para false Archives - Albeu.com

Me postë e TikTok, paratë false vërshojnë në treg
Qindra mijëra euro false dyshohet se qarkullojnë në tregun e Kosovës.

Ardianë Pajaziti nga Prishtina thotë se është përballur vetë me monedha të tilla.

“Duke blerë bukë dhe duke qenë furrë e lagjes… Punëtorja me mirësjellje më ka treguar se paratë janë fals. Monedha ka qenë 2 euro. Kjo përvojë më ka bërë të jem më e kujdesshme se çfarë monedhash pranoj në shërbime të ndryshme”, thotë Pajaziti për Radion Evropa e Lirë.

“E kupton që monedha metalike 2 euro është false, sepse është më e lehtë, pra dallon trashësia dhe diametri. Imazhi i saj është më i dobët dhe ndonjëherë ka ndonjë shkronjë të deformuar”, thotë bashkëqytetarja e saj, Fjolla Vukshinaj, e cila po ashtu ka hasur në para false.

Praninë e parave false e konfirmojnë edhe aksionet e policisë së Kosovës për konfiskimin e tyre dhe arrestimin e falsifikuesve.

Nga janari deri në prill të këtij viti, policia ka iniciuar 363 raste për veprën penale “falsifikim i parasë”.

Në një aksion më 13 prill u konfiskuan 10.600 euro false. Të gjitha paratë e konfiskuara ishin monedha prej 2 eurosh.

Në një tjetër aksion në dhjetor u konfiskuan 63 mijë euro false.

Një shumë prej 375.000 eurosh false – që të gjitha bankënota prej 100 dhe 50 eurosh – u konfiskua në vitin 2021.

Kohë më parë u arrestua edhe një grup kamerierësh, të cilët u zunë duke shpërndarë para false te klientët në rajonin e Prizrenit.

Nga vijnë paratë false?

Së paku në dy raste të konfiskimit të mijëra eurove false nga Policia e Kosovës, origjina e tyre ishte Maqedonia e Veriut dhe Turqia.

Në grupe të ndryshme në rrjete sociale, po ashtu, pretendohet se në shumë raste paratë false vijnë prej jashtë Kosovës.

Në aplikacionin TikTok ka një numër profilesh që reklamojnë paratë false. Poshtë këtyre njoftimeve ka qindra komente të personave me emër e mbiemër, që kërkojnë të blejnë vlera të ndryshme të parave false.

Në periudha të ndryshme këtë vit, Radio Evropa e Lirë bisedoi me dy profile që kanë qenë ndër më të ndjekurat: “Blejpareks” dhe “Parefallsks”.

Që të dy personat që pretendojnë se i menaxhojnë këto faqe, thonë se mund të sjellin para false në çfarëdo shume që kërkohet, por nuk tregojnë se prej ku.

Për t’u dukur si blerës potencial, REL-i komunikoi me ta duke përdorur gjuhë jostandarde.

I pyetur se a ka para false në shitje dhe se kur mund t’i sjellë ato, “Blejpareks” u përgjigj: “Mundem me t’i sjellë në Kosovë nesër. Vijnë me postë. Postës ja jep paratë”.

REL-i kërkoi nga ai 1.000 euro dhe e pyeti se sa kushtojnë.

“Blejpareks”: 100 euro

REL-i: A vijnë me siguri?

“Blejpareks”: Po, po. Mos ke merak. Seriozë jemi ne. Në atlete i fusim.

REL-i: E unë me ia pagu postierit 100 euro, do të thotë?

“Blejpareks”: Po. E ai t’i jep ty [paratë].

Profili tjetër në TikTok, “Parefallsks”, pasi pyetet nëse mund t’i dërgojë 300 euro me urgjencë, siguron që po, por thotë se shuma minimale e parave false që mund të dërgohet, është 500 euro.

“Parefallsks”: Po vëlla, por me 50 euro i merr 500 euro [false] vëlla. Shuma më e vogël te ne është kjo.

Personi që pretendon se mban këtë profil, kërkon që pagesa të bëhet përmes institucioneve mikrofinanciare. Ai nuk e pranon mundësinë e pagesës përmes postës, ani pse porosinë thotë se e dërgon me postë.

“Parefallsks”: Jo, jo vëlla. Me postë i dërgoj paratë, por nuk pranoj pagesa përmes postës, sepse është rrezik vëlla.

Për të mos kryer vepër penale, REL-i nuk porositi para false nga këto dy profile, për të konfirmuar nëse ato dërgohen vërtet ose jo.

Megjithatë, në bazë të komenteve në profilet në TikTok duket se shumë qytetarë mashtrohen.

“Rrena janë këto. Vetëm sa me t’i marrë paratë dhe pastaj ta bëjnë bllok në të gjitha anët. Mbushuni mend, popull shqiptar”, thotë një koment.

“Unë kisha bë porosi, nëse është e vërtetë, por pagesën në dorë kur të vjen posta, jo rrena”, shkruan një tjetër.

REL-i e pyeti Policinë e Kosovës në lidhje me hetimin e këtyre ueb-faqeve dhe personave që pretendojnë se i menaxhojnë ato, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, kushdo që prodhon para të falsifikuara për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet.

Kushdo që, duke e ditur se paraja është e falsifikuar, e merr dhe e vë në qarkullim, dënohet me burgim prej 1 deri në 8 vjet.

BQK: Humbje edhe për qytetarët, edhe për ekonominë

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), përmes një deklarate dhënë Radios Evropa e Lirë, thotë se paratë false, përveçse dëmtojnë ekonominë e Kosovës, u shkaktojnë humbje edhe qytetarëve si përdorues finalë.

BQK-ja thotë se, bazuar në rregulloren e saj, paratë që dyshohet se janë false, tërhiqen nga qarkullimi dhe i dorëzohen Policisë së Kosovës, e cila i dërgon ato për analizë tek Agjencia e Kosovës për Forenzikë.

REL-i pyeti Agjencinë e Kosovës për Forenzikë se sa është vlera e përgjithshme e parave që janë dërguar në këtë institucion për analizë dhe cilat janë kartëmonedhat më të falsifikuara aktualisht, por nuk mori përgjigje.

Në një deklarim të mëhershëm, ky institucion ka thënë se kartëmonedhat më të falsifikuara janë: 100, 50, 2 dhe 1 euro.

“Zgjidhja” e ndërmarrjes Prishtina Parking

Në fund të vitit 2022, ndërmarrja publike e parkimit të makinave, Prishtina Parking, vendosi të mos pranonte monedha prej 2 eurosh.

Kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Sokol Havolli, thotë për Radion Evropa e Lirë se vendimi u mor pasi ndërmarrja, në baza ditore, pranonte mesatarisht 100 euro false – që të gjitha monedha prej 2 eurosh.

“Përgjatë gjithë vitit kemi vlerësuar se humbjet për ndërmarrjen mund të arrijnë deri në 35-45 mijë ose edhe deri në 50 mijë euro, varësisht prej intensitetit të ditëve”, thotë Havolli.

Ai thotë se ndërmarrja që udhëheq, e ka eliminuar në masë të madhe mundësinë që inkasantët të pranojnë para false nga qytetarët.

“Ne kemi kaluar shumë shpejt në zgjidhje për këtë çështje, sepse kemi pranuar si donacion katër pajisje për identifikimin e monedhave të falsifikuara dhe me këtë i kemi mbuluar katër pikat kryesore të ndërmarrjes, që paraqesin rreth 70 për qind të të hyrave”, thotë Havolli.

Si të identifikon paratë false?

Institucionet financiare evropiane ndajnë disa këshilla se si mund të identifikohen paratë false.

Një prej metodave është prekja e monedhës, pasi monedhat false zakonisht janë më të vrazhda. Po ashtu mund të identifikohen devijime, shkronja dhe simbole në mospërputhje me origjinalin.

Rekomandohet që nëse keni dyshime në paratë që i pranoni, me mirësi të kërkoni një monedhë tjetër. Sugjerohet që personit në fjalë t’i shpjegohet me mirësi se mund të ketë në posedim një monedhë false, që bie ndesh me ligjin.

Gjithashtu sugjerohet të njoftohet policia për rastin.

The post Me postë e TikTok, paratë false vërshojnë në treg appeared first on Albeu.com.

Prodhonin para false dhe kultivonin marijuanë, shkatërrohet banda në Zvicër, i arrestuar dhe një shqiptar
Në Undrof të Zvicrës janë sekuestruar rret 2 milionë dollarë amerikanë falsë dhe 240 kg marijuanë, ndërsa në pranga është vënë një zviceran dhe një shqiptar. Mediat atje bëjnë me dije se paratë e falsifikuara silleshin prej vitesh në Shqipëri, ndërsa zvicerani i arrestuar kishte precedentë të ngjashëm edhe në Kosovë në 2012.

Aksioni nisi më 16 nëntor, ku forcat e policisë kontrolluan një fabrikë prodhimi të regjistruar për kërpin legal të kanabidiolit (CBD) në Urdorf

Së pari, oficerët e policisë gjetën një të ashtuquajtur pjalmues, me të cilin mund të merren kristalet e rrëshirës nga sythat e vegjël të luleve të kërpit. Këto nga ana tjetër mund të përpunohen dhe kthehen në marijuanë. Për shkak të dyshimit të fortë se në kompani prodhohet kanabis, policia e kantonit ka kryer kontroll në shtëpi. Shërbimet e policisë hasën në rreth 240 kilogramë marijuanë me vlerë rreth një milion franga zvicerane, rreth 600 kilogramë kërp legal CBD dhe dy burra që ishin të zënë me prodhimin e kartëmonedhave të falsifikuara 50 dollarëshe. Sipas policisë, në një paletë ruheshin kartëmonedha gjysmë të gatshme të printuara pjesërisht.

48-vjeçari Enis S. mësohet se ka sjellë gradualisht një pjesë të parave të falsifikuara në atdheun e tij origjinal, Shqipëri, në një vend të fshehtë në makinën e tij.

Loris G. së fundi ka jetuar në një pension në kantonin e Thurgaut. Pronarja e tij i tha kësaj gazete se 70-vjeçari tani është në paraburgim në burgun Ëinterthur për më shumë se një muaj pasi bastisja në Urdorf u zhvillua më 16 nëntor. Nëse shpallet fajtor, dyshja e dyshuar përballet me disa vite burg.

The post Prodhonin para false dhe kultivonin marijuanë, shkatërrohet banda në Zvicër, i arrestuar dhe një shqiptar appeared first on Albeu.com.

Kosova “pushtohet” nga para të falsifikuara
Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka kapur edhe një kartëmonedhë 100 euro false.

Por, përveç kësaj kartëmonedhe, është raportuar se po falsifikohet me të madhe në Kosovë, monedha metalike false janë kapur gjithashtu.

30 monedha nga 2 euro, 5 monedha nga 1 euro, 4 monedha nga 0.50 cent janë kapur nga policia.

Njoftimi i policisë:

Rr. 1-Tetori, Prishtinë, 20.03.2022-21:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar ka bërë pagesën me kartëmonedhë prej 100 €, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar për ekzaminim. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Fsh. Milloshevë, Obiliq 20.03.2022-19:24. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pasi është furnizuar me derivate në një pompë derivatesh, ka bërë pagesën me monedha metalike, (30×2€, 5×1€, 1×1€, dhe 4×0,50€) të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

The post Kosova “pushtohet” nga para të falsifikuara appeared first on Albeu.com.

Bankat ngrenë alarmin: Po qarkullojnë shumë para false në Prishtinë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë të martën dhe mërkurën është raportuar për dy raste të evidentimit të parave të falsifikuara në Prishtinë.

Njëri rast ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë dhe është raportuar nga zyrtari i një banke, i cili ka deklaruar se nga klientë të ndryshëm ka pranuar shumën prej 268 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

“Rr. Bill Klinton, Prishtinë 28.12.2021 – NN. Ankuesi mashkull  kosovar (zyrtar në bankë) ka raportuar se, nga klient të ndryshëm të bankës ka pranuar një shumë prej 268 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Rasti në hetime”, ka njoftuar policia.

Në rastin tjetër, zyrtari i një banke ka raportuar në polici se ka pranuar 194 monedha metalike nga 2 euro dhe 44 monedha nga 1 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

“Rr. Ukshin Hoti, Prishtinë 29.12.2021 – 11:50. Ankuesi mashkull  kosovar (zyrtar në bankë) ka raportuar se kishte pranuar 194 monedha metalike nga 2 € dhe 44 monedha nga 1 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, ka bërë të ditur policia./GazetaExpress/

The post Bankat ngrenë alarmin: Po qarkullojnë shumë para false në Prishtinë appeared first on Albeu.com.

Mbushën Tiranën me para false nga Italia, vihen në pranga 2 të rinj nga Kruja
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të rinj nga Kruja të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin akuzohen se siguronin kartmonedha falas dhe i hidhnin në treg në Tiranë.

Në pranga kanë rënë shtetasit A. B., 21 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, të dy banues në Krujë.

“Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin nga Italia kartmonedha euro të prerjeve të ndryshme të dyshuara të falsifikuara, dhe më pas i hidhnin në treg nëpër subjekte të ndryshme në Tiranë…”- njofton policia e Shtetit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Konvertimi”

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar organizuan dhe finalizuan operaconin policor të koduar “Konvertimi” në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

B., 21 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, të dy banues në Krujë.

Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin nga Italia kartmonedha euro të prerjeve të ndryshme të dyshuara të falsifikuara, dhe më pas i hidhnin në treg nëpër subjekte të ndryshme në Tiranë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale “Falsifikim i monedhave “Mashtrimi” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”. /albeu.com/

The post Mbushën Tiranën me para false nga Italia, vihen në pranga 2 të rinj nga Kruja appeared first on Albeu.com.