pano soko Archives - Albeu.com

Pano Soko jep dorëheqjen nga “Nisma Thurje”: Për një javë shkatërruam punën e disa viteve, turp i madh!
Pano Soko ka njoftuar tërheqjen nga angazhimi i tij politik në partinë Nisma Thurrje, pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’i dhënë mandatin e deputetes Kleana Xhuvelit, kushërirës së Adriatik Lapajt.

Në një reagim të gjatë në Facebook, Soko e cilëson situatën e fundit si të papranueshme dhe të turpshme, duke theksuar se këto zhvillime kanë çuar në vendimin e tij për t’u tërhequr plotësisht nga çdo rol në këtë forcë politike, por sqaron se do vazhdojë të jetë aktiv në politikë.

Reagimi i Pano Sokos:

Ngjarjet e fundit që ndodhën, ishin një turpërim i pamerituar në sytë e gjithë atyre që na votuan dhe që me votën e tyre na ngarkuan përgjegjësinë e rëndë për të qënë zëri dhe fytyra e tyre në jetën politike e publike të vendit. Ngjarje kjo që personalisht besoj se do të jetë në kufijtë e të pamundurës për t’u rekuperuar, si në aspektin politiko-elektoral, por deri diku edhe në imazh publik.

Dhe ky turpërim kërkon përgjegjësi

Pavarësisht se personalisht u përpoqa me sa munda që çështja të merrte zgjidhje nga palët në konflikt, tentova me çdo formë e mënyrë të sillja racionalitet në një mjedis tejet të ngarkuar emocional, fatkeqësiaht nuk arrita dot.

Prandaj unë sot dua të përmbush përgjegjësinë për aq sa më takon përballë gjithë atyre që na besuan ndaj vendosa të tërhiqem nga çdo funksion dhe angazhim politik që kam në partinë ‘’Nisma Thurje’’.

Ne, në vetëm një javë, arritëm me sukses të bënim pluhur e hi gjithë atë punë shumëvjeçare për ngritjen e një alternative të re, jo vetëm me fytyra të reja, por edhe me një koncept të ri të të bërit politik, larg intrigave dhe sherreve banale për karrige, larg egove të sëmura dhe inateve personale që shndërrohen në kauza të forcës politike, larg meskinitetit fëminor që përcakton sjelljen politike, apo konfliktit antagonist siç rëndom kemi parë politikën të servirë në këto 35 vjet.

Në këtë javë ne treguam që nuk jemi shumë larg tyre.

Në vetëm një javë ne zhbëmë gjithë atë iniciativë fantastike, që ishte sfidimi i sistemit të listave të mbyllura dhe garimi me lista të hapura.

Sot mandatin e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet dhe Nismës Thurje si pjesë e koalicionit, e mori një person që as e donte, as nuk punoi për ta marrë, as e kishte ambicje, asgjë. Një person që me dëshirën e mirë për të ndihmuar, pranoi të hynte në listë fiktive dhe të luante rolin e saj si garante, por që sot e sheh veten me mandat.

Dhe kjo për mua është vijë e kuqe!

Ne iu premtuam njerëzve që në parlament do të çonim atë që ata vetë do të vendosnin me votën e tyre, do të çonim më të votuarit prej tyre.

Iu thamë që mos merakoseshin se e kishim të garantuar mekanizmin.

Dhe këto i bërtitëm me zë të lartë dhe pa pushim në çdo tubim, takim apo studio TV.

Por doli që i gënjyem! As nuk çuam dikë që u votua nga ata dhe as mekanizmin s’e patëm të garantuar.

Dhe në optikën time kjo është pikë-thyerje politike. Pas kësaj pikë-thyerje, unë nuk i shoh dot më njerëzit në sy. Më vjen turp kur më shkruajnë apo më ndalojnë në rrugë. Nuk më lejon cipa në faqe t’i shoh, sepse menjëherë skuqet.

Sepse personalisht besoj që morali dhe ndershmëria janë dy tipare themelore që i kanë munguar politikës deri më sot dhe që ne do të duhej të sillnim.

65 mijë votues sot përfaqësohen nga një person që as e njohin e as i njeh. Dhe pse? Sepse ne harruam idealet, kauzat dhe çdo gjë dhe u fokusuam tek një copë mandati.

PSD e Tom Doshit aplikoi listën e hapur me sukses. Ne që e ngritëm si kauzë dhe e shpikëm si mekanizëm, ne dështuam.

Ky është një turp!

Nuk dua të zgjatem, pasi për shumë elementë rreth kësaj që ndodhi jam shprehur në daljet e mia publike këto ditë dhe nuk do të doja të bija në përsëritje pasi vazhdoj të kem të njëjtin qëndrim.

Personalisht do të vazhdoj të jem aktiv në jetën publike, duke kontribuar me aq sa mundem në ndërgjegjësimin publik rreth çështjeve ekonomike, apo ato të korrupsionit e abuzimeve, siç kam bërë deri më sot. Sepse politika, për mua, ka qënë gjithmonë dhe vetëm vokacion. As kam përfituar ndonjëherë diçka prej saj dhe as e kam parë ndonjëherë si mjet përfitimi. Ka qënë dhe mbetet vokacion që do të vazhdoj ta përmbush.

Por tashmë si qytetar aktiv.

The post Pano Soko jep dorëheqjen nga “Nisma Thurje”: Për një javë shkatërruam punën e disa viteve, turp i madh! appeared first on Albeu.com.

Pano Soko: Veliaj mori avokat 10 mijë dollarë ora, por aty në burg do të rrijë
Bashkëdrejtuesi i Nisma Thurje, Pano Soko, ka folur për procesin ndaj Erion Veliaj dhe masën e sigurisë e sigurisë ndaj tij.

Soko tha se nuk ka avokat amerikan që i bën punë Veliajt dhe se gjasat janë që të mbetet në burg.

“Veliaj, mënyra se si po sillet duket sikur është i interesuar të qëndrojë në burg. Ai akuzën kryesore pse është në burg e ka për intimidim të agjentit të BKH, frika për intimidim të kundërshtarëve, prishjen e provave. Çfarë bën ai?

E intensifikon intimidimin, i thotë prokurorit, të shohësh çfarë do të bëj. Çfarë mund të bëjë Erion Veliaj? Ai është njeri me pushtet. Gjyqtari duhet ta marrë parasysh këtë gjë. Veliaj është në gjyq sot për vjedhje. Çfarë bën?

Shkon dhe merr një ndër avokatët më të shtrenjtë në Amerikë. Vëllai që është pasuruar kur ky ka qenë kryetar bashkie dhe është i lidhur të çështja e këtij. Dhe çfarë bën? Ky akuzohet për vjedhje, merr një nga avokatët më të shtrenjtë të New York, 10 mijë dolllarë ora. Nuk ka gjyqtar që të mbyllë sytë para këtyre.

Po flasim për Veliajn, inceneratori, Ndragheta, 5D, Teatri, hetimi pasuror, këto janë qindra milionë euro. Emri i Erion Veliaj është aty.

Pra po flasim për një person që ka qenë në historinë e demokracisë, nuk ka patur njeri më të akuzuar për korrupsion se Erion Veliaj. Këto fakte gjyqtari i ka parasysh. Nuk kam më të voglin dyshim që do të mbetet aty. Sado ta mbrojnë, fatin penal e ka të shkruar”, tha Soko.

The post Pano Soko: Veliaj mori avokat 10 mijë dollarë ora, por aty në burg do të rrijë appeared first on Albeu.com.

Largimet nga vendi/ Statistikat: 28% duan të emigrojnë. Analistët shpjegojnë arsyet
Shqipëria po rrezikon të zbrazet akoma më shumë nga shqiptarët, krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Sipas një anketimi të kryer nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, 28% e shqiptarëve u përgjigjen se kanë zhvilluar një plan për largimin nga Shqipëria.

“Askush nuk po merr masa që shqiptarët të mos ikin. Po bëhen dekada që ne e dimë si ikin shqiptarët. E para ikin për mungesën e shtetit të së drejtës, këtu nuk ka barazi para ligjit. Shoku, miku i pushtetit është i pabarabartë krahasuar me ne të tjerët. Janë dhe arsyet kryesore që është arsimi dhe shëndetësia. Shëndetësia merr 2.9 të prodhimit të brendshëm bruto dhe po kaq merr arsimi. Kjo do të thotë që vëmendja është larg pritshmërisë që kanë shqiptarët për arsimin dhe shëndetësinë“, -shprehet Pano Soko, ekspert për ekonominë.

Gjithashtu, ai shtoi se; “Shifrat e fundit e 1/3 që kanë plan të largohen, është shumë shqetësuese. Besoj se vetmja formë sesi zgjidhet është ndryshimi politik, është në konceptin e mendësisë. Çiftet e reja të lidhin jetën dhe të bëjnë fëmijë këtu në Shqipëri. Sa kohë do të kemi të njëjtën sjellje politike, do të vazhdojmë të kemi të njëjtin trend largimesh”.

The post Largimet nga vendi/ Statistikat: 28% duan të emigrojnë. Analistët shpjegojnë arsyet appeared first on Albeu.com.

Soko tregon zgjidhjen se si mund të ulet çmimi i naftës
Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, në një lidhje me Skype me emisionin ‘Log.’ në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka komentuar reagimin e kryeministrit Edi Rama për kontrollonin e çmimeve të karburanteve.

Soko tha se sot shqiptarët nuk kanë nevojë për transparencë, por për ndërhyrje.

Siaps Sokos një zgjidhje është pezullimi i përkohshëm i taksave, çka do të sillte direkt në momentin që flasim një ulje prej 36 lekësh të reja për çmimin e naftës.

“Unë e shoh të gjithën si përpjekje për të shfryrë situatën sociale. Mua më bën të besoj se nuk do të ketë një ndihmë në këtë pikë. Problemi nuk është bërja transparente, kjo duhet bërë çdo ditë nga ana e shtetit, ne paguajmë institucione. Ne kemi nevojë për ndërhyrje, ajo duhet të jetë fiskale. Ndoshta jo me heqje taksash, por me pezulim taksash. Çmimi do të zbriste me 36 leke të reja”,  tha Soko. /Abcnews.al

The post Soko tregon zgjidhjen se si mund të ulet çmimi i naftës appeared first on Albeu.com.

“Kapacitetet e incenratorëve të mëdha”, Pano Soko zbulon misterin dhe tregon lidhjen me mbeturinat e BE-së
SPAK ka arrestuar ditën e djeshme ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë me akuzën e korrupsionit si edhe të pastrimit të parave lidhur me aferën e inceneratorëve.

I ftuar në “Abc Live” me Juli Xhokaxhi, ish-deputeti i LSI-së Endrit Brahimllari u shpreh se kanë pritur që dosja të procedohej përpara zgjedhjeve të 25 prillit, por kjo nuk ndodhi. Sipas tij arrestimi i djeshëm nuk duhet të mbyllet me kaq pasi kjo të të vinte në dyshim punën e SPAK.

Por pse arrestimi i ish-ministrit Koka vjen në këtë kohë ndërkohë që denoncimet janë bërë prej disa vitesh tashmë? Sipas deputetit të PD në Elbasan, kërkesa që të linte mandatin Lefter Kokës i ka ardhur nga kryeministri Edi Rama dhe kjo sipas tij shpjegon edhe arsyen se përse arrestimi ndodhi tani.

“Pse u gjet vetëm një person kur hetimi është i shtrirë në shumë nivele? Kryesori është kryeministri dhe numri i personave të përfshirë është shumë më i madh.”

Ndërsa, eksperti i ekeonomisë duke shpjeguar skemën e përdorur thotë se ajo është shumë e thjeshte dhe tregon arrogancë. Kjo për faktin se nënkupton që të përfshirët nuk kanë pasur frikë.

“Skemë nga ato klasiket, dhe kjo tregon arrogancë. Ata s’kanë pasur frikë sepse mbështetja ka qenë e siguruar. Paratë i kanë marrë në bankë dhe e kanë mbyllur ciklin në një afërë, edhe korrupsionin edhe pastrimin e parave. Koka është vetëm një hallkë e vendimmarrjes, edhe Mirel Mërtiri në thelb nuk del në asnjë vend. Ka qenë shumë i kujdesshëm që të qëndrojë larg nga pikëpamja proceduriale.”

Pano Soko shpjegon gjithashtu se përse plani ishte që të ndërtoheshin tre inceneratorë me kapacitete të mëdha të djegies së mbetjeve që i tejkalonin ato që prodhon vendi ynë.

Eksperti i ekonomisë sjell në vëmendje çështjen e importimit të plehrave që ai thekson se nuk është rrëzuar akoma. Sipas tij, bëhej fjalë për një skemë të mirëmenduar që përfshinte edhe djegien e mbetjeve që mund të importohesihin nga vende të BE-së.

“Kapacitetet e mëdha të inceneratorëve nuk janë kot të mëdha. Mund të përpunojnë 4-5 fishin e mbetjeve që prodhon Shqipëria. Ligji për importin e plehrave është kthyer nga presidenti por nuk është rrëzuar akoma. Detyrojnë bashkitë që t’i çojnë plehrat te inceneratorët e të paguajnë 41 euro për ton, dhe pjesa tjetër nga BE…”./abcnews.al/

The post “Kapacitetet e incenratorëve të mëdha”, Pano Soko zbulon misterin dhe tregon lidhjen me mbeturinat e BE-së appeared first on Albeu.com.