paramilitaret Archives - Albeu.com

Protestë para Gjykatës në Lipjan për lirimin e veteranit Bekim Meta: “Na sulmuan paramilitarë në shtëpitë tona”
Para Gjykatës Themelore në Lipjan janë mbledhur veteranë dhe qytetarë të kësaj komune, të cilët po protestojnë në mbështetje të veteranit të luftës së UÇK-së, Bekim Meta, duke kërkuar nga institucionet e drejtësisë që rasti të trajtohet në mënyrë të paanshme. Sipas tyre, Meta nuk ka faj, pasi ai kishte ndërhyrë vetëm për të ndarë palët.

Në këtë gjykatë po zhvillohet çështja ku përballen veterani i luftës së UÇK-së, Bekim Meta, dhe fqinji i tij, Skendër Shahini.

Ngjarja që çoi në këtë proces dyshohet të ketë ndodhur tri ditë më parë në fshatin Magbure të Lipjanit, ku një grup personash të komunitetit rom, sipas pretendimeve, sulmuan Skendër Shahinin pranë shtëpisë së tij, si edhe Bekim Metën, i cili kishte ndërhyrë për të qetësuar situatën.

Besim Jusufi, veteran i luftës së UÇK-së dhe një nga protestuesit, deklaroi për KosovaPress se përplasja lidhet me një rast të pasluftës, kur, sipas tij, Shahini kishte lajmëruar policinë për armë dhe municion që pretendon se ishin gjetur në shtëpinë e një familjeje rome.

Jusufi: Bekim Meta u përfshi pasi ndërhyri për ta mbrojtur fqinjin

“Protesta, ose përkrahja është për veteranin Bekim Meta, i cili është sulmuar me një fjalë nga pala tjetër. Nuk… është sulmuar fqinji i Bekimit, po Bekimi ka ndërhyrë me i ndarë fillimisht. Po me kohën tani edhe ai ka qenë pjesë e asaj. Ata dihen… e dinë edhe policia, e dinë edhe qytetarët e Magurës kush janë ajo pala tjetër. Ata nja dy, sipas informatave që janë, janë kanë të veshur edhe në kohën e ish-Serbisë. Ata nuk jetojnë në Magurë, jetojnë në Serbi diku, por kanë ardhë në mënyrë të organizuar diku 22-23 vetë kanë qenë si kanë marrë pjesë në atë aksion, që e kanë sulmuar fillimisht fqinjin e Bekim Metës, Skender Shahini. Sipas fjalëve të fqinjit, të atij Skenderit, pas lufte i ka gjetur ca armatim në shtëpi të tyre edhe ca municion goxha shumë, diku nja 30 kg a diçka. Edhe ata i kanë thënë për mos me e njoftuar rastin në polici ose edhe në KFOR, t’i japim para e sende. Po ai s’ka pranuar Skenda edhe tani një kohë bukur të gjatë, pas disa viteve, kanë ardhë edhe e kanë sulmuar. Gjoja se ia kanë zënë pronën, po ai Skenda s’ia ka zënë pronën, në pronë të vet. Ata e kanë pronën qysh e kanë lënë ashtu edhe është hala”, tha Jusufi për KosovaPress.

Një tjetër pjesëmarrës në protestë, Ramë Bardhi, tha për KosovaPress se mbajtja e veteranit Bekim Meta është e padrejtë, duke shtuar se sulmuesit e kanë kërcënuar me fjalët: “Kurgjo nuk kemi ba në ‘98, çka kemi me bërë tash“.

Bardhi: Protestat nuk do t`i ndalim derisa të lirohet çlirimtari

“Arsyeja kryesore është me u liruar çlirimtari. Me u liruar çlirimtari. Nuk ka kurrfarë arsye me mbajtur në burg çlirimtarin. Me ardhë prej Serbisë kriminel e me sulmuar çlirimtarin në Magurë, kjo nuk tolerohet. Kjo nuk tolerohet. Janë ardhë e kanë sulmuar fqinjin. Ky veterani, çlirimtari, ky veç ka ndërhyrë me i nda. Po kur ka hy aty, ata nisin me keqpërdorur, me pa u përlesh… Ne protesta s’kemi me ndalur. Në qoftë se dënohet çlirimtari, protesta s’kemi me ndalur. Deri sa të lirohet shpejt. Deri sa të lirohet shpejt. Protesta s’kemi me ndalur. S’kemi me ndalur”, tha ai.

Edhe veterani i luftës, Sejdi Dulla, tha se nuk e kishte menduar që veteranët do të përballeshin me situata të tilla shumë vite pas përfundimit të luftës.

Dulla: Protestat nuk do të ndalen derisa të lirohet Bekim Meta

“Po, të them të drejtën, 30 vitet mbas luftës se kemi menduar ne që kemi me pasë, me na ardhur kriminelë, me na ardhur paramilitarët edhe me na sulmuar nëpër shtëpia. Ne veteranë të luftës ose ne invalidë të luftës, me na u sulmuar njerëz që kanë qenë me uniforma paramilitarë të Serbisë. Edhe fillimisht, unë i përshëndes të gjithë këta pjesëmarrës që kanë marrë, që kanë marrë pjesë në protesta, edhe kërkoj nga gjykata që veteranin ta lirojnë përnjëherë, se ne jemi në shtëpinë tonë, ata kanë qenë paramilitarë. Ata kanë qenë tre të veshur prej tyre. Edhe kështu që me ardhë me na sulmuar, është e padrejtë. Po nuk di çka me thënë, nuk e di, s’kam besuar kurrë që ka me ardh kjo ditë që mbas kësaj kohe me ardhë prapë paramilitarët edhe me na sulmuar nëpër shtëpia.”, u shpreh Dulla.

Arsim Jusufi, nga ana tjetër, tha se protestuesit presin që gjykata të japë një vendim të drejtë dhe paralajmëroi vazhdimin e protestave nëse Meta nuk lirohet.

Jusufi: Bekim Meta ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për vendin kërkojmë lirimin e tij

“Ky është një organizim mbështetje një djalit që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, i cili ende pas 26 vite i ka tre predha në kokë në tru e nuk guxojnë me i larguar edhe e vuan atë pasojë për me çliruar vendin tonë. Njeriu ka qenë në shtëpi të vet, ata janë ardhë tri ditë më herët, kanë provokuar me drona, me gjëra edhe ka ardhur deri te problemi, tash shpresojmë që organet e drejtësisë, në këtë rast gjykata, në të japë verdiktin e drejtë edhe të lirohet Bekimi e të vijnë në shtëpi të vet për arsye se është shumë i sëmurë. Ne do vazhdojmë, unë besoj që do bisedojmë me me të gjithë bashkëluftëtarët do të vazhdojmë protestën paqësore deri në lirimin e tijna. Nuk mund të barazohet luftëtari i lirisë me njerëz që kanë qenë të veshur në uniformë. Ata duhet me u dënuar për atë që e kanë bërë vitet ’90-’99 edhe për problemet e të gjitha të cilat i kanë bërë”, tha ai.

Sipas Arsim Jusufit, rasti i Magburës në Lipjan nuk është i vetmi, pasi, siç tha ai, provokime të ngjashme po ndodhin edhe në fshatin Grac.

Jusufi: Provokime të njëjta ka edhe në fshatin Grac

“Të njëjtin problem e ke edhe në Grac, në fshatin Grac ku kanë ardhë nja dy autobusë edhe mbrëmë po provokojnë domethënë me fjalë e dini ju, fjalë separatiste të tyre edhe kjo është një sinjal për organet e sigurisë në këtë rast, për Ministrinë e Brendshme që do të vijnë në të mirën me këtë mos t’ia lënë qytetarëve këtë problem po në të mirë të institucioneve këtë gjë”, tha ai.

Vendimi i Gjykatës së Lipjanit për çështjen që përfshin Skendër Shahinin dhe veteranin Bekim Beka pritet të merret pasi të përfundojë procedura gjyqësore.

The post Protestë para Gjykatës në Lipjan për lirimin e veteranit Bekim Meta: “Na sulmuan paramilitarë në shtëpitë tona” appeared first on Albeu.com.

Osmani: Wagner, po punojnë me paramilitarët serbë për të kontrabanduar armë dhe uniforma ushtarake pa stema në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se mercenarët e grupit rus, Wagner, po punojnë me paramilitarët serbë për të kontrabanduar armë dhe uniforma ushtarake pa stema në Kosovë.

Në një intervistë për The Telegraph, Osmani tha se ky operacion ka për synim të krijojë terrenin për një sulm të mundshëm hibrid të Serbisë për të marrë nën kontroll territor të Kosovës.

Këto përgatitje të pretenduara nga Serbia ngrenë paralele me aneksimin e Krimesë nga Rusia më 2014, kur ushtarët rusë, të veshur me uniforma pa stema, përgatitën rrugën për marrjen e gadishullit ukrainas nga Moska.

“Ata po sjellin armë dhe uniforma, por nuk janë pjesë e ushtrisë serbe. Serbia dëshiron të arrijë qëllimet e saj, pa e quajtur operacion ushtarak”, tha Osmani.

Sipas saj, objektivi i Serbisë është “të përgatisë situatën për një aneksim të mundshëm – jo përmes një operacioni tradicional ushtarak, por përmes një lloj sulmi hibrid”.

Vitin e kaluar, tensionet u rritën midis Kosovës dhe Serbisë për shkak të targave të makinave, duke nxitur disa serbë lokalë që për 20 ditë të bllokonin rrugët e veriut të banuar me shumicë serbe.

Situata u përkeqësua në dhjetorin e kaluar, kur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kërkoi nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, që të lejonte dërgimin e trupave serbe brenda Kosovës.

Sipas Osmanit, Beogradi po vazhdon të rrisë tensionet në rajon në bashkëpunim me Wagner-in, që kohët e fundit ka nisur fushatën për rekrutimin e serbëve për luftën në Ukrainë.

Presidentja e Kosovës tha se strategjia e fshehur për kontrabandimin e armëve dhe municioneve është duke u zhvilluar në të paktën gjashtë muajt e fundit. Sipas Osmanit, kjo strategji ka synimin “e njëjtë” me atë që përdori presidenti rus, Vladimir Putin, kur aneksoi paligjshëm Krimenë.

“Nëse shikoni se çfarë bëri Putini më 2014, është krejtësisht e njëjta. Fillimisht, ai instrumentalizoi rusët që jetonin atje, mandej ai krijoi operacione të rreme dhe më pas ai dërgoi këto grupe paramilitare. Ka të dhëna të qarta se grupet paramilitare serbe po planifikojnë dhe organizojnë këtë [së bashku me Wagner-in]. Sa ka qenë numri i tyre që ishin në kufi apo brenda [territorit të Kosovës], është diçka që ende po hetohet”, tha presidentja Osmani.

Sipas të parës së shtetit të Kosovës, synimet janë krejtësisht agresive.

“Ata hapin llogore dhe barrikada të stilit ushtarak, të llojeve që mund të përdoren për të luftuar”, tha ajo.

Osmani tha se pavarësisht pranisë ushtarake të NATO-s në Kosovë – përmes misionit të KFOR-it – nuk do të thotë se Serbia nuk do të tentojë të veprojë sikurse Rusia, që nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022.

“Nuk po them se ai [presidenti serb, Aleksandar Vuçiq]do ta bëjë, por po them se duhet të jemi të gatshëm që ta parandalojmë një skenarë të tillë”.

Zyrtarët e Kosovës edhe më herët kanë thënë se në veri të Kosovës mund të ketë përfshirje të personave që kanë lidhje direkte apo indirekte me mercenarët e Wagner-it. Kosova po ashtu ka akuzuar Rusinë se po e nxit Serbinë që të rrisë tensionet me Kosovën. Moska ka mohuar këto akuza të Prishtinës.

The post Osmani: Wagner, po punojnë me paramilitarët serbë për të kontrabanduar armë dhe uniforma ushtarake pa stema në Kosovë appeared first on Albeu.com.