para GJKKO-së Archives - Albeu.com

Hetimet e SPAK, si u transferuan pronat në bregdet për llogari të ish-deputetit të PS, Jorgo Goro sot para GJKKO-së
Ditën e sotme, do të mbahet seanca gjyqësore për kryebashkiakun në detyrë të Himarës, Jorgo Goro, i cili u arrestua për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Mësohet se seanca do të nisë në orën 11:30.

Goro, akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me pronën ku Artan Gaci, ish-deputeti socialist dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka, po ndërton një investim strategjik në miliona euro.

Akuzat e SPAK

SPAK e akuzon Goron se ka shpërdoruar detyrën në dy episode, në të parin duke shmangur Këshillin e Qarkut, për sipërfaqen prej 5512 metra katrorë tokë dhe mbi bazën e dokumentit të tij toka u regjistrua në kadastër në kundërshtim me ligjin dhe më pas iu shit nga Stavri Mëhilli ish-deputetit Gaçi me një vlerë relativisht të ulët krahasimisht me tregun.

Stavri Mëhilli e kishte siguruar pronën përmes dokumenteve false e për këtë, ai është shpallur në kërkim, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Kryebashhkiaku në detyrë i Himarës, akuzohet edhe për sipërfaqen prej 5080 metra katrorë që po ashtu në finale ka kaluar në duart e bashkëshortit të Olta Xhaçkës.

Në lidhje me këtë sipërfaqe, ai e ka kaluar përgjegjësinë tek Drejtoria e Menaxhimit në tokës.

Goro ka deklaruar para prokurorëve, se thjesht ka firmosur kthim përgjigjen si titullar institucioni drejtuar Kadastrës së Vlorës, pas përpilimit të dokumentacionit nga drejtoria përkatëse.

Por sipas SPAK, Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bashin, në atë kohë drejtori i Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, pa kryer verifikime kanë përcjellë dokumente të falsifikuara pranë organeve kompetente dhe mbi bazën e tyre, ka bërë të mundur regjistrimin e sipërfaqes prej 5512 m2 tokë bujqësore pronësi shtet në favor të subjektit “Pribta”.

Prokuroria thotë më tej së ka kryer veprime faktike në terren të sipërfaqes së tokës bujqësore, prej 5080 metra katrorë duke ja mbivendosur atë një pasurie toke shtet.

Goro pritet të dalë për masë sigurie në Gjykatën e Posaçme të martën. Bashkë me të do të njihen me masat edhe Vezir Gjikoka dhe Bilbil Aliaj.

Jerasimo Bashi dhe Stavri Mëhilli, nuk janë gjetur ende nga policia, ndaj masat e sigurisë për ta, nuk janë ekzekutuar.

The post Hetimet e SPAK, si u transferuan pronat në bregdet për llogari të ish-deputetit të PS, Jorgo Goro sot para GJKKO-së appeared first on Albeu.com.