Papa Françeskut i “merren këmbët”, rrëzohet në shkallët e avionit (VIDEO)

Gjatë largimit të tij pas vizitës në Qipro, Papa Françesku ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar në shkallët e avionit.

Fatmirësisht Papa nuk u lëndua, pasi ai u ngrit menjëherë në këmbë me ndihmën e një roje sigurie.

Pasi hipi në avion, përshëndeti me buzëqeshje të pranishmit në eventin e tij zyrtar të lamtumirës.

Kujtojmë se një skenë e ngjashme, në të cilën Papa Françesku ka humbur ekuilibrin, ka ndodhur edhe shtatorin e vitit të kaluar, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara./albeu.com/


Shtuar 6.12.2021 12:49