtarake dhe vendosjes së sanksioneve, njohja e rajoneve mund të ketë qenë mënyra më pak e rrezikshme për Putinin për të shmangur dërgimin e trupave të tij në shtëpi. Por aq e ashpër ishte retorika e Putinit kundër Ukrainës, një shtet që ai e cilësoi si një shpikje bolshevike, sa Trenin nuk do të përjashtonte mundësinë e një pushtimi.

Vendosja e trupave ruse në Donetsk dhe Luhansk, vuri në dukje ai, rrit rrezikun e konfliktit nëse trupat ruse do të lëndohen në shkëmbimet e zjarrit përgjatë vijës së frontit.

Shpresa për një zgjidhje diplomatike po zbehet.

Në orët e para të 21 shkurtit, Macron njoftoi se Putin dhe Biden kishin rënë dakord në parim për të mbajtur një samit tjetër për të shmangur luftën. Putin nuk e konfirmoi kurrë këtë. Ai tha gjithashtu se të ashtuquajturat marrëveshje të Minskut të viteve 2014-2015, të cilat supozohej të zgjidhin statusin e Donetskut dhe Luhanskut dhe të cilat Franca dhe Gjermania ishin përpjekur t’i ringjallnin, kishin vdekur tashmë.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, anuloi një takim të planifikuar me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, që ishte planifikuar për më 24 shkurt. Olaf Scholz, kancelari i ri i Gjermanisë për javë të tëra ka duruar kritikat se Gjermania ka qenë shumë pasive. Aleatët u mërzitën me refuzimin e vendit për të armatosur Ukrainën dhe ngurrimin e saj për të vendosur sanksione më të ashpra, siç është largimi i Rusisë nga sistemi i pagesave ndërkombëtare SWIFT.

Pika më kritike ishte NS2, një tubacion i përfunduar, por ende jo funksional, i projektuar për të dyfishuar dërgesat e gazit nga Rusia në Gjermani. Kritikët, duke përfshirë aleatët e Europës Lindore, si dhe administratat e njëpasnjëshme amerikane, thanë se NS2 do të jepte mundësinë Rusisë për të përdorur gazin si një armë gjeopolitike, raporton abcnews.al

Kritikët dhe admiruesit u befasuan kur Scholz deklaroi më 22 janar se ai do të pezullonte NS2. Lëvizja e Putinit, tha Scholz, ishte “e njëanshme, e pakuptueshme dhe e padrejtë” dhe ishte koha për të marrë vendimin e duhur. Për të qenë të qartë certifikimi i NS2 është ndërprerë, nuk është hequr.

Scholz udhëzoi ministrinë e ekonomisë së Gjermanisë të tërhiqte vlerësimin e saj, të lëshuar në tetor, se NS2 nuk përbënte rrezik për sigurinë e furnizimeve energjetike të Europës. Ai verdikt ishte një parakusht që rregullatorët të fillonin vlerësimin e NS2. Ndërkohë, Scholz tha se Gjermania do të duhet të diversifikojë burimet e saj të gazit (Rusia përbën pak më shumë se gjysmën e importeve gjermane).

Për momentin, nuk do të ketë asnjë ndikim të drejtpërdrejtë në furnizimet europiane me energji. Dmitri Medvedev, nënkryetari i këshillit të sigurisë kombëtare dhe një ish-president, kërcënoi se europianët do të paguanin 2000 euro (2266 dollarë) për 1000 metra kub gaz.

Pse Scholz mori vendimin pikërisht tani?

Lëvizjet e Putnit minuan strategjinë franko-gjermane për ringjalljen e negociatave të detajuara mbi marrëveshjet kushtetuese brenda Ukrainës. Kancelari mund të ketë dashur gjithashtu të parandalojë rrezikun e ndërhyrjes së Amerikës për të pezulluar vetë NS2, siç kishte kërcënuar Biden në fillim të këtij muaji.

Dhe duke marrë vendimin tani, Scholz ka siguruar një pozicion të qëndrueshëm për Gjermaninë për sanksionet brenda BE-së. Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian tha se anëtarët kishin arritur një marrëveshje politike për një përgjigje “të kalibruar”, duke përfshirë sanksionet ndaj bankave dhe oligarkëve rusë, si dhe tregtisë me rajonet separatiste.

Jean-Yves Le Drian, ministri i jashtëm francez, tha se vendimi kishte qenë unanim, pavarësisht kundërshtimit nga Hungaria; sanksionet do të përfshijnë rreth 350 anëtarë të parlamentit rus, të cilët do të dënohen pasi votuan për t’i kërkuar Putinit të njohë qeveritë në Donetsk dhe Luhansk.

Britania, jo më anëtare e BE-së, tha se do të përdorte “peshën e saj ekonomike për t’i shkaktuar dhimbje Rusisë”. Kjo përfshinte ngrirjen e aseteve të pesë bankave ruse. Pasuritë e disa oligarkëve – Genadi Timchenko, njeriu i gjashtë më i pasur i Rusisë, dhe Boris dhe Igor Rotenberg, janë ngrirë gjithashtu.

Madje të tre prej tyre kishin qenë prej kohësh subjekt i sanksioneve amerikane. SHBA-ja ishte e para që u përgjigj më 21 janar duke ndaluar investimet, tregtinë dhe financimin e rajoneve të shkëputura, dhe vendosi sanksione në këto zona.

Të nesërmen, SHBA-ja tha se sanksionet synonin dy banka të mëdha ruse dhe ngrirjen e aseteve të individëve, mes tyre anëtarë të familjeve të personaliteteve më të afërt me Putinin. Bob Menendez, demokrat i Senatit amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, tha pavarësisht vendimit të Gjermanisë, Amerika duhet t’ia bëjë të qartë Putinit pasojat e rënda nëse pushton Ukrainën.

The post Perëndimi i dha një “shuplakë” të rëndë Rusisë, por a e parandalon kjo gjë pushtimin e Ukrainës? appeared first on Albeu.com.

Policia shmang tragjedinë në Vlorë, 46 vjeçari nxjerr pistoletën për të vrarë vëllain
Policia e shtetit ka parandaluar një tragjedi brenda familjes në Vlorë, pasi ka arrestuar në flagrancë 46 vjeçarin banues në Vlorë.

Shtetati me iniciale I.T pas një konflikti me vëllain e tij, shetatin A.T, 55 vjeç ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë.

Shërbimet e policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale pjesët e pistoletës dhe një krëhër me 7 fishekë.

Njoftimi i Policisë:

DVP Vlorë/Arrestohen 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, shtetasin I.T.,46 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë një konflikti me vëllain e tij, shtetasin A.T., 55 vjeç, ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë dhe më pas për t’ju shmangur kontrollit të policisë e ka çmontuar psitoletën.

Shërbimet e policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale pjesët e pistoletës dhe një krëhër me 7 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Policia shmang tragjedinë në Vlorë, 46 vjeçari nxjerr pistoletën për të vrarë vëllain appeared first on Albeu.com.

Google gjurmon këdo, ja çfarë duhet të bëni që të parandaloni këtë gjë
Gjurmimi është i pashmangshëm kur përdorni internetin, por ka mënyra për të mbajtur disa nga të dhënat tuaja nën kontroll.

Duke qenë se të gjithë jemi pak më të ndërgjegjshëm për atë që ndajmë këto ditë, kjo ka detyruar pëlqyesit e Google të jenë më të hapur për atë që bën dhe çfarë nuk di.

Historia e vendndodhjes supozohet të jetë e çaktivizuar si parazgjedhje, por disa gjëra të tjera mund të mblidhen.

Është një ide e mirë të kontrolloni gjithsesi dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është përmes zonës së aktivitetit të Google.

Si të kontrolloj aktivitetin tim në Google

Në fakt, gjurmimi synon ta bëjë jetën në internet më të lehtë duke ditur se çfarë ju pëlqen dhe çfarë nuk ju pëlqen.

Por jo të gjithë janë të kënaqur me të, natyrisht.

Fatmirësisht mund të hyni në aktivitetin tuaj të Google nga një kompjuter duke vizituar këtë faqe interneti: myactivity.google.com.

Nga këtu, do të shihni tre opsione: aktivitetin në ueb dhe aplikacione, historikun e vendndodhjes dhe historikun e YouTube.

Poshtë secilës do të shihni një kuti me shënime.

Ju mund t’i çaktivizoni këto nëse dëshironi që Google të mos gjurmojë se çfarë jeni duke bërë.

Zgjedhja e tyre do t’ju ofrojë gjithashtu më shumë informacion rreth asaj që bën Google.

Për shembull, nën aktivitetin e uebit dhe të aplikacioneve thotë Google “ruan aktivitetin tuaj në sajtet dhe aplikacionet e Google, duke përfshirë informacionin e lidhur si vendndodhjen, për t’ju dhënë kërkime më të shpejta, rekomandime më të mira dhe përvoja më të personalizuara në Hartat, “Kërko” dhe shërbime të tjera të Google”.

Mund të shihni dhe fshini çdo aktivitet nga aplikacionet dhe shërbimet përkatëse poshtë tij, si Chrome dhe Google Play.

Madje ka nën-cilësime, kështu që ju zgjidhni të lejoni disa gjurmime ndërsa bllokoni të tjerët./ h.ll/albeu.com

The post Google gjurmon këdo, ja çfarë duhet të bëni që të parandaloni këtë gjë appeared first on Albeu.com.

Ndërhyrja në kohë e policisë parandalon vrasjen në Fier
Policia e Fierit ka parandaluar në kohë një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi. Sikurse njoftojnë blutë e Fierit, babë e mirë Fakim dhe Petrit Zyka, kanë pasur një konflikt me një fqinjin e tyre në fshatin Mbrostar Ura, konflikt, i cili përshkallëzoi deri në përdorimin e armëve, ku 30-vjeçari Zyka ka marrë armën e tij kallashnikov dhe ka shtënë në ajër si dhe ka kërcënuar fqinjin me të cilin kishin pasur konfliktin.

Pasi ka marrë njoftimin, policia ka mbërritur në kohë rekord në vendngjarje duke bërë të mundur arrestimin e menjëhershëm të 30 vjeçarit dhe të atit të tij, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij incidenti.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Fier / Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda për jetën.

Reagimi i menjëhershëm dhe profesional i Policisë ka bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e 30-vjeçarit, i cili gjuajti në ajër dhe kanosi me armë zjarri fqinjin e tij.

Gjatë ndërhyrjes, Policia ka vënë në pranga edhe babain e 30-vjeçarit, pasi edhe ai posedonte një armë zjarri pistoletë.

Sekuestrohet arma e zjarrit automatik me fishekë në fole gati për qitje, arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas një telefonate të ardhur në Sallën Operative të DVP Fier se në fshatin Mbrostar Ura, një shtetas po qëllonte me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale.

Punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit Fakim(Ilvan) Zyka., i cili pas një konflikti për motive të dobëta me fqinjin e tij, shtetasin M. K., 55 vjeç, e ka kanosur atë duke gjuajtur në ajër me armë zjarri automatik, nga oborri i banesës së tij.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u arrestua në flagrancë shtetasi Fakim(Ilvan) Zyka., 30 vjeç, banues në Mbrostar Ura, Fier, si dhe babai i tij, shtetasit Petrit Zyka, 59 vjeç, banues në Mbrostar Ura, Fier, i cili mbante pa leje një armë zjarri pistoletë.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, një pistoletë dhe një krehër me 18 fishekë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”.

The post Ndërhyrja në kohë e policisë parandalon vrasjen në Fier appeared first on Albeu.com.