Paralizon Archives - Albeu.com

Giro d’Italia vjen në Shqipëri, ja rrugët që do të bllokohen
Nga data 9 deri më 11 maj e gjithë Tirana, do të “zhytet” në kaos pasi akset kryesore do të bllokohen për shkak se do të zhvillohet gara e çiklizmit, e quajtur “Giro d’Italia”.

Si mos mjaftonte trafiku i rënduar që përjetojnë çdo ditë qytetarët e kryeqytetit por jo vetëm, tashmë i shtohet edhe bllokimi në mënyrë skandaloze të rrugëve kyçe.

Jo vetëm kryeqyteti, por kaosi i bllokimit të rrugëve do të shtrihet në Durrës dhe Vlorë, ku në total do të marrin pjesë 180 çiklistë profesionistë.

Për garantimin e organizimit në nivelin më të lartë, është hartuar një plan i posaçëm masash për mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve të parashikuara.

Gara starton në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, më 9 maj në orën 13:00, për të vijuar nëpër itinerarin dhe përmbyllet në Sheshin “Nënë Tereza”, ku çiklistët pritet të mbërrijnë rreth orës 18:00.

Si do të ndryshojë qarkullimi i makinave:

Masat kryesore të ndërmarra përfshijnë:

1. Bllokimi i përkohshën i akseve rrugore që përfshihen në itinerarin e garës për secilën etapë, sipas një raporti teknik të miratuar më parë nga organizatorët e garës, e cila parashikon që këto dy akse (duhen të jenë të lira jo më pak se 2 orë para se të nis gara), si më poshtë:

o Durrës–Elbasan–Tiranë (Etapa e parë, më datë 09.05.2025). Gara fillon në orën 13:10, në Durrës dhe përfundon në orën 17:30, në Tiranë.

a). Bllokimi i rrugëve urbane në Durrës

Më datë 08.05.2025, ora 07:00 deri më datë 09.05.2025, ora 14:00, do të ketë kufizim për parkim të automjeteve në segmentet:

Rruga “Marsi 91”;

Rruga “Taulantia” (segment i nga ish-Vollga deri te hotel “Arvi”);

Rruga “Anastas Durrsaku” (nga ish-Vollga deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”);

Rruga e kalasë (segmenti nga kafe “Mulliri i vjetër” deri në rrugën “Sotir Noka”)

Gjithashtu, më datë 08.05.2025, ora 07:00 deri në orën 18:00, do të ketë ndalim të parkimit të automjeteve në parkimin publik të shëtitores “Taulantia” (prapa restorant “Piazza”).

Më datë 09.05.2025 do të ketë kufizim për parkim nga ora 05:00 dhe bllokim të qarkullimit në orarin 11:00-14:00, në itinerarin e garës, si më poshtë:

Rruga “Marsi 91”;

Rruga “Egnatia” (segmenti nga rrethrrotullimi i kishës ortodokse deri te rruga “Taulantia”-hotel “Arvi”);

Torra Veneciane – Bulevardi “Epidamn” – Sheshi “Lira” – Rruga “Aleksander Goga” (deri te Mauzleumi i Dëshmorëve);

Rruga e Dëshmorëve – Rruga “Adria” – Ura e Dajlanit –Rruga “Pavarësia” – kanali i Kavalishencës (Ministria e Mbrojtjes);

Rruga e re e portit

b). Bllokimi i rrugeve Interurbane:

Do të këtë bllokim të aksit rrugor: “Plepa – Bishti i Zhurit – Peqin-Bradashesh –Gracen”, në orarin 11:30 – 15:30 (në akset kur kalon grupi i garuesve gradualisht hapet rruga në krahun që është përshkruar itinerari dhe jo përballë).

c). Bllokimi i akseve rrugëve urbane në Tiranë.

Ndalimi i qarkullimit dy orë para kalimit të garuesve në gjithë itinerarin e etapës së parë.

(Përjashtim bëjnë mjetet e emergjencës).

Bllokimi fillon nga ora 13:00 deri në orën 18:00 të datës 09.05.2025, në të gjithë itenerarin e etapës së parë, në:

Rrugën “SH3” (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin i TEG);

Rrethrrotullimi i TEG deri te rrethrrotullimi i Sanatoriumit;

Rrugën e “Elbasanit”,

Bulevardi “Bajram Curri”;

Rrugën “Ali Shefqeti”;

Rrugën “Alajdin Frashëri”;

Rrugën e Rexhekrit;

Rruga Muhamet Deliu deri tek rrethrrotullimi i Freskut;

Rrugën “Sotir Çaci”;

Rrugen “Xhanfize Keko”;

Rrugen “Arkitekt Kasemi”;

Bulevardi “Zhan D’Ark”;

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;

Në brendësi të ish-Gardës së Republikës.

Segmenti i rrugës mbrapa Pallatit të Kulturës

Rrugën “Dëshmoret e 4 Shkurtit”,

Blloqet e banimit me akses të kufizuar, më datë 09.05.2025:

Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali”, nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 13:00–18.00 (Rruget janë: “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”).

Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës –Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore.

Zona e qytetit “Studenti”, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik dhe “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi”, që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje në unazën lindore.

Zona e Kodrës së Priftit nuk ka akses për të dalë nga perimetri, pas bllokimit të aksit rrugor (gjatë orarit 13:00 –18:00).

Zona e Tiranës së Re dhe e Bllokut ka dalje në rrugën “Kristo Luarasi”, diga e liqenit dhe dalje në Selitë.

Zona e rrugës “Myslym Shyri”, Rrugës së Kavajës do të kenë akses dalje për në rrugën e ambasadave, në drejtim te Bulevardit Zogu i Parë dhe rrugën “Mine Peza”.

o TIRANË-TIRANË (Etapa e II-të, më datë 10.05.2025), garë kronometrike.

Nga ora 08:00 deri në orën 11:00 do të jetë levizje kufizuar dhe nuk do të lejohen parkime në segmentet rrugore:

“Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durresit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).

Ndalimin e qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, nga ora 10:00 deri në orën 18:00 të datës 10.05.2025, në gjithë itinerarin e etapës së dytë, në:

Sheshin “Skenderbej”;

Rrugën “Urani Pano”;

Rrugën “Dedë Gjo Luli”;

Rrugën “Ibrahim Rugova”;

Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;

Bulevardin “Gjergj Fishta”;

Rrugën “Muhamet Gjollesha”;

Bulevardin “Bajram Curri”;

Rrugën “Ibrahim Rugova”;

Rrugën “Lek Dugagjini”;

Rrugën “Dervish Hima”;

Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;

Rrugën “Abdyl Frashëri”;

Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;

Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit.

Blloqet e banimi me akses të kufizuar në datën 10.05.2025:

Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00–18:00 (Ruget janë “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”);

Blloku në rrugën “Ukraina e Lirë” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00

Orientimi i devijimit të trafikut për datën 10.05.2025:

Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me Bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës –Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore, si dhe kalim në rrugën e Barrikadave.

Pjesa e rrugës së Kavajës dhe rruga “Myslym Shyri” lidhet me zonën e Tiranës së Re, vetëm nëpërmjet rrugës “Dritan Hoxha”, për në Unazë të Re dhe anasjelltas.

Zona e qytetit Studenti, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik, “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi” që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje për në unazën lindore. Gjithashtu, kanë për të dalë në rrethin e Shkozës dhe zonen e Kodrës së Priftit

o VLORË–VLORË (Etapa e III-të, më datë 11.05.2025).

Më datë 10.05.2025,

Ndalim parkimi të mjeteve në sheshin e madh (fillimi i Longomares), duke filluar në ora 15:00 deri në orën 18:00 të datës 11.05.2024.

Ndalohet parkimi në fushën para shkollës së Marinës, nga ora 15:00 deri në orën 17:00 të datës 11.05.2025.

Ndalohet parkimi i mjeteve nga ora 14:00 deri në orën 23:00 të datës 11.05.2025, në rrugët “Veledin Kollozi” dhe “Anita Bitri” (devijimi bëhet ne bulevardin “Gjergj Kastrioti”), aksi “Rrethi i Skelës – Kryqëzimi i Aleksandrisë (devijimi në rrugët “Kosova” dhe “Perlat Rexhepi”), rruga “Perlat Rexhepi” dhe aksi “Bolv-Oil” – “Kruqëzimi i Unazës”.

• Ndalohet parkimi i mjeteve nga ora 22:00 e datës 10.05.2025 deri në orën 22.00 të datës 11.05.2025, në rrugën “Hajredin Haxhiraj” dhe kryqëzimi i rrugës “Onufri” me kryqëzimin e bulevardit (Devijimi është në rrugën “Pilo Bregu” dhe “Fiqerete Musta”).

Më datë 11.05.2025.

Ndalohet parkimi dhe qëndrimi i mjeteve në aksin “Sheshi i Madh” – Kryqëzimi i rrugës “Shavban Demiraj”, nga ora 05:00 -15:00 dhe qarkullimi duke filluar nga ora 07:00- 14:15.

Ndalohet qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve, nga “Rrapi”-Lungomare-bulevardi kryesor “Ismail Qemali” – Rruga e Re – Pusi Mezinit, nga ora 11:00 deri në orën 13:30 (Alternativat do të jenë nga rruga e çentrales “Zenel Murra” dhe rruga Transballkanike).

Nga ora 11:00 deri në orën 14:00, dhe nga ora 15:00 deri në orën 19:30 do të jenë të bllokuara nga Rrapi – Lungomare-bulevardi kryesor “Ismail Qemali” deri te shkolla “Ali Demi”. (Rruget e aksesueshme do të jenë po ato qe përmendëm me lart).

Për të shkuar në portin e Vlorës do të perdoret rruga Transballkanike, e cila do të jetë e aksesueshme gjatë gjithë kohës nga mjetet dhe shtetasit.

Po kështu rruga që të çon te spitali, në raste emergjencash, nga ora 11:00 deri në orën 13:30, do të aksesohet nëpermjet:

Rrugës Transballkanike- Shtëpia e oficerëve te kapelja, në drejtim të spitalit rajonal të Vlorës;

pjesa tjetër e qytetit, nga pusi i Mezinit – rruga e re –kapelja, në drejtim të spitalit rajonal;

Uji i ftohtë -Centrale -Fabrika e çimentos, nëpërmjet Kuzumbabasë – bashkia Vlore dhe spitali rajonal.

Bllokimi i rrugeve interurbane:

Për akse nga Vlora, në drejtim të fshatrave të lumit të Vlorës, mund të perdoret rruga e lumit të Vlorës, deri në oren 11:00 dhe pas orës 14:30 (nga ora 11:00 deri në orën 14:30 ky aks është i bllokuar për qarkullim).

Për akse nga nga Qeparoi, në drejtim të fshatrave të lumit të Vlorës dhe qytetit të Vlorës, mund të perdoret ky aks rrugor deri në orën 10:30 dhe pas orës 15:45 (në intervalin 10:30 deri në 15:45 është e bllokuar për qarkullim).

Për akse në drejtimin Vlorë-Himarë deri në Qeparo, aksi është i lirë deri në orën 12:30 dhe pas orës 17:30 (rruga është e bllokuar dhe e paaksesueshme nga ora 12:30 deri në orën 17:30).

Aksi “Qeparo-Himarë-Vlorë” është i lirë deri në orën 13:30 dhe pas orës 16:00 (Rruga është e bllokuar dhe e paaksesueshme nga ora 13:30 -16:30).

Këto masa kanë për qëllim të garantojnë sigurinë rrugore, mbarvajtjen e garës dhe minimizimin e ndikimit në lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve.

Pas Giro d’Italia, Tirana sërish paralizohet më 15-16 maj

Trafiku i rënduar dhe kaosi nuk përfundon në kryeqytet.

Javën e ardhshme më 15-16 maj Tiranë do të “paralizohet” sërish ku shumë rrugë nuk do të jenë të aksesueshme për shkak se do të mbahet në Shqipëri Samiti i Komunitetit Politik Europian.

Shumë lider të Europës do të mbërrijnë në Tiranë, ku lëvizja me automjet do të jetë një “mision i pamundur”, ndërsa qytetarët dhe bizneset do të zhyten sërish në kaos.

The post Giro d’Italia vjen në Shqipëri, ja rrugët që do të bllokohen appeared first on Albeu.com.

Bora “paralizon” Ballkanin/ Gjendje e jashtëzakonshme në Bosnje dhe Kroaci
Pas reshjeve të dendura të dëborës dhe erërave të fuqishme, pjesë të tëra të Bosnje Hercegovinës mbetën pa energji elektrike. Gjithashtu, u shkaktua kaos edhe në vende të tjera të rajonit, përfshirë Kroacinë, Serbinë e Slloveninë.

170 mijë vetë në Bosnje janë pa energji elektrike, pavarësisht përpjekjeve tona për t`i riparuar sa më shpejt difektet, pohoi kompaninë kryesore e energjisë në vend, Elektroprivreda.

Autoritetet kanë ndaluar lëvizjen e automjeteve të rënda dhe vendosën kufizime në qarkullim në rrugët e prekura nga stuhitë.

Disa zona janë përballur edhe me një bllokim total të trafikut hekurudhor. Zyrtarët në perëndim të Bosnjes, shpallën gjendjen e emergjencës.

Paralajmërime për udhëtime me rrugët e rrëshqitshme e të bllokuara nga bora, janë dhënë edhe në pjesë të tjera të Ballkanit. Kufizime udhëtimesh vendosën edhe Serbia e Kroacia, ku bora e dendur ka rrëzuar edhe linja të shpërndarjes.

Në Bosnje, televizioni rajonal N1 njoftoi se dhjetëra automjete kishin ngecur në borë për 10 orë në pjesën perëndimore të Bosnjës, por ia kishin dalë të lëviznin. Autoritetet e qytetit Drvarit po përpiqen me shumë vështirësi të pastrojnë borën.

Kryetarja e këshillit bashkiak të qytetit Jasna Pecanac tha për radion Drvar se “shumë prej banorëve kishin mbetur në borë” dhe se “situata po bëhej gjithnjë e më e vështirë mes reshjeve që nuk kanë të ndalur”.

The post Bora “paralizon” Ballkanin/ Gjendje e jashtëzakonshme në Bosnje dhe Kroaci appeared first on Albeu.com.

Moti i keq “paralizon” veriun e vendit, mungesë energjie, rrugë e kanale të dëmtuara
Reshjet e shiut të rënë gjatë natës kanë shkaktuar dëme të shumta në qarkun e Shkodrës. Sakaq raportohet se kjo situatë është shoqëruar me bllokime rrugësh dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Fatmirësisht deri tani nuk raportohet për pasoja në jetë njerëzish, por vetëm dëme, kryesisht në infrastrukturën rrugore dhe në kanalet kullues e ato vaditëse.

Autoritetet thonë se janë në terren dhe po punojnë për riparimin e dëmeve të shkaktuara si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Njoftimi i plotë:

Gjate 24 oreve te fundit kane vijuar reshjet e shiut ne te gjithe territorin e Qarku Shkoder. Nga DRUK informohemi se nga reshjet e rena deri tani nuk jane konstatuar probleme ne sistemin e kullimit dhe mbrojtjes nga vershimi lumenjve.

Nga bashkia Shkoder informohemi se si pasoje e reshjeve te shiut ka patur renje guresh ne aksin rrugor Prekal – Breglumi.

Ne rrugen e Dukagjinit ka patur rreshqitje dherash e guresh per te cilat do te punohet  me ane te nje fadrome per largimin e tyre. Nderkohe ne Theth nje nate me pare pati prurje te shumta te lumit te Shales, por pa pasoja te renda. Ura qe lidh fshatin Theth me Nderlysaj nuk eshte demtuar nga reshjet por firma qe po punon per rrugen e re atje, ka nderhyre pasi do te beje rikonstruksionin e plote te ures. Ne  pjesen tjeter te njesite nuk raportohen deme, ne disa zona ka patur shkeputje te energjise si pasoje e linjave te amortizuara.

Nga bashkia Vau Dejes informohemi se ne NjA Vig Mnele ka bllokim te disa rrugeve nga prurjet e lumit Gjader.

Ne NjA Vau Dejes prurjet ne perroin Gline dhe Tamze kane qene me te ulta pasi Bashkia ne bashkepunim me DRUK kane  bere pastrimin e tyre ne te gjithe gjatesine. Nuk ka energji elektrike ne NjA Vau Dejes dhe NjA Hajmel.

Nga  bashkia Fushe Arres informohemi se si pasoje e reshjeve te shiut esht demtuar nje banese ne fshatin Dardhe te NjA Blerim, banesa e shtetasit Nikoll Pjeter Kola me dy antar. Poashtu jane demtuar rruget rurale ne NjA Iballe dhe NjA Fierz.

Nga bashkia Malesi e Madhe informohemi se si rezultat i shirave te rena gjate nates ka pastur nderprerje te energjise elektrike ne NjA Shkrel, NjA Kastrat, NjA Kelmend.

Nga bashkia Puke informohemi se ne NjA Qelez eshte demtuar totalisht aksi rrugor Qelez- Ukth Maja e Mirges. Ka patur rreshqitje te rruges ne aksin rrugor te Kabashit Memaj Buhot, aksit rrugor Bicaj Blinisht Krove. Ne

NjA Gjegjan ka patur demtim ne catine e shkolles qender Gjegjan. Ne rruget rurale ka prezence inertesh si pasoje e shkarjeve te gureve dhe dherave. Kanali vadites Rras Kuzhnen eshte demtuar plotesisht. Ura e Rras Kuzhnenenit eshte demtuar plotesisht.

Per njesine Puke kemi rreshqitje te trupit te diges se rezervuarit. Per nderhyrje ne stabilizimin e situates kerkohen 2 mjete, 1 fadrome dhe 1 kamion.

Problematika te tjera nuk raportohen, ndersa Sektori EC ne bashkepunim me drejtuesit e institucioneve te nivelit vendor dhe drejtorite perkates po monitorojme situaten per te cilen do ju informojme sistematikisht.

The post Moti i keq “paralizon” veriun e vendit, mungesë energjie, rrugë e kanale të dëmtuara appeared first on Albeu.com.