paqja Archives - Albeu.com

“Ti je paqja dhe shtëpia ime”, urimi emocionues i Dafina Zeqirit për ditëlindjen e partnerit
Këngëtarja Dafina Zeqiri i ka dedikuar një urim partnerit të saj, Kreshnik Gjergjit, me rastin e ditëlindjes.

Përmes disa postimeve në InstaStory, artistja ndau momente të veçanta familjare, duke shprehur publikisht dashurinë dhe mirënjohjen për bashkëshortin.

Në njërën prej fotografive, ku çifti shfaqet i përqafuar, Dafina shkroi: “Gëzuar ditëlindjen paqes sime, shtëpisë sime, personit tim. Faleminderit që çdo kapitull e shkruajmë bashkë. Le ta bëjmë çdo ditëlindje edhe më të bukur. Zemra jote meriton çdo zemër”.

Në një tjetër imazh, Kreshniku shihet duke mbajtur në krahë fëmijën e tyre, ndërsa mbi foto shkruhet: “Gëzuar ditëlindjen babait më të mirë në botë”.

Teksa në postimin e tretë, Dafina publikoi një moment të ëmbël ku partneri i saj dhe vogëlushi flenë së bashku, duke e shoqëruar me fjalët e thjeshta: “Jeta ime”.

Ata janë bashkë që disa vite ku tashmë kanë edhe një djalë të quajtur, Daskan.

Çifti gjithashtu është në pritje edhe të një fëmijë tjetër.

The post “Ti je paqja dhe shtëpia ime”, urimi emocionues i Dafina Zeqirit për ditëlindjen e partnerit appeared first on Albeu.com.

Të dërguarit amerikanë përgatiten të takohen me zyrtarë të Kievit, Trump: Rruga drejt paqes në Ukrainë e paqartë!
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka deklaruar se rruga përpara për bisedimet e paqes në Ukrainë është e paqartë.

Duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale të mërkurën, Trump tha se Putin do të donte të arrinte një marrëveshje, por se çfarë do të dalë nga ai takim nuk mund të thoshte sepse “duhen dy veta për të kërcyer tango”.

Kremlini tha të mërkurën se Putini pranoi disa propozime të SHBA-së që synonin t’i jepnin fund luftës në Ukrainë dhe ishte i përgatitur të vazhdonte punën për të gjetur një kompromis, por se “kompromiset nuk janë gjetur ende”.

Të dyja palët ranë dakord të mos e zbulojnë përmbajtjen e diskutimit të tyre në Kremlin, por të paktën një pengesë e madhe për një zgjidhje mbetet; fati i katër rajoneve ukrainase që Rusia i ka pushtuar pjesërisht.

Një zyrtar rus u tha gazetarëve se deri më tani, nuk është gjetur një kompromis për çështjen e territorit, pa të cilin Kremlini nuk sheh zgjidhje për krizën.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka përjashtuar mundësinë e heqjes dorë nga territori që Rusia ka pushtuar dhe të mërkurën tha se ekipi i tij po përgatitej për takime në Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se dialogu me përfaqësuesit e Trump do të vazhdojë.

“Vetëm duke marrë parasysh interesat e Ukrainës është e mundur një paqe dinjitoze”, tha ai.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, mbajti një qëndrim më të ashpër, duke i kërkuar Putinit të “ndalojë së humburi kohën e botës”.

The post Të dërguarit amerikanë përgatiten të takohen me zyrtarë të Kievit, Trump: Rruga drejt paqes në Ukrainë e paqartë! appeared first on Albeu.com.

Lavrov: Rusia dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur
Moska dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë “sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë një vizite në Brazil, sot.

Në konferencën për shtyp që dha së bashku me homologun e tij brazilian Mauro Vieira, Lavrov falënderoi Brazilin për “kuptimin se si filloi situata në Ukrainë” dhe shtoi se Moska ka “interes” për t’i dhënë fund konfliktit sa më shpejt të jetë e mundur.

Vieira tha se ai diskutoi me Lavrovin zhvillimet e fundit në luftën në Ukrainë si dhe çështje me interes të përbashkët. Ai gjithashtu u tha gazetarëve se ai përsëriti synimin e Brazilit për të formuar një grup vendesh për të negociuar paqen në Ukrainë , duke theksuar se vendi i tij është në favor të një armëpushimi dhe kundër vendosjes së sanksioneve të njëanshme.

Rusia ka thënë vazhdimisht se çdo zgjidhje do të duhet të marrë parasysh “realitetet” e krijuara nga aneksimi i njëanshëm i katër provincave të Ukrainës. Forcat e armatosura ruse, megjithatë, kontrollojnë vetëm pjesërisht këto provinca.

Rusia gjithashtu pretendon se u detyrua të ndërhyjë në Ukrainë shkurtin e kaluar për të mbrojtur rusishtfolësit dhe për të parandaluar Perëndimin nga përdorimi i Ukrainës për të kërcënuar sigurinë e saj. Kievi dhe Perëndimi i hedhin poshtë këto pretendime si pretekste të pabaza për një luftë pushtuese, në të cilën mijëra njerëz janë vrarë dhe shumë qytete ukrainase janë dëmtuar rëndë.

The post Lavrov: Rusia dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur appeared first on Albeu.com.

Kuleba: Paqe e vërtetë nënkupton rivendosje të kufijve të Ukrainës
Të gjitha qytetet ukrainase dhe Krimeja duhet që sërish të jenë pjesë e Ukrainës dhe paqe të vërtetë mund të ketë pasi të rivendosen kufijtë e shtetit, tha ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

“Pa dallim… çdo qytet ukrainas, të gjithë duhet të jenë sërish pjesë e Ukrainës”, tha ai gjatë fjalimit përmes video-lidhjes në konferencën për sigurinë në Detin e Zi të mbajtur në Bukuresht.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin. Ndërkaq, Moska kishte aneksuar paligjshëm gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014 dhe që atëherë kishte mbështetur grupe separatiste që luftonin me forcat qeveritare ukrainase në rajonin lindor të Donbasit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, vazhdimisht ka theksuar se territori i shtetit të tij nuk do të jetë subjekt i asnjë marrëveshjeje eventuale të paqes me Moskën.

Që kur ka nisur lufta, shtetet perëndimore kanë vendosur një sërë rundesh të sanksioneve ndaj entiteteve dhe individëve rusë që ndihmojnë makinerinë ushtarake të Moskës. Ndërkaq, shtetet e NATO-s dhe shtetet e tjera vazhdimisht dërgojnë ndihma ushtarake dhe ndihmë tjetër për Ukrainën, në mënyrë që ajo të mund të përballet me forcat ruse.

Aktualisht, forcat e Moskës kanë përqendruar luftën e tyre në lindje të Ukrainës, përkatësisht luftime disamujore po zhvillohen për kontrollin e qytetit të Bahmutit, që gjendet në rajonin e Donjeckut.

Pavarësisht se beteja për Bahmutin po konsiderohet si një prej më të ashprave që nga nisja e pushtimit, Ukraina ka thënë se situata në Bahmut është nën kontroll./rel

The post Kuleba: Paqe e vërtetë nënkupton rivendosje të kufijve të Ukrainës appeared first on Albeu.com.

Zelensky: Fitorja e Ukrainës është e pashmangshme nëse aleatët tanë bëjnë “detyrat e tyre”
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po merr pjesë në një konferencë shtypi në përvjetorin e një viti të luftës në Ukrainë.

Gjatë konferencës, ai tha se “fitorja është e pashmangshme” nëse të gjithë partnerët e Ukrainës “bëjnë detyrat e tyre”.

Zelensky tha gjithashtu se dëshiron që Amerika Latine, Afrika, Kina dhe India të marrin pjesë në formulën e paqes në Ukrainë.

“Këto vende janë gjithashtu shumë të rëndësishme,” tha ai, duke shtuar se do të donte të organizonte një samit me vendet e Amerikës Latine dhe Ukrainën.

Më pas, Zelensky pyetet për krimet e luftës dhe nëse të akuzuarit mund të gjykohen në Ukrainë.

Ai tha se nevojitet një gjykatë dhe mekanizëm special që Rusia të marrë “përgjegjësi” reale për veprimet e saj në Ukrainë.

“Është punë e madhe dhe ne po punojmë për të”, tha Zelensky./albeu.com

The post Zelensky: Fitorja e Ukrainës është e pashmangshme nëse aleatët tanë bëjnë “detyrat e tyre” appeared first on Albeu.com.

Vuçiç: Serbia “mezi e shpëtoi” paqen në Kosovë
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha të mërkurën në Beograd se Serbia “mezi e shpëtoi” paqen në Kosovë, duke ju referuar zhvillimeve të muajit dhjetor në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Për gati tri javë me radhë grupe serbësh bllokuan rrugët në veriun e Kosovës.

“Ne nuk kemi provokuar askënd, as për një sekondë, përveç nëse disa njerëz e konsiderojnë provokim që ne i shohim njerëzit tanë në Kosovë si qytetarë të vendit tonë”, tha ai.

Presidenti serb theksoi se Serbia “dëshiron gjithmonë paqe me shqiptarët” dhe kërkoi “respektimin e të gjitha marrëveshjeve” të nënshkruara mes dy vendeve.

Në muajin dhjetor arrestimi i ish policit serb Dejan Panti, çoi në protesta të serbëve në veri, të cilët bllokuan rrugët që çojnë në vendkalimet kufitare me Serbinë.

Përgjatë kohës së bllokadave tensionet ishin të larta dhe pati shtëna me armë zjarri dhe shpërthime pranë patrullave të forcave paqeruajtëse të KFOR-it të udhëhequra nga NATO-ja, Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e ligjit dhe gazetarëve.

Muaji janar pritet të jetë periudhë e përpjekjeve të reja diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe shmangien e ripërtëritjes së tensioneve ndërmjet tyre.

Presidenti serb tha se Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, do të vizitojë Beogradin më 11 ose 12 janar.

Zoti Chollet anuloi muajin e kaluar një vizitë në Ballkan dhe në Bruksel për shkak se doli pozitiv në testin për COVID-19.

Presidenti serb tha se më pas në rajon do të qëndrojnë edhe negociatorët evropianë në përpjekje për të përshpejtuar procesin e bisedimeve ndërmjet palëve në dritën e një propozimi që u bë i njohur si nisma franko-gjermane e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara e cila nuk parasheh njohjen e ndërsjellë por përfshinë propozimin që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese.

“Ata veçse po sillen sikurse ky të ishte një propozim që nuk mund të refuzohet”, tha presidenti serb.

Në Prishtinë propozimi është cilësuar si “bazë e mirë për diskutime”./voa

The post Vuçiç: Serbia “mezi e shpëtoi” paqen në Kosovë appeared first on Albeu.com.

“Luftërat në Ballkan janë kapitull i mbyllur”, Haradinaj thirrje Beogradit: Hiq dorë nga provokimet!
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Përmes një shënimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se me sulmet e grupeve kriminale po cenohet paqja në Kosovë e rajon.

“Sulmet e grupeve kriminale ndaj Eulex-it dhe Policisë së Kosovës në veri, janë goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon! Beogradi duhet që urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e veta destabilizuese e luftënxitëse me pasoja të paparashikueshme jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë. Është investuar shumë për paqen dhe askush nuk do të lejohet ta rrezikojë atë”.

Ai ka thënë se është momenti i fundit që Serbia të pranojë Kosovën. “Sot, është momenti i fundit që regjimi në Beograd t’i thërrasë arsyes dhe ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur dhe sovrane dhe këtë ta pranojë edhe në tavolinën e bisedimeve!”

“Luftërat në Ballkan janë kapitull i mbyllur!”, ka shkruar tutje i pari i AAK-së.

The post “Luftërat në Ballkan janë kapitull i mbyllur”, Haradinaj thirrje Beogradit: Hiq dorë nga provokimet! appeared first on Albeu.com.

Po lutej për paqen në Ukrainë, Papa Françesku “shpërthen” në lot
Papa Françesku shpërtheu në lot teksa lutej për paqen në Ukrainë gjatë një vizite tradicionale të Krishtlindjeve në në Romë. Zëri i papës filloi të dridhej teksa përmendi vuajtjet e ukrainasve.

“Do të kisha dashur t’ju kisha sjellë falënderimet e popullit ukrainas…” tha ai.

Papa Françeskut i duhej të ndalonte së foluri dhe nuk ishte në gjendje të vazhdonte për rreth 30 sekonda dhe koka dhe zëri i dridhej.

Turma, ku përfshihej edhe kryetari i bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri, duartrokitën kur kuptuan se ai nuk mund të fliste dhe e panë duke qarë.

“…popullit ukrainas për paqen që kemi kërkuar prej kaq kohësh Zotit. Përkundrazi, më duhet t’ju paraqes lutjet e fëmijëve, pleqve, nënave dhe baballarëve dhe të rinjve të asaj toke martire, që po vuan kaq shumë.”-shtoi ai.

Ai më vonë shkroi në Twitter se “paqja është e mundur; çarmatimi është i mundur”.

The post Po lutej për paqen në Ukrainë, Papa Françesku “shpërthen” në lot appeared first on Albeu.com.

DASH thirrje Kosovës dhe Serbisë, Price: Të mos cënohet paqja
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të zbutur tensionet.

Price tha se të dyja palët do të duhet të bëjnë lëshime për të siguruar që ne të mos rrezikojmë dekada të paqes së fituar me vështirësi në një rajon tashmë të brishtë.

“Ne i bëjmë thirrje kryeministrit Kurti që të punojë me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Borrell dhe përfaqësuesin Special të BE-së Lajçak për të arritur një kompromis të drejtë. Si kryeministri Kurti ashtu edhe presidenti Vuçiq do të duhet të bëjnë lëshime për të siguruar që ne të mos rrezikojmë paqen e fituar me dekada të vështira në një rajon tashmë të brishtë”, ka deklaruar Price.

Në një postim në rrjetet sociale në orët e para të së martës, Kurti tha se kishte pranuar kërkesën e SHBA-së për shtyrjen e gjobave me 48 orë.

SHBA, sipas tij, i bashkohet BE-së për t’i bërë thirrje Kosovës që të pezullojë menjëherë çdo masë të planifikuar që do të përshkallëzonte tensionet, përfshirë vendosjen e gjobave të automjeteve.

“Të dyja palët duhet të përmbahen nga ndërmarrja e hapave provokues, të përmbushin detyrimet e tyre në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

The post DASH thirrje Kosovës dhe Serbisë, Price: Të mos cënohet paqja appeared first on Albeu.com.

Papa Françesku: Paqja në Ukrainë është e mundur, jam gati për të ndërmjetësuar
“Paqja në Ukrainë është e mundur. Por ne të gjithë duhet të angazhohemi për të çmilitarizuar zemrat tona”, kështu tha Papa Françesku në një intervistë me La Stampa në prag të vizitës së tij në Asti.

Papa konfirmoi gatishmërinë e Vatikanit për të bërë gjithçka që është e mundur për të ndërmjetësuar dhe për t’i dhënë fund konflikti në Ukrainë.

Në këtë drejtim, Papa nënvizon se Sekretariati Shtetëror i Vatikanit po punon dhe po punon mirë dhe po vlerëson çdo hipotezë që mund të çojë në një armëpushim të vërtetë dhe negociata reale.

“Ne jemi të përkushtuar për mbështetjen humanitare për popullin e Ukrainës së torturuar, të cilën e mbaj në zemrën time së bashku me vuajtjet e tyre,”- tha ai.

Ndërkohë që duket thirrja e Papës nuk ka dhënë asnjë impakt, në frontin e luftës, ushtria ruse granatoi lagjen jugore të Ukrainës, Nikopol gjatë natës. Sulmet ruse goditën gjithashtu rajonin lindor të Dnipropetrovsk./albeu.com

The post Papa Françesku: Paqja në Ukrainë është e mundur, jam gati për të ndërmjetësuar appeared first on Albeu.com.