Parada Shqiptare Archives - Albeu.com

Marko Kepi: U tentua të pengohej Parada Shqiptare në Nju Jork, përgatitjet kishin nisur prej një viti
Presidenti i organizatës “Rrënjët Shqiptare në Amerikë” (Albanian Roots), Marko Kepi, është shprehur se pati përpjekje nga disa individë për të ndalur dhe për të kërkuar anulimin e Paradës Shqiptare në Nju Jork, e cila këtë vit iu dedikua shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se thirrjet për bojkot, si edhe protestat e zhvilluara nga disa persona që sipas tij nuk njihen në komunitet, nuk lidhen me kauzat e shqiptarëve në Shqipëri, por japin një pamje të përçarë të diasporës.

Kepi deklaroi se protestat e mbajtura në New York dhe organizatorët e tyre nuk kanë asnjë lidhje me protestën që po zhvillohet në Shqipëri, as në mesazhe dhe as në formën e organizimit. Sipas tij, në Shqipëri qytetarët janë ngritur për të kundërshtuar arsyet që, siç u shpreh ai duke përfshirë edhe veten, i kanë detyruar shqiptarët të largohen gjatë 35 viteve të fundit, pasi sistemi politik nuk u ka dhënë të ardhme dhe ka sjellë vetëm trazira. Ai shtoi se politika në vend ka qenë gjithmonë rrëmujë dhe se shqiptarët nuk merren më me atë politikë.

Sipas tij, protestuesit në New York, në vend që t’u bashkoheshin atyre në Shqipëri, në fakt po ua vështirësojnë situatën. Ai argumentoi se pjesëmarrja e ulët, me rreth 20 veta, nuk mund të konsiderohet protestë. Po ashtu, ai nënvizoi se ndërsa në Shqipëri protestuesit dalin me pankarta kundër regjimit, kundër sistemit, për ndryshim dhe për një Shqipëri më të mirë, në New York për tri javë me radhë janë mbajtur fjalime kundër Paradës Shqiptare dhe është kërkuar që të mos merret pjesë në të. Sipas Kepit, në këtë mënyrë po goditej vetë parada shqiptare.

Ai theksoi gjithashtu se organizatat që veprojnë prej dekadash në SHBA nuk mund t’u bashkohen nismave individuale, kur ato, sipas tij, kthehen në sulme personale dhe në përpjekje për të dëmtuar aktivitete kulturore kombëtare.

Kepi u shpreh se gjatë këtyre protestave janë bërë edhe sulme verbale ndaj tij personalisht, gjë që, sipas tij, nuk është e drejtë dhe vetëm sa e paraqet komunitetin si të përçarë. Ai tha se, sipas mendimit të tij, kjo ka ndodhur sepse dy nga organizatorët kryesorë nuk i përkasin diasporës. Njëri prej tyre, tha ai, nuk është as nga New Yorku, por vjen nga Filadelfia për të protestuar në New York, ndonëse edhe në Filadelfia ka shumë shqiptarë dhe ai mund t’i zhvillonte protestat atje.

Sipas Kepit, vetë organizatorët kanë pranuar se në protestë nuk iu bashkua asnjë organizatë. Ai tha se arsyeja për këtë është fakti se bëhet fjalë për dy individë të panjohur për komunitetin. Për këtë arsye, shtoi ai, shoqata që kanë 30 apo 50 vite aktivitet nuk mund t’i bashkohen një personi të panjohur, për të cilin nuk dihet qëllimi, sidomos kur ai del me mesazhe kundër shoqatave dhe kundër individëve që jetojnë atje, por që nuk kanë lidhje me qeverinë shqiptare apo me politikën shqiptare.

Në fund, Marko Kepi shprehu mbështetjen e tij për kërkesat e qytetarëve shqiptarë, duke theksuar se do të jetë gjithmonë në anën e interesit publik dhe të së mirës së Shqipërisë.

Ai u shpreh se si individ do të jetë gjithmonë në krah të popullit shqiptar për ato që kërkon populli shqiptar, për të mirën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Gjithashtu, ai tha se edhe në rrjetet e tij sociale e ka shprehur prej kohësh këtë qëndrim, edhe në anglisht, me thirrjen “let freedom ring”, duke shtuar: le të ketë drejtësi.

The post Marko Kepi: U tentua të pengohej Parada Shqiptare në Nju Jork, përgatitjet kishin nisur prej një viti appeared first on Albeu.com.

PARADA SHQIPTARE NË NEW YORK/ Një festë e identitetit dhe krenarisë kombëtare
Mijëra shqiptarë marshuan sot në rrugët e Manhattan-it, si pjesë e parades dedikuar diasporës sonë në New York. Shqiptarët manifestuan kulturën dhe identitetin kombëtar me flamuj, valle dhe muzikë. Festimet kulmuan me një koncert dhe aktivitete kulturore në rrugën 72, në një atmosferë bashkimi dhe krenarie shqiptare.

Në zemër të Manhattan-it, mijëra shqiptarë nga të gjitha trevat dhe diaspora u mblodhën këtë të shtunë për t’iu bashkuar parades, por edhe festës shqiptare në New York.

Ngjarja, e organizuar nga “Albanian Roots”, shënon një nga momentet më të rëndësishme të bashkimit kulturor të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë gjallëri, krenari dhe emocion në rrugët e qytetit.

Parada paraditen e së shtunës me orën lokale nga zona e Central Park West, për të vazhduar përgjatë rrugës së 81-të deri në 68th Street, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve amerikanë dhe turistëve të shumtë.

Pjesëmarrësit mbanin flamuj kuqezi, veshje tradicionale dhe pankarta me mesazhe që pasqyronin lidhjen e fortë me rrënjët shqiptare. Banda muzikore, valltarë popullorë dhe këngëtarë të njohur interpretuan gjatë gjithë marshimit, duke e kthyer eventin në një festë të hapur.

Kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, priti përfaqësues të komunitetit shqiptar në rezidencën e tij, duke vlerësuar kontributin e diasporës shqiptare në jetën qytetare dhe kulturore të qytetit. Ai theksoi se diversiteti është një nga pikat më të forta të New York-ut dhe se komuniteti shqiptar është shembull për këtë frymë bashkëjetese.

Pas përfundimit të paradës, festimet vijuan me një koncert dhe aktivitete kulturore në zonën e W 72nd Street. Parada shqiptare në New York është më shumë se një ngjarje festive, ajo është një manifestim krenarie, uniteti dhe trashëgimie që kalon brezat dhe kontinentet.

The post PARADA SHQIPTARE NË NEW YORK/ Një festë e identitetit dhe krenarisë kombëtare appeared first on Albeu.com.

Festimet e 112-vjetorit të pavarësisë, Tirana pret mbi 10 mijë pjesëmarrës në “Paradën Shqiptare”
Shqipëria feston sot 112-vjetorin e pavarësisë. Bashkia e Tiranës ka parashikuar edhe një kalendar të pasur me aktivitete dhe ngjarje kulturore.

Në mesditë, duke nisur nga ora 12:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, do të zhvillohet “Parada e Shqiptarëve”, ku Tirana pritet të vishet e gjitha kuq e zi.

Të pranishëm në paradë pritet të jenë mbi 350 grupe artistike nga anë e mbanë kudo ku flitet shqip. Në paradë do të jenë të pranishme përfaqësues nga 150 qytete, ndërsa llogariten mbi 10 000 të pranishëm.

Pjesëmarrësit dhe grupet artistike do të nisin përgatitjet prej orës 9 me 28 Nëntor, për të nisur aktivitetin e Paradës Shqiptare në orën 12 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Parada kuqezi” nis nga sheshi “Nënë Tereza”, midis Pallatit të Koncerteve dhe Presidencës dhe do të përshkojë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për t’u mbyllur në sheshin “Skënderbej”.

Parada do të realizohet për të dytin vit radhazi, duke i dhënë kryeqytetit rolin e një qendre të përbashkët për kremtimin e Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë.

Parada Shqiptare për festat e Nëntorit, synon të rikthejë vëmendjen tek vlerat e kostumeve popullore, riteve, traditave por dhe trashëgiminë e historisë së kombit te brezat e rinj.

Pas paradës do të zhvillohet dhe ceremonia e ngritjes së flamurit, e parashikuar në orën 13:40.

Paralelsiht me zhvillimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, do të zhvillohen edhe aktivitete të tjera si Panairi i Artizanëve, që do të zhvillohet te Pazari i ri, zona e Markatës së Gjelbër.

“Festivali i Artizanatit dhe Qeramikës”, do të shfaqë dhe mbështesë diversitetin dhe aftësitë e jashtëzakonshme të artizanëve lokalë në disiplina të ndryshme artizanale.

Ky festival, synon të krijojë një treg plot jetë ku artistët, zejtarët dhe krijuesit mund të shfaqin punën e tyre, të angazhohen me publikun dhe të nxisin vlerësimin për mallrat e punuar me dorë.

Festivali do të shfaqë një shumëllojshmëri produktesh të punuar me dorë, duke përfshirë qeramikë, bizhuteri, tekstile, punime druri, punime metalike, artikuj lëkure dhe më shumë.

Çdo artizan do të ketë një zonë ekspozimi ku vizitorët mund të shikojnë dhe blejnë krijimet e tyre. Tregu do të ofrojë artikuj unikë, të veçantë, duke promovuar idenë e mbështetjes së talenteve vendase mbi produktet e prodhuara në masë.

Në të njëjtën datë, është teatri “Linda” që shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar, ndërsa koncerti “Eloquent Echoes” do të jepet në ambientet e Kishës Katolike në kryeqytet.

“Ky projekt synon të paraqesë përpara publikut të kryeqytetit instrumentistë të rinj, si dhe pedagogë në Real Conservatorio Superior de Musica de Madrid, si dhe Korin “Siparantum”, një ndër koret më të mira aktualisht në rajon.

The post Festimet e 112-vjetorit të pavarësisë, Tirana pret mbi 10 mijë pjesëmarrës në “Paradën Shqiptare” appeared first on Albeu.com.