para Kryeministrisë Archives - Albeu.com

Sot opozita zbret në shesh/ Partia Demokratike fton qytetarët në protestën kombëtare
Këtë të premte, opozita do të zhvillojë një tjetër protestë kombëtare kundër qeverisë. Lideri demokrat, Sali Berisha, ftoi dje qytetarët që të dalin në protestën kombëtare që do të zhvillohen në Tiranë.

Ai akuzoi qeverinë se me ligjin e propozuar prej tyre në Kodin e Procedurës Penale, synohet të mbrohet kryeministri dhe familja e tij.

“Ndaj dhe unë ftoj shqiptarët të thonë fjalën e tyre me guxim epik nesër në ora 6 në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Vetëm qytetarët, vetëm guximi i tyre i hekurt, vetëm vendosmëria e tyre do t’i vendosë këtë organizatë kriminale me në krye Edi Ramën para ligjit dhe do mbrojë qytetarët shqiptarë, do mbrojë pasuritë e tyre, do mbrojë të ardhmen e tyre nga një bandë armiqësore si këta”, – tha Berisha.

I pyetur nga gazetarët për skenarin e protestës, Berisha u shpreh kështu: “I gjithë skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore”.

Sa u përket deklaratave të Kryetarit të Komitetit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister, i cili bëri thirrje për protesta paqësore, Berisha tha se qëndron në të njëjtën linjë me të.

Kryedemokrati deklaroi se gjithmonë ka ftuar për kryengritje paqësore. Duke iu referuar rasteve të hedhjes së molotovit, ai shtoi se në protestë mund të hyjnë njerëz të dëshpëruar, por theksoi se thirrja e tij është për protestë paqësore. Por ai akuzoi sërish qeverinë dhe Belinda Ballukun për vjedhjen e fondeve të rrugës. Kjo, pasi një tjetër segment rrugor është dëmtuar në vend, duke nxjerrë në pah edhe njëherë cilësinë e dobët të punimeve dhe dyshimet për abuzime.

The post Sot opozita zbret në shesh/ Partia Demokratike fton qytetarët në protestën kombëtare appeared first on Albeu.com.

Protesta e Partisë Demokratike, hiqet pema e Vitit të Ri para Kryeministrisë
Në prag të protestës së Partisë Demokratike, e cila do të zhvillohet sot në orën 18:00 para Kryeministrisë, autoritetet kanë nisur përgatitjet për sigurinë dhe rregullin publik.

Si pjesë e masave paraprake, është hequr pema e Krishtlindjeve që ndodhej para Kryeministrisë, një veprim që vjen ndërsa opozita pritet të mbledhë qindra mbështetës, për të protestuar kundër qeverisë.

The post Protesta e Partisë Demokratike, hiqet pema e Vitit të Ri para Kryeministrisë appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, ja rrugët ku kufizohet qarkullimi
Këtë të hënë, për shkak të protestës së lajmëruar nga Partia Demokratike, Policia e Tiranës, ka ndërmarrë një plan masash lidhur me qarkullimin rrugor.

Protesta do të nisë në orën 18:00, ndërsa kufizimet e qarkullimit do të nisin që në orën 14:00:

Policia njofton se nga ora 14:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Po nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia thotë se në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

“Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative”, thuhet ne njoftim.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e sotme, i cili nis në orën 18:00 para Kryeministrisë.

Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private.

Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, ditën e sotme do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

-Nga ora 14:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;

-Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

The post Protesta e opozitës para Kryeministrisë, ja rrugët ku kufizohet qarkullimi appeared first on Albeu.com.

Tensione nga protesta para Kryeministrisë/ “Shqipëria Bëhet” denoncon policinë: Na morën gjeneratorin (VIDEO)
Sërish tensione mes aktivistëve të Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ dhe policisë. Përfaqësues të Lëvizjes, që po protestojnë para Kryeministrisë prej disa ditësh, denoncojnë se policia i ka marrë gjeneratorin, ndërsa thuhet se janë ndaluar dhe 4 aktivistë.

Në videon e shpërndarë nga lëvizja Shqipëria bëhet, dëgjohet një nga përfaqësueset e lëvizjes që debaton me punonjës të policisë.

“A kemi të bëjmë me policinë, apo me bandat! Këtë dua të di dhe unë. Policia a respekton shkresat? Se kemi shkresa. Dhe ne na e hoqën gjysmë ore para. Ju po silleni si banditë, dhe ne si njerëz.”, tha ajo. Ndërkohë, Adriatik Lapaj tha se ky është shteti dhe policia e Edi Ramës. “Ne kërkojmë që të na jepet gjeneratori dhe më pas ju mbroni Ramën”, dëgjohet teksa thotë ai.

The post Tensione nga protesta para Kryeministrisë/ “Shqipëria Bëhet” denoncon policinë: Na morën gjeneratorin (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Nis protesta e “Shqipëria Bëhet” para kryeministrisë, aktivistët përplasen me policinë (VIDEO)
Ashtu siç ishte lajmëruar, aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, kanë nisur protestën para kryeministrisë, përmes të cilës kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.

Pak minuta pas nisjes së protestës, aktivistët janë përleshur me policinë.

Me thirrjet “Edi Rama o hajdut”, protestuesit kanë denoncuar situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi, aferat korruptive të qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të tij.

Prej disa ditësh, kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe aktivistë të kësaj lëvizje, janë zhvendosur para selisë së qeverisë duke theksuar se nuk do të lëvizin nga sheshi deri në largimin e tij.

The post Nis protesta e “Shqipëria Bëhet” para kryeministrisë, aktivistët përplasen me policinë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Sot “Foltorja” e opozitës para Kryeministrisë, policia plan masash: Ja rrugët që bllokohen
Policia me plan masash për protestën e opozitës sot para Kryeministrisë. Opozita do të mbajë ‘Foltoren’ e radhës në orën 18:00 deri në 20:00, ndërkohë që disa rrugë do të bllokohen.

Në lidhje me tubimin e njoftuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, që do të zhvillohet sot nga ora 18:00 deri në 20:00, përpara godinës së Kryeministrisë, Policia e Tiranës, ka marrë të gjitha masat e nevojshme, me qëllim garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së tubimit.

NJOFTIMI

Në lidhje me tubimin e njoftuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, që do të zhvillohet sot nga ora 18:00 deri në 20:00, përpara godinës së Kryeministrisë, Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat e nevojshme, nme qëllim garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së tubimit. Konkretisht:

-Nga ora 15:00 e deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si edhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të dinamikës së tubimit, mund të vendosen kufizime të përkohshme të qarkullimit edhe në akse të tjera rrugore. Për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve, Policia e Tiranës ka parashikuar devijimin e trafikut në rrugë alternative.

Policia e Tiranës apelon për drejtuesit e automjeteve të shmangin lëvizjen në akset që do të bllokohen dhe të përdorin itinerare alternative, në mënyrë që të mos pengohet lëvizja e lirë e pjesëmarrësve në tubim.

The post Sot “Foltorja” e opozitës para Kryeministrisë, policia plan masash: Ja rrugët që bllokohen appeared first on Albeu.com.

Adriatik Lapaj vijon protestën para Kryeministrisë: Të imponojmë dorëheqjen e Ramës
Adriatik Lapaj, vijon protestën para Kryeministrisë. Në një lidhje live në “Koha për t’u zgjuar” në News24, Lapaj ka treguar se protesta e tij ka nisur fillimisht vetëm, kjo pasi beson se janë vullnetet e individëve ata që sjellin ndryshimin.

Ai ka folur edhe në lidhje me vendosjen e çadrës ditën e djeshme, që u kundërshtua nga forcat policore. Lapaj u ka bërë thirrje të gjithë atyre që e ndjejnë, që të bëhen pjesë e protestës së tij, ndërsa ka renditur edhe aferat e kësaj mazhorance në fuqi, që duhet të kishte sjellë rrotacionin politik dhe jo fitoren në zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki.

Lapaj zbuloi gjithashtu se në protestë do të qëndrohet derisa tua lejojë limiti biologjik.

“Themeli i fortë i një demokracie është individi. Nuk kam besuar te protestat e mëdha, E nisa vetëm. Çdo njeri që e ndjen, të bashkohet në formën e vetë. Në orën 5 pasdite, kemi ritualin ku bëhet një protestë që çdo ditë do të jetë dhe më e madhe. Të tjerët ikin e vinë. Ka pasur deri në orë 5 të mëngjesit. Ka të tjerë që po rrinë tërë kohës këtu. Kemi qenë 12 veta gjatë gjithë natës. Kur ti pyet një përfaqësues të shtetit, se ku bazohet, dhe s’ta tregon, e kupton vetë ti. Vendosja e tendave, është një gjë demokratike, si në SHBA. Por kjo vetëm demokraci nuk është. Shpërfillja është e tmerrshme. Edhe më e rëndë është që të shpërfillin si qytetar, se ke një mendim dhe ti flet dhe s’të dëgjon njeri.

Korrupsionet galoponte, ministrat kapen në vjedhje. Askush në botë nuk ndodh që pasi je kapur gafil duke vjedhur, ti bëhet dhe më i fortë. Nuk ka logjikë që t’i shkon në zgjedhje të parakohshme në 5 bashki dhe fiton 75 të votave. Afat për qëndrimin nuk ka. Nëse ndodh që njerëzit shtohen, dhe imponojnë dorëheqjen e këtij zotërie, pasi ai s’ka legjitimitet më, pasi ai do të ishte limiti i protestës. Do të qëndrojmë këtu deri sa në limitin biologjik të trupit. Vjedhin nuk mbajnë përgjegjësi. I kërkon gjykata të ikin na detyra, kapen dhe mbrohen me një gjykatë tjetër. Na kërcënojnë jetën me vjedhjen e tyre. Të mungojnë hekuri në tunelin e Llogarasë, rrezikohet jeta jo vetëm vjedhje. Apo të rrezikohet jeta nga rënia e malit, në Qafë-Plloçë, nuk është vetëm vjedhje, por dhe rrezikim jete.”, tha ai.

The post Adriatik Lapaj vijon protestën para Kryeministrisë: Të imponojmë dorëheqjen e Ramës appeared first on Albeu.com.

E kaloi natën në karrige para Kryeministrisë, flet Adriatik Lapaj: Jam shkëndija që duhet t’i ndezë qytetarët
Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka nisur një formë të pazakontë proteste para Kryeministrisë, i ulur në një karrige dhe pa asnjë logo partie.

Ai deklaroi se ka dalë si qytetar dhe aktivist, i zhgënjyer nga mungesa e reagimit shoqëror ndaj situatës politike dhe ekonomike në vend.

Gjithashtu, Lapaj theksoi se kishte pritur protesta dhe përballje publike në dhjetor, sidomos për çështje që prekin të rinjtë dhe studentët, për ikjen masive nga vendi dhe mungesën e shpresës.

“Mendova të bëhem një shkëndijë. Një shkrepëse e vogël që mund të ndezë një lëvizje që Shqipëria e ka shumë nevojë”, u shpreh ai, duke theksuar se problemet e sotme nuk i zgjidh asnjë parti e vetme.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po ushtron presion ndaj institucioneve të drejtësisë, sidomos ndaj Gjykatës Kushtetuese, ndërsa mbrojtja e zëvendëskryeministres Belinda Balluku sipas tij tregon frikën e Ramës nga përparimi i hetimeve.

“Po dal për pavarësinë e gjyqësorit. Ky është moment historik. O vendoset drejtësia, o ky shtet shkon drejt shkatërrimit”, tha Lapaj.

Sa i përket qëndrimit në protestë, Lapaj u shpreh se do të rrijë aq sa ta mbajnë forcat.

“Do qëndroj derisa misioni të përmbushet. Uroj që qindra e mijëra qytetarë t’i bashkohen kësaj thirrjeje. Nëse ndodh shpejt, aq më mirë të kthehem te vajza ime”, deklaroi ai.

Lapaj tregoi se gjatë natës nuk ka qenë i vetëm. Qytetarë kanë shkuar për ta mbështetur, disa për disa orë, të tjerë duke i sjellë ujë të ngrohtë dhe batanije.

Ai beson se protesta do të rritet në përmasa dhe se është koha që rinia, studentët, fermerët dhe të gjithë ata që ndihen të papërfaqësuar nga politika të reagojnë.

“Shteti nuk është pronë personale. Na duhet ta mbyllim tranzicionin dhe të ndërtojmë institucione të drejta, që qytetarët t’u besojnë taksave dhe ligjit”, tha Lapaj në Dita Jonë.

The post E kaloi natën në karrige para Kryeministrisë, flet Adriatik Lapaj: Jam shkëndija që duhet t’i ndezë qytetarët appeared first on Albeu.com.

Protesta para Kryeministrisë, Sali Berisha: Do fillojmë foltoret jashtë Tiranës, do vazhdojnë në të gjithë vendin
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka paralajmëruar se protesta para Kryeministrisë do të zhvendoset në të gjithë vendin.

Gjithashtu, Berisha theksoi se PD ka nisur analizën e saj dhe se këtë javë fillojnë foltoret jashtë Tiranës.

“PD ka filluar analizën e saj. Këtë javë fillojmë foltoret jashtë Tiranës, do të vazhdojnë në të gjithë vendin”, tha Sali Berisha.

I pyetur se kur do të japë dorëheqje, Berisha theksoi se: “PD e përcakton fatin e drejtuesve të saj dhe përfaqësuesve nëpërmjet votës. Humbja e zgjedhjeve është kriteri më i shëndoshë i dorëheqjes së atyre që drejtojnë, por në kushtet kur zgjedhjet janë farsë dhe jo zgjedhje normale, një akt i tillë do i shërbente diktatorit dhe atyre që shpikin pluralizmin, do i shërbente diktatorin.

Unë të ftoj që të marrësh pjesë në të gjitha garat e kësaj partie. Qëndrimi në opozitë është mision dhe largimi nga ky mision bëhet vetëm nëpërmjet votës”, tha kreu i PD-së.

The post Protesta para Kryeministrisë, Sali Berisha: Do fillojmë foltoret jashtë Tiranës, do vazhdojnë në të gjithë vendin appeared first on Albeu.com.

Protesta e Partisë Demokratike para Kryeministrisë/ Policia plan masash, ja rrugët që bllokohen
Këtë të hënë, Partia Demokratike, do të organizojë një protestë para kryeministrisë, ndërsa Policia e Tiranës, ka njoftuar planin e masave të ndërmarra.

Uniformat Blu, njoftojnë se nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Njoftimi:

Në lidhje me tubimin e njoftuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, që do të zhvillohet sot nga ora 18:00 deri në 20:00 para Kryeministrisë, Policia e Tiranës ka marrë masat e nevojshme në zbatim të ligjit “Për tubimet”, me qëllim garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së aktivitetit, kokretisht:

-nga ora 14:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;

-Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

The post Protesta e Partisë Demokratike para Kryeministrisë/ Policia plan masash, ja rrugët që bllokohen appeared first on Albeu.com.