paqja ne rajon Archives - Albeu.com

Bërnabiç nga veriu i Mitrovicës: Interes i Serbisë është paqja
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se nga Mitrovica e Veriut, ku po qëndron për vizitë, dëshiron të përçojë mesazhe të paqes, stabilitetit dhe tolerancës.

Ajo tha se autoritetet nga Serbia, përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiç, do të jenë gjithmonë me komunitetin serb në Kosovë dhe shtoi se është e lumtur që ndodhet në Kosovë “në një moment kaq të vështirë”.

“Jam e lumtur që edhe pas provokimeve të fundit, të 31 korrikut, arritëm ta ruajmë paqen. Interes i Republikës së Serbisë dhe popullit serb është paqja dhe stabiliteti”, tha Bërnabiç.

Kryeministrja e Serbisë shtoi se vendi i saj do të vazhdojë të luftojë për popullin serb, në mënyrë që përmirësimi i kushteve të jetesës të shihet në terren.

Ajo theksoi se tani është koha për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe tha se një gjë të tillë do ta përsërisë kudo që të shkojë – nga Mitrovica në Bruksel e Pekin.

“Në këtë do të vazhdojmë të këmbëngulim çdo ditë”, tha Bërnabiç.

Bërnabiç arriti paraditen e së hënës në Mitrovicë të Veriut, ku u prit nga përfaqësues të Listës Serbe – subjektit më të madh politik të serbëve të Kosovës – si dhe nga përfaqësues të institucioneve që punojnë në sistemin e Serbisë.

Paraprakisht u mblodhën edhe punonjës të institucioneve që financohen nga buxheti i shtetit serb. Ata mbanin në duar pankarta me fjalë përkrahëse, të tilla si: “Derisa e kemi [presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Anën tonë, ne nuk i druhemi asgjëje”.

Kjo është vizita e parë e Bërnabiqit në Kosovë prej se është zgjedhur kryetare e Qeverisë serbe, në vitin 2017.

Gjatë qëndrimit njëditor, ajo do të vizitojë komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Leposaviq – ku popullata shumicë është serbe. /REL

The post Bërnabiç nga veriu i Mitrovicës: Interes i Serbisë është paqja appeared first on Albeu.com.

Rama: Ballkani i Hapur sjell paqen përfundimtare në rajon, jo britmat në Facebook
Kryeministri Edi Rama, nga konferenca në Bruksel, u ndal te Ballkani i Hapur, për të cilën tha se është nismë e vërtetë e bashkëpunimit rajonal. Rama tha se nuk duam gjakderdhje në rajon, ndërsa shtoi se Ballkani i Hapur sjell paqen e vërtetë në rajon.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/739730674002108

“Përdorët fjalën a do të bëhet një bashkëpunim vërtet rajonal. Dua tju them se Ballkani I Hapur është mekanizmi I parë vërtet rajonal I bashkëpunimit, sepse po sjell rezultate për njerëzit, për tregtarët e fermerët. Ballkani nuk është i Jezu Krishtit, është i Shën Thomait. Ne nuk besojmë po s’e vumë dorën në plagë. E kemi përsëritur, është tryezë e hapur për 6 vendet. Imagjinojeni sikur ne të luftonim, çvend do të kishte qenë Ballkani. Ky është një projekt, siç e ka thënë Ali Ahmeti, ne nuk duam një gjakderdhje tjetër, duam që të mbajmë sa më larg të jetë e mundur çdo fantazmë që mund të vijë në rajon nga e shkuara apo e ardhmja. Nuk duhet të jetë problemi i qeverisë së Kosovës për të ardhur, duhet të kishte qenë problemi I Serbisë për të pranuar. Ky bashkëpunim do të sjellë paqe, e cila vjen përmes Ballkanit të Hapur, jo përmes britmave në Facebook”, tha Rama./albeu.com

The post Rama: Ballkani i Hapur sjell paqen përfundimtare në rajon, jo britmat në Facebook appeared first on Albeu.com.

Serbia ekspozon armët kineze, reagon Kosova: Po rrezikohet paqja
Shefi i stafit të presidencës së Kosovës, Blerim Vela, e ka ngritur me shqetësim armatosjen e vazhdueshme dhe të pandalshme të shtetit serb. Ai, sot ka reaguar ndaj ekspozimit në Serbi të armatimit kinez.

Ekspozimi i këtij armatimi këtë të shtunë, ka nxitur shqetësime të shumta edhe te zyrtarë ndërkombëtarë, shkruan Gazeta Express.

Vela ka thënë se militarizimi i shpejtë i Serbisë është duke e rrezikuar paqen në rajon.

“Serbia publikisht ekspozoi sistemin antiraketor kinez FK-3 me rreze të gjatë veprimi. Serbia është i vetmi vend në Evropë që ka pranuar dhe po operon me një sistem të tillë kinez. Serbia është duke u armatosur me shpejtësi dhe duke e rrezikuar paqen në rajonin tonë”, ka shkruar Vela përmes Twitter-it.

Armatosja e Serbisë është bërë shqetësues gjatë muajve të fundit, veçanërisht prejse nisi lufta në Ukrainë. Mediat ndërkombëtare zbuluan furnizimin e fshehtë të Serbisë me armë kineze përmes rrugëve turke.

Po ashtu, armatosja e Serbisë është intensifikuar edhe nga furnizimet ruse, ndërkohë që Vuçiq është interesuar që të blejë edhe dronët modernë turq “Bayraktar”. Për këtë gjë, kishte thënë presidenti serb se ka marrë dritën e gjelbër nga presidenti turk Erdogan.

Ndërkohë, Serbia është nën presion nga SHBA dhe BE që të orientohet qartë pro Perëndimit pas luftës së Rusisë në Ukrainë. Një pozicionim i saj i qartë, nuk ka ndodhur ende, prandaj roli i saj në Ballkan po shihet ende si i rrezikshëm për stabilitetin dhe sigurinë./GazetaExpress/

The post Serbia ekspozon armët kineze, reagon Kosova: Po rrezikohet paqja appeared first on Albeu.com.