paralajmerimi Archives - Albeu.com

Nafta e shtrenjtë “fundos” transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit
Operatorët e transportit ndërkombëtar të mallrave në rrugë tokësore ngrenë alarmin për përkeqësimin e situatës në sektor, duke paralajmëruar se së shpejti (pritet këtë javë) do të bllokojnë Portin e Durrësit dhe pikat kufitare nëse nuk merren masa urgjente.

Shkaku kryesor që sipas operatorëve kryesore të tregut, po i çon drejt falimentimit, mbetet rritja e fortë e çmimit të naftës, e cila ka goditur drejtpërdrejt kostot operative dhe ka ulur ndjeshëm konkurrueshmërinë e kompanive shqiptare në raport me ato të rajonit.

Sipas operatorëve, një nga problemet kryesore lidhet me marrëveshjet dypalëshe që Shqipëria ka me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin i Zi, të cilat u miratuan vite më parë për të lehtësuar lëvizjen e mallrave.

Këto marrëveshje lejojnë që kamionët e këtyre vendeve të hyjnë në Shqipëri pa pasur nevojë për leje tranziti (permit), dhe e njëjta gjë vlen edhe për palën shqiptare.

Por në praktikë, sipas tyre, kjo ka krijuar një disavantazh të madh për kompanitë vendase ( nëse në lëvizjet ndërmjet shteteve zbatohen lejet e tranzitit, siç ndodh me vendet e BE-së, numri i lëvizjeve të kamionëve kufizohet në mënyrë të barabartë mes vendeve.)

Sipas një shembulli konkret që sjellin në vëmendje operatorët, është p.sh., nëse një operator nga Maqedonia e Veriut, i cili vjen në Shqipëri për të ngarkuar mallra për eksport drejt Europës, nuk furnizohet me karburant në Shqipëri, por kthehet sërish në vendin e tij.

Edhe pse kamioni përshkuan deri në 300 km shtesë ai rikthehet në vendin e tij, vetëm për shkak të leverdishmërisë për t’u furnizuar me naftë më të lirë dhe më pas vijon itinerarin drejt Europës.

Sipas kompanive të transportit ndërkombëtar të mallrave, kjo ndodh sepse çmimi i naftës në Shqipëri është rreth 30% më shtrenjta sesa në këto shtete.

Konkretisht çmimi i naftës në vend është 2.1 euro për litër, ndërsa në Maqedoninë e Veriut çmimi i naftës është 1.4 euro për litër, Në Kosovë 1.7 euro për litër, dhe në Malin e Zi 1.7 euro për litër.

Ndërkohë, kompanitë shqiptare nuk mund të ndjekin të njëjtën strategji, pra të furnizohen me naftë në këto shtete ku çmimi është më i lirë, pasi nuk përfitojnë rimbursim të TVSH-së për karburantin e blerë jashtë vendit.

Për më tepër, legjislacioni shqiptar i kufizon ato që të hyjnë në territor me më shumë se 200 litra naftë në serbatorin e kamionit. Në të kundërt, përballen me gjoba rreth 400 euro dhe detyrim për të paguar taksa shtesë mbi sasinë e lejuar. Kjo i vendos në një pozitë të pabarabartë me operatorët e huaj.

Diferencat në kosto janë të konsiderueshme. Për të njëjtin itinerar vajtje-ardhje drejt Gjermanisë, një kompani shqiptare mund të shpenzojë rreth 3,500 euro për karburant, ndërsa një operator nga rajoni vetëm 2,200 euro. Në një rrugë të vetme, kursimi për operatorët e huaj mund të arrijë deri në 1,000 litra naftë, duke i bërë ata shumë më konkurrues në treg.

Pasojat tashmë janë të dukshme në treg për të gjithë operatorët e sektorit të transportit ndërkombëtar të mallrave me kamionë.

Drejtues të kompanisë “Shega Trans” thanë për Monitor se aktiviteti i tyre i transportit të mallrave ndërkombëtare me kamionë është drejt falimentimit, për shkak të diferencës së lartë të çmimit të naftës.

“Nëse para pandemisë së Covid-19 dispononin rreth 20 kamionë për transport të mallrave në Kosovë, sot operojnë vetëm me 1 kamion, thjesht për të mbajtur flamurin e aktivitetit me Kosovën”.

Sipas tyre, kjo situatë është përkeqësuar 3-4 vitet e fundit, por është thelluar edhe më shumë pas rritjes së çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Për shkak të përkeqësimit të naftës, operatorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga qeveria, duke propozuar dy zgjidhje kryesore:

1.Ose anulimin/rishikimin e marrëveshjeve bilaterale me vendet e rajonit;

2.Ose kompensim financiar për diferencën e çmimit të karburantit.

Në të kundërt, ata paralajmërojnë se sektori rrezikon kolapsin, me pasoja të drejtpërdrejta për ekonominë dhe zinxhirin e furnizimit në vend./ Marrë nga Monitor.al

The post Nafta e shtrenjtë “fundos” transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit appeared first on Albeu.com.

Plan masash pas paralajmërimit të SHBA për sulme nga Irani? Ministri Lamallari: Policia angazhim të shtuar në infrastrukturën kritike në përgjithësi
Këtë të premte, në një konferencë për shtyp, ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, u pyet lidhur me paralajmërimin e ambasadës së SHBA-së për rrezikun e mundshëm të sulmeve iraniane.

I pyetur nëse kanë ndërmarrë një plan masash pas paralajmërimit të ambasadës, ministri theksoi se policia prej kohësh ka marrë masa të shtuara për sigurinë publike dhe për vendndodhjet me rëndësi kritike.

“Së pari, Shqipëria ka prej disa kohësh masat e nevojshëm në kuptim të vlerësimit të riskut nga të gjithë agjencitë ligjzbatuese, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ku jo vetëm kemi bërë vlerësimin e riskut po edhe një plan masash jo vetëm për sigurinë publike në shesh por edhe infrastrukturën kritike në përgjithësi. Policia është me masa të shtuara sigurie, në vendndodhje që konsiderohen me rëndësi kritike. Kjo ka ndodhur shumë kohë më parë duke marrë në konsideratë të gjithë zhvillimet në Lindjen e Mesme”, u shpreh ministri.

Duke e cilësuar njoftimin e ambasadës si “rutinë”, ai shtoi se ka kërkuar informacione nga Policia e Shtetit pas reagimit të përfaqësisë së huaj.

Gjithashtu, ai theksoi se policia ka marrë masa gjithashtu edhe ndaj kërcënimeve që vijnë në formë hibride, duke shtuar se synohet të krijohet përshtypja se Shqipëria është një vend i pasigurt.

“Edhe me reagimin publik të ambasadës, kërkova nga strukturat e policisë përfshirë Antiterrorin dhe Policinë kriminale, për të më informuar lidhur me masat dhe komunikimin që kanë pasur me përfaqësuesit e ambasadës. Më është bërë me dije se nga komunikimi të zyrës së ambasadës është konfirmuar se ky është lajmërim standard që është bërë edhe në vende të tjera.

Nga ana tjetër, ata vlerësojnë, bashkëpunimin dhe angazhimin e policisë dhe qeverisë për masat e shtuara të marra prej kohësh, duke marrë në konsideratë faktin që policia ka ngritur kapacitetet nevojshëm për t’u përgjigjur kërcënimeve që vijnë edhe në forma hibride dhe ata që zhvillohen përmes dezinformimit në rrjete sociale, se për të krijuar përshtypje të një vendi të pasigurt”, u shpreh ministri.

The post Plan masash pas paralajmërimit të SHBA për sulme nga Irani? Ministri Lamallari: Policia angazhim të shtuar në infrastrukturën kritike në përgjithësi appeared first on Albeu.com.

Presidenti Trump paralajmëron NATO-n: Do përballet me një të ardhme shumë të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit
Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se NATO do përballet me një të ardhme “shumë të keqe” nëse aleatët e SHBA-së nuk ndihmojnë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit.

“Është plotësisht e kuptueshme që ata që përfitojnë nga Ngushtica të ndihmojnë në sigurimin që asgjë e keqe të mos ndodhë atje”, i tha ai Financial Times në një intervistë telefonike.

Trump shtoi se, “nëse nuk ka përgjigje ose nëse përgjigja është negative, mendoj se do të jetë shumë keq për të ardhmen e NATO-s”.

Trump kujtoi ndihmën e SHBA-së për Ukrainën në luftën me Rusinë.

“Nuk kishim nevojë t’i ndihmonim me Ukrainën… Tani do të shohim nëse ata do të na ndihmojnë. Sepse kam thënë për një kohë të gjatë se ne do të jemi aty për ta, por ata nuk do të jenë aty për ne”, tha ai.

Kur u pyet se çfarë lloj ndihme po kërkonte, ai u përgjigj: “Çfarëdo që të duhet”, duke përfshirë anijet minapastruese.

The post Presidenti Trump paralajmëron NATO-n: Do përballet me një të ardhme shumë të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit appeared first on Albeu.com.

Donald Trump paralajmëron Iranin: Nëse ekzekutoni protestuesit, do përballeni me masa të forta
Presidenti amerikan Donald Trump, ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin “masa shumë të forta” kundër Iranit nëse autoritetet iraniane ekzekutojnë protestuesit e arrestuar gjatë demonstratave masive antiqeveritare.

Paralajmërimi vjen mes raporteve të grupeve për të drejtat e njeriut se mbi 2,400 demonstrues janë vrarë në një shtypje të dhunshme nga autoritetet iraniane.

Të afërmit e Erfan Soltanit, një 26-vjeçar i arrestuar javën e kaluar, i kanë thënë BBC Persian se ai pritet të ekzekutohet të mërkurën.

Një përfaqësues i Organizatës Hengaw për të Drejtat e Njeriut i tha BBC-së se “nuk kishin parë kurrë një çështje që të lëvizte kaq shpejt”, duke theksuar se dënimi me vdekje ishte dhënë “në një proces jashtëzakonisht të përshpejtuar, brenda vetëm dy ditësh”.

Duke folur për CBS News, Trump deklaroi: “Nëse i varin, do të shihni disa gjëra… Do të ndërmarrim veprime shumë të forta nëse e bëjnë një gjë të tillë”.

Ai tha gjithashtu se po kërkonte “shifra të sakta” mbi numrin e viktimave dhe se SHBA-të do të vepronin “në përputhje me rrethanat”.

Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA), me seli në SHBA, njoftoi se deri më tani ka konfirmuar vrasjen e 2,403 protestuesve, përfshirë 12 fëmijë, pavarësisht ndërprerjes pothuajse totale të internetit në Iran.

Sipas HRANA-s, rreth 150 persona të lidhur me qeverinë janë vrarë gjithashtu, ndërsa mbi 18,434 protestues janë arrestuar.

Nga ana tjetër, një zyrtar iranian i tha Reuters se rreth 2,000 persona kanë humbur jetën, duke ia atribuar vdekjet “terroristëve”.

Qeveria iraniane ka akuzuar SHBA-të se po përpiqen të “shpikë një pretekst për ndërhyrje ushtarake”, duke paralajmëruar se “ky manual ka dështuar më parë”.

Trump ka bërë të ditur se ka anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë dhe ka paralajmëruar masa të mëtejshme, përfshirë tarifa 25% për çdo vend që tregton me Iranin.

Në platformën e tij Truth Social, ai shkroi se autoritetet iraniane do të “paguanin një çmim të lartë” për vrasjet dhe u bëri thirrje qytetarëve të “vazhdojnë të protestojnë”.

Protestat, të cilat thuhet se janë përhapur në rreth 180 qytete dhe qyteza në të 31 provincat e Iranit, nisën për shkak të rënies së monedhës dhe rritjes së kostos së jetesës, por shpejt u shndërruan në kërkesa për ndryshime politike.

Ato përfaqësojnë një nga sfidat më serioze për establishmentin klerikal që nga revolucioni islamik i vitit 1979.

Për shkak të kufizimeve të rënda dhe mbylljes së komunikimeve, është e vështirë të vlerësohet shkalla e vërtetë e dhunës.

Megjithatë, pamje të publikuara në internet tregojnë dhjetëra trupa në Qendrën Mjekësore Kahrizak në Teheran, ndërsa aktivistët flasin për një nivel dhune të paprecedentë gjatë shtypjes së protestave.

The post Donald Trump paralajmëron Iranin: Nëse ekzekutoni protestuesit, do përballeni me masa të forta appeared first on Albeu.com.

Papa Leo XIV paralajmëron se civilët në Gaza po “shtypen nga uria”, po ekspozohen ndaj dhunës
Ditën e djeshme, Papa Leo XIV, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër për krizën humanitare “jashtëzakonisht të rëndë” në Gaza , duke thënë se popullsia civile po “shtypet nga uria” dhe vazhdon të përballet me “dhunë dhe vdekje” mes sulmeve dhe rrethimit të vazhdueshëm të Izraelit.

“Po e ndjek me shqetësim të thellë situatën jashtëzakonisht të rëndë humanitare në Gaza, ku popullsia civile po shtypet nga uria dhe vazhdon të jetë e ekspozuar ndaj dhunës dhe vdekjes”, tha Papa gjatë lutjes së tij javore Angelus, raportoi Vatican News.

Komentet e tij vijnë pas zemërimit global në rritje për kushtet katastrofike në enklavën e rrethuar, ku agjencitë e ndihmës raportojnë zhvendosje masive, uri dhe rritje të vdekshmërisë foshnjore për shkak të kufizimeve disamujore izraelite në ushqim, ilaçe dhe akses humanitar.

Leo përsëriti thirrjen e tij urgjente për një armëpushim, duke bërë thirrje për lirimin e të gjithë pengjeve dhe akses të papenguar për ndihmë humanitare, duke theksuar se çdo person “ka një dinjitet të brendshëm të dhuruar nga vetë Zoti”.

Ai u bëri thirrje udhëheqësve politikë dhe të gjitha palëve në konflikt që ta “njohin këtë dinjitet” dhe “të ndërpresin të gjitha veprimet që e shkelin atë”.

Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka ndërmarrë një ofensivë brutale në Gaza që nga 7 tetori 2023, duke vrarë gati 60,000 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Bombardimet e pamëshirshme kanë shkatërruar enklavën dhe kanë çuar në mungesë ushqimi.

Në nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale, lëshoi urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet gjithashtu, me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.

The post Papa Leo XIV paralajmëron se civilët në Gaza po “shtypen nga uria”, po ekspozohen ndaj dhunës appeared first on Albeu.com.

Paralajmërimi i Ramës: Çdo ngrehinë e ngritur në shkelje të ligjit do të rrafshohet, ta harroni se do të legalizohen
Ditën e sotme, kreu i qeverisë Edi Rama, ka paralajmëruar se çdo ngrehinë e ngritur në zona të mbrojtura apo hapësira publike do të rrafshohet.

“S’do të ketë asnjë tolerancë”, theksoi kreu i shtetit, duke shtuar se asnjë ndërtesë në shkelje të ligjit nuk do të legalizohet.

Gjithashtu, kreu i qeverisë paralajmëroi se: “Historia ndërto nesër që të legalizosh nesër, nuk do të ecë”.

Edi Rama: Sot do të bëhet një konfiskim i një kuazi pallati në Vlorë që është në shkelje të lejes së ndërtimit, ky proces synon të bashkojë dy gjëra, s’kemi asnjë minutë për të humbur.

Kemi marrë përsipër të mbyllim procesin e legalizimeve, por ta harrojë kushdo qoftë që do të legalizohet çfarëdo qoftë në shkelje të ligjit dhe pas afateve që ka ligji.

Historia ndërto nesër që të legalizosh nesër, nuk do të ecë.

E gjithë skuadra e deputetëve të jenë pranë komuniteteve dhe të janë në anën e shumicës dërrmuese të njerëzve që pengohen çdo ditë në jetën e tyre komunitare nga ata që me guxim të tepër kanë pushtuar hapësirat publike.

Tirana është zona më e nxehtë, edhe për shkak të atraksionit të madh që ka, dhe nuk ka lagje e bllok banimi që të mos ketë zaptuesin e vet.

The post Paralajmërimi i Ramës: Çdo ngrehinë e ngritur në shkelje të ligjit do të rrafshohet, ta harroni se do të legalizohen appeared first on Albeu.com.

Pasi i furnizoi me vite në kundërshtim me ligjin, OSHEE vendos të ndërpresë enegjinë për këto ndërtesa
Pasi i furnizoi me energji elektrike në kundërshtim me ligjin për vite te tëra, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), i është bashkuar aksionit të nisur nga qeveria kundër ndërtimeve pa leje në vend, duke marrë masa për të ndaluar lidhjet e reja me rrjetin elektrik.

Në një deklaratë zyrtare, OSHEE thekson se nuk do të pranojë asnjë kërkesë për lidhje të re me rrjetin elektrik nga ndërtesa që nuk kanë leje ndërtimi, ose që nuk kanë zbatuar kushtet e përcaktuara në lejen ekzistuese

Sipas OSHEE, vëmendje e veçantë do t’u kushtohet kërkesave të reja për lidhje, me qëllim që të parandalohet çdo përpjekje për të anashkaluar ligjin dhe për të garantuar një sistem të drejtë e të sigurt për të gjithë qytetarët.

“Në kuadër të aksionit të nisur nga qeveria shqiptare për të goditur paligjshmërinë në fushën e ndërtimit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), shprehet i vendosur për të kontribuar në këtë përpjekje të përbashkët institucionale.

OSHEE, është angazhuar për të forcuar kontrollin dhe për të mos lejuar asnjë lidhje të re me rrjetin elektrik, për ndërtimet që nuk përmbushin kriteret ligjore.

Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet kërkesave për lidhje të reja, me qëllim që të shmangen çdo përpjekje për të anashkaluar ligjin.

OSHEE, nuk do të pranojë kërkesat për lidhje me energji elektrike të ndërtesave pa leje ndërtimi ose që nuk kanë zbatuar kushtet e lejes ndertimit.

OSHEE, mbetet e angazhuar të veprojë në përputhje me legjislacionin dhe të kontribuojë për një mjedis të ndërtuar të sigurt, të ligjshëm dhe në shërbim të qytetarëve”.– thuhet në deklaratë.

The post Pasi i furnizoi me vite në kundërshtim me ligjin, OSHEE vendos të ndërpresë enegjinë për këto ndërtesa appeared first on Albeu.com.

Paralajmëroi atentatin ndaj Donald Trump, çfarë tha autori para se të qëllonte ndaj ish-presidentit (VIDEO)
Ish-presidenti i SHBA Donald Trump, u sulmua me armë zjarri gjatë mitingut në Pensilvani, por fatmirësisht u shpëtoi plumbave që mund të rezultonin fatale për jetën.

FBI ka identifikuar më herët se atentatori i Donald Trump, është Thomas Matthew Crooks, 20-vjeç. I riu nga Butler, Pensilvania, akuzohet se qëlloi disa herë ndaj kandidatit të republikanëve Donald Trump, duke u plagosur në vesh.

Me një video të shkurtër të shpërndarë në rrjetet sociale, i riu e kishte paralajmëruar atentatin dhe urretjen e tij ndaj ish-presidentit amerikan.

“Emri im është Thomas Matthew Crooks. I urrej republikanët dhe urrej Trumpin. Dhe e dini çfarë: Ju po merreni me njeriun e gabuar”, kështu është shprehur atentatori i Donald Trump.

🚨BREAKING: TROLL HAS BEEN FALSELY IDENTIFIED AS THOMAS MATTHEW CROOKS.

An X user with long blonde hair and glasses, known as @jewgazing, is currently being falsely identified as the alleged shooter, Thomas Matthew Crooks. He is live-tweeting to clarify that it is not him.

“My… pic.twitter.com/7auc5qoSze

— Only Mob King 🇺🇸 (@OnlyMobKing) July 14, 2024

The post Paralajmëroi atentatin ndaj Donald Trump, çfarë tha autori para se të qëllonte ndaj ish-presidentit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Kujdes nga temperaturat e larta/ Paralajmërimi i Agjencisë Kombëtare e Mbrojtjes Civile: Rreziku më i madh është…
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, ka paralajmëruar qytetarët e Shqipërisë që të kenë kujdes nga temperaturat e larta.

Agjencia shprehet se; qytetarët duhet të jenë kujdes të shtuar sidomos sot dhe nesër. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, qytetarët duhet të kenë kujdes gjatë këtyre dy ditëve, duke marrë masa, për të mbrojtur jetën e tyre, pronën, gjënë e gjallë dhe mjedisin.

“Kujdes nga Temperaturat e Larta në Ditët e Ardhshme

Bazuar situatës së krijuar nga zjarret në pyje në rajon, nisur nga parashikimi në buletinin e 🇪🇺 Emergency Response Coordination Centre (ERCC) në Bruksel, si dhe nga parashikimi i institucioneve shqiptare si IGJEO, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, etj., njoftojmë qytetarët dhe institucionet për rrezikun e temperaturave të larta në ditët në vijim.

Sot pasdite dhe nesër, nivel i rrezikut pritet të jetë “I LARTË” në qarkun e Fierit, Vlorës, Beratit dhe Gjirokastrës, ndërsa në të gjitha qarqet e tjera të vendit, pritet nivel i rrezikut “I MODERUAR”.

Rreziku do të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.

Ju lutemi të tregoheni të kujdesshëm për të garantuar mbrojtjen e:

Jetës së qytetarëve, duke marrë masat e nevojshme për sigurinë dhe përballimin e temperaturave të larta.

Të gjësë së gjallë, duke treguar kujdes për kafshët dhe bimësinë.

Pronës, duke shmangur pastrimin e tokës nëpërmjet djegies.

Po ashtu, ju ftojmë të mbani një vëmendje të veçantë për:

Trashëgiminë kulturore, duke ruajtur vlerat dhe monumentet kulturore nga ndikimi i temperaturave të larta dhe rrezikut të zjarreve.

Mjedisin, duke përdorur burime të qëndrueshme dhe duke minimizuar ndikimin e veprimtarive njerëzore në mjedis.

Ju lutemi të ndiqni udhëzimet dhe rekomandimet e autoriteteve për të minimizuar ndikimin e temperaturave të larta në jetën dhe pronën tuaj.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri 24/7 për të koordinuar dhe bashkërenduar strukturat e Mbrojtjes Civile në përballjen e çdo situatë të mundshme”, thuhet në njoftim.

The post Kujdes nga temperaturat e larta/ Paralajmërimi i Agjencisë Kombëtare e Mbrojtjes Civile: Rreziku më i madh është… appeared first on Albeu.com.

Paralajmërimi i ekspertëve: Bëhuni gati për verën më të nxehtë në histori
Europa duhet të përgatitet për një verë përvëluese, ky është paralajmërimi që kanë bërë së fundmi ekspertët. Deri tani, janë regjistruar 11 muaj rekord të nxehti. Temperatura e sipërfaqes së ujit në Atlantikun e Veriut ka mbërritur nivelin më të lartë në të paktën 40 vjet.

Meteorologia Tamsin Green thotë se qershori, korriku dhe gushti do të jenë mbi mesataren për sa i përket temperaturave. Pika të nxehta, sipas saj, mund të ketë edhe në Europën Jugore dhe Lindore.

Europa Perëndimore mund të regjistrojë reshje mesatare në qershor, më pas parashikohen reshje mbi mesataren për Europën Jugore në korrik, por kushte më të thata në Lindje.

Gushti, shton ajo, mund të jetë më i thatë për pjesën më të madhe të kontinentit. Siç edhe raportojnë mediat e huaja, Gjermania dhe vendet nordike, do të përballen që javën e ardhshme me temperatura të pazakonta.

Spanja gjithashtu po bëhet gati për temperaturat ekstreme, teksa ka nxjerrë një hartë të re me parashikime të përditësuara.

Rreziku i një të nxehti përvëlues ka vënë në hall edhe organizatorët e Lojërave Olimpike të Parisit, të cilët kanë detyrën të kujdesen për sigurinë e atletëve. Qytetet anekënd kontinentit janë duke tentuar të marrin masa për t’u përshtatur me të nxehtin ekstrem.

The post Paralajmërimi i ekspertëve: Bëhuni gati për verën më të nxehtë në histori appeared first on Albeu.com.