paqja ne ukraine Archives - Albeu.com

Zelensky reagon për bisedimet: Paqja në Ukrainë duhet të jetë e qëndrueshme, lufta duhet të përfundojë sa më shpejt
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha sot se bisedimet e tij në Paris me Presidentin francez Emmanuel Macron u përqendruan në mënyrën e përfundimit të luftës, duke shtuar se paqja në Ukrainë duhet të jetë vërtet e qëndrueshme.

“Lufta duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Tani shumë gjëra varen nga pjesëmarrja e secilit udhëheqës. Sot do të flasim edhe me udhëheqës të tjerë”, tha Zelensky në një postim në platformën X.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti në Pallatin Elize në Paris të hënën paradite, për bisedime me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, duke e nisur një tjetër javë të ngjeshur të diplomacisë, me synim për t’i dhënë fund luftës pothuajse katërvjeçare të Rusisë në Ukrainë.

Zelensky shkoi në Paris, me qëllim për t’i gjetur “kushtet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, një ditë pas bisedimeve në Florida mes delegacioneve amerikane dhe ukrainase, të cilat, sipas të dyja palëve, ishin frytdhënëse.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha të hënën se “kjo mund të jetë javë vendimtare” për përpjekjet për paqe.

I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, një anëtar i ekipit amerikan në Florida, do të zhvillojë bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, të martën, sipas zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov.

Ky do të jetë takimi i gjashtë i Witkoffit me Putinin që nga janari.

The post Zelensky reagon për bisedimet: Paqja në Ukrainë duhet të jetë e qëndrueshme, lufta duhet të përfundojë sa më shpejt appeared first on Albeu.com.

Papa Françesku: Paqja në Ukrainë është e mundur, jam gati për të ndërmjetësuar
“Paqja në Ukrainë është e mundur. Por ne të gjithë duhet të angazhohemi për të çmilitarizuar zemrat tona”, kështu tha Papa Françesku në një intervistë me La Stampa në prag të vizitës së tij në Asti.

Papa konfirmoi gatishmërinë e Vatikanit për të bërë gjithçka që është e mundur për të ndërmjetësuar dhe për t’i dhënë fund konflikti në Ukrainë.

Në këtë drejtim, Papa nënvizon se Sekretariati Shtetëror i Vatikanit po punon dhe po punon mirë dhe po vlerëson çdo hipotezë që mund të çojë në një armëpushim të vërtetë dhe negociata reale.

“Ne jemi të përkushtuar për mbështetjen humanitare për popullin e Ukrainës së torturuar, të cilën e mbaj në zemrën time së bashku me vuajtjet e tyre,”- tha ai.

Ndërkohë që duket thirrja e Papës nuk ka dhënë asnjë impakt, në frontin e luftës, ushtria ruse granatoi lagjen jugore të Ukrainës, Nikopol gjatë natës. Sulmet ruse goditën gjithashtu rajonin lindor të Dnipropetrovsk./albeu.com

The post Papa Françesku: Paqja në Ukrainë është e mundur, jam gati për të ndërmjetësuar appeared first on Albeu.com.

ANALIZA: Pse shansi për paqe në Ukrainë është ende larg
Paralelisht me sulmet dhe bombardimet në Ukrainë, Rusia është duke zhvilluar edhe një proces negociatash me Kievin – me sa thuhet, për t’i dhënë fund luftës që ka nisur vetë.

Rundi i parë i bisedimeve është mbajtur më 28 shkurt, katër ditë pasi shteti rus ka nisur pushtimin e paprovokuar të fqinjit të tij.

Që atëherë, grupet e negociatorëve janë takuar disa herë. Pika kryesore të diskutimeve tash për tash janë tri: armëpushimi, fundi i të gjitha armiqësive dhe korridoret humanitare. Por, përparime të vërejtshme në to nuk ka pasur.

Sipas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bisedimet tani janë duke u zhvilluar në baza ditore, edhe pse nganjëherë në rrethana, sipas tij, shumë të vështira.

“Po vazhdojmë të punojmë në nivele të ndryshme për ta shtyrë Rusinë drejt paqes dhe drejt fundit të kësaj lufte të tmerrshme. Përfaqësuesit e Ukrainës po marrin pjesë në negociata çdo ditë, në rrethana shumë të vështira dhe nganjëherë skandaloze. Por, po ecim përpara, hap pas hapi”, ka thënë Zelensky, i cili ka kërkuar takim edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ky i fundit nuk është përgjigjur pozitivisht, por ka shprehur gatishmërinë për bisedime për tema të caktuara.

“Problemet që janë thelbësore për Rusinë, për të ardhmen tonë, si neutraliteti i Ukrainës, çmilitarizimi dhe denazifikimi i Ukrainës, ne kemi qenë dhe jemi të gatshëm t’i diskutojmë në bisedime”, ka thënë ai.

Putin ka thënë se ka nisur operacionin special në Ukrainë – siç e ka quajtur ai luftën – për të çmilitarizuar dhe denazifikuar Ukrainën, edhe pse në fqinjin e tij nuk ka nazistë. Putin po ashtu ka kundërshtuar aspiratat e Ukrainës për anëtarësim në NATO, duke pretenduar – pa asnjë provë – se zgjerimi i mëtejshëm i NATO-s në lindje do të paraqiste kërcënim për sigurinë ruse.

Moska thotë se është e gatshme t’i ndalojë luftimet nëse Kievi përmbush kërkesat e saj. Sipas Moskës, Ukraina duhet t’i ndalojë të gjitha aksionet ushtarake; duhet të deklarohet neutrale apo të ofrojë garanci se nuk do t’i bashkohet asnjë blloku politik apo ushtarak në të ardhmen; duhet të pranojë se Gadishulli i aneksuar i Krimesë është territor rus dhe se rajoni lindor i Donbasit është i pavarur.

Pjesa më e vështirë e bisedimeve, sipas një analize që ka bërë agjencia e lajmeve Associated Press, janë territoret. Zyrtarët ukrainas kanë thënë se nuk do të pranojnë kurrë aneksimin rus të Krimesë e as pavarësinë e rajonit separatist të Donbasit.

Sa i përket neutralitetit, Zelensky duket se është zmbrapsur nga ajo që deri vonë është parë si ambicie kryesore e Ukrainës. Në një deklaratë të bërë më 16 mars, ai ka thënë se kërkesa e Ukrainës për anëtarësim në NATO nuk është reale dhe se vendi i tij duhet të llogarisë te vetja dhe ndihma e partnerëve.

“Është e qartë se Ukraina nuk është anëtare e NATO-s. Ne e kuptojmë. Kemi dëgjuar me vite për dyert e hapura, por tashmë kemi dëgjuar që nuk do të mund t’i bashkohemi. Kjo është e vërteta dhe duhet ta pranojmë”, ka thënë Zelensky.

Disa runde bisedimesh janë zhvilluar në Bjellorusi – aleaten e afërt të Rusisë, ndërsa të tjerat janë mbajtur përmes video-lidhjes.

Ekipi rus udhëhiqet nga këshilltari i presidentit, Vladimir Medinsky, ndërsa ai ukrainas nga këshilltari presidencial, Mykhailo Podolyak. Turqia po bën përpjekje t’i përafrojë dy palët, ashtu si edhe Izraeli.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka thënë më 20 mars se Ukraina dhe Rusia janë afër marrëveshjes për “çështje kritike” dhe se shpreson se do të ketë armëpushim, nëse dy palët nuk tërhiqen nga përparimi i bërë deri më tani.

Cavusoglu nuk ka dhënë detaje se për cilat çështje kritike e ka fjalën, por disa analistë nuk janë optimistë se bisedimet mund të sjellin rezultate – të paktën jo së shpejti.

Brueckner: Rusia nuk është e sinqertë në bisedime

Duke folur për programin Expose të Radios Evropa e Lirë, Ulrich Brueckner, profesor i shkencave politike në Universitetin Stanford në Berlin, thotë se nuk ka asnjë arsye për të besuar se Rusia është e sinqertë në përpjekjet e saj për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore. Ai kujton se Rusia ka mohuar deri në momentin e fundit planet për pushtimin e Ukrainës.

“Është e rëndësishme dhe jam i lumtur që kemi arritur në pikën e negociatave. Por, përveç këtij rezultati pozitiv, nuk pres shumë nga to. Këto nuk janë negociata midis të të barabartëve, apo ndonjë formë e një marrëveshjeje ndërkombëtare për diçka. Në këto negociata, përdhunuesi flet me viktimën e tij”.

“Mund të ketë shumë arsye përse dikush është i gatshëm të ulet në tryezën e bisedimeve. Por, ajo që e bën të vështirë parashikimin, është se ne nuk e dimë se cilat janë objektivat e këtij pushtimi”, thotë Brueckner.

Përveç synimeve të deklaruara të Putinit, për “çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës”, Brueckner thotë se lideri rus mund të ketë edhe plane më të mëdha gjeopolitike. Sipas tij, në këtë fazë të luftës, askush nuk mund të thotë me siguri se si do të zhvillohen ngjarjet, as në tryezën e bisedimeve, as në fushën e betejës.

“Me sa kemi parë nga e kaluara, Putin nuk dorëzohet kurrë. Nëse vjen deri te humbja, ai e përshkallëzon [situatën]. Por, nuk ka ndodhur që [Putin] të tërhiqet, duke thënë: ‘e kam vlerësuar ndryshe, nuk është e mundur të arrijmë fitore të shpejtë, kthehemi në territorin tonë dhe nisim zgjidhjen diplomatike’. Ky nuk është stili i tij. Kjo nuk ka ndodhur në Siri. Kjo nuk ka ndodhur në Çeçeni dhe nuk mund të presim që të jetë ndryshe në rastin e Ukrainës”, thotë Brueckner.

Lutsevych: Ukraina beson ende se mund ta fitojë luftën

Orysia Lutsevych, nga Instituti Chatham në Londër, Programi për Ukrainën, thotë për Exposenë se qasja e Rusisë në negociata, tash për tash, nuk është as serioze, as e besueshme.

“Mendoj se Putin po i shfrytëzon negociatat për të përçuar kërcënimet e tij, ndërsa fushatën ushtarake e përdor për të frikësuar kundërshtarin. Kjo është arsyeja përse shohim përdorimin e raketave supersonike, shohim bombardime të pamatura pranë centraleve bërthamore në Zaporizhja, shohim rrethime të egra të qyteteve… Të gjitha këto kanë për qëllim ta detyrojnë Ukrainën të dorëzohet, të kapitullojë dhe t’iu bindet ultimatumeve të Putinit”, thotë Lutsevych.

Ajo shton se edhe Ukraina beson ende se mund ta fitojë luftën dhe se nuk është momenti të bëjë lëshime, përballë kërkesave të Putinit.

“Ukraina beson se mund të luftojë. Forcat e saj të armatosura po performojnë mirë. Shoqëria është mobilizuar dhe nëse i shikoni sondazhet e opinionit publik, 80% [e të anketuarve] besojnë se Ukraina do të fitojë. Pra, pse t’iu dorëzohet kërkesave të Putinit?”, thotë Lutsevych.

Një sondazh i publikuar më 20 mars, nga Instituti ukrainas i kërkimeve Rating Group, ka gjetur po ashtu se 74 për qind e të anketuarve mbështesin bisedimet direkte midis presidentit të Ukrainës dhe presidentit të Rusisë.

Gati gjysma e të anketuarve kanë thënë se shpresojnë se lufta do të përfundojë gjatë javëve të ardhshme, ndërsa gati një e katërta e tyre kanë thënë se besojnë se konflikti do të zgjasë me muaj.

Lutsevych, nga Instituti Chatham, parashikon tre skenarë për luftën:

“Lufta mund të përfundojë në mënyra të ndryshme. Rusia mund ta marrë territorin dhe Ukraina të mos e njohë kurrë një gjë të tillë. Kështu krijohet një ngërç, i ngjashëm me atë që ekziston qysh pas aneksimit të Krimesë. Ky është njëri skenar. Tjetri – Zoti mos e dhëntë – Kievi bie. Putini lëshon një fuqi të madhe ushtarake në Ukrainë, merr përsipër kryeqytetin politik, Ukraina kolapson dhe nuk ka më nevojë për marrëveshje”.

“Sipas skenarit të tretë, dy palët nuk mund të fitojnë dhe ato vendosin të negociojnë. Por, nuk kemi arritur ende në këtë pikë”, thotë Lutsevych.

Analistët që kanë folur për Exposenë, thonë se ka shenja shqetësuese se Rusia po planifikon t’i intensifikojë sulmet dhe bombardimet në disa qytete të Ukrainës, për të fituar më shumë leva në negociata.

Rusia nuk ka folur shumë për humbjet e saj ushtarake në Ukrainë, por NATO-ja ka thënë më 23 mars se ajo mund të ketë humbur deri në 15 mijë ushtarë për një muaj. Shifra të konfirmuara në mënyrë të pavarur të humbjeve nuk ka nga asnjëra palë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar Papa Françeskut të marrë një rol ndërmjetësues në bisedimet midis Kievit dhe Moskës.

Kreu i Selisë së Shenjtë e ka përshkruar luftën si “masakër të pakuptimtë” dhe “të pajustifikuar”.

“Në Ukrainë po rrjedhin lumenj gjaku dhe lotësh. Ky nuk është vetëm një operacion ushtarak, por një luftë që sjell vdekje, shkatërrim dhe mjerim”.

“Lufta është çmenduri, ju lutem ndalojeni”, ka bërë thirrje Papa.

Ushtria ruse ka thënë më 25 mars se faza e parë e fushatës së saj ushtarake në Ukrainë ka përfunduar dhe se tani do të fokusohet në rajonin lindor të Donbasit.

Vetëm në muajin e parë të luftës, mbi 3.5 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina, ndërsa në vatrën e dhunës kanë vdekur mijëra./REL

The post ANALIZA: Pse shansi për paqe në Ukrainë është ende larg appeared first on Albeu.com.