papunesia Archives - Albeu.com

Papunësia në “vendnumëro”/ 3-mujori i tretë, numri i të punësuarve në rënie
Ekonomia po rritet por numri i të punësuarve po vjen në ulje, ndërkohë që papunësia mbeti në vend në tremujorin e tretë sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Në tremujorin e tretë, numri i të punësuarve për popullsinë 15 vjeç e lart është 1.178.604 persona dhe shënoi rënie prej 0,6% me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar raportoi INSTAT sot.

Papunësia në vendnumëro

Në 3-mujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e papunësisë për popullsinë 15 vjeç e lart është 8,1 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, ky tregues ka mbetur i pandryshuar dhe krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ky tregues është ulur me 0,4 pikë përqindje.

Shkalla e papunësisë është 6,8% për burrat dhe 9,7% për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, shkalla e papunësisë është rritur me 1,2 pikë përqindje për gratë, ndërsa është ulur me 0,9 pikë përqindje për burrat.

Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 15,0%.

Ky tregues është ulur me 2,8 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024 dhe krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ky tregues është ulur me 1,3 pikë përqindje. Për grup-moshën 30-64 vjeç, shkalla e papunësisë është 7,6%.

Punësimi, në rënie

Sipas INSTAT numri i të punësuarve për popullsinë 15 vjeç e lart është 1.178.604, duke shënuar një rritje prej 0,7%, krahasuar me tremujorin e kaluar. Ndërkohë, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, shënoi një rënie prej 0,6%.

Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart është 58,8%. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, ky tregues është rritur me 0,2 pikë përqindje dhe krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ky tregues është rritur me 0,4 pikë përqindje.

Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e punësimit për popullsinë 15 -64 vjeç është 69,6 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, kjo shkallë është rritur me 0,4 pikë përqindje, dhe në raport me tremujorin e dytë 2025, është rritur me 0,5 pikë përqindje.

Shkalla e punësimit për burrat e grup-moshës 15-64 vjeç është 76,6%, ndërsa për gratë është 62,7%, duke paraqitur një hendek gjinor prej 13,9 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, shkalla e punësimit është rritur për burrat me 1,1 pikë përqindje, ndërsa për gratë është ulur me 0,3 pikë përqindje.

Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e punësimit për të rinjtë e moshës 15 -29 vjeç është 45,5%. Ky tregues është ulur me 0,6 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, dhe është rritur me 1,7 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Për popullsinë 30-64 vjeç, shkalla e punësimit është 78,5%.

Rritet pjesëmarrja në tregun e punës

Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç është 76,5%. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, ky tregues është rritur me 0,6 pikë përqindje.

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ky tregues është rritur me 0,2 pikë përqindje. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 70,2% për gratë dhe 82,9% për burrat, duke paraqitur një hendek gjinor prej 12,8 pikë përqindje.

Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për gratë është rritur me 0,7 pikë përqindje, dhe për burrat me 0,3 pikë përqindje.

Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 53,5%.

Ky tregues është ulur me 2,6 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, dhe është rritur me 2 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Për popullsinë 30-64 vjeç, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 85,0%

Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e inaktivitetit për popullsinë 15-64 vjeç është 23,5%.

Nga totali i popullsisë ekonomikisht jo-aktive në moshë pune 19,6% është e angazhuar për të përmbushur detyrat shtëpiake; o 9,9% është në pension ose pension të parakohshëm, 14,9% është në paaftësi të përhershme për punë dhe 1,9% e popullsisë deklaron se nuk po kërkon punë, pasi beson se nuk ka punë të disponueshme, dhe për këtë arsye klasifikohet si të papunë të dekurajuar.

Shkalla e inaktivitetit për të rinjtë 15-29 vjeç është 46,5%, prej të cilëve 72,8% e të rinjtë ekonomikisht jo-aktivë janë të përfshirë në arsim ose trajnim.

Ndërkohë, vetëm 0,9% janë të papunë të dekurajuar dhe për grup-moshën 30-64 vjeç, popullsia ekonomikisht jo-aktive përbën 15,0%, ku vetëm 3,0% e tyre klasifikohen si të dekurajuar, pra individë që kanë hequr dorë nga kërkimi i punës./MONITOR

The post Papunësia në “vendnumëro”/ 3-mujori i tretë, numri i të punësuarve në rënie appeared first on Albeu.com.

Në 13 vite rinia u tkurr me 45%! Emigrimi shihet si zgjidhje, shkak papunësia e lartë
Më shumë se një e katërta e të rinjve shqiptarë gjenden në të 30-tat e tyre pa asnjë zanat, arsim profesional apo të lartë të përfunduar dhe për më tepër nuk janë në asnjë lloj pune.

Ky trend, që ka mbetur kokëfortë në dy dekadat e fundit, është pasqyra më e qartë se qeveritë dhe shoqëria nuk kanë arritur të edukojnë dhe formojnë të rinjtë së paku për të qenë të zotët e vetes.

Të gjendur në këtë situatë, shumica e të rinjve shqiptarë në grupmoshën 15–29 vjeç shohin emigrimin si zgjidhjen kryesore për jetën e tyre.

Megjithë përpjekjet, sistemi arsimor në vend nuk po mund të lidhet me nevojat e tregut të punës dhe cilësia e të nxënit ka pësuar ulje.

Luhatjet në arsim dhe punësim e kanë çorientuar rininë, e cila, në vend që të reagojë dhe të kërkojë llogari, po zgjedh largimin.

Në 13 vite të rinjtë tkurren me 45%

Të dhënat e INSTAT, tregojnë se në vitin 2024 në të gjithë vendin kishte vetëm 405 mijë të rinj të moshës 15–29 vjeç, ose 45 për qind më pak se në censin e vitit 2011.

Rënia e popullsisë së re në moshë më shumë sesa me lindjet më pak lidhet me emigracionin e lartë, që ka marrë përmasat e pandemisë në këtë grup-moshë.

Numri i të rinjve ndërmjet dy censeve 2011–2023 ka rënë tre herë më shumë se popullsia e përgjithshme.

Në arsim, të dhënat e vitit 2024–2025 tregojnë se numri i nxënësve dhe studentëve po vazhdon të tkurret.

Regjistrimet në sistemin parauniversitar kanë rënë, veçanërisht në arsimin 9-vjeçar, ndërsa edhe universitetet po përballen me më pak aplikime dhe më shumë braktisje.

Të dhënat zyrtare të INSTAT, tregojnë se për periudhën 2020–2025, totali i nxënësve të regjistruar në të gjitha nivelet ka rënë me rreth 61 mijë, që përbën një tkurrje prej 10%.

Ndërsa gjatë dekadës nga viti 2015 deri më 1 janar 2025, numri i nxënësve në arsimin parauniversitar ra me mbi 31%, ose 112 mijë më pak.

Kjo tkurrje demografike po bën që vendi të ketë gjithnjë e më pak të rinj që hyjnë në sistemin arsimor, më pak studentë që diplomohen dhe më pak fuqi punëtore të kualifikuar për të ardhmen.

Papunësi e lartë

Megjithatë, edhe ata që diplomohen ndeshen me sfida të mëdha në tregun e punës. Punësimi i të rinjve mbetet problematik, me nivele papunësie që luhaten rreth 22% për moshat 15–29 vjeç.

Një tjetër fenomen shqetësues është papunësia mes të diplomuarve në universitet.

Pavarësisht viteve të studimit dhe investimeve të familjeve, rreth 15% e të rinjve me arsim të lartë rezultojnë të papunë.

Kjo ndodh sepse universitetet prodhojnë më shumë specialistë në fusha si drejtësia, ekonomia dhe menaxhimi, ndërkohë që tregu kërkon profile teknike, inxhinierike, profesione të zanatit, turizëm dhe teknologji.

Kjo mospërputhje shton nën-punësimin dhe detyron të rinjtë ose të punojnë jashtë profilit, ose të kërkojnë mundësi jashtë vendit.

Emigrimi si zgjidhje

Shqipëria kryeson me diferencë të madhe listën e 45 vendeve me përqindjen më të lartë të emigrantëve në raport me popullsinë në vitin 2023. Sipas vlerësimeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), për çdo një mijë banorë në Shqipëri 22.1 ishin emigrantë në 38 vendet e OECD-së, një tregues që e vendos Shqipërinë shumë përpara vendeve të tjera si Rumania (12.7 emigrantë për 1000 banorë), Bullgaria (11.9) apo Kuba (10.6).

Ky nivel i lartë emigrimi nënkupton se gati një në çdo 4 shqiptarë ka emigruar jashtë vendit, duke reflektuar përmasat e jashtëzakonshme të lëvizjes demografike që ka prekur vendin tonë gjatë dekadës së fundit.

Shumica e këtyre emigrantëve, mbi 80%, janë të rinj. Niveli i lartë i emigrimit është ndoshta pasqyra e pakënaqësisë sociale dhe ekonomike të brezit të ri.

Shqipëria ka hyrë në periudhën e fortë të emigrimit që prej viteve ’90, fenomen që në vend që të zbutet vetëm forcohet.

Çdo vit largohet një numër i madh i të rinjve, kryesisht të kualifikuar, duke krijuar një humbje të madhe të kapitalit njerëzor.

Sipas raportimeve dhe vlerësimeve të fundit, Shqipëria është ndër vendet e Europës me normën më të lartë të largimeve të të rinjve në raport me popullsinë.

Popullsia e të rinjve 0–29 vjeç është përgjysmuar brenda më pak se dy dekadave, një rënie dramatike me ndikim të thellë në ekonominë dhe strukturën sociale të vendit.

Shkaku kryesor mbetet mungesa e perspektivës, pagat e ulëta, mundësi të pakta zhvillimi profesional, mosbesimi tek institucionet dhe tek e ardhmja.

1 në 4 të rinj rri kot

Të rinjtë në Shqipëri që nuk punojnë, nuk arsimohen dhe nuk trajnohen (NEET) paraqesin sot një nga sfidat më të mëdha sociale të vendit. Në vitin 2024, mbi 22% e të rinjve 15–29 vjeç nuk ishin as në punë, as në shkollë dhe as në arsim.

Në grupmoshën 15–24 vjeç, norma e NEET arrin në 21.3 për qind. Në grupmoshën 25–29 vjeç, situata përkeqësohet ndjeshëm, norma e NEET ngjitet në 31.1 për qind dhe përqindja e të rinjve që janë tërësisht inaktivë rritet dukshëm, sidomos mes grave.

Gjysma e të rinjve me arsim të ulët rezultojnë NEET deri në moshën 29 vjeç, dhe shumica e tyre janë inaktivë, jo thjesht të papunë.

Rreth një e pesta e të gjithë NEET-ëve me arsim të ulët ende deklarojnë se kërkojnë punë, por pjesa më e madhe, 40 deri në 50 për qind, kanë braktisur çdo lidhje me tregun e punës ose arsimin.

Edhe pse norma e braktisjes së hershme të shkollës ka rënë nga 17.4% në vitin 2021 në 13.5% në vitin 2023, furnizimi me të rinj të pashkolluar mbetet i lartë.

Në Shkodër, niveli i NEET-ëve është 22%, më i ulëti ndër qarqet e krahasuara. Tirana shfaq një nivel më të lartë në rang vendi me rreth 27%.

Të gjitha rajonet karakterizohen nga një problem i përhapur i papunësisë afatgjatë. Rreth 69 deri në 75 për qind e të rinjve që kërkojnë punë kanë më shumë se gjashtë muaj të papunë, duke treguar një shkëputje të thellë nga tregu i punës dhe një risk të lartë për të kaluar në inaktivitet.

Universitetet të zhytura në korrupsion

Qëndresa Qytetare ka analizuar se gjatë viteve 2021–2025, sipas prokurorive, janë akuzuar për korrupsion 50 pedagogë të universiteteve publike.

Nga analiza rastet e korrupsionit që përfshijnë personel akademik të universiteteve publike rezultojnë të shpërndara në disa qytete.

Në Shkodër, 13 pedagogë (5 me hetime të pushuara, 3 të dërguar për gjykim dhe 5 të tjerë ende nën hetim), në Elbasan u përfshinë 9 pedagogë (1 në gjykim, 1 me vendim mosfillimi dhe 7 nën hetim, çështje e kaluar tek SPAK).

Në vitin 2025 SPAK përfundoi hetimet ndaj 27 zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (pjesë e stafit akademik dhe administrativ).

Rreth 9 nga 10 studentë (89.98%) pranojnë ekzistencën e korrupsionit në tetë universitetet publike të marra në analizë. Nivele të larta të perceptimit (96%) janë raportuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Universitetin e Mjekësisë dhe Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë, ndërsa nivelet më të ulëta, ndonëse përsëri shqetësuese, janë raportuar në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan (77.5%).

Përvoja personale është më e përhapur në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë (26.25%) dhe Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” (25%).

Pagesa për nota është perceptuar si më e përhapur në Universitetin Bujqësor të Tiranës (59.62%) dhe Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës (56.15%), ndërsa më e ulët në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” (35.33%). Detyrimi për blerje librash dominohet nga Universiteti i Shkodrës (32.34%).

Pasojat

Është krijuar një cikël dobësish në vend që po dekurajon të rinjtë. Arsimi nuk po prodhon aftësi që kërkon ekonomia, ekonomia nuk po prodhon vende të mjaftueshme pune me kushte të pranueshme për të rinjtë. Mungesa e perspektivës ekonomike dhe sociale i shtyn të rinjtë drejt emigrimit.

Largimi i të rinjve rrudh më tej bazën e popullsisë së re, ul numrin e nxënësve dhe studentëve, dobëson tregun e punës dhe ndikon në cilësinë e zhvillimit ekonomik.

Si pasojë e këtyre zhvillimeve, Shqipëria rrezikon të futet në një spirale të gjatë të plakjes së popullsisë, mungesës së fuqisë punëtore dhe pamundësisë për të zhvilluar një ekonomi konkurruese pa rininë.

Në këtë realitet, pyetja nuk është më “a po ikin të rinjtë?”, por “si të krijohet një klimë që i mban, i punëson dhe i zhvillon ata”.

Sfida duket se është strukturore dhe kërkon reformë në arsimin profesional dhe universitar, politika punësimi të lidhura me sektorët prioritarë, si dhe programe konkrete që ndalojnë ose ngadalësojnë emigrimin.

Nëse këto procese nuk ndryshojnë, Shqipëria do të përballet me një të ardhme ku rinia do të jetë gjithnjë e më pak e pranishme dhe zhvillimi ekonomik do të jetë i paqëndrueshëm./ Monitor

The post Në 13 vite rinia u tkurr me 45%! Emigrimi shihet si zgjidhje, shkak papunësia e lartë appeared first on Albeu.com.

Nuk ka më njerëz, të gjithë treguesit e punësimit dhe papunësisë me rënie në prill-qershor
Në tremujorin e dytë të vitit 2025, treguesit e punësimit, papunësisë dhe forcës së punës kanë pësuar të gjithë rënie në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke reflektuar tkurrjen e fortë të popullsisë më shumë se zhvillimet në tregun e punës.

Sipas të dhënave nga Anketa Tremujore të Forcave të Punës, numri i të punësuarve mbi 15-vjeç arriti në 1,171,084 persona në tremujorin e dytë 2025, duke u tkurrur me rreth 10,872 individë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që përkon me një ulje prej 0,9%.

Kjo rënie u reflektua kryesisht te të rinjtë 15–29 vjeç, ku numri i të punësuarve u reduktua me mbi 11 mijë persona, si dhe tek grup-mosha 30–64-vjeç, ku tkurrja ishte mbi 7 mijë individë.

Në tërësi, numri i të papunëve mbi 15-vjeç mbeti pothuajse i pandryshuar, duke u ulur me vetëm 311 persona, ndërsa norma më e lartë e rënies u regjistrua sërish te të rinjtë 15–29-vjeç, me një tkurrje prej 5,6%.

Nga ana tjetër, grup-mosha 30–64-vjeç pa një rritje të lehtë të të papunëve, duke sinjalizuar sfida të reja në tregun e punës për këtë kategori.

Popullsia inaktive mbi 15-vjeç gjithashtu shënoi një ulje të lehtë me rreth 5.400 persona, ç`ka tregon një zhvendosje të vogël të popullsisë në moshë pune drejt nevojës për punësim.

Gjithashtu, forca e punës që përfshin të punësuarit dhe të papunët aktivë u tkurr me 11,183 persona se një vit më parë, me rënie vjetore 1%.

Brenda këtij grupi, të rinjtë 15–29-vjeç patën rënien më të fortë, me mbi 22 mijë individë më pak, ndërsa grupmosha 30–64-vjeç pa një rritje me 2703 persona, duke treguar se grupmosha e re po tkurret dhe përfshirja në punësim po zhvendoset drejt moshave më të vjetra.

Në tërësi, të dhënat sinjalizojnë një dobësim tregut të punës gjatë vitit 2025, nga tkurrja e popullsisë dhe sidomos grupeve të reja në moshë.

Pas censit deri në fillim të 2025, popullsia e vendit u tkurr me tej 39 mijë persona shumica të rinj.

Popullsia e vendit po tkurret me shpejtësi nga emigracioni më i lartë dhe lindjet më të pakta.

Popullsia e mbetur ka ndryshuar strukturën në favor të moshave të vjetra. Kështu që treguesit e punësimit dhe papunësisë, më shumë po ndikohen nga zhvillimet demografike se sa nga forcat reale të tregut./Monitor

The post Nuk ka më njerëz, të gjithë treguesit e punësimit dhe papunësisë me rënie në prill-qershor appeared first on Albeu.com.

INSTAT: Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë më 2025
Vështirësitë për punësimin e të rinjve me arsim të lartë, janë rritur ndjeshëm më 2025. Të dhënat e INSTAT në lidhje me papunësinë e të rinjve, tregojnë se në 3-mujorin e parë të vitit 2024, shkalla e përgjithshme e papunësisë tek grup-mosha 15-24 v-eç ishte 24.0%, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2025 ajo ra në 22.3%, por tek te të rinjtë me arsim të lartë norma e papunësisë erdhi në rritje.

Në 2024, ky grup kishte shkallën më të ulët të papunësisë, 18.6%, por në 2025 ajo u rrit në 22.9%, duke tejkaluar edhe ata me arsim bazë dhe të mesëm.

Kjo rritje sugjeron një përkeqësim të ndjeshëm në mundësitë e punësimit për të rinjtë e diplomuar në Universitet, si pasojë mbingopjes me diploma në disa fusha, mospërputhjes me nevojat e tregut të punës apo mungesës së programeve efektive të integrimit profesional.

Për të rinjtë me arsim 8/9-vjeçar, shkalla e papunësisë është rritur nga 19.8% në 2024 në 22.1% në 2025.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se, personat me arsimim bazë kanë pasur më pak mundësi punësimi krahasuar me një vit më parë.

Një rritje e tillë po reflekton zhvendosje të kërkesës së tregut të punës, drejt punonjësve më të kualifikuar ose dobësimin e sektorëve që zakonisht punësojnë fuqi punëtore më pak të arsimuar.

Ndërkohë, për të rinjtë me arsim të mesëm, papunësia ka pësuar një rënie të ndjeshme nga 28.5% në 22.1%.

Ky është një ndryshim pozitiv, që e vendos këtë grup në të njëjtin nivel papunësie me ata me arsim bazë.

Ulja e fortë e papunësisë për këtë kategori, tregon që individët me arsim të mesëm kanë përfituar nga një përmirësim i tregut të punës, ndoshta si rezultat i një rritjeje të kërkesës për punonjës me trajnim teknik apo profesional.

Të dhënat e tregut të punës për të rinjtë tregojnë një ulje të përgjithshme të papunësisë, por me tendenca të ndryshme sipas nivelit të arsimit.

Ndërsa ata me arsim të mesëm kanë përfituar më shumë nga përmirësimi i tregut të punës, ata me arsim të lartë përballen me sfida të reja që kërkojnë vëmendje të veçantë nga politika publike dhe sistemi i arsimit të lartë.

Papunësia e të rinjve me diploma është një sinjal i keq për vendin, pasi përvoja ka treguar se shumë prej tyre në vend që të përpiqet të ndërtojnë jetën në vendin e tyre zgjedhin të emigrojnë.

Largimi i të rinjve është përforcuar edhe më shumë pas pandemisë dhe kjo është alarmante në kohën kur numri i tyre po ulet me shpejtësi.

Grup-moshat e reja të popullsisë tonë, po tkurren me ritme rekord më shumë se kudo tjetër në Europë.

Nga viti 2011 në vitin 2023 grup-mosha 0-29-vjeç, është reduktuar me 44 për qind sipas të dhënave nga censet.

Mosha mesatare në Bashkimin Evropian në Janar 2025 ishte 44.7-vjeç, ndërsa në Shqipëri sipas të dhënave të INSAT, mosha mesatare e popullsisë ishte 44.3-vjeç, ndërsa në 2015 mosha mesatare në Shqipëri ishte 27.2-vjeç./ Monitor

The post INSTAT: Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë më 2025 appeared first on Albeu.com.

Papunësia afatgjatë arrin nivelin më të lartë që nga viti 2017
Papunësia afatgjatë te të rinjtë, shënoi rritje të ndjeshme në vitin 2023, edhe pse tregjet e punës dhe sektorët e ekonomisë po importojnë punonjës të huaj, për të përmbushur nevojat.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në fund të tremujorit të katërt 2024, papunësia afatgjatë te grupmosha 15-29 vjeç arriti në 14.3%, me rritje 2 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2023, (Shkalla e papunësisë afatgjatë mat papunësinë në lidhje me kohëzgjatjen e papunësisë).

Madje në tremujorin e tretë 2023, papunësia afatgjatë tek kjo grupmoshë ishte 15%, nga 11.9% në tremujorin e tretë 2022.

Të dhënat e INSTAT, tregojnë se papunësia afatgjatë te të rinjtë e moshës 15-29-vjeç, arriti në nivelin më të lartë që nga viti tremujori i parë i vitit 2017.

Papunësia te të rinjtë po rritet teksa kjo grupmoshë po tkurret me shpejtësi nga rënia e lindjeve dhe emigracioni.

Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç ishte 22,0% në tremujorin e fundit të vitit 2023. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022, shkalla e papunësisë për të rinjtë u rrit me 0,6 pikë përqindje.

Ndërsa për grupmoshën 30-64-vjeç, shkalla e papunësisë ishte 7,9% në tremujorin e fundit 2023.

Pas pandemisë, prirja e papunësisë ka shënuar rritje te të rinjtë. Në tremujorin e fundit të vitit 2020, papunësia në grup-moshën 15-29-vjeç ishte 21,7%, ndërsa në tremujorin e fundit të vitit të kaluar arriti në 22%.

Nga viti 2019 deri në 2023, numri i të rinjve 15-29-vjeç ra me 94 mijë, ose me 13.7%, por nga ana tjetër, numri i të rinjve që kërkojnë punë është rritur dhe te papunët afatgjatë gjithashtu.

Anketa të tjera që kanë matur emigracionin potencial, kanë treguar se vështirësitë në punësimin e të rinjve janë shkaktari kryesor për emigrimin e tyre.

Gati 80% e personave që largohen nga vendi janë të rinj nën 30-vjeç dhe arsyet e largimit lidhen me përpjekjet për të përmirësuar gjendjen e tyre ekonomike./Monitor

The post Papunësia afatgjatë arrin nivelin më të lartë që nga viti 2017 appeared first on Albeu.com.

ANALIZË: 27% e të punësuarve në institucione shtetërore, më të papunët në RMV të rinjtë
Statistika inkurajuese, numri i të papunëve është në rënie, ndërsa po rritet numri i të punësuarve në Maqedoninë e Veriut. Të dhënat e reja të Entit Statistikor tregojnë se në fund të tremujorit të tretë në vend janë regjistruar 102.134 persona të papunë të moshës nga 15 deri në 74 vjeç. Të njëjtat të dhëna tregojnë se edhe më tej shkalla më e lartë e papunësisë është tek të rinjtë e moshës deri në 29 vjeç. Në vend janë të regjistruar mbi 61.600 të papunë pa arsim apo me arsim fillor, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

Papunësia në Maqedoninë e Veriut është 12,9% …

Në fund të tremujorit të tretë, në vend u regjistruan 102.134 persona të papunë. Nga ana tjetër, Enti Statistikor numëroi 692.768 të punësuar. Raporti i këtyre dy parametrave tregon se për çdo 6,7 punonjës në shtet ka 1 të papunë. Krahasuar me situatën në tremujorin e parë, të dhënat tregojnë se numri i të papunëve është në rënie, ndërsa numri i të punësuarve është në rritje.

Numri i të papunëve në RMV. Infografik nga Portalb.mk

Pavarësisht trendit në rënie të papunësisë, ajo mbetet më e larta tek të rinjtë e moshës deri në 29 vjeç. Sipas strukturës së moshës, shkalla e papunësisë tek personat e moshës pre 15 deri në 29 vjeç është 24%.

Përqindja e papunësisë në RMV sipas moshës. Infografik nga Portalb.mk

Statistikat tregojnë se nga numri i përgjithshëm i të punësuarve, gati 27% janë në institucione shtetërore ose kompani dhe shoqëri aksionare me kapital të përzier (privat-shtetëror). Konkretisht, në sektorin privat punojnë 506.714 persona, ndërsa i gjithë sektori shtetëror dhe kompanitë me pronësi të përzier përfshijnë 186.054 të punësuar. Në sektorin privat me numrin më të madh, 132.554 të punësuar, është industria përpunuese, ndërsa në sektorin shtetëror, me 51.858, janë administrata publike, mbrojtja dhe sigurimi social.

Të papunë: 41,3% maqedonas, 38,4% shqiptarë

Në vend, në fund të muajit tetor, Agjencia e Punësimit regjistroi 103.174 të papunë – punëkërkues aktivë dhe 44.467 persona të tjerë të regjistruar si të papunë “pasivë”. Edhe të dhënat e APRM-së tregojnë se gjatë këtij viti numri i të papunëve është në rënie. Vetëm në muajin tetor ka pasur një “ulje” prej 6.176 personash, nga të cilat 3.578 për shkak të punësimit ndërsa pjesa tjetër janë “fshirë” ligjërisht ose janë bërë punëkërkues aktiv.

Numri i të papunëve, sipas përkatësisë etnike

Sipas përkatësisë kombëtare, 41,3% e të papunëve janë maqedonas etnik, ndërsa 38,4% janë shqiptarë etnikë. Sipas nivelit të arsimimit, 61.620 të papunë janë pa arsim ose me arsim fillor. Në evidencën e APRM-së në tetor ishin regjistruar edhe 552 magjistra të papunë dhe 13 doktorë shkencash. Gjendja e tregut të punës në vend ka ndryshuar ndjeshëm vitet e fundit. Sektori privat paralajmëron se po përballet me mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar, ndërsa arsyeja kryesore është largimi i vazhdueshëm i kuadrove nga të gjitha profilet jashtë vendit, duke filluar nga mjekët e deri te punëtorët e ndërtimit. Sipas vlerësimeve të Entit Statistikor, mesatarisht nga vendi largohen nga 12,000 njerëz në vit. Disa nga biznesmenët kërkuan nga qeveria ta rrisë numrin e lejeve për punëtorë nga jashtë për shkak se fuqia punëtore vendase nuk mund t’i plotësojë nevojat e sektorit privat.

“Pa organizimin e një strategjie kombëtare që do të përcaktojë në mënyrë të përhershme interesin e shtetit dhe të biznesit, ne në Maqedoni do të përballemi me vështirësi të mëdha në mbajtjen e bizneseve dhe mbi të gjitha nivelin e shërbimeve që qytetarët i përdorin në baza ditore.

Shembulli i Kroacisë duhet të jetë motiv që ne të organizohemi në një nivel të ngjashëm”, ka thënë për “Portalb”-in, Zoran Koçoski nga Agjencia për Punësim “Kouzon”.

Qeveria ka rritur së fundmi kuotën për lejet e punës për të huajt nga 5.000 në 7.000. Problemet me mungesën e kuadrove u shtuan pasi filloi projekti për ndërtimin e autostradave nga konsorciumi “Behtel dhe Enka”, por mungesë të kuadrove ka në pothuajse të gjithë sektorët, nga veprimtaritë intensive të punës e deri te hoteleria. /portalb/

The post ANALIZË: 27% e të punësuarve në institucione shtetërore, më të papunët në RMV të rinjtë appeared first on Albeu.com.

Bizneset në krizë për punonjës, por papunësia tek të rinjtë, rritje vjetore me 8% në 3-mujorin e dytë
Treguesit e punësimit përgjithësisht u përmirësuan në tremujorin e dytë të vitit, si në drejtim të rritjes së punësimit, edhe të uljes së papunësisë, por për moshat e reja, zhvillimet ishin negative.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në tremujorin e dytë të vitit, numri i të rinjve të punësuar në moshën 15-29 vjeç ishte rreth 12,400 më i ulët se periudha përkatëse e një viti më parë, me rënie 4.6%.

Rritje shënoi edhe treguesi i papunësisë, kur për prill-qershor 2023 ishin 5,733 të rinj të papunë më shumë se në tremujorin e dytë 2022, me një rritje vjetore 8%.

Shifrat zyrtare mbi punësimin e të rinjve, veç dobësive në tregun e punës, tregojnë për tranzicionin demografik që po kalojnë, me ritmet e larta të emigracionit dhe rënien e lindjeve.

Statistikat zyrtare tregojnë se në tremujorin e dytë 2023,numri i të punësuarve 15 vjeç e lart ishte 53,454 persona më shumë se para pandemisë (tremujori II- 2019), por për të njëjtën periudhë rezultojnë të punësuar 26,509 të rinj më pak.

Dekadën e fundit, vendi është përfshirë nga një valë emigracioni, sidomos e moshave të reja.

Të dhënat e Eurostat dhe nga Britania e Madhe tregojnë se mbi 16,500 shqiptarë kanë kërkuar azil në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, ku rreth 80% e tyre janë mosha të reja.

Megjithëse tregu i punës vitet e fundit po ofron fleksibilitet, duke rritur ofertën për punë, ata që po përfitojë më shumë janë persona në moshë pensioni ose persona në prag të pensioni.

Vendet e reja të punës kërkojnë pak aftësi dhe për rrjedhojë paga afër minimales dhe nuk janë tërheqëse për të rinjtë.

Për shembull gati 70% e vendeve të reja të punës të ofruara vitet e fundit nga bizneset i përkasin sektorit të industrisë përpunuese kryesisht sektorit fason, sektorë që nuk parapëlqehen më nga moshat e reja.

INSTAT raportoi si të punësuar mbi 67 mijë pensionistë në tremujorin e parë të cilët përbënin 15 për qind të totalit të popullsisë mbi 65 vjeç.

Rritja e papunësisë tek të rinjtë po vjen në një kohë që tregu i punës ka shpallur emergjencën për punonjës në të gjithë sektorët. Kompanitë në të gjithë vendin janë në kërkim të punonjësve nga vendet të largëta me kontrata të përkohshme pune që janë me kosto shumë më të larta se punonjësit vendas.

Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç ishte 22,3% në 3-mujorin e dytë, në një kohë shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart ishte 10.7%. Sakaq, shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç është 7,7%.

Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022, shkalla e papunësisë për të rinjtë, është rritur me 2,1 pikë përqindje./monitor

The post Bizneset në krizë për punonjës, por papunësia tek të rinjtë, rritje vjetore me 8% në 3-mujorin e dytë appeared first on Albeu.com.

INSTAT: Papunësia rritet te burrat dhe ulet te gratë
Rreth 10.7% e forcës aktive për punë ishte e papunë në tremujorin e dytë 2023. Ky është niveli më i ulët i papunësisë që nga tremujori i tretë 2022.

Nga të dhënat rezulton se burrat e kanë më të vështirë të gjejnë punë se gratë, teksa të dhënat tregojnë se papunësia te meshkujt u rrit dhe te femrat u ul.

Sipas Instat në tremujorin e dytë 2023, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 67,4%.

Gjatë këtij tremujori, numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 2,7%, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022, dhe është rritur me 0,1%, krahasuar me tremujorin e parë 2023.

Në tremujorin e dytë 2023, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 10.7%.

Numri i të papunëve gjithsej u ul me 1,9%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, dhe është ulur me 0,7%, krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Në tremujorin e dytë 2023, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 75,8%.

Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 3,0 pikë përqindje më e lartë, ndërkohë që krahasuar me tremujorin e mëparshëm është rritur me 0,1 pikë përqindje.

Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 70,2%, ndërsa për burrat ky tregues është 81,7%. Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 11,5 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për grate është rritur me 4,1 pikë përqindje, dhe për burrat me 1,9 pikë përqindje.

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2023, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 56,7%. Ky tregues është rritur me 1,4 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022, dhe është ulur me 1,2 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e parë 2023.

Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e dytë 2023, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 84.6%. Punësimi Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2023, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 67,4%.

Numri i të punësuarve për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i dytë i vitit 2022 në tremujorin e dytë 2023, është rritur me 2,7%. Në terma vjetorë, punësimi ulet me 6,1% në sektorin e bujqësisë dhe me 1,8% në sektorin e industrisë, ndërsa u rrit me 11,9% në sektorin e shërbimeve.

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e dytë 2023, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart u rrit me 0,1%. Punësimi u ul me 4,3% në sektorin e bujqësisë, rritet me 2,5% në sektorin e industrisë, dhe me 2,1% në sektorin e shërbimeve.

Shkalla e punësimit për burrat e grupmoshës 15-64 vjeç është 72,6%, ndërsa për gratë është 62,3%.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, shkalla e punësimit është rritur për burrat me 1,7 pikë përqindje, ndërsa për gratë është rritur me 4,1 pikë përqindje.

Në tremujorin e dytë të vitit 2023 shkalla e punësimit të të rinjve është 44,1%. Ky tregues nuk ka ndryshuar krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022 dhe ështe ulur me 0,9 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e parë 2023. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e dytë 2023, shkalla e punësimit është 78,1%.

Papunësia

Në tremujorin e dytë 2023, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 10,7%. Shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,4 pikë përqindje, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2022, dhe me 0,1 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023.

Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 11,0% dhe për gratë 10,4%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, shkalla e papunësisë është rritur me 0,3 pikë përqindje për burrat dhe është ulur me 1,0 pikë përqindje për grate.

Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç është 22,3%.

Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022, shkalla e papunësisë për të rinjtë, është rritur me 2,1 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e parë 2023, ky tregues është ulur me 0,2 pikë përqindje. Shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç është 7,7%.

Në terma vjetorë ky tregues është ulur me 1,0 pikë përqindje dhe krahasuar me tremujorin e mëparshëm ka një ulje me 0,1 pikë përqindje.

Popullsia ekonomikisht jo-aktive Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2023, 15,7% e popullsisë ekonomikisht jo-aktive dhe në moshë pune (15-64 vjeç) ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake, 10,0% e saj ishte në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 13,3% në paaftësi të përhershme.

Gjatë tremujorit të dytë 2023, 5,0% e popullsisë ekonomikisht jo-aktive (në grup-moshën 15-64 vjeç) deklaruan se nuk po kërkonin punë pasi besonin se nuk ka punë të disponueshme, pra klasifikohen si të papunë të dekurajuar.

Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 71,6 % të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë.

Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo-aktivë, 2,6% klasifikohen si të papunë të dekurajuar. Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç, ky grup përbën 15,4% të popullsisë ekonomikisht jo-aktive të kësaj grup-moshe./monitor

The post INSTAT: Papunësia rritet te burrat dhe ulet te gratë appeared first on Albeu.com.

Ngadalësohet ritmi ekonomik, Kina ndalon publikimin e shkallës së papunësisë te të rinjtë
Kina e ka ndaluar publikimin e të dhënave për shkallën e papunësisë te të rinjtë, dhe diçka e tillë është parë si indikacion për ngadalësim të ritmit ekonomik.

Një zëdhënës qeveritar ka thënë se vendimi është bërë për shkak të disa ndryshimeve në ekonominë e dytë më të madhe në botë dhe shoqërinë e saj.

Në qershor, shkalla e papunësisë së Kinës për grup-moshën 16-24 vjeç ka prekur rekord prej mbi 20 për qind.

Banka Qendrore e Kinës ka marrë, po ashtu, vendim që të zvogëlojë koston e huadhënies, në tentim e sipër për ta rritur qarkullimin ekonomik.

Të dhënat zyrtare, të publikuara të martën, kanë treguar se shkalla e papunësisë në Kinë është rritur në 5.3 për qind në korrik.

Mospublikimi i të dhënave për të rinjtë ka nxitur menjëherë reagime në rrjetin social kinez, Weibo.

“Mbyllja e gojës dhe syve, a ndihmon njëmend në zgjidhje të problemeve? Me punësim fleksibil, punësim të vogël dhe punësim të pavarur, nëse punoni vetëm për një orë, nënkupton që nuk jeni i punësuar. Mos i trajtoni me seriozitet statistikat e Byrosë së Statistikave”, ka thënë një përdorues i platformës.

Vendimi i Qeverisë kineze ka ardhur pas raportimeve se rimëkëmbja ekonomike në Kinë, pas pandemisë së koronavirusit, është e ngadalshme.

Për koronavirusin është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Më shumë se 6.9 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili.

The post Ngadalësohet ritmi ekonomik, Kina ndalon publikimin e shkallës së papunësisë te të rinjtë appeared first on Albeu.com.

Të rinjtë ikin dhe nuk “duan” të punojnë, papunësia e grupmoshës 15-29 vjeç shënon nivelin më të lartë nga 2019-a
Grupet e reja moshore po bien me ritme shumë më të shpejta se popullsia e përgjithshme për shkak të nivelit të lartë të emigracionit, trendit të plakjes dhe rënies së lindjeve.

Këto zhvillime bashkë me kërkesën në rritje nga bizneset për punonjës logjikisht duhet të ulnin nivelin e papunësisë tek brezi i ri, por përkundrazi papunësia ndër të rinjtë po merr me përmasa shqetësuese.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se, popullsia në grup-moshën 15—29 vjeç shënoi rënie vjetore me 4.6% në janar 2023, duke arritur në total në 587,888 persona nga 643,059 që ishin në janar 2022.

Në paradoks me këto zhvillime papunësia në grup-moshën 15-29 vjeç shënoi rritje për të tretin tremujor radhazi në janar-mars 2023, ku u raportuan 76,597 të rinj të papunë me një rritje vjetore 8.8%.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se papunësia në grup-moshën 15-29 vjeç ishte në nivelin më të lartë që nga tremujori i parë 2019 kur u raportuan 79,747 të rinj të papunë.

Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç ishte 22,5 % në 3-mujorin e parë. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022, shkalla e papunësisë për të rinjtë, është rritur me 1,8 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e katër 2022, ky tregues është rritur me 1,0 pikë përqindje.

Zhvillimet demografike dhe të punësimit për të rinjtë po tregojnë se modeli ekonomik i vendit nuk po gjeneron mundësi për grup- moshat e reja. Në janar 2023 kishte 27, 464 më pak të rinj të moshës 15-29 vjeç, çka do të thotë se u krijua një hapësirë e madhe bosh nga të rinjtë, por nga ana tjetër më shumë se 6200 të rinj iu shtuan armatës se të papunëve.

Megjithëse shumica e bizneseve janë në alarm për punonjës dhe e kanë renditur mungesën e tyre si vështirësinë kryesore vitet e fundit, integrimi i të rinjve në tregun e punës mbetet një çështje shqetësuese.

Ekspertët e tregut të punës shpjegojnë se oferta për vende pune aktualisht e përqendruar në aftësi të ulëta si punonjës të shërbimeve në hoteleri turizëm, pastruese, banakier, kamerier ose punonjës në industrinë përpunuese në fabrikat veshjeve etj. Mirëpo të rinjtë që gjithnjë e më shumë po aspirojnë emigracionin dhe hezitojnë të punojnë në këto pozicione pune.

Të rinjtë e sotshëm nisin përgatitjen që në bankat e shkollës dhe investojnë për tu punësuar në tregjet e Europës, teksa shumë biznese shqiptare janë në përpjekje për të importuar punonjës nga jashtë.

Rritja e kostove të jetesës nga çmimet e larta që nga ushqimet deri tek pasuritë e paluajtshme dhe nga ana tjetër mungesa e mundësive për punësim me vlerë të lartë shton premisat për emigrim të mëtejshëm tek të rinjtë./ monitor

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

The post Të rinjtë ikin dhe nuk “duan” të punojnë, papunësia e grupmoshës 15-29 vjeç shënon nivelin më të lartë nga 2019-a appeared first on Albeu.com.