pantenta Archives - Albeu.com

Autoriteti i Konkurrencës bllokon shtrenjtimin e patentave
Autoriteti i Konkurrencës ka bllokuar rritjen e çmimit të pantentave në mbledhjen e sotme.

Përmes një njoftimi zyrtar, “Konkurrenca” ka njoftuar se është konstatuar se marrëveshja e lidhur ndërmjet grupeve të interesit përfaqësues të Autoshkollave, DPSHTRR-së dhe DPT-së, nëse hyn në fuqi do të bllokojë, kufizojë dhe shtrebërojë konkurrencën në treg.

Njoftimi:

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 24.03.2023, mori në shqyrtim çështjen “Mbi vlerësimin ligjor të Akt Marrëveshjes nr. 2729 prot., datë 13.02.2023, të lidhur ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Shoqatës “Kombëtare të Autoshkollave”, Shoqatës së Autoshkollave “Siguria në rrugë” dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve”, e cila ka për objekt de facto dhe de jure caktimin e tarifës së pagesës dhe kostos referuese minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi, sipas kategorisë së lejedrejtimit, dëshmisë ose çertifikatës.

Në përfundim të vlerësimit ligjor, u konstatua se Akt Marrëveshja nr.2729 prot., datë 13.02.2023, lidhur ndërmjet grupeve të interesit përfaqësues të Autoshkollave, DPSHTRR-së dhe DPT-së, është një marrëveshje e ndaluar në vetvete për nga objekti, në kuptim të nenit 4, pika 1, gërma a), të ligjit nr. 9121/2003, pasi me hyrjen në fuqi do të çojë në praktika të njëjta në çmimet/tarifat e pagesës për përgatitjen dhe fitimin e kategorisë së leje drejtimit, dëshmisë ose certifikatës, duke penguar, kufizuar dhe shtrembëruar konkurrencën në treg. Si e tillë kjo Akt Marrëveshje, në kuptim të nenit 4, pika 2, të ligjit nr. 9121/2003, është e ndaluar.

Sa më sipër, Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 970, datë 24.03.2023 vendosi:

I. Akt Marrëveshja nr. 2729 prot., datë 13.02.2023, e lidhur ndërmjet palëve: Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Shoqata “Kombëtare e Autoshkollave”, Shoqata e Autoshkollave “Siguria në rrugë” dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, vlerësohet si një akt marrëveshje në kundërshtim me nenin 4 të ligjit 9121.2003, “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

II. Monitorimin e tregut të shërbimit të përgatitjes dhe pajisjes me leje drejtimi, sipas kategorisë së lejedrejtimit, dëshmisë ose çertifikatës, për një periudhë 1 (një) vjeçare.

III. Moszbatimi i këtij vendimi përbën shkelje të rëndë të konkurrencës në kuptim të nenit 74, pika 1, gërma c), të ligjit nr. 9121/2003.

The post Autoriteti i Konkurrencës bllokon shtrenjtimin e patentave appeared first on Albeu.com.

Përdoruesve të drogës iu hiqet patenta, Ismaili: E rimarrin pasi të sjellin testin negativ
Nga Xhensila Kodra

Të gjithë ata drejtues mjetesh që janë përdorues të lëndëve narkotike do t’u pezullohet leja e drejtimit, pavarësisht nëse ka apo jo mjet të regjistruar në emër të tij. Shefi i Sigurisë Rrugore, Skënder Ismaili shpjegon në një intervistë për ABC se këta persona mund ta rimarrin patentën vetëm nëse do të negativizohen për narkotike, në të kundërt duhet të rikthehen në autoshkollë për të fituar një lejë të re drejtimi.

“Nëse këtyre u është pezulluar leja e drejtimit për një afat të caktuar dhe brenda këtij afati këta riaftësohen në bazë të mjekimeve që marrin, atëherë do u jepet leja e drejtimit. Në rast të kundërt ata do të hyjnë për të fituar një leje drejtimi të re, në rast se leja e drejtimit nga organet përkatëse u është hequr”.

Që prej fillimit të vitit, Policia Rrugore teston në rrugë edhe drejtuesit e mjeteve që dyshohet se ndodhen nën efektin e drogës. Nëse rezulton pozitiv ai shoqërohet në repartin e toksikologjsë në QSUT.

“Në këtë rast nga shërbimet e policisë rrugore bëhet tërheqja e lejes së drejtimit dhe personat e tillë të cilët ndodhen nën efektin e lëndëve narkotike kanë të drejtë të rimarin ejen e drejtimit vetëm pasi sjellin testin negativ që do bëhet nga organet shëndetësore”.

Koha e rikthimit te patentës tek drejtuesi i mjetit nuk është e përcaktuar, por vendoset nga një komision i posaçëm, i përbërë nga mjekë dhe specialistë të policisë, i cili gjykon mbi bazën e nivelit të drogës në gjak./abcnews.al

The post Përdoruesve të drogës iu hiqet patenta, Ismaili: E rimarrin pasi të sjellin testin negativ appeared first on Albeu.com.

Bilanci i dy ditëve, 19 shoferë në pranga, hiqen 61 patenta, vihen 2567 gjoba (VIDEO)
19 shoferë janë arrestuar për 2 ditë, ndërsa janë hequr 61 patenta dhe janë vënë 2567 gjoba. Ky është bilanci i policisë për 2 ditët e fundit, e cila thekson se gjatë 48 orëve të fundit janë konstatuar përsëri shumë shoferë që kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar.

Teksa fundjava ka një fluks të shtuar mjetesh që udhëtojnë drejt zonave bregdetare, policia rrugore paralajmëron shoferët që të respektojnë rregullat e qarkullimit. Përmes një njoftimi, policia iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të mos bëjnë parakalime të gabuara, të mos ecin me shpejtësi dhe të zgjedhin rrugë alternative në orët e pikut.

Njoftimi i policisë:

Fluks i shtuar në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe në kthim. Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, qëndroni në radhë kur ka ngadalësim të lëvizjes për shkak të fluksit të lartë të mjeteve, përdorni rrugë alternative dhe shmangni orët e pikut. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini në destinacion të sigurt dhe me patentë në xhep, se në të gjitha akset rrugore nacionale, duke filluar nga Rruga e Kombit e deri ne Sarandë, ka radarë, patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike.

Gjatë 48 orëve të fundit janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh që kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar dhe drejtues që kanë drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Janë arrestuar në flagrancë 19 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 11 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Janë pezulluar 61 leje drejtimi, nga të cilat 37 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 24 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 2567 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës. Ndërkohë, nga Policia Rrugore e Elbasanit janë evidentuar dhe ndëshkuar dy drejtuesit e mjeteve që janë shfaqur në rrjetet sociale, konkretisht:

Është ndëshkuar me masë administrative 30.000 mijë lekë të rinj, shtetasi F.S., i cili drejtonte një karrotrec me të cilin po transportonte një automjet me dyer të hapura, duke u bërë rrezik për jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës. Gjithashtu, është evidentuar dhe drejtuesi i mjetit “Benz”, shtetasi E. C., i cili me automjetin e tij ka kryer një parakalim të rrezikshëm në rrugë. Ky shtetas është ndëshkçuar me masë administrative 6.000 mijë lekë të rinj, pezullim 4 muaj të lejes së drejtimit dhe zbritje 3 pikë.

Policia Rrugore, nisur nga fakti se në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike vijon të ketë fluks të lartë të automjeteve, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse. Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

The post Bilanci i dy ditëve, 19 shoferë në pranga, hiqen 61 patenta, vihen 2567 gjoba (VIDEO) appeared first on Albeu.com.