paralajmeron Archives - Albeu.com

Trump paralajmëron Iranin, publikon imazhin me inteligjencë artificiale: Ora po ecën shpejt, nuk do të mbetet asgjë prej tyre
Në një postim në platformën e tij Truth Social, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin se “koha po mbaron”, ndërsa bisedimet për përfundimin e konfliktit kanë mbetur në vendnumëro.

Trump shkroi se Teherani duhet të veprojë shpejt për të shmangur pasoja të rënda.

“Ata duhet të lëvizin SHPEJT, përndryshe nuk do të mbetet asgjë prej tyre. KOHA ËSHTË THELBËSORE!”, deklaroi presidenti amerikan, raporton BBC.

Mesazhi i Trump erdhi pasi ai zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, raportojnë mediat izraelite duke cituar zyrën e Netanyahut.

Nga ana tjetër, mediat iraniane raportojnë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ofruar asnjë lëshim konkret në përgjigje të propozimeve të fundit të Teheranit për t’i dhënë fund konfliktit.

Sipas agjencisë gjysmëzyrtare Mehr, mungesa e kompromisit nga Uashingtoni mund të çojë në një “ngërç në negociata”.

Sipas imazheve me Inteligjencë Artificiale, që Trump i ka publikuar në Truth, Irani ka vetëm disa orë kohë për të pranuar ultimatumin e tij, ose ai kërcënon të shtypë “butonin e kuq”.

Imazhi i inteligjencës artificiale, i titulluar “Fuqia Hapësinore”, tregon gjithashtu një shpërthim bërthamor.

The post Trump paralajmëron Iranin, publikon imazhin me inteligjencë artificiale: Ora po ecën shpejt, nuk do të mbetet asgjë prej tyre appeared first on Albeu.com.

Lajm i mirë! Vladimir Putin “sheh” fundin e luftës në Ukrainë, ja kur do të takohem me Zelenskyn
Presidenti rus Vladimir Putin, deklaroi se beson që lufta në Ukraine po shkon drejt fundit, duke sinjalizuar mundësinë e një zgjidhjeje të konfliktit që ka vazhduar prej më shumë se katër vitesh.

“Unë besoj se lufta po i afrohet fundit”, tha presidenti rus gjatë një prononcimi për gazetarët, duke iu referuar luftës në Ukrainë.

Komentet e Putinit vijnë pasi Financial Times, raportoi se liderët e European Union po përgatiten për bisedime të mundshme me Moskën.

I pyetur nëse është i gatshëm të zhvillojë dialog me europianët, Putin përmendi si figurë të preferuar ish-kancelarin gjerman Gerhard Schroeder, i njohur për marrëdhëniet e tij të afërta me Kremlinin.

Kremlini ka argumentuar se hapi i parë drejt rifillimit të kontakteve duhet të vijë nga vendet europiane, pasi sipas Moskës ato ndërprenë komunikimin me Rusinë pas nisjes së luftës në vitin 2022.

Putin deklaroi gjithashtu se është i gatshëm të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, por vetëm pasi të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme paqeje.

Presidenti rus foli edhe për propozimin e shpallur nga Donald Trump, lidhur me një shkëmbim të madh të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas Putinit, Moska ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare nga pala ukrainase.

“Pala ukrainase duhet t’i përgjigjet propozimit të bërë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara. Fatkeqësisht, deri më sot nuk kemi marrë asnjë propozim”, shprehet ai.

The post Lajm i mirë! Vladimir Putin “sheh” fundin e luftës në Ukrainë, ja kur do të takohem me Zelenskyn appeared first on Albeu.com.

Rama paralajmëron Administratën Tatimore: Mos ushtroni presion të vazhdueshëm ndaj bizneseve për të marrë ryshfet apo korrupsion, krijoni klimë pozitive
Kryeministri Edi Rama, i ka bërë thirrje Administratës Publike, veçanërisht Tatimoreve që të ndryshojnë qasje ndaj sipërmarrjes private, duke mos u shtruar presione ndaj bizneseve për të marrë në këmbim ryshfete dhe korrupsion.

Gjatë takimit një aktiviteti për punësimet dhe prezantimin e vendeve të reja, Rama paralajmëroi administratën që të ndryshojë qëndrim dhe të krijojë një klimë pozitive biznesi.

“Duhet një administratë e fortë, një administratë që ka aftësi nga njëra anë dhe integritet nga ana tjetër për të pasur rritjen e vazhdueshme që kemi, qoftë nga të ardhurat në dogana, qoftë nga të ardhurat në tatime.

Duhet një administratë absolutisht ndryshe nga ajo që kemi pasur deri disa vite më parë, që klima e biznesit të jetë pozitive, që kompanitë të performojnë pa u ndjerë nën presionin e vazhdueshëm të kërkesës për ryshfet apo të korrupsionit, siç ka ndodhur deri jo shumë vite më parë dhe patjetër që duhet një administratë që është e mirë pozicionuar në raport me qëllimet e shpallura të qeverisë për t’ia dalë që në fund të ditës rritja ekonomike të përkthehet në rritje pagash, në rritje pensionesh dhe në më shumë të drejta”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë tha më tej se: “Ne do të kemi një administratë dinjitoze e cila patjetër që do të fillojë të gëzojë gjithmonë e më shumë dhe respektin e qytetarëve shqiptarë”.

The post Rama paralajmëron Administratën Tatimore: Mos ushtroni presion të vazhdueshëm ndaj bizneseve për të marrë ryshfet apo korrupsion, krijoni klimë pozitive appeared first on Albeu.com.

Rama paralajmëron ndryshime Kushtetuese: Ne do të zbresim numrin e deputetëve, Referendum! Do ndryshojmë edhe ligjin…
Në Asamblenë e PS-së, kryeministri Edi Rama, përmendi sërish ndryshimet kushtetuese që ka paralajmëruar më herët, me qëllim uljen e numrit të deputetëve në Kuvend.

Gjithashtu, Rama u ndal edhe te ligji për referendumet, për të cilin tha se janë vonë, ndërsa shtoi se do t’i thërrasin shqiptarët që “të thonë se kush është me kë dhe kush është për çfarë”.

Sipas tij, ligji i ri mund të realizohet brenda këtij sesioni parlamentar.

Një koment bëri edhe për ligjin për funksionimin e Kuvendit.

“Disa reforma të rëndësishme për të cilat duhet të flasim me njerëzit në këtë proces që nisin nga sot deri në fund të prillit dhe më pas deri në fund të qershorit që konsolidohet me përfundimin e të gjithë zgjedhjeve në PS. Kemi folur për riorganizimin e Kuvendit të Shqipërisë, 10 legjislatura kanë hyrë e kanë dalë.

Ne do zbresim numrin e deputetëve dhe besoj për këtë ne jemi vonë por prapë kemi të gjithë kohën që t’i thërrasim shqiptarët në referendum dhe ndaj ne do çojmë përpara ligjin e munguar për referendumet sepse ka edhe tema të tjera që duhet t’i vendosim përpara shqiptarëve dhe t’i lëmë të thonë se kush është me kë dhe kush është për çfarë.

Besoj që ligji i ri për referendumet është i realizueshëm brenda këtij sesioni të legjislaturës. Së dyti kemi folur për ligjin organik për funksionimin e kuvendit, i domosdoshëm se kuvendi i ka deputetët pa status.

Kuvendi i ka të pamjaftueshme burimet me të cilët funksionon. Nuk ka as shtëpi. Kemi thënë se duhet ta bëjmë Kuvendin me shtëpi. Këto duhen bërë tani”, tha Rama.

The post Rama paralajmëron ndryshime Kushtetuese: Ne do të zbresim numrin e deputetëve, Referendum! Do ndryshojmë edhe ligjin… appeared first on Albeu.com.

Pas Foltores, Berisha paralajmëron protesta të fuqishme/ Kreu i PD thirrje qytetarëve: Duhet të përgatitemi…
Këtë të hënë, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëroi se pas Foltores, opozita do të vijojë me protesta të fuqishme.

“Ndaj dhe ne në një dialog intensiv me shqiptarët duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi“, u shpreh kreu i PD-së.

Teksa iu referua abuzimeve me tendera të zv.kryeministres Belinda Balluku dhe kundërshtimit të kryeministrit Rama ndaj vendimit te GJKKO-së për pezullimin e Ballukut nga detyra, Berisha tha se ka ardhur koha që opozita të organizojë protesta të fuqishme.

Sali Berisha: Ku ja heq Rama imunitetin Belinda Ballukut? Ky më parë rrëzon mandatin e tij se sa i heq imunitetin asaj, sepse ajo bëhet e penduar fill. Ajo është një, mos e pyet, një shtet të tërë te këmbët e veta e ka në mënyrëm më të paimagjinueshme…Ndaj dhe ne në një dialog intensiv me shqiptarët duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vend.

The post Pas Foltores, Berisha paralajmëron protesta të fuqishme/ Kreu i PD thirrje qytetarëve: Duhet të përgatitemi… appeared first on Albeu.com.

Deputeti i PD paralajmëron se do të lërë mandatin: Do t’u hap rrugë të rinjve
Me anë të një postimi të gjatë në “Facebook”, deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, ka paralajmeruar se do të lërë mandatin e deputetit, pas dy vitesh.

Leskaj kërkon një analizë të plotë të humbjes së zgjedhjeve, duke theksuar nevojën për një analizë.

Ai propozon gjithashtu, që deputetët e listave të mbyllura të lënë gjysmën e mandatit për kandidatët pasardhës në listë, si mënyrë për të hapur dhe rinovuar partinë.

“Pas dy vitesh do të lë mandatin tim për kandidatin pasardhës në listë, për të inkurajuar deputetët e rinj dhe për të sjellë një frymë të re në politikë. Kjo formulë e bën PD-në më të shëndetshme dhe më të fortë për të ardhmen”, deklaron ai.

Leskaj nënvizon se PD duhet të rikthehet te parimet e Rithemelimit dhe Foltores, duke promovuar transparencën, llogaridhënien dhe votën e bazës në zgjedhjen e strukturave të partisë.

Deputetët, sipas tij, duhet të jenë më pranë qytetarëve, të dëgjojnë problemet e tyre dhe të krijojnë kanale të drejtpërdrejta komunikimi me ta.

Postimi i Leskajt:

𝗧𝗲 𝗸𝘁𝗵𝗲𝗵𝗲𝗺𝗶 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁 𝗮𝗻𝗮𝗹𝗶𝘇𝗲𝘀 𝗽𝗮𝗿𝘁𝗶𝗮𝗸𝗲.

Raporti përfundimtar i misionit të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 përbën një dokument të qartë, të detajuar dhe profesional, që dëshmon për devijime thelbësore nga standardet demokratike dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë, duke e përshkruar procesin zgjedhor si një garë të pabarabartë, të manipuluar dhe të ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga partia në pushtet. Ky raport realist, i paanshëm dhe shterues në analizën e tij, konfirmon se zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë e mirëfilltë elektorale, një proces i zhveshur nga fryma e votës së lirë dhe ndarjes së qartë mes shtetit dhe partisë në pushtet.

Mbas publikimit të këtij raporti, Partia Demokratike e Shqipërisë është përballë një faze historike, që kërkon një analizë të thellë dhe një proces të domosdoshëm reformimi. Ky është një çast vendimtar për të rifreskuar dhe sinergjizuar partinë, duke ndërtuar një lidership të konsoliduar dhe një strukturë që ndjek parimet themelore të saj. Këto parime dhe qasje të reja duhet të jenë të orientuara në dy drejtime kryesore: forcimi i marrëdhënieve me qytetarët, me bazën/terrenin dhe forcimi i strukturave/aparatit të brendshëm të partisë.

Objektivi i Partisë Demokratike duhet të mbetet zgjedhjet e parakohshme, pa Edi Ramën kryeministër.

Rëndësia e Analizës dhe Reformimit

Në mënyrë që PD të rikthehet si një forcë politike e besueshme, ajo duhet të kalojë në një analizë të detajuar dhe të gjithanshme të situatës aktuale. Kjo analizë është thelbësore për të identifikuar pikat e dobëta dhe për të krijuar një bazë solide për të ardhmen. Siç e kam sugjeruar më parë ( në mbledhjet e Këshillit Kombëtar), një analizë SWOT (forcat, dobësitë, mundësitë dhe kërcënimet) është një mjet i nevojshëm për të kuptuar më mirë se ku qëndron aktualisht Partia Demokratike dhe cilat janë hapat që duhet të ndiqen.

PD duhet të fillojë një analizë të thellë të brendshme për humbjen e zgjedhjeve, për të kuptuar pse dhe ku gabuam të gjithë ne, drejtuesit politik, drejtuesit e PDSH-së dhe drejtuesit e degëve të saj, kandidatët për deputet dhe çfarë duhet të bëjm për të konsoliduar besimin tek qytetarët.

Duhet një reflektim i sinqertë dhe një planifikim i qartë për të korrigjuar gabimet e bëra.

Një hap i nevojshëm në këtë drejtim është që deputetët e listave të mbyllura të lënë gjysmën e mandatit për deputetët e listave të hapura/apo deputetët pasardhës. Kjo është një mënyrë për të hapur Partinë Demokratike, ashtu siç ishin principet e Rithemelimit. Personalisht, pas dy vitesh, do të lë mandatin tim të deputetit tek kandidati pasardhës në listë, për të inkurajuar deputetët e rinj, nxitur rinovimin dhe për të sjellë një frymë të re të të bërit politik. Ky është një proces që duhet të ndiqet nga të gjithë deputetët aktual; të cilët më vonë si ish-deputetët duhet të vazhdojnë të kontribuojnë maksimalisjt si të ishin deputet, me veprimtari. Kjo formulë në optikën time e bën më të shëndetshme Partinë Demokratike, duke e bërë më të fortë, më te hapur dhe më të sigurt për të ardhmen.

Kthimi te Parimet dhe Rritja e Pjesëmarrjes Demokratike:

Një nga aspektet më të rëndësishme të riorganizimit të PD-së është rikthimi te parimet dhe principet me të cilat nisi rithemelimi i saj në vitet 2021-2022 dhe Foltorja. Përshtatja e strukturave dhe politikave të partisë duhet të bazohet në vlerat e llogaridhënies dhe transparencës, duke përfshirë gjithmonë votën e bazës së partisë në zgjedhjen e organeve dhe posteve të rëndësishme brenda strukturës së PD-së. Ky angazhim është i domosdoshëm për të forcuar besimin e qytetarëve dhe simpatizuesve, duke përfshirë dhe ata që kanë ndarë mendime të ndryshme në të kaluarën.

Për të rivendosur besimin te qytetarët, PD duhet të jetë më afër njerëzve. Deputetët e saj duhet të jenë të pranishëm në terren, duke dëgjuar dhe adresuar shqetësimet e qytetarëve, në mënyrë që të ofrojnë zgjidhje konkrete për problemet e përditshme që ata hasin. Ky angazhim duhet të bëhet nëpërmjet lidhjes së hapur me qytetarët, duke nxitur biseda dhe debate të drejtpërdrejta dhe duke krijuar mundësi që ata të jenë pjesë e procesit të vendimmarrjes së drejtpërdrejtë brenda Partisë Demokratike. Të kthehemi drejt parimeve të Rithemelimit , të cilat për fat të keq i harruam këtë vit.

III. Përfshirja e Shoqërisë Civile dhe ish të Përndjekurve Politikë:

Një aspekt tjetër që nuk mund të anashkalohet është bashkëpunimi i ngushtë me shoqërinë civile dhe forcimin e institucionit/forumit të ish-të Përndjekurve Politikë dhe Studentëve të Dhjetorit ‘90.Studentët e Dhjetorit dhe ish-të Përndjekurit Politik, ashtu si dhe Forumi Rinor dhe Forumi i Gruas, duhet të kenë një rol aktiv dhe partneritet në proceset që do të zhvillohen brenda Partisë Demokratike. Roli i tyre është i rëndësishëm, pasi ky angazhim do të jetë thelbësor dhe partneritet koseguent, i institucionalizuar. Ky është një hap që duhet të ndihmojë në rinovimin e PD-së, duke u siguruar që ajo të ketë një lidhje të ngushtë me ish-të Përndjekurit politik dhe Studentët e dhjetorit ‘90,të cilët mbeten shtylla kurrizore e PD.

Vazhdimi i punës, bashkëpunimeve, veprimtarive dhe aksioneve me anëtarë të shoqërisë civile, intelektualé e personalitete, si dhe “Fronti i Shpëtimit Kombëtar”, që PD e nisi shumë mirë gjatë Rithemelimit duhet të konsolidohen gjatë kësaj periudhe.Kjo është një shtysë e fortë për të rigjallëruar energjitë e PD dhe për të tërhequr intelektualët, që janë thelbësorë për zhvillimin e një partie moderne dhe të fortë.

Nevoja për Riorganizim e PD-së:

Për të ndërtuar një PD më të fortë, është e domosdoshme që partia të fillojë një proces të thellë riorganizimi, i cili duhet të përfshijë çdo nivel të saj. Kjo do të thotë që të krijohen struktura që mund të adresojnë në mënyrë më efektive nevojat e qytetarëve dhe të angazhojnë forca të reja.

Një pikë tjetër ka të bëjë dhe me rolin e institucionit të Drejtuesit Politik. Ky ndryshim nuk duhet parë si një akt formal, por si një proces i thellë rinovimi, që sjell progres për partinë dhe shoqërinë.

Analiza e zgjedhjeve, mbas denoncinit të farsës zgjedhore dhe raportit të OSBE/ODIHR, duhet të fillojë nga drejtuesit politikë që humbën në zgjedhjet e 11 majit në qarqet e tyre, pavarësisht farsës dhe manipulimit të zgjedhjeve. Këta drejtues duhet ose të japin dorëheqje (personalisht, menjëherë pas zgjedhjeve, në maj 2025, i paraqita Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berishës dorëheqjen time, si drejtues politik i qarkut Vlorë) dhe/ose të zëvendësohen me të rinj, nga kandidatët e PD-së në listat e hapura që fituan ose morën mbështetje të gjerë nga elektorati.

Reforma Zgjedhore dhe Territoriale:

Një tjetër hap i rëndësishëm është reforma zgjedhore dhe ajo territoriale, siç është theksuar edhe në raportin e OSBE/ODIHR, që i ka rekomanduar Shqipërisë një përmirësim të mëtejshëm të sistemit zgjedhor dhe reformës territoriale për të rritur përfaqësimin dhe për të garantuar një konkurrencë të drejtë.

Objektivi i Partisë Demokratike duhet të mbetet zgjedhjet e parakohshme, por pa Edi Ramën si kryeministër. Kjo është një kërkesë e domosdoshme për të rikthyer besimin te sistemi politik dhe për të dhënë mundësinë për një ndryshim real në qeverisje.

Zgjedhjet e parakohshme duhet të fillojnë nga një reformë e thellë e sistemit zgjedhor, i cili duhet të kthehet në një sistem më të drejtë dhe më të hapur. Koalicionet parazgjedhore, të cilat Rama i hoqi me ndryshimet që bëri në ligjin zgjedhor, janë të rëndësishme për një konkurrencë të barabartë dhe për të siguruar që të gjitha partitë të kenë mundësi të barabarta në zgjedhje. Nuk mund të ketë zhvillim të vërtetë demokratik nëse nuk ka një sistem zgjedhor të konsoliduar, me fokus në lirinë e zgjedhjes, koalicionet parazgjedhore dhe lista 100% të hapura. Ky është një parim themelor për të siguruar që qytetarët të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në mënyrë të drejtë dhe të qartë.

Partia Demokratike nuk mund të bëhet pjesë e një konsensusi të ngushtë për reformën zgjedhore pa këtë objektiv të rëndësishëm. Kjo është e domosdoshme për të ndërtuar një sistem zgjedhor që të ofrojë mundësi të barabarta për të gjithë dhe që të sigurojë se qytetarët kanë mundësinë të zgjedhin në mënyrë direkte përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Për këtë arsye, çdo përpjekje për të reformuar sistemin zgjedhor duhet të ketë këtë objektiv në qendër, dhe të sigurojë që qytetarët të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre të drejtpërdrejtë me anën e listave 100% të hapura.

Gjithashtu, jam kundër idesë së parlamentit me dy dhoma. Kam shumë argumenta për këtë, të cilat do t’i trajtoj në një shkrim tjetër, pasi besoj se një parlament me dy dhoma do të krijonte më shumë pengesa dhe do të shtonte kompleksitetin e sistemit politik shqiptar, duke e bërë atë më të vështirë për qytetarët, për t’u përfaqësuar ashtu siç duhet.

Reforma zgjedhore është një hap i rëndësishëm për të siguruar zhvillimin e një demokracie të shëndetshme në formë dhe përmbajtje, dhe kjo mund të arrihet vetëm nëse ka një angazhim të sinqertë dhe të plotë nga të gjitha partitë politike, për të ndërtuar një sistem zgjedhor që reflekton vullnetin e vërtetë të popullit.

Alternativa dhe Denoncimi i Keqqeverisjes:

Në këtë periudhë, Partia Demokratike duhet të denoncojë vazhdimisht keqqeverisjen e Edi Ramës dhe abuzimet me fondet publike, pronat dhe pasuritë kombëtare. Ky është një hap i domosdoshëm për të zhvilluar një alternativë konkrete dhe të besueshme për qytetarët. Korrupsioni dhe abuzimet e regjimit të tanishëm kanë shkatërruar besimin e qytetarëve në institucione dhe kanë krijuar një hendek të madh mes popullit dhe qeverisë. Për të krijuar një mundësi për ndryshim, PD duhet të ofrojë një alternativë të qartë dhe të mbështetur nga projekte konkrete për të përmirësuar jetën e qytetarëve, duke u shpërfaqur përpara shqiptarëve si parti e alternativës.

Partia Demokratike duhet të veprojë me urgjencë për të zbatuar këto reforma dhe për të krijuar një model të ri që do të shpërblejë angazhimin dhe përkushtimin e qytetarëve dhe mbështetësve të saj. Vetëm përmes një procesi të thellë riorganizimi dhe angazhimi të vazhdueshëm me qytetarët, PD mund të rigjejë besimin dhe të ndihmojë në konsolidimin e demokracisë dhe shtetformimit. Ky është një moment historik, më i rëndësishmi në këto 35 vite për të kaluar nga fjalët në veprime konkrete dhe për të shndërruar vizionin e PD në realitet.

The post Deputeti i PD paralajmëron se do të lërë mandatin: Do t’u hap rrugë të rinjve appeared first on Albeu.com.

Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë
Ditën e sotme, ish-kryeministri njëkohësisht kryetar Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga ambientet e jashtme të Kuvendit, ka paralajmëruar se aksioni i opozitës do të radikalizohet përmes protestave.

Sipas kreut të opozitës, ministrat dhe deputetët socialistë janë të trembur, ndërsa Partia Demokratike sheh protestat si zgjidhje që situata të mos degradojë.

“Natyrisht ne jemi opozitë. Partia Socialiste ka frikë të tmerrshme, deputetët dhe ministrat e saj kanë frikë të tmerrshme nga vetja e tyre. Absolutisht do ketë protesta se pa protesta situata vijon të degradojë gjithnjë e më shumë”, shprehet lideri demokrat Berisha.

The post Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë appeared first on Albeu.com.

Trump paralajmëron Izraelin: Nëse anekson Bregun Perëndimor do të humbasë mbështetjen e SHBA-së
Në një intervistë me revistën Time, Presidenti Donald Trump u shpreh se; “Izraeli do të humbasë “të gjithë mbështetjen” nga Shtetet e Bashkuara nëse përpiqet të ecë përpara me aneksimin e Bregut Perëndimor”.

Gjithashtu, Trump foli në lidhje me armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA-ja, Trump ku u pyet në lidhje me ata që ushtrojnë presion mbi qeverinë izraelite për të aneksuar të gjithë ose një pjesë të Bregut Perëndimor.

“Nuk do të ndodhë. Nuk do të ndodhë sepse u dhashë fjalën vendeve arabe. Dhe nuk mund ta bëni këtë tani. Ne kemi mbështetje të madhe nga vendet arabe. Izraeli do të humbasë të gjithë mbështetjen nga Shtetet e Bashkuara nëse kjo ndodh”, ka thënë ai.

The post Trump paralajmëron Izraelin: Nëse anekson Bregun Perëndimor do të humbasë mbështetjen e SHBA-së appeared first on Albeu.com.

SHBA paralajmëron për një sulm të afërt të Hamasit ndaj civilëve në Gaza: Nëse do të ndodhë…
Departamenti Amerikan i Shtetit, deklaroi të shtunën se ka “raporte të besueshme” se Hamasi po planifikon një sulm të afërt ndaj civilëve palestinezë në Gaza, gjë që do të përbënte një shkelje të rëndë të marrëveshjes së armëpushimit, raporton BBC.

Në një deklaratë të lëshuar zyrtarisht, SHBA tha se një sulm i tillë do të ishte një “shkelje e drejtpërdrejtë dhe e rëndë e armëpushimit” dhe se do të “minonte përparimin e ndjeshëm të arritur përmes përpjekjeve ndërmjetësuese”.

Departamenti i Shtetit, nuk dha detaje të mëtejshme mbi natyrën e raportuar të sulmit, as burimin e informacionit.

Aktualisht, është në zhvillim faza e parë e marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit.

Të gjithë pengjet e gjalla janë liruar, ndërsa trupat e pengjeve të vrarë po vazhdojnë të kthehen në Izrael.

Si pjesë e kësaj marrëveshjeje, Izraeli ka liruar 250 të burgosur palestinezë dhe 1,718 të ndaluar nga Gaza.

Sipas deklaratës së SHBA-së, Washingtoni ka informuar garantuesit e tjerë të marrëveshjes së paqes në Gaza, përfshirë Egjiptin, Katarin dhe Turqinë dhe ka kërkuar që Hamasi të respektojë angazhimet e veta.

“Nëse Hamasi e ndërmerr këtë sulm, do të merren masa për të mbrojtur popullin e Gazës dhe për të ruajtur integritetin e armëpushimit”, thuhej në deklaratë.

Hamasi nuk ka reaguar ende ndaj akuzave të SHBA-së.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump, në një postim në platformën Truth Social, paralajmëroi më herët këtë javë se “nëse Hamasi vazhdon të vrasë civilë në Gaza, Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë”, por më pas sqaroi se nuk do të dërgonte trupa amerikane në Gaza.

The post SHBA paralajmëron për një sulm të afërt të Hamasit ndaj civilëve në Gaza: Nëse do të ndodhë… appeared first on Albeu.com.

Meteorologu grek paralajmëron për stuhi të forta nesër në Shqipëri, ja zonat që rrezikojnë më tepër
Sinpotikani i njohur grek Sakis Arnaoutoglou, paralajmëron për fenomene të ekstreme të motit në orët e ardhshme në disa zona të Shqipërisë Perëndimore dhe Veriperëndimore.

Arnaoutoglou, në edicionin e tij të përditshëm në kanalin Youtube, thekson dhe lajmëron banorët e zonave në fjalë në Shqipëri, por edhe turistët e shumtë, se priten sasi të mëdha shiu gjatë së shtunës, stuhi të forta me vetëtima dhe breshër të fortë.

“Nga mesdita e së shtunës dhe më pas shikoni si bëhen të errëta këto zona në Shqipëri prandaj ju që jeni ose do të shkoni në Shqipëri duhet të dini se fenomenet kohore atje do të kenë edhe forcë dhe kohëzgjatje dhe ndoshta do të ketë përmbytje të mëdha. Kujdes të gjithë ju që ndodheni atje”, shprehet ai.

Gjithashtu, këto fenomene do të shfaqen edhe në Veri të detit Jon edhe në zonat perëndimore të Greqisë në kufij me Shqipërinë, nga Janina e deri në Follorinë.

Sinoptikani grek thekson se këto fenomene, do të zgjasin nga mesdita e së shtunës do të vazhdojnë gjatë pasdites, në orët e vona të natës , deri të dielën në mesditë.

Sipas tij, duhet pasur kujdes tek zonat e ulta më të prekshme për përmbytje nga ora dy pas mesdite deri në mbrëmje.

The post Meteorologu grek paralajmëron për stuhi të forta nesër në Shqipëri, ja zonat që rrezikojnë më tepër appeared first on Albeu.com.