paradokset me korrupsionin ne shqiperi Archives - Albeu.com

Poshtë korrupsioni!
Nga Edi Oka

“Korrupsionin nuk ua solla unë, atë e gjeta në mes tuaj!”

Ambasadorja Kim duket kaq e vendosur në luftën kundër korrupsionit, saç ishte edhe Skënderbeu në luftën kundër turqve. Nuk kemi asnjë dyshim se Amerikës nuk i pëlqen korrupsioni dhe pushteti i mafias në Shqipëri. Në një vend pa to, ajo do ta kishte më të lehtë kontrollin dhe rrjedhimisht përfitimet.

Për fat të mirë, një situatë e tillë do të ishte më e pëlqyeshme edhe për ne shqiptarët. Por a e ndjente ndopak ambasadorja faktin se në atë konferencë ndodhej midis disa nga njerëzit më të korruptuar në vend? Ose midis disa prej njerëzve që e kanë lejuar dhe ushqyer korrupsionin pikërisht për të qenë aq lart në hierarkinë shtetërore sa të siguronin pjesmarrjen në një konferencë e cila lëvdonte arritjet e një qeverie të korruptuar deri tek të linjtat në “luftën” e saj antikorrupsion?

A nuk është ky paradoksi më i madh i momentit në Shqipëri?

Nëse korrupsionin nuk e bën qeveria dhe administrata e saj, kush e bën? Opozita?! Nëse po, a është kjo opozitë (e vdekur e pakallur) në gjendje të bëjë kaq shumë korrupsion sa për luftën ndaj tij të organizohet një konferencë kaq pompoze?

A e di zonja ambasadore që oligarkët dhe krimi i organizuar janë burimi kryesor i votave (të tjetërsuara) që mbajnë në këmbë këtë pushtet që ajo mbështet? Nëse korrupsioni luftohet me konferenca suksesi, përse nuk i organizojnë më shpesh? Një herë në muaj. Ore javë për javë po u desh!

Duket se korrupsioni dhe krimi i organizuar kanë gjetur tre aleatë të dobishëm; vanitetin, hipokrizinë dhe propagandën!/albeu.com/

The post Poshtë korrupsioni! appeared first on Albeu.com.