paraja Archives - Albeu.com

Si do ulet cash-i në ekonominë me nivelin më të lartë të parasë jashtë bankave në Europë
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, prezantoi së fundmi nismën kombëtare “Cashless Albania 2030”, një strategji afatgjatë që synon të reduktojë ndjeshëm përdorimin e parasë fizike dhe të nxisë kalimin drejt pagesave elektronike në të gjithë ekonominë.

Plani parashikon objektiva të qarta dhe mekanizma të koordinuar pune që do të shtrihen në vite, me qëllim modernizimin e sistemeve të pagesave, uljen e informalitetit dhe rritjen e transparencës.

Sipas dokumentit të prezantuar, objektivi kryesor është që deri në vitin 2028 vendi të ketë mbulim universal me terminale POS, të paktën 60% e pagesave të kryhen në mënyrë dixhitale dhe të gjitha institucionet publike të pranojnë pagesa jo-cash.

Këto synime përbëjnë bazën e transformimit drejt një ekonomie që funksionon më shumë përmes kanaleve elektronike, duke ulur përdorimin e parasë fizike që sot dominon transaksionet ditore.

Plani parashikon hartimin e 12 masave konkrete, të orientuara sipas prioriteteve që lidhen me adoptimin e teknologjive të pagesave, forcimin e infrastrukturës, ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe detyrimet për institucionet publike.

Për zbatimin e tyre do të krijohet Këshilli për Pagesat Dixhitale, një strukturë që përfshin Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Financave, AKSHI-n, AKSK-në, Bankën e Shqipërisë, Tatimet, Postën Shqiptare, shoqatat e bankave, subjektet financiare jo banka e të parasë elektronike dhe operatorët ndërkombëtarë të kartave.

Në nivel teknik do të funksionojë një grup operativ që do të koordinojë fazat e zbatimit dhe kalendarin e matjes së progresit.

Kalendari i masave parashikon përcaktimin e afateve për secilin hap, sigurimin e koherencës strategjike mes ndryshimeve ligjore dhe fazave teknike dhe organizimin e mbledhjeve të rregullta mujore për monitorimin e objektivave dhe adresimin e sfidave.

Qeveria synon që nisma të mos mbetet vetëm një direktivë politike, por një proces i koordinuar që matet me tregues të qartë rezultateje.

Nisma vjen në një kohë kur Shqipëria ka një nga nivelet më të larta të përdorimit të parasë fizike në rajon.

Shqipëria ka nivelin më të lartë të qarkullimit të parasë jashtë bankave mes vendeve të Ballkanit, një tregues që lidhet drejtpërdrejt me informalitetin dhe me kostot e larta të administrimit të parasë fizike.

Edhe pse pagesat elektronike janë rritur vitet e fundit, ritmi i adoptimit ende mbetet më i ngadaltë krahasuar me vendet e BE-së, ku pesha e cash në ekonomi është në rënie të shpejtë.

Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, raporti mes parasë jashtë bankave dhe agregatit M3 (para jashtë bankave dhe depozita bankare)në korrik 2025 ishte 24.3%.

Megjithatë, ky raport, në rastin e Shqipërisë ka kufizime serioze, sepse nuk përfshin valutën e huaj që qarkullon jashtë sektorit bankar; ky është element me rëndësi të konsiderueshme, duke pasur parasysh Euroizimin e lartë të ekonomisë shqiptare.

Në rast se raportin e parasë jashtë bankave me ofertën monetare do ta llogarisnim vetëm për Lekun (në raport me agregatin monetar M2), atëherë raporti është ndjeshëm më i lartë, 40.4%.

Në krahasim me Eurozonën, Shqipëria ka një shkallë shumë më të lartë të parasë cash në qarkullim.

Sipas të dhënave më të fundit të Bankës Qendrore Europiane, në gusht 2025, paraja jashtë bankave përbënte 9.3% të agregatit monetar M3 dhe afërsisht 10% të agregatit monetar M2.

Shifrat krahasuese të disponueshme për disa ekonomi të rajonit tregojnë raporte edhe më të ulëta. Në rastin e Serbisë, raporti mes parasë në qarkullim dhe agregatit M3 në gusht ishte 7.6%, por rritet ndjeshëm në raport me agregatin M2, në 14.8%.

Në Maqedoninë e Veriut, raporti mes parasë në qarkullim dhe agregatit monetar M3 ishte 9.9%, ndërsa në raport me agregatin M2 ishte lehtësisht më i lartë, në 11.1%.

Vendi më pranë Shqipërisë, por në nivele gjithsesi shumë më të ulëta, është Bosnjë-Hercegovina, ku sipas të dhënave më të fundit, raporti mes parasë në qarkullim dhe agregatit monetar M2 ishte 20.5%.

Banka e Shqipërisë ka theksuar prej vitesh se përdorimi i parasë fizike krijon kosto të drejtpërdrejta për sistemin financiar, pengon gjurmueshmërinë e transaksioneve dhe vështirëson luftën kundër informalitetit dhe evazionit.

The post Si do ulet cash-i në ekonominë me nivelin më të lartë të parasë jashtë bankave në Europë appeared first on Albeu.com.

Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të tërheqin paratë si me magnet në shtator
Shtatori është muaji i fillimeve të reja dhe rivendosjes së ekuilibrave pas verës.

Për shumë njerëz, kjo është një periudhë për të vendosur objektiva të reja dhe për të nisur rrugë të reja, por për disa shenja të horoskopit, ky muaj do të jetë më shumë se thjesht një rikthim në rutinë, do të jetë një shans i artë për rritje financiare.

Sipas parashikimeve astrologjike, partneritete të reja, marrëveshje të suksesshme dhe mundësi të papritura fitimprurëse do t’ua hapin rrugën fitimeve të konsiderueshme këtyre tre shenjave me fat:

Demi- Sukses financiar përmes vendosmërisë dhe iniciativës

Muaji shtator sjell një kthesë pozitive për Demët. Ata do të ndiejnë më në fund se energjitë po punojnë në favorin e tyre. Një projekt i ri, një promovim apo një investim i menduar mirë mund të sjellin përfitime të dukshme financiare.

Këshilla: Mos kini frikë të bëni hapa të guximshëm – idetë tuaja kanë potencial të lartë për sukses!

Luani- Rritje profesionale dhe shpërblime konkrete

Puna e palodhur e Luanëve më në fund po shpërblehet. Shtatori do t’u sjellë vlerësim profesional, oferta për role më të mirëpaguara dhe shpërblime monetare, si bonuse apo prim.

Këshilla: Menaxhoni të ardhurat shtesë me mençuri – investoni në mënyrë strategjike për të garantuar sukses afatgjatë.

Akrepi- Përfitime të papritura dhe vendime të zgjuara

Për Akrepët, shtatori sjell të ardhura të papritura, ndoshta nga shlyerje borxhesh, shitje të suksesshme apo mundësi të reja për fitime. Intuita e tyre do t’i ndihmojë të marrin vendime të sakta.

Këshilla: Ndiqni instinktin, por mbani këmbët në tokë – momenti është i favorshëm për të hedhur themelet e një stabiliteti financiar afatgjatë.

Nëse i përkisni njërës prej këtyre shenjave, bëhuni gati për një muaj plot mundësi. Edhe nëse jo, mbani sytë hapur – shtatori gjithsesi mbetet periudhë e shkëlqyer për të bërë plane të zgjuara dhe për të hapur rrugën drejt një sezoni të suksesshëm.

The post Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të tërheqin paratë si me magnet në shtator appeared first on Albeu.com.

E PREMTE “E ZEZË” – Nga lekët tek tradhtia, gjithçka kthehet përmbys për këto tri shenja
Dashi

Ka shume gjase qe çiftet qe kane pasur prej kohesh probleme te mendojnë te ndahen sot. Për disa do jete zgjidhja me e mire ne fakt. Beqaret serish do jene te pafat ne dashuri. Mundësitë qe do iu jepen për takime nuk do jene aspak interesante. Financat do jene te stabilizuara. Do e mbani gjithë kohës nen kontroll situatën dhe nuk do keni vështirësi.

Demi

Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire sot. Nuk do keni për çfarë te ankoheni sepse partneri do ua plotësojë te gjitha dëshirat. Beqaret do fiksohen pas një personi dhe do harrojnë gjithçka tjetër, madje edhe te ushqehen apo te flenë. Financat do jene te mira nëse ju tregoheni te kujdesshëm me shpenzimet apo me transaksionet qe do kryeni.

Binjaket

Dite tërësisht e mbrojtur kjo e sotmja për te dashuruarit. Tensioni do mbaroje njëherë e mire dhe do filloni t’i kuptoni edhe gabimet qe keni bere. Beqaret do afrohen mjaft pas një miku te afërm dhe do e shihi nate me një sy tjetër. Ne planin financiar nuk do keni te drejte te gaboni. Dyfishojeni maturinë dhe vigjilencën qe te mos keni te papritura.

Gaforrja

Pas një periudhe jo shume te mire për jetën tuaj ne çift, me ne fund do pajtoheni me partnerin dhe do filloni tjetër etape. Beqaret do ndihmohen nga Venusi dhe do arrijnë ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Nuk do ndihen me te vetmuar dhe nuk do vuajnë ne heshtje. Plutoni do iu mbështesë ne planin financiar dhe do i zgjidhni te gjitha problemet.

Luani

Perspektivat janë te mira sot për jetën sentimentale te te dashuruarve. Dielli dhe Merkuri do iu bëjnë me sharmante dhe do kaloni momente fantastike me partnerin. Beqaret do kenë shume kërkesa dhe nuk kane për ta gjetur as sot personin qe kane ne mendje. Me paratë nuk duhet te bëni çmenduri. Shpenzoni aq sa mundeni nëse doni te ruani qëndrueshmërinë.

Virgjeresha

Do jeni ne humor shume te mire sot ju te dashuruarit dhe do i shprehni pa fund ndjenjat ndaj partnerit. Momentet romantike gjithashtu nuk do mungojnë. Beqaret do përzgjedhin shume dhe nuk do e kenë te lehte te gjejnë personin ideal. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje me se miri. Situata jo vetëm qe nuk do tronditet, por mund te keni edhe përmirësime te ndjeshme.

Peshorja

Do i kaloni pak nga pak vështirësitë qe iu kishin dale sot ne jetën tuaj ne çift dhe do i shihni gjerat me një sy edhe me pozitiv. partneri do tregohen me tolerant se kurrë. Beqaret do pëlqejnë dike jashtë mase, por do kenë vështirësi për ta bere për vete për shkak te konkurrencës se forte. Financat do jene shume me te mira se kohe me pare.

Akrepi

Çiftet do i kenë gjerat shume te qarta sot dhe nuk d hedhin asnjë hap te nxitur. Bashkëpunimi, toleranca dhe mirëkuptimi do mbizotërojnë gjate gjithë kohës. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim interesant. Financat nuk do jene aspak ne gjendjen me te mire. Do keni goxha vështirësi për te ruajtur ekuilibrin.

Shigjetari

Dite e animuar dhe plot surpriza kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione pa fund dhe shpesh do iu duket sikur jeni ne ëndërr. Beqaret do ndihen gati për te filluar një lidhje te qëndrueshme. Mundësitë do jete te shumta. Me financat do keni disa vështirësi te vogla, te cilat me pak durim dhe përkujdesje do arrini t’i zgjidhni.

Bricjapi

Çiftet do kenë një dite shume te paqëndrueshme dhe here pas here te mbushur me debate. Kujdes me fjalët qe do thoni sepse po e preket partnerin ne pikat e tij te dobëta mund te shkatërroni gjithçka qe keni dertuar. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë prandaj nuk do kërkojnë me ngulm një person ne krah. Me financat çdo gjë do shkoje me se miri.

Ujori

Dite e begate kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Marrëdhënia me partnerin do jete e ngrohte dhe nuk do ketë asnjë te papritur te pakëndshme. Beqaret duhet te dalin neper takime, por jo t’iu besojnë te gjithë atyre qe do i joshin. Financat do kërkojnë me shume se kurrë vëmendje prej jush. Mos lejoni qe situata t’iu dale jashtë kontrollit.

Peshqit

Ambienti ne lidhjen tuaj do jete goxha i tendosur sot. Nuk do kuptoheni si duhet me atë qe keni ne krah dhe debatet here pas here do jene te zjarrta. Beqareve do iu rendoje pa fund vetmia, por nuk do kenë çfarë te bëjnë. Duhet ende durim për te gjetur personin ideal. Ne Me financat do jeni shume te kujdesshëm dhe nuk do bini pre e tundimit për te shpenzuar pa fund.

The post E PREMTE “E ZEZË” – Nga lekët tek tradhtia, gjithçka kthehet përmbys për këto tri shenja appeared first on Albeu.com.

Cilat vende në Evropë po shkojnë drejt shndërrimit në shoqëri pa para?
Vendet nordike të Evropës janë më të përgatitura për një të ardhme ku paratë e gatshme nuk përdoren më në transaksione sesa pjesa tjetër e Evropës, ka treguar një analizë e re.

Finansplassen, një faqe norvegjeze informacioni për financat, grumbulloi të dhëna nga Banka Botërore, Eurostat dhe banka të tjera të disponueshme publikisht për të parë se sa i përshtatur ishte çdo vend evropian për t’i lejuar njerëzit të paguanin pa para.

Ata vlerësuan numrin e ATM-ve dhe terminaleve të pagesave të disponueshme për 100,000 njerëz, kufirin që mbajtësit e kartës mund të shpenzojnë gjatë blerjeve pa kontakt dhe numrin e njerëzve që punojnë në bankë online.

Më pak ATM do të thotë se vendi është më pak i varur nga paratë e gatshme dhe një numër më i lartë i terminaleve të pagesave do të thotë se ka një “infrastrukturë më të madhe” për transfertat elektronike, sipas një zëdhënësi nga Finansplassen.

Analiza e tyre tregoi se Norvegjia është më e përgatitura për një të ardhme pa para: ajo ka një nga numrat më të ulët të ATM-ve dhe rreth 96 për qind e popullsisë bën banking online, sipas analizës.

Finlanda dhe Danimarka vijnë e dyta dhe e treta në analizë, sepse kanë më shumë ATM se Norvegjia dhe pak më pak terminale pagesash, por afërsisht të njëjtën përqindje të njerëzve që përdorin banking online.

Holanda, Suedia, Islanda, Estonia, Lituania, Qiproja dhe Zvicra rrumbullakosën top 10-shen në analizë ndërsa Armenia, Gjeorgjia dhe Gjermania ishin më së paku të përshtatura ndaj sistemeve pa para.

Pesë nga 10 vendet kryesore pa para janë vende nordike, sipas studimit.

Olle Pettersson, një ekspert i financave personale në Finansplassen, tha për Euronews Next se veçanërisht vendet nordike i shohin sistemet pa para të gatshme “të dobishme” sepse këto sisteme ndihmojnë në kapërcimin e disa prej sfidave të tyre, si dendësia e rrallë e popullsisë ose kushtet e vështira të motit që i bëjnë pagesat tradicionale pak më të vështira. .

Këto vende kanë gjithashtu një avantazh, vazhdoi Pettersson, sepse kanë besim të lartë në institucionet publike dhe popullsinë e vogël, duke e bërë më të lehtë testimin e politikave të reja.

Në vitin 2016, banka më e madhe e Norvegjisë DNB bëri thirrje për të ndaluar përdorimin e parave të gatshme sepse ishte e shqetësuar për aktivitete të paligjshme si pastrimi i parave, sipas Independent.

Në një botë dixhitale, mund të jetë e lehtë të harrohet se ekziston një grup i madh njerëzish që nuk janë dixhitalë. Paraja është gjithashtu një përgatitje e rëndësishme për shoqërinë.

Përafërsisht në të njëjtën kohë, konsumatorët u mblodhën te Vipps MobilePay, një “portofol nordik celular” që u lejon klientëve të tyre “të dërgojnë para po aq lehtë sa dërgimi i një mesazhi”, sipas faqes së tyre të internetit.

I lançuar në vitin 2015, Vipps MobilePay tani shtrihet në 11.5 milionë përdorues në Norvegji, Finlandë dhe Danimarkë, thotë kompania.

Por kohët e fundit, ka pasur lëvizje nga Parlamenti norvegjez për t’i kthyer qytetarët e tij në para. Në tetor, Parlamenti miratoi ndryshime në Aktin e tyre të Marrëveshjeve Financiare që do ta bëjnë më të lehtë për norvegjezët të paguajnë me para në dorë nëse është e nevojshme.

“Në një botë dixhitale, mund të jetë e lehtë të harrohet se ekziston një grup i madh njerëzish që nuk janë dixhitalë”, tha në atë kohë Emilie Enger Mehl, ministre e Drejtësisë dhe Emergjencave të Norvegjisë.

Drejtoria e Norvegjisë për Mbrojtjen Civile (DSB) rekomandon që të gjithë të mbajnë disa para për shkak të cenueshmërisë së sistemeve të pagesave dixhitale ndaj sulmeve dixhitale.

“Bota përreth nesh po bëhet gjithnjë e më e trazuar, me luftën, kërcënimet dixhitale dhe ndryshimet klimatike”, shtoi Mehl.

“Ne duhet të jemi të përgatitur për ndërprerje afatgjata të energjisë, dështime të sistemit apo sulme dixhitale që çojnë në dështimin e zgjidhjeve të pagesave dixhitale”.

Në Danimarkë, pagesat me para në dorë përbëjnë vetëm 8 për qind të të gjitha transaksioneve në vend në vitin 2023, sipas një dokumenti nga banka kombëtare.

Danezët kanë më shumë gjasa të përdorin pagesa celulare sepse blerësi “e ka gjithmonë celularin me vete” dhe mund të gjejë lehtësisht shumën e saktë të nevojshme për të paguar, thuhet në raport.

“Megjithëse përdorimi i parave të gatshme është në rënie, ai është ende i nevojshëm në shoqëri,” tha në një deklaratë Christian Kettel Thomsen, guvernatori i Bankës Kombëtare të Danimarkës.**.

Çfarë nxitet në pagesat pa para?

Pandemia e COVID-19 rriti pagesat pa para në të gjithë botën, duke u rritur nga një mesatare prej 91 pagesash pa para për person çdo vit në vitin 2017 në afërsisht 135 në vitin 2020, sipas Bankës Botërore.

Banka Qendrore Evropiane (BQE) gjeti një prirje të ngjashme në Evropë. Një studim i vitit 2023 tregoi se 59 për qind e transaksioneve në 2022 ishin bërë me para të gatshme, nga 72 për qind në 2019.

BQE tha se ndryshimi “nuk mund të përcaktohet” nga një faktor, por sugjeroi se “sjelljet e pagesave” të mësuara gjatë pandemisë i tejkaluan kufizimet.

Shumica e konsumatorëve në Evropë preferojnë të paguajnë me karta ose mënyra të tjera pa para për të paguar, sepse është më i përshtatshëm, vazhdoi sondazhi. Megjithatë, 60 për qind e të anketuarve ende thanë se donin një mënyrë për të paguar me para në dorë.

The post Cilat vende në Evropë po shkojnë drejt shndërrimit në shoqëri pa para? appeared first on Albeu.com.

A sjellin paratë lumturi? Ekspertët i japin fund dilemës
A sjellin vërtet lumturi paratë? Përgjigjen klasike “Paratë nuk janë gjithçka në jetë” për këtë pyetje do ta keni dëgjuar mijëra herë.

Të fitosh më shumë të bën më të lumtur sipas një studimi të publikuar në vitin 2023 në revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave. Hulumtimi lindi nga bashkëpunimi i dy studiuesve: Daniel Kahneman, fitues i çmimit Nobel për ekonomi dhe Matt Killingsworth, ekspert në studimet e lumturisë.

Për të parën, lidhja mes parasë dhe lumturisë kapte vlerën deri në 100 mijë euro; për të dytën, megjithatë, tavani prej 100,000 nuk ekzistonte dhe me rritjen e fitimeve, niveli i lumturisë rritej. Studimi tregoi se ata të dy kishin të drejtë: efekti i tavanit vjetor prej 100,000 euro ekziston vetëm për 15% që janë më të pakënaqurit e popullsisë.

Për ata që përjetojnë një gjendje ankthi, paraja prodhon efekte pozitive derisa të arrihet pragu prej 100 mijë eurosh. Për 60% të popullsisë që regjistron nivele lumturie ndërmjet mesatares dhe së mirës, ​​efekti i tavanit anulohet: sasitë më të mëdha të parave në dispozicion çojnë në nivele më të larta lumturie.

Për 25% e mbetur të popullsisë, rritja e sasisë së parasë prodhon nivele shumë intensive mirëqenieje. Si përfundim, receta e lumturisë, për shumicën dërrmuese të popullsisë (85%), është e lidhur me paratë.

Por, le t’i përkthejmë këto shifra në terma konkretë: të kesh një sasi më të madhe parash në dispozicion bën të mundur përballimin e shërbimeve më të mira të cilat sigurisht kanë një ndikim të rëndësishëm në jetën tonë, nga shërbimet e kujdesit shëndetësor te arsimi.

Megjithatë, paratë nuk mund të blejnë gjithçka dhe as nuk mund të zgjasin jetën tonë: sot jetëgjatësia është dyfishuar në krahasim me epokën para-industriale dhe merita nuk është për shkak të parave, por të rritjes së nivelit arsimor.

The post A sjellin paratë lumturi? Ekspertët i japin fund dilemës appeared first on Albeu.com.

Në të mirë dhe në të keq, derisa…paraja të na ndajë! Tradhtia financiare mes çifteve shqiptare
Në të mirë dhe në të keq, derisa paraja të na ndajë! Duket si utopike, por fenomeni i tradhtisë financiare është i përhapur edhe në vendin tonë. Cilat janë kostot e këtij fenomeni?

Nga Deada Hyka

Për F. ishte një ditë si gjithë të tjerat, në rutinën e përditshme në punën e tij. Gjersa një telefonatë, i prishi jo vetëm qetësinë e momentit, por të shumë ditëve më pas.

“Përshëndetje, ju telefonojmë nga Agjencia e Mbledhjes së Detyrimeve. Në pamundësi të kontaktit me bashkëshorten tuaj, gjetëm në sistem numrin tuaj. Na duhet t’ju informojmë se zonja ka më shumë se një vit pa shlyer asnjë këst të kartës së saj të kreditit dhe banka ka dërguar kartelën e saj për ndjekje nga ne….”

F.nuk ishte në dijeni të kartës së kreditit të bashkëshortes, aq më pak të shpenzimeve të kryera në fshehtësi dhe mungesës së përgjegjësisë për të shlyer detyrimet. Pasi mblodhi veten nga informacioni, çdo gjë tjetër që ndodhi më pas… u diskutua në seanca të gjata psikologjike dhe një fije peri i ndau nga divorci.

Në fakt, ekspertë të fushës ligjore e psikologjike pohojnë se vitet e fundit, në Shqipëri histori të tilla janë të shumta, gati krejt të zakonshme dhe ata që nuk i “përtypin” pabesitë financiare janë më tepër meshkujt.

Të gjithë i dimë historitë e tradhtisë së një bashkëshorti me tjetrin, por çfarë ndodh kur mashtrimi është financiar?

Pa përmendur lëndimin emocional, pasojat financiare nga pabesia e një partneri mund të jenë jashtëzakonisht të vështira për t’u rikuperuar.

Mund të jetë një kartë krediti e papaguar, një kredi, një shitje prone, apo borxhe nga sekrete si të qenët kumarxhi a përdorues droge. Të gjitha çojnë në cenimin e marrëdhënies bashkëshortore, deri në divorc.

Konfliktet financiare, një shkak për divorc

Sipas avokates Margarita Kola, numri i çështjeve të çuara në divorc për shkak të konflikteve financiare, sidomos fshehjes së informacioneve, është rritur vitet e fundit.

Pavarësisht se mungojnë statistika të mirëfillta, av. Kola thotë se rastet në rritje kanë qenë flagrante dhe se shpesh, janë vendime të pakthyeshme. Dikur më pak të kërkuara nga femrat, tashmë nuk ka diferencime gjinore për sa u përket vendimeve të tilla.

Shpesh, pabesia financiare, ose shkalla e saj, nuk zbulohet derisa një divorc është në proces dhe çiftet duhet t’i zbulojnë shpenzimet e tyre njëri-tjetrit. Kështu thotë avokatja, e cila shton se shumë njerëz nuk e kuptojnë se kjo është e panegociueshme dhe se fshehja e të ardhurave, në një moment a në një tjetër, do të dalë.

Shkenda Lila, detektive, pohon për “Monitor” se pas tradhtisë, arsyeja e dytë e rasteve më të shpeshta viteve të fundit, janë për zbulim shpenzimesh nga partnerët kryesisht, që nuk kanë besim ose kanë indicie për pabesi financiare nga bashkëshortët.

Znj. Lila u shpreh duke qeshur, se publikimi i listës së pagave ishte diçka negative për detektivët, duke qenë se edhe bashkëshortët morën informacionet që donin.

Të kontaktuar nga “Monitor”, oficerë kredie në dy institucione financiare për kredi të shpejta, pohuan se ka raste në rritje të marrjes së kredive të shumave që nuk tejkalon vlerën e 500 mijë lekë, për shkak të problematikave që përfshijnë fshehje të informacioneve financiare në familje.

Kujdes!

Nuk ka nevojë të kaloni në kontroll total: të grumbulloni financat dhe të ndiqni çdo hap të njëri-tjetrit. “Këshilloj që të ketë jo vetëm llogari të përgjithshme, por edhe personale – nëse besimi rikthehet, atëherë kjo është alternativa më e mirë. Nuk duhet të prisni që të lindin konflikte për të nisur një bisedë për paratë, por nuk duhet ta ndaloni atë kur problemet të zgjidhen”, – thotë psikologia Jonuzaj.

Kur nuk i tregon “kuletën” partnerit të jetës

Fshehja e informacioneve financiare mes një raporti mund të jetë një formë kontrolli, pasi një person kërkon të dominojë vendimet e marrëdhënies, duke fshehur informacionin kryesor.

Mund të jetë gjithashtu komunikim i dobët rreth parave, i ndërthurur me turpin e borxhit, duke gërryer besimin mes partnerëve.

Dhe sigurisht që mund të nxitet nga gënjeshtra të tjera: Varësia ndaj lojërave të fatit ose drogave është e vështirë për t’u zbuluar dhe asnjëra nuk është e lirë. Por gjithnjë e më shpesh, sipas Aljona Jonuzaj, psikoterapiste, e cila punon me çifte, paratë thjesht “largohen apo fshihen”.

Psikologia thotë për “Monitor” se numri i rasteve janë në rritje në seancat psikologjike dhe se, mashtrimi mund të rrjedhë nga dëshira për të fituar pushtetin mbi “shpirtin binjak”.

“Gënjeshtra të vogla se si njerëzit zgjedhin të shpenzojnë paratë mund të çojnë në probleme serioze martesore. Çfarë imagjinoni kur dëgjoni fjalën ‘tradhti’? Me siguri një bisedë në Tinder, ku partneri flirton me vajza të tjera. Apo ndoshta shoqja e tij e klasës, me të cilën ai është ende i dashuruar – natyrisht, në mënyrë platonike, sepse ajo ka një burrë dhe tre fëmijë.

Të gjithë e dinë tradhtinë fizike dhe emocionale, po ajo financiare? Ekziston gjithashtu: është një gënjeshtër për një partner ose bashkëshort për paratë. Mund të jetë fshehja e blerjeve, shpenzimeve ose borxheve, një hua sekrete, ose një llogari tjetër që gruaja/burri nuk e di.

Dhe tradhtia financiare është shumë e zakonshme edhe në vendin tonë, sipas evidentimeve tona edhe nga terapitë që bëjmë me çifte”, – thotë znj. Jonuzaj.

Në Shqipëri mungojnë statistikat, por si ilustrim, në SHBA, një studim i vitit 2018 me 414 persona tregoi se partneri fsheh diçka: fsheh faturat ose gënjen për çmimin e mallrave të blera. Në të njëjtën kohë, vetëm 27% e konsiderojnë këtë një mashtrim të plotë. Por kjo “e vërtetë e pastër, por jo e gjithë e vërteta” mund të ndikojë në marrëdhëniet, nënvizon psikologia.

“Është e rëndësishme të kuptojmë se çfarë formash mund të marrë një tradhti e tillë dhe si duhet të trajtohet. Nga puna jonë e përditshme, në terapitë fizikisht dhe online, kemi zbuluar disa nga arsyet e tradhtisë financiare. Të flasësh për financat mund të jetë mjaft e pakëndshme, sepse secili prej nesh ka frikën dhe ankthet e veta që lidhen me këtë temë.

Aftësitë e dobëta të komunikimit ose përpjekjet për të shmangur konfliktin mund të çojnë në pabesi financiare. Gjatë terapisë arrijmë në konkluzion se nëse dikush fsheh shpenzimet, atëherë, ai gjithashtu fsheh ndjenjat. Por ndodh edhe më keq: mashtrimi mund të rrjedhë nga dëshira për të fituar pushtetin mbi ‘shpirtin binjak’.

“Ndonjëherë paratë mund të përdoren si një ndëshkim për një person që nuk sillet ashtu siç do të dëshironte partneri i tyre”, – thotë psikologia, e cila thekson se kryesisht janë më të zakonshme nga meshkujt, por falen më pak nga ata vetë.

Znj. Jonuzaj gjithashtu nënvizon se, në këshillat që u jepet çifteve në terapi, rregulli kryesor është të diskutoni çështjen e parave që në fillim të marrëdhënies dhe mos prisni derisa të shfaqen problemet.

“Kjo mund të jetë një bisedë shumë e vështirë, por ia vlen: aftësia për të ngritur tema të tilla do të krijojë besim mes jush. Për më tepër, aftësia për të shprehur çështjet financiare do të jetë e dobishme: sa më shpesh t’i ngrini ato, aq më pak shqetësim.

Paratë janë një temë delikate, veçanërisht për ata që e dinë se si është të jetosh me qindarka ndërkohë që burri shpenzon pa informuar në të tjera vende”, -thotë ajo.

Sipas psikologes, nuk ka nevojë të kaloni në kontroll total: të grumbulloni financat dhe të ndiqni çdo hap të njëri-tjetrit.

“Këshilloj që të ketë jo vetëm llogari të përgjithshme, por edhe personale – nëse besimi rikthehet, atëherë kjo është alternativa më e mirë. Nuk duhet të prisni që të lindin konflikte për të nisur një bisedë për paratë, por nuk duhet ta ndaloni atë kur problemet të zgjidhen”, – thotë psikologia Jonuzaj.

Shkak për divorc

Sipas avokates Margarita Kola, numri i çështjeve të çuara në divorc për shkak të konflikteve financiare, sidomos fshehjes së informacioneve, është rritur vitet e fundit. Pavarësisht se mungojnë statistika të mirëfillta, av. Kola thotë se rastet në rritje kanë qenë flagrante dhe se shpesh, janë vendime të pakthyeshme. Dikur më pak të kërkuara nga femrat, tashmë nuk ka diferencime gjinore për sa u përket vendimeve të tilla.

Pasojat

E marrë në një këndvështrim në të gjithë shoqërinë shqiptare, për sociologen Marsida Simo, tradhtia financiare, ose pabesia financiare, është pasojë e disa faktorëve.

“Në pamje të parë mund të duket si diçka jo serioze, pasi po flasim për familjen dhe këto gjëra mund të rregullohen sërish. Në të vërtetë, ky fenomen përmban gënjeshtrën, fshehjen, mashtrimin, përfitimin e të mirave apo shërbimeve në mënyrë të njëanshme.

Madje shanset për tradhti financiare vitet e fundit mund të jenë në rritje, pasi bashkëshortët kanë llogari bankare të ndara, apo më shumë se një punë. Dhe shpesh, punët e dyta në Shqipëri janë informale. Megjithatë, paralelisht në vendin tonë ende nuk kemi një kulturë të mirëfilltë financiare ekonomike, e cila mund të sjellë thellimin e fenomenit”, – thotë znj. Simo.

Në lidhje me shkaqet, sipas saj, disa partnerë mund të bëjnë tradhti financiare, si një mënyrë për të rifituar autonominë në marrëdhënie.

“Ata përdorin shpenzimet si një mjet për të rivendosur pushtetin e tyre. Kjo mund të ndodhë më tepër te burrat, duke ditur mentalitetin që mbizotëron në vendin tonë, ku marrjet e vendimeve kryesore i përkasin më së shumti bashkëshortit.

Një tjetër arsye se pse ndodh pabesia financiare është prej faktit se çështja e parave në përgjithësi është e vështirë për t’u diskutuar, sidomos në fillimet e një marrëdhënie në çift. Më pas, gjërat bëhen edhe më të vështira derisa vijojnë me konflikte dhe mosmarrëveshje. Madje disa çifte zgjedhin mes palëve, se cili do të jetë menaxhuesi i të ardhurave dhe shpenzimeve.

Duke qenë me këtë “pushtet” absolut, mund të ketë abuzime. Po ashtu mund të ketë edhe arsye të tjera që lidhen me aspektin psikologjik, ku njëri prej partnerëve është i varur nga blerjet e shumta, të cilat e çojnë atë në borxhe të thelluara, duke mos u përballur me realitetin, por duke i mbajtur të fshehura derisa të dalë në pah e vërteta”, – thekson znj. Simo.

Sa u përket pasojave, sociologia përmend së pari prishjen e ekuilibrave mes bashkëshortëve e më tej, humben e besimit dhe konfliktet e vazhdueshme. Në përfshirjen e palëve të treta, çështja vështirësohet më shumë, qoftë një institucion kreditor apo njerëz ku njëri nga bashkëshortët ka marrë shuma parash.

“Pjesa që e vështirëson këtë raport është se, bashkëshortët shpesh e zbulojnë tradhtinë financiare vetë, nga ndonjë rrethanë rastësore ose kur është bërë situatë problematike dhe jo se partneri është rrëfyer për atë gjë. Personalisht në biseda të shumta me nëna vë re një pabesi që kanë gratë ndaj bashkëshortit, në lidhje me të ardhurat.

Jo pak herë mendojnë se burrat janë të prirë të shpenzojnë më shumë, por nuk i tregojnë të gjitha. Nga ana tjetër, ka edhe gra të cilat bëjnë shpenzime, të cilat nuk ia tregojnë partnerit nga frika se ata do t’i paragjykojnë apo se më pas mund të lindin grindje të panevojshme” -përfundon znj. Simo.

Raporti: 1/3 njerëzve përjetojnë tradhti financiare

Gati një e treta e çifteve kanë përjetuar pabesi financiare në marrëdhënien e tyre, sipas një sondazhi të ri nga US News & World Report.

Rreth 3 në 10 të anketuar në sondazhin e janarit 2022 thonë se janë përballur me pabesinë financiare ose si viktimë, ose si autor.

Tradhtia financiare mbulon një gamë të gjerë sjelljesh, duke përfshirë të pasurit e kartave sekrete të kreditit, apo edhe gënjeshtrën për të ardhurat.

Elementi që të gjithë kanë të përbashkët është se një partner fsheh ose ruan informacione për një vendim të lidhur me paratë. Kur viktima zbulon të vërtetën, shpesh ka një ndjenjë tradhtie. Në njëfarë mënyre, është e ngjashme me pasojat e tradhtisë romantike.

Llojet e pabesisë financiare

Kur u pyetën se çfarë lloj tradhtie financiare ndodhi në marrëdhënien e tyre, të anketuarit në sondazh raportuan si më poshtë:

– Mbajtja sekrete e blerjeve: 31.4%

– Fshehja e borxheve, apo llogarive: 28.7%

– Gënjeshtra për të ardhurat: 22.6%

– Tërheqja e parave nga kursimet: 10.4%

– Huadhënia e parave pa pëlqim: 6.9%

Siç mund ta shihni, ka shumë mënyra për të mbajtur sekretet e parave. Në anketë, 8.5% e morën vesh për veprën e pahijshme nëpërmjet një rrëfimi. Zakonisht, viktima e merr vesh për pabesinë në mënyra të tjera.

Shenjat e pabesive financiare

Kur u pyetën se si zbuluan se bashkëshortët kishin kryer mashtrime financiare, të anketuarit panë shenjat e mëposhtme:

– 23.7% thonë se panë një blerje të madhe

– 20.9% vunë re se bilancet e llogarive ishin jashtë normales

– 19.9% ​​zbuluan një deklaratë ose statement për një llogari të panjohur

– 18.7% thonë se kanë gjetur pako të papritura

– 8.2% vunë re pajisje elektronike të padeklaruara

Arsyet për të kryer pabesi financiare

Tani, le të kthejmë tabelat dhe të shohim motivet. Sondazhi i pyeti ata që u përfshinë në pabesi financiare pse e kishin të nevojshme ta bënin këtë. Këtu janë gjetjet:

– Për të shmangur një argument: 38%

– Sikleti për keqpërdorimin e parave: 23.1%

– Për t’u ndier më shumë në kontroll financiarisht: 16.1%

– Për të ndihmuar dikë tjetër: 15.8%

– Për të shmangur ndarjen e lajmeve të këqija: 7%./monitor

The post Në të mirë dhe në të keq, derisa…paraja të na ndajë! Tradhtia financiare mes çifteve shqiptare appeared first on Albeu.com.

PARAJA ju bën të keni frikë, stres dhe nervozizëm? Kapërceni ndjenjën e keqe gradualisht, në 5 hapa
Në kohën që jetojmë, stresi i shkaktuar nga mungesa e parave dhe problemet financiare është mjaft i zakonshëm dhe normal.

Sado që thonë se nuk e bën dot një njeri të lumtur, fakti është se është i nevojshëm për një jetë cilësore, normale.

Sipas The Good Trade, stresi rreth parave ndikon në çfarë lloj vendimesh financiare marrim, gjë që është krejtësisht normale, por mund të ndikojë edhe në shëndetin fizik të një personi. Qëndrimi emocional i një personi ndaj parave është gjithashtu i rëndësishëm.

Në këtë drejtim, njeriu duhet të vendosë një ekuilibër të caktuar në jetë, domethënë të jetë i vetëdijshëm për rëndësinë e parasë, por jo t’i japë asaj një kuptim që realisht nuk e ka. Është interesante se frika financiare është e pranishme si tek ata me të ardhura të ulëta, ashtu edhe tek ata, jetën e të cilëve do ta vlerësonim si solide. Është e nevojshme t’i qasemi problemit gradualisht, hap pas hapi.

1. Bëni një inventar të aseteve

Si fillim, merrni një pasqyrë realiste të situatës suaj financiare. Rendisni të ardhurat, shpenzimet dhe borxhet tuaja, në mënyrë që t’i shihni të gjitha në një vend. Përveç kësaj, vini re vlerën e bizhuterive, makinave, pasurive të paluajtshme dhe të ngjashme.

Numrat e fortë në një vend mund të duken të frikshëm, por është e nevojshme ta shikojmë situatën realisht. Kini parasysh se të kesh ose të mos kesh para nuk të përcakton ty si person, domethënë nuk është një vlerësim i cilësisë tënde morale.

2. Vlerësoni konsumin

Kur të shihni se çfarë keni në dispozicion, vlerësoni shpenzimet tuaja të pritshme dhe të papritura në tre muajt e fundit. Merrni pasqyrat bankare për të kontrolluar se për çfarë po shpenzoni ose shkarkoni një nga aplikacionet në internet që mund t’ju ndihmojnë të renditni automatikisht shpenzimet tuaja.

Kur shikoni shpenzimet tuaja të paparashikuara ose paratë që keni shpenzuar për kënaqësi të vogla që nuk ju nevojiteshin vërtet, mund të ndiheni të urryer ose të zemëruar. Nuk ka nevojë për ndjenja të tilla , sepse bëhet fjalë për situatën tuaj aktuale dhe sapo keni ndërmarrë hapat e parë për të zgjidhur problemin ekzistues, ndaj mund të ndaloni menjëherë autokritikën.

Duke qenë se çdo shpenzim ka një qëllim specifik, mendoni për pikën e shpenzimeve tuaja. Çfarë ju sollën dhe si u ndjetë pas tyre.

Pas kësaj, bëni një listë të prioriteteve tuaja të shpenzimeve. Mendoni se çfarë keni nevojë dhe për çfarë po përpiqeni vërtet. Kjo do t’ju ndihmojë të shpëtoni nga kostot e panevojshme në të ardhmen, për të arritur një qëllim më të lartë, shkruan albeu.com.

3. Përqendrohuni në atë që mund të kontrolloni

Kur identifikoni zakonet tuaja të shpenzimeve, përqendrohuni në atë që mund të kontrolloni më lehtë. E vërteta është se jo gjithmonë duhet të blini ushqim të shpejtë dhe nuk keni nevojë për një gardërobë të re çdo muaj.

Pastaj mendoni nëse mund të fitoni të ardhura shtesë në një farë mënyre. Përveç punës së rregullt, a mund të bëni një punë më pak kërkuese ku nuk do të shpenzoni aq shumë energji dhe kohë dhe do të fitoni disa të ardhura.

Mendoni nëse ka një mundësi për të avancuar në biznesin që tashmë keni.

4. Planifikoni për të ardhmen

Vendosni disa objektiva realiste që nuk do të arrijnë në të ardhmen e largët, por, për shembull, në vitin aktual. Mund të jetë kursim për diçka, investim, reduktim i shpenzimeve ose ndryshim banke për shkak të kushteve më të favorshme.

Është e rëndësishme të theksohet se të jesh i zgjuar me paratë e tua nuk do të thotë vetëm se nuk do t’i shpenzosh kurrë. Është e nevojshme të jetosh në mirëqenie emocionale, ndaj nderimi i vetes herë pas here nuk duhet parë si shpenzim i panevojshëm.

Përveç kësaj, investoni para në gjëra që ju sjellin lumturi, siç janë instrumentet që ju nevojiten për një hobi. Ju gjithashtu mund të jeni në gjendje të blini mjete që do të jenë të dobishme në punën shtesë që planifikoni të bëni, shkruan albeu.com.

5. Kërkoni ndihmë

Nuk duhet të keni frikë të pranoni problemet tuaja financiare. Disa banka kanë këshilltarë financiarë, ose ekspertë që mund t’ju këshillojnë për kursimet dhe shpenzimet.

Frika për të mos pasur para është gjithashtu një gjë e vërtetë, kështu që është në rregull të kërkoni mbështetje emocionale. Mbani në mend se kostot e psikoterapisë nuk janë aspak të tepërta, sepse kujdesi për shëndetin mendor është po aq i rëndësishëm sa kujdesi për shëndetin fizik. Në terapi, ju mund të jeni në gjendje të ndryshoni këndvështrimin tuaj kur bëhet fjalë për rëndësinë e parave në jetën tuaj.

The post PARAJA ju bën të keni frikë, stres dhe nervozizëm? Kapërceni ndjenjën e keqe gradualisht, në 5 hapa appeared first on Albeu.com.

Të gjithë në “sitë”! Çfarë pritet të ndodhë me 650 personat më të pasur në vend?
Në tre vitet në vijim Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të krijojë një listë me 650 individët më të pasur në vend, pasuria e të cilave do të hetohet për arsye të mbledhjes së taksave dhe reduktimit të informalitetit.

Në programin e ri Ekonomik të Qeverisë 2022-2024, përcaktohet se lista do të përmbushet gjatë tre viteve, ku gjatë 2022 do të listohen 100 persona, më 2023 do të evidentohen edhe 200 dhe gjatë 2024 edhe 350 individë të pasur, duke e çuar listën totale në 650 individë.

Për nga stili i jetës që bëjnë, Shqipëria ka shumë individë që kanë pasur, të cilët nuk i kanë të deklaruara burimet e te ardhurave e për rrjedhojë nuk janë të fiskalizuar. Pasuria e këtyre individëve mund të burojë nga burime të ligjshme dhe të paligjshme të ardhurash por Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve synon që të paktën të fiskalizojë një pjesë të pasurisë së fshehtë dhe të nën deklaruar.

Hetimet paraprake të tatimeve kanë gjetur se, ka më shumë individë që marrin paga të larta se sa vetdeklarohen në tatime. Lista që do të krijohet do të azhurnojë informacione nga palë të treta, të tilla si hipotekat, pagesa e energjisë dhe ujit dhe synon të rrisë tatimin nga të ardhurat dhe pasuritë e këtyre individëve. Shumë individë në Shqipëri kanë krijuar pasuri në mënyrë të jashtëligjshme, por institucionet financiare ndërkombëtare e kanë këshilluar autoritet fiskalë në vend që së paku kjo pasuri të fiskalizohet.

Gjatë tre viteve në vijim tatimet synojnë të luftojnë evazionin fiskal, mashtrimin fiskal dhe informalitetin, duke përdorur në kohë reale mbikëqyrjen e transaksioneve financiare midis tatimpaguesve, sipas sistemit të sapozbatuar të fiskalizimit (sistemi i monitorimit dhe mbikëqyrjes së veprimtarive tregtare të tatimpaguesve nga autoritetet tatimore shqiptare). Sipas tatimeve ky sistem do të sjellë më shumë raportime transaksionesh me para në dorë dhe do të reduktojë transaksionet e fshehura pa para, me kontroll më të mirë të sistemit fiskal. Do të ndihmojë gjithashtu efikasitetin në raportimin fiskal, duke mbledhur më shumë të dhëna nga tatimpaguesit dhe duke mbushur deklaraten e TVSH-së me këto të dhëna.

Integrimi dhe përdorimi i të dhënave nga palët e treta në Data Warehouse të administratës tatimore, {autoritetet kombëtare të shërbimeve (uji, elektriciteti), regjistrimi i automjeteve, bashkitë, etj.}

Në kuadër të reduktimit të informalitetit do të ndërtohet Regjistri i Aseteve të Tatimpaguesve (te tundshme & patundshme), me qëllim vlerësimin real të pasurive të tatimpaguesve, duke ndërtuar një sistem për verifikimin dhe ndjekjen e të ardhurave të tatimpaguesve, kontrollin e plotë të pagesave të bëra mbi taksat e pasurisë. Ky proces do të kalojë nëpër 3 faza: E para, krijimi i një regjistri asetesh me atributet përkatëse; E dyta, shkëmbimi i të dhënave me web-service dhe e treta analiza e të dhënave./Monitor

The post Të gjithë në “sitë”! Çfarë pritet të ndodhë me 650 personat më të pasur në vend? appeared first on Albeu.com.